Auditi te Lojërat e Fatit, Ministria e Financave kallëzim penal dy ish- drejtorëve

11 Tetor 2013, 16:05Ekonomia TEMA
Auditi te Lojërat e Fatit, Ministria e Financave kallëzim penal dy

Ministria e Financave ka dërguar kallëzim penal për ish-drejtorin e përgjithshëm të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe ish-drejtorin e Drejtorisë Operacionale në këtë njësi për veprën “shpërdorim detyre” në dëm të buxhetit të shtetit, me vlerë mbi 250 milionë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, kallëzimi është bërë pas përfundimit të auditit, që përfshiu fushën e vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, pajtueshmërisë dhe menaxhimit financiar, si mision i planifikuar në Planin Vjetor të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm.

Ministria bëri me dije se, nga auditimi, u zbuluan shkelje të veprës administrative dhe penale:

1-NjMLF-ja ka funksionuar pa një rregullore të brendshme prej më shumë se një viti e gjysmë;

2-Njësia nuk ka aplikuar asnjë nga sanksionet e masave shtrënguese të përcaktuara në nenet 43/ b dhe 51, 52, 53 dhe 55 të Ligjit, për mosshlyerjen sipas afatit të detyrimeve të shoqërisë së Lotarisë Kombëtare;

3-Nuk është kryer ekzekutimi i akt-konstatimeve që janë mbajtur nga inspektorët e mbikëqyrjes në subjektet e lojërave të fatit, ku janë konstatuar pajisje elektronike (makina) në përdorim të paligjshëm (pa licencë