Heroi mysliman i masakrës në Kenia/ Shpëtoi mes terrorit familjen amerikane (FOTO)

27 Shtator 2013, 12:16Politika TEMA
Heroi mysliman i masakrës në Kenia/ Shpëtoi mes terrorit familjen

Një mysliman është vlerësuar si hero pasi shpëtoi nënën dhe tre fëmijët e saj gjatë masakrës në një qendër tregtare në Kenia.

Katherine Walton druhej se ajo dhe fëmijët e saj nuk do mund të dilnin gjallë nga supermarketi, pasi ishin izoluar poshtë një tavolinë.

Por ato u shpëtuan nga Abdul Haji, djali i ish- ministrit të Sigurisë në Kenia.

Identiteti i tij është zbuluar pasi historia e tij është përjetësuar nga një foto ikonë, që e tregon atë duke kapur vajzën katërvjeçare të Walton, Portia-n, ndërkohë që ajo vraponte plot frikë.

Katherine, e cila u zhvendos në Afrikë dy vjet më parë me të shoqin Phillip, tha: “Dëgjova shpërthime. Tentova që të vrapoj, por një grua më kapi nga pas dhe u ulëm. Mund të shihja plumbat që godisnin në dyqan”.

Për fat ajo thotë se bebja nisi të flinte.

Djali i saj 2 vjeç po luante me celular i patrazuar.

Ndërkohë që nëna dridhej, Haji, i stërvitur për beteja nga babai i tij, tentoi që të sillte gratë në drejtimin e tij.

Por ato kishin frikë të lëviznin. Pikërisht në këtë moment ngrihet vajza e vogël Portia, që vrapon drejt tij.

Pastaj u ngritën edhe të tjerët dhe Haji i çoi në një vend të sigurt.

Por ai sërish me një pistoletë në dorë vazhdoi të ndihmonte forcat e sigurisë.

“Mendoj se i detyrohem një përqafim ose dy atij,” thotë Katherine.

Në një intervistë, Haji thotë se në aksion ishte edhe vëllai i tij, që punon si agjent i antiterrorizmit./ep

30 komente në “Heroi mysliman i masakrës në Kenia/ Shpëtoi mes terrorit familjen amerikane (FOTO)”

  1. dajti says:

    “Heroi musliman”?! C”lidhje ka kjo more Tema. Po i fusni te gjithe muslimanet ne nje thes. Dmth, jane terroriste, por tek-tuk ka edhe ndonje “hero”. Ajo qe ka ndodhur ne Kenia dhe qe bejne terroristet e te gjitha feve e ngjyrave denohet nga te gjithe, pavaresisht fese, etnise etj.

    1. fatmir mehmeti says:

      nder myslimane, ka shum terroriste, ka shum njerez te zakonshem, nder te gjithe myslimanet ka nje fryme urrejtjeje kunder te gjith atyre qe nuk jane mysliman. dhe tek tuk ka ndonje mysliman qe del hapur kunder ketij realiteti. dhe prandaj quhet dhe hero. nje vullnetar kristian qe punon ne karitas, dhe ndihmon qindra mysliman per te mbijetuar, nuk quhet hero, sepse me fe ai e ka te detyruar qe ti ndihmoje te gjithe pa dallim feje. kurse nje mysliman qe ndihmon nje kristian duhet te quhet hero, sepse ai del kunder fese se tij dhe kunder te gjithe njerezve te tij.

      1. elton UAE says:

        ja fute pordhes or mehmet. un jetoj ne emiratet arabe dhe shpesh shkoj dhe ne arabin saudite. ka nje perqindje qe urrejn cdo njeri bile dhe vet muslimanet ,por shumica sillen mire dhe as qe e rruajn fare nese je musliman apo jo. mos flas per muslimanet e afrikes veriore pastaj qe nuk e qethin fare dhe si degjon kurr te flasin per fete. un sjam musliman vete, por i respektoj sepse ne fund te fundit i falen asaj qe besojn dhe nuk te trazojn. nje pakic dihet qe jan terrorist,po sic jan dhe terrorist nje pakic ne cdo lloj feje.

