Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur para pak çastesh nëpërmjet rrjetit Twitter se edhe një shtet i ri e ka njohur sot Kosovën.
Bëhet fjalë për Tajlandën. Kjo është njohja e tretë brenda dy ditëve të fundit.
Para disa ditësh, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, por edhe kryeministri Thaçi kanë thënë se gjatë këtyre ditëve Kosovën do ta njohin tre shtete, por pa saktësuar se cilat janë ato tre shtete.
Dje njohjet kanë ardhur nga Libia dhe Grenada, kurse njohja më e re nga Tajlanda është njohja e 104-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj./KD
Flm Tajland
Urime
FLM Tailande, pasi jeni nje nga shtetet e medhenj te Azise, dhe e pate te arsyeshme njohjen e Kosoves!
merci tajlanda kosova e meriton te njihet nga te gjithe bota se kane luftuar si luane per panvaresine e meritojne suksese per me tej bravo e urime
sa shtete duhet me e njoh qe te hyje ne okb pa lejen e rusve??
2/3 qe i bie afersisht 125 shtete
Po ta njohin te gjitha vendet e organizates islamike numri arrihet dhe kalohet
Ka gjithe gjasat qe ne Shtator te vitit 2014 ky numer te jete tejkaluar dhe Kosova te aplikoj ne OKB per te drejta te plota
Ka shume mundesi qe me qeverine e re ne Tirane gjerat te shpejtohen
Fat te mbare
128-129 jane 2 te tretat e OKB.