Dje në Pallatin e Kulturës në Tetovë u përkujtua njëvjetori i ndarjes nga jeta i shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të shquar, Arben Xhaferi.
Ishin të pranishëm familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Shqipëria etj. Pas homazheve në varrezat e qytetit në Tetovë,ku merrte pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, u zhvillua një konferencë e dy liderëve, të cilët kohë më parë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi mes dy subjekteve politike. Lajmi jepet nga agjenci dhe gazeta të ndryshme në Kosovë dhe Maqedoni, por, çuditërisht, jo në ato shqiptare!…
Arbën Xhaferi ka qenë një nga figurat qendrore politike në Maqedoni. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferi në vitin 2001 ishte në mesin e nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën më vonë shpeshherë e ka kontestuar, për shkak të implementimit në ngadalshëm të saj. Më tepër se si politikan, Xhaferi gjithmonë është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Analizat dhe pikëpamjet e tij për zhvillimet në shoqërinë shqiptare në Ballkan, të shprehura në intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kanë ngjallur debate në qarqet intelektuale.
Një vit pas vdekjes, ndihet mungesa e zërit dhe urtësisë së Arbën Xhaferit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri./ResPublica
“Ishte nje Beautiful Mind”Ndihem i vleresuar qe e kam njohur.
Ka qene nga te paktet POLITIKAN Shqiptar me LartPamesi te Theksuar. i vetmi qe ka dhene Dorheqje dhe ka lene Drejtimin e Partise tjetrit, Politikan Vertet Racional dhe Shume i Ekulibruar. Gjynah Fatkeqsi qe skemi Shume te tille si A.Xhaferri
Po ku kane nge gazetaret te shkruajne lajme per njerezit e medhenj te kombit shqiptar, do vene ne spital t’i marrin interviste te plagosures pse e kishte te dashurin 52 vjec?!
Respekt per njeriun e urte dhe te mencur Arben Xhaferi. Kombi yne ka nevoje per sa me shume njerez te tille.
mediat ne Shqiperi jane te zene me kurvat qe kane dashnoret dyfishin e moshes se tyre, apo me me fotot nudo te miss Shqiperise..!! ehuuuu, kane halle te tjera mediat..!!
U prehte ne paqe Zotni Arberi me mendje te ndritur! Mos u harrofte kurre emri i ketij iluministi shqipetar! Falenderime gazetes qe nuk e ka harruar pervjetorin e vdekjes se Tij.
Nje njeri i jashtezakonshem. Kishe qejf ta degjoje. I thelle. I mire. I sinqert. I dashur. Donte kombin e vet. I pa harruar kujtimi i tij.
Vizionar e atdhetar i madh.
Ne, shqiptaret, i vleresojme dhe kujtojme ata qe nuk e meritojne dhe i harrojme ata qe nuk duhet harruar.
Figure “shume e madhe” me kontribut te jashtezakonshem per destabilizimin e Maqedonise. Per mendimin tim nuk ka asgje te jashtezakonsme te ky politikan, ishte nje politikan tipik shqiptar, konfliktual me kundershtaret e tij politik, nuk solli ndonje zgjidhje per problemet e shumta te popullsise shqiptare ne Maqedoni, pervec ndikimit te tij te madh per t’i armiqesuar me maqedonasit. Dhe si gjithmone, kur politikanet nuk ofrojne ndonje gje konkrete per permiresimin e jetes se perditshme te elektoratit qe i voton, fillojne te luajne rolin e “vizionarit” me peralla te bukura per te ardhmen dhe fajin per mosmbajtjen e premtimeve ia hedhin te tjereve, atyre nga kombesia tjeter. Per mendimin tim, gazetaret bejne shume mire qe i kushtojne vemendje nje ngjarjeje aktuale qe tronditi opininin publik, sepse u vra nje njeri dhe u plagos dikush tjeter, se sa te vrapojne te perkujtojne nje politikan ordiner, si shumica derrmuese e politikaneve, jo vetem shqiptare, por edhe kudo ne bote. Nuk kam asgje kunder Xhaferit, por ne qofte se eshte kaq i madh sa mundohen ta bejne, koha do te beje te veten. Pervec disa intervistave dhe analizave neper Tv dhe gazeta, une nuk e di te kete botuar ndonje liber, por prapeseprape uroj qe te jem gabim.
Respekt per Arben Xhaferin, por dua te shtoj se trojet shqiptare skane patur kurre politikane, qe te japin mesazhin e bashkimit, gjithmone kane folur dhe flasin me fjale te bukura, por kur skane karriken, inatosen dhe veprojne si kalamajte e kopshtit si ata trazovacet qe kur ja merr lodren, permbys gjithe shtepine.
Kjo me shume vlen per politikanet e Maqedonise, ku shqiptaret asnjehere su bene bashke, per te fituar, por gjithmone jane ndare, ku si pasoje, kane humbur edhe ne ato komuna ku shqiptaret jane edhe ne shumice.
te miret gjithmone ikin, te ligjte mbesin
Personalieti me i kompletuar dhe frymezim per te gjithe shqiptaret,Arben Xhaferri.Nuk ka edhe nje.Iku shpejt.Profet i vertete.Idhulli im.Rahmet paste.Ne jeten time nuk do e le pa vendos nje tufe me lule ne varrin e tij. Kollos i mendimit shqiptar dhe jo llafe.Shume te vegjel te tjeret para tij.Sokol Sulka , Shkoder.
Kollos i mendimit dhe Shqiptar i madh. I paherruar qoft.
Ishte Mysliman mbi te gjitha!!!
Eshte e vertete qe ishte mysliman por mbi te gjitha ishte shqiptar. Ai dallonte nga shumica e bashkekombesve te vet ne kundershtimin teper te madh te ndikimit negativ qe ka turqia ne vendet tona. Ai, ne nje shkrim tha: “Politika osmano-turke ka tentuar te zhduke qenien (shpirtin)dhe identitetin kombetar”
Per mua z.Arben Xhaferri ishte nje shqiptar i madh.
Nje nga politikanet me te pergatitur qe ka nxjerr kombi shqiptar.
Kush e di se sa gracka i ngrejten serbo-sllavet e maqedonise dhe ne asnje nuk ra …i tregoi vendin me rradhe atyre arrixhinjeve gjasme ortodoks !
Ishte turkoshak i dhjere.
@tourkofagos
Re palo aliti papse pia dhen ise esi epipedho gia na milisis gia ton kirio Tsaferi.
Ishte erudit dhe intelektual me frekuence te larte.Ishte i lexuar,i ditur dhe nder te vetmit qe nuk kishte pyetje qe nuk i pergjigjej ne menyre te thukte.Zor ti gjesh pandan ne trojet shqipetare,me nje ndjesi te madhe per humor.Nga te rrallet qe gazetaret iu trembeshin dhe kishin respekt.Ia degradoi vlerat zevendesi i subjektit politik qe perfaqesonte,por si person ishte gjeni.Rende eshte ti gjesh edhe nje ne te gjitha trojet shqipetare.Orator qe i gjunjezonte kundershtaret sllav,por deshtoi ne politike duke ia mbuluar gomarite Menduh Thaqit.Thone: ,,trimin vrite,por hakun mos ia ha,,Ne trojet shqipetare lindin koh pas kohe njerez te vecante,keshtu ishte edhe Arben Xhaferi qe kishte lene nam ne univerzitetin e Beogradit si student.
Kush kerkon te zvogeloje permasat e ketij mendimtari, vizionari dhe politikani te shquar vetem shqiptar nuk eshte. Arben Xhaferi e ka vendin ne panteonin e kombit. Pak kush ka bere per shqiptarizmen sa z. Xhaferi. Nderim perjete per kete figure madhore.