        1. kl says:

          Tani ja ke fut kot fare.Ke pare ndonje kishe ne Arabi saudite?pse nuk lejohet te ndertohen kisha per emigrantet?pse denohesh me vdekje nese largohesh nga islami e perqafon nje fe tjeter?Pse denohesh me vdekje nese thua nuk besoj?Terrorizmi islamik e ka burimi te injoranza por edhe tek dhuna e intoleranca qe vet feja islame predikon.

          1. muslim says:

            ke pare ndonje xhami ti ne greqi, se shumica nga ju per nje lek nga greku shisni besimin fetare, shisni nderin sisni gjithcka!

          2. antiregjimi says:

            O kl, ore kl !
            Tipa si puna jote te bejne edhe per te qeshur, edhe per te qare.
            Edhe je injorant total ne njohjen e feve, edhe hiqesh njohes me rrenje.
            Ose e di shume mire qe po flet kodra pas bregu, por e ben me qellim, sepse je perçues i fanatizmit fetar grekofil, per te futut perçarje fetare nder shqiptaret.

          3. Tiku says:

            Kush te tha ty per tyt qe ska kisha ne Arabi Saudite??!!! E mor pall mor pall jo..

    2. Skypion says:

      Edhe ky lajm,pavaresisht se ne formen e diskriminimit pozitiv,ushqen ne menyren e vet,qe per mua eshte shume me efikase,fobine ndaj njeres prej tri feve simotra abrahamike, qe ka mberthyer nje bote te tere.

  2. wqwqanticccceeen says:

    si gjithnjë tituj leshi,sensacional të deformuar për të tërhequr lexues!!
    tituj që i ulin besushëmrinë gazetave dhe sidomos temës!!
    ç,lidhje ka me myslymanin??
    a nuk ishin myslyman dhe ushtarët kenianë,ose një pjesë e tyre?
    mos vallë gjith myslymanët janë terroristë??
    ky mundi të shpëtonte njerëz sepse kisht enjë armë,mundi të shpëtonte veten dhe njerëz sepse është i zoti njëlloj si anglezi i disa ditëve më parë!!ky i shpëtoi ata njerëz sepse nuk ka të njëjtin mendim me terroristët!
    ky ishte një njeri që u përpoq të bëjë atë që çdo njeri normal duhet të bëjë!njeri është çdo qënje njerzore që ndjen të njëjtën dhimbje e dashuri si qënje me inteligjencë!!njeri është ai që ndjen si veten dhe atë që ka në krahë dhe atë që nuk e sheh e dëgjon!!
    ky person ka bërë këtë!!nuk e di a e ka pasur për detyrë a jo të përzjehet në këtë konflikt si i vëllai i tij?nqs jo atëherë i rritet më shumë vlera,por nuk keni përse e përzjeni me fenë e tij!!

  3. SULA says:

    Jo e ka gabim TEMA do ishte ndonje kaurr ai se nuk ka kuptim qe te kete ;mysliman te mire ;jane te gjithe terrorista, .

  4. i pashpresi says:

    jo te gjithe por shumica e arabeve ne bote miratojne sulmet terrorriste

  5. po says:

    c’lidhje ka musliman apo jo. Do ishte me mire Heroi pa fjalen musliman prapa. Ai eshte njeri ne rradhe te pare qe eshte edukuar per te qene pozitiv ne jete e jo trushpelare si ata mahmudet e tjere. Bravo i qofte ! Ai mund te ishte edhe hebre, budist, kristian, ateist etj etj.

  6. Gjergji says:

    Bravo DAJTI.Sapo pashe titullin me erdhi ne mendje e njejta gje qe ke komentuar ti.Nuk kam c’ti shtoj apo ti heq nje presje.

  7. arifi says:

    <> na turperoi fene i paudhi.Sigurisht pas kesaj do gjeje belane nga vellezrit e tij myslymane. Veproi kunder kuranit haram edepsez.Per mendimin tim sigurisht qe ky episod ben ngjarje.

    1. Wendy-B says:

      Na felliqi fare thuaj,na beri hatane. Tani te gjithe ” vellezerit”e tij, do duan te behen ” heroj”
      @arif… Nje adashi jot nga Palestina me gjeti kuleten qe e kisha humbur ne parkinglot . Me telefonoi te ma kthente. Ne shenje falenderimi e ftova per kafe. Do ti qe i “omelsoi” cunit e donte kafe cdo dite..:P
      Megjithate ai eshte heroi im. Lol

  8. Turi says:

    Myslymanet skan asnje lidhje me terrorizmin.Terrorizmin Amerika e ka si komunizmin per fasasd

    1. edison says:

      po pra ja psh – sulmin terrorist ne kenia e bera une – cne muslimanet? ?

  9. Tiku says:

    Ska mundesi mo vlla!!! Neve Tema na ka thene qe muslimanet jane terrorista, ky duhet te jete cdo gje tjeter vec se musliman jo!!

  10. AlbArmy says:

    Te gjithe ju komentues,
    Para se ta jepni mendimin tuaj, eshte mire me dite qe asnjera Fe nuk ta lejon me vra njerz te pafajshem. Keshtuqe mos llomotitni pa lexu qa thojn librat e shenjte dhe mos e identifikoni Fejen ne baze te veprimeve te njerzeve. Lexoni pastaj argumentoni. Ju don Lali

    1. kl says:

      Lexoje njehere Kuranin se do nderrosh mendje.Pastaj hajde e na bej si e zgjuar!

      1. disk says:

        Ti qenke toc i kategorise se pare. Dmth ti e paske lexuar dhe ke gjetur ato qe llomotit? Ik mer pall

  11. Arjan says:

    Heronj dhe terroriste,ka ku kudo.Ata bashkegzistojne dhe nuk mund te egzistojne pa tjetrin.Mos ekzagjeroni kot.

  12. Me vjen keq Fatmir, por je shume larg asaj c’ka dua te them une. Eshte e vertete qe radikalizmi islamik eshte sot numri 1 i terrorizmit, por nuk duhet harruar qe ka patur IRA, ETA, BRIGATE ROSSE etj.

  13. GM says:

    Terrorizmin mysliman e ka krijuar USA me Bin Laden, i cili ishte agjent i CIA-s dhe u stervit nga amerikanet, qe te krijonte luften fetare dhe te hiqte qafe Ruset nga Afganistani pasi Amerika deshtoi t’a bente. Qe atehere, Al Kaida, Bin Laden dhe shoket e tij jane perdorur per misione luftarake nen petkun fetar qe USA te fuse hundet dhe kembet ne shtete ku USA ka interesa ekonomike si Iraku, Arabia Saudite, etj.
    Feja myslymane e denon dhunen per hir te fese dhe kete maskaralleqe qe po behen ne emer te fese myslymane nuk jane te paqellimshme. Bombardimet, sulmet kamikaze, vrasjet e civileve apo edhe te forcave te armatosura; te gjitha cojne uje ne nje perrua: feja myslymane eshte agresive dhe ushqen terrorizmin ndaj hajde t’i ndihmojme keto shtete myslymane duke i pushtuar qe te “shpetojne” nga terrorizmi i tyre.
    Poooor, kur ushtria ne Egjipt i shpalli lufte terrorizmit, amerikes nuk i pelqen dhe kerkon qe ushtria dhe policia te jete tolerante…! Bullshit!!!

  14. Bazarhesap says:

    Edhe agjensite e lajmeve ne Kenia nuk kan dhene kaq shume lajme per kete ngjarje.Masakra te tilla ndodhin per dite ne bote,nuk shof ti mbuloni kaq shume.
    p.smund te nxirni ndonje lajme per masakrat ne Siri,Burma,Iraq,Egjipt dhe per psikopatet dhe manjaket e armve ne usa

  15. 001 says:

    merino ti je mesuar me dajak, kshu qe dhe nje tjeter me qeverine e re e ke hak

  16. alb_man says:

    gjith fetaret me cekic , bam e bum e sbejne gje hic ,gjith fetaret me kobure vrasin “miza” neper mure ,kur ty miza nuk te “ha” , pse i vret mor maskara

  17. punetori says:

    Mos i ngateroni muhamedanet me teroristet ,ashtu sic nuk duhen ngateruar
    kristianet me teroristet e miloshevicit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje