De Biazi, letër emocionuese lojtarëve të Kombëtares: Mund të bëheni heronjtë e këtij kombi

5 Shtator 2013, 15:24Sport TEMA

Në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për pozicionin e Shqipërisë në raport me botërorin 2014, trajneri Xhiani de Biazi i ka dërguar skuadrës së kombëtares së Shqipërisë një letër emocionuese dhe mjaft nxitëse. Ai i ka thënë lojtarëve se ata mund të bëhen të mëdhenj dhe ata mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një botëror. De Biasi i ka kërkuar lojtarëve të jenë të gatshëm për të luftuar, për të vuajtur, për të derdhur lot për bluzën, që mbajnë të veshur, se vetëm kështu mund të arrihet qëllimi.

Letra e plotë

Sot fillon një rrugë e re.

Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të behni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh. Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë. Nuk ka taktikë që të ndihmon, nuk është 4-1-4-1, që do na bëjë të shkojmë larg dhe të arrijmë objektivat. Është dëshira për të punuar çdo minutë së bashku në fushë gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike dhe gjatë ndeshjeve ajo që do të na shtyjë përpara.

FITORET përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti. Ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më i vëmendshëm në çdo detaj. Nëse do të arrijmë këtë në sytë tuaj, kundërshtarët do të shohin një dritë që nuk është gjë tjetër, por vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren.

 Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOT PËR BLUZËN QË mbani veshur për të ndihmuar shokun TUAJ, nuk do të jeni inferior ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU. Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij KOMBI, të KOMBIT TUAJ, të KOMBIT të baballarëve dhe nënave TUAJ, një KOMB të cilin edhe unë kam filluar ta ndjejë pjesë timen. Mund të jeni të parët që arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Dhe kur një ditë të ktheheni në shtëpi, do të jeni të vlerësuar. Përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju keni bërë. Jeni të gjithë të rritur, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momenti që të kapni çdo çast që jeta ju ofron. Dilni në fushë dhe filloni. UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU.

46 komente në “De Biazi, letër emocionuese lojtarëve të Kombëtares: Mund të bëheni heronjtë e këtij kombi”

  1. al says:

    NUK KA GJE ME TE BUKUR, KUR TRAINERI E KOMBETARES FLET ME NJE TON PATRIOTIK ME TE MADH SE DHE VET SHQIPTARI. KY ESHTE SHEMBULL PER TE QENE KRENAR,KJO DHE PER KRYEMINISTRIN QE U ZHDUK NGA SOT PER MBARE SHQIPTARET.IKU DHE LA SHQIPERINE SI MOS ME KEQ.BRAVO DEBISASI DHE TE JESH 100% I SIGURTE, QE SHQIPERIA DO TE KALOJE NE BOTEROR. THIRRJA E JUAJ ESHTE STERVITJA ME E MIRE, QE I KE BERE ATYRE DJEMVE. KE PREKUR ANEN ME PSIKOLOGJIKE ,DUKE I VENE PERPARA SHQIPERINE ATDHEUN E TYRE. KY ESHTE AKTI ME I LARTE QE MUND TE BEJ NJE I HUAJ .

    1. Epirioti says:

      Leter Tamam e Goditur. Urime Djemve. ZOTI qofte me Ne dhe Ata qe na Duan…… Djema eshte Momenti…. behuni tamam BURRA.

      1. kulla bjeshkve says:

        Kam pershtypjen se kjo leter konfirmon, pervec nivelin e lart te Kombetaes qe eshte evident,gjithashtu edhe nonji pazar qe ka bere president Duka me slovenet.Pazatrlleku pamvarsisht se nuk duket,eshte percaktues ne keto lloje ndeshjesh.Mgjthate deshiroje fitore.

    2. Shkodrani says:

      Mos te harrojme nga ana eshte me origjine arbereshe, nuk eshte turk dhe as grek,

      1. lab says:

        jemi bere kaq shume te etur per nacionalizem sa po te kishim mundesi gjithe rruzullin tokesor do ta quanim shqiperi …

  2. veri says:

    Vetem Bravo.Cfardo qe te ndodhe e vleresoj ne maksimum punen e tije.edhe nje here bravo…..

  3. Tirona says:

    Qe nje ekip te behet e modh duhet te kete dhe nje psikolog te nivelit te larte, me duket se kombetarja jone e ka gjetur kete psikolog.

  4. Plaku says:

    Me ne fund u gjet edhe per Shqiperine nje trajner qe ka ardhur per te punuar dhe fituar rrogen e tij me djerse.Pavaresisht nga rezultate eshte i vetmi qe ka dhene gjithshka ai mund te jepte.Me ne fund ekipi jone i zemres luan nje fitboll modern.Urime djem. beni aq sa ben trajneri juaj megjithse i huaj. Jepni maksimumin tuaj dhe te jeni te sigurt se ajo qe De Biazi ju thote ne letren e tij do behet realitet. Na jepni rastin dhe nderin te valvisim FLAMURIN tone.

  5. kuq e zi says:

    Kuj i dridhet dora per 100-mij euro pas kesaj .firmoasjani kontraten se e meriton.Faleminderit DE BIAZI shpresojme dhe urojme qe te jeni ju ne krye te kesaj kombetareje.

  6. Shqiperia-Ilirya says:

    Cuna, nga ju I kemi syte. Na beni te krenohemi me ju! Gianni de Biazzi falemnderit per mbeshtetjen! Ta kemi fale!

  7. xhimi says:

    Xhiani ka te drejt.po serve tanto ma tanto culo ….

  8. ciku says:

    Po ia dolen per Boteror, De Biazi e meriton t’i japin nenshtetesine shqiptare!

    1. kulla bjeshkve says:

      Ho Ciku ,,ti po thuaj sikur do ti japin nje qyp me flori,,,e ci duhet nenshtetesia shqiptare De Biasit,,per ate eshte e rendesishme qe suksesi me Shqiperine ti krijoj mundesin e kapjes se nje klubi ose nje kombetare te madhe.

  9. burreria says:

    sa bukur, sa thjesht,nje burre i mencur mes djelmoshave burra, qe po mundohen e do bejne sakrificen per nje lumturi te tifozave kuq e zi.
    fitore, fitore e pike.
    suksese se jemi komb qe kemi mbijetuar vetem me sakrifica fitore……………….ne brazil 2014

  10. adi says:

    Duket tranieri qe punon me PASION!!!!! BRAVO De Biazi!!!!!

  11. enea says:

    Sa gjera patetike. Kshu me llafe jemi te vetmit.
    De Biazi u kerkon te behen heronje nderkohe qe ai duhet te dije qe ata palacot lojtare kane shitur kushedi sa ndeshje ne e shkuaren se bashku me pazaret e Federates.

    1. Argita_B says:

      Treçereku i kombetares eshte rinovuar, per cilin lojtar e ke fjalen qe e ka shitur!
      Me teorine tende i bie qe shqiptaret te bojkotojne ngjyrat e flamurit te tyre!
      Ne 1982 Paolo Rosi pasi kishte dale nga burgu per afaret et toto nero (baste e shitje ndeshjes ne kampionatin italian) luajti ne boteror, doli shenuesi me i mire dhe fitoi kepucen e arte dhe i dhuroi Italise kampionatin boteror duke u bere hero.
      Mund te na citosh vetem nje fushe te vetme ne jete ku nuk ka hile, vetem nje ?

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne gjuhen e trajnerve,kjo quhet pergatitje psikollogjike !
    Shume mire!
    Deri ketu kemi arritur,i kemi berre te gjitha pergatitjet e tjera?
    Pergjigjen e kesaj pyetje do ta marrim ne fushe,kur te ndeshemi me Sllovenin.
    Si do qofte,urimi im eshte,FITORE !

  13. fieraku4u says:

    BRAVO DE BIAZI…NJE TRAJNER QE NUK E SHIKON SKUADREN TON TE KOMBETARES VETEM PER TE BERE KARRIER APO DHE PERFITIMET E TIJ PERSONALE, POR EDHE PER TE CUAR PERPARA FUTBOLLIN E NJE VENDI.

    SUKSESE NESER DJEMA, DUAM FITORE…

  14. Peking says:

    Nuk ka gje me te bukur qe te ben te njehesh.njemilion here krenar per combin
    Kjo i duet derguar edhe. Jonuzajt ne qoftese nuk e ka lexuar .perpara chuna me. Debiazin ne. Kaye

  15. SHEME SHAPKA2 says:

    E goditur.BRAVO,De Biazi.

  16. Konica says:

    Fjale qe duhet te latohen ne nje permendore.

  17. Angli says:

    Esht kenaqsi te shikosh nje trajner si De Biazi te inkurajoj ekipin e kombetares ne kete form. Asnje trajner shqiptar nuk e ka ber nje gje te till.
    Jam I sigurt qe Kombetarja Shqiptare me ne krye De Biazi do ja dalin me sukses. Dy ndeshjet e rradhes sipas parashikimit tim 1 fitore dhe 1 barazim ne favor te Shqiperise.

  18. lab gjysem opinge says:

    de biasi uno di noi

  19. ledi says:

    Kjo eshte letra e De Biazit e 29 shkurtit 2012

  20. bsh says:

    Shume bukur urojme fitore

  21. ADRIAN says:

    LETER SHUME E BUKUR. EDHE GJENERALET E KOHES SE LUFTES NUK BESOJ SE KANE MBAJTUR NDONJEHERE FJALIM ME MOBILIZUES PARA USHTAREVE QE DO HIDHESHIN NE LUFTE E DO JEPNIN JETEN. FATMIRESISHT ESHTE VETEM LOJE FUTBOLLI. BRAVO DE BIAZI DHE FITORE DJEMA. EDHE KATER NDESHJE DHE SHKOJME NE BOTEROR, REALIZOJME ENDREN E SHUME BREZAVE.

  22. fieri says:

    bravo de biazi te sillemi si burra te grem flamurin kobetar ne qell …. beheni per ata qe sna duan rethe qark kufirit qe sna duan qe na kan coptuar copa copa

  23. tani says:

    E mora letren tende mister dhe e lexova me kenaqesi .mezi sa pres tè futem né fush .natyrisht po tè jem né formacion

  24. ormir rusi says:

    BRAVO dhe vetem BRAVO per nje punetor,DE BIASI….letra flet shume…fletb per djemte e kombetares te cileve u drejtohet,flet per De Biasin vete,njeri qe e ka fituar gjithcka me djerse dhe sakrifice…
    Djema te Kombetares,edhe vete De Biasi duhet te jete frymezim per ju…
    FITORET DHE HISTORIA JU PRESIN …!
    LUFTONI DHEMB PER DHEMB…!

  25. Burimi,Salzburg says:

    E di se sporti nuk ka kurgjo me lutje por prap nuk mund pa u lutur Zotit qe kesaj here ta kem fatin ne anen tone e jo siq ndodh shpesh ne anen e kundert.Tung

  26. karlzajsjena says:

    me keto qe ka shkruar,e meriton t’ja nderrojme emrin e ta bejme shqiptar.do ta quajme:GANI ABAZI.ç’thoni e kam mire????

  27. titi says:

    –labi!!–pse a nuk jemi kudo -duke e kthyer rruzullin tokesor-ne cdo qoshe te tij -cope shqiperie???-.-pas kesaj do te shtohemi aq shume sa do ta kthejme boten vertet ne toke-shqiptare–.-edhe ne futboll-nje dite -ne- do te jemi te paret-…–fat te mbare dhe superfitore shqiperia jone-ne te dy takimet-dhe mjaftojne-slloveni-0-shqiperi-1-dhe po-islande-0-shqiperi-1-…..

  28. mistreci says:

    Nje njeri si Ky kombetares shqiptare i esht duhur prej kohesh …..me ne fund e gjetem ….per mendimin tim esht nje trainer i nje tjeter niveli nje trainer qe vlerson njerzit dhe kombin shqiptar , une e shikoj qart qe De biazi beson ne skuadren tone shum duket qe flet me zemer dhe me nje bindje eksemplare …. Jam i bindur se nje trainer si ky i duhet shqiperise hallall te qofte cdo qindarke qe fiton …………..FFSH do beni gabimin me te madh nqs do lini De Biazin te iki nje dit AI I DUHET SHQIPERIS ……..FITORE !!! SLLOVENI – SHQIPERI 0 – 2 , 100%

    ISLAND – SHQIPERI 1 – 3 100%

  29. gentian says:

    Bravo per te gjitha qe ka ber Xhani di Biazi, ka arritur te beje nje ekip, qe luan mire, dhe po na nderon, dhe mbi te gjitha ka arritur te fus ndjejat e Patriotizmit ne ekip! kjo eshte nje fitore e madhe, Kombesia nuk blihet e nuk shitet, Forza Shqiperia, Faleminderit Xhani di Blazi

  30. de Biazi says:

    bijte e mi futbollista, ne ndeshjen me sllovenine une kam fshehur nje prej kater celesave te nje kasaforte me 28 milion euro ne porten e kundershtarit. qe te gjeni celsin e pare topi duhet te prek rrjeten e portes se kundershtarit aq here sa duhet per te fituar ndeshjen. celsin e dyte te kasafortes e gjeni tek porta e kundershtarit ne Islande, e keshtu me rradhe deri sa te gjeni te kater celsat per te hapur kasaforten qe ndodhet ne Brazil…i juaji xhani

  31. evers says:

    komplimente.FORZA ALBANIA

  32. aranit bregu says:

    Nuk eshte keq te enderrosh, por po te marrim parasysh shprehjet e trajnereve te medhenj: futbolli ne fund te fundit eshte statistike e paster. (aq me shume ne kompeticionet e gjata (stage group) )
    Nuk ka vajtur ndo1 ekip nga Europa deri me sot ne boteror pa 3-4 lojtare influente (minimumi) qe luajne ne kampionatet e medhaja. Lojtaret tane, gjithe keto vite qe e ndjek kombetaren pas 90-es ngelen gjithmone shpresa te pakompletuara qe arrijne deri ekipe te dores se dyte, dhe rezerva madje.
    Gjithsesi shpresa vdes e fundit, por le t’i leme cunat t’i shijojne keto ndeshje, presioni dhe kerkesat e teperta prej nesh me shume i turbullojne.
    Madje ata jane 100 here me te motivuar se ne dhe de Biazi, sepse ata kane per te perfituar direkt kontrata te mejme nqs realizojne… mrekulline.

    1. Prishtinaliu says:

      OOOO , aRANITT , NUK JAN GJITHCKA PARAT , POR ME SA PO DUKET TY TE UDHEHEQIN PARAT PER HUNDE. Mbio te gjitha Shqiperia e pastaj te tjerat!
      Shqiperia e Shqiptareve -Vdekje Tradhetareve

  33. liul says:

    duhej te ishte kryeminister i shqiperis bravo

    1. enea says:

      Avash avash ti, jo po ta benim idhull. Sa te shpelare i keni zorret ju…

  34. Prishtinaliu says:

    Te tem keto fjale me preken shum , per momentin po me dukesj se ishin ngritur deshmoret e Atdheut nga varri dhe po kerkonin qe te luftohej , te luftohej deri ne minuten e fundit per fitore.Djem,sot me ju jan mbi 6 miljon shqiptar, ata nuk kan mundesi te futen me ju ne loje por besomni qe atra jan si hije bashk me JU. Perpara nipat e Skenderbeut, perpara djemt e Ismail Qemalit perpara vllezerit e Adem Jashatit, P E R P A R A!

  35. adi says:

    Nje rruge me emrin e De Biazit che letren e tij ne krye te rruges che ne fine nje falenderim edhe po’ nuk u kualifikua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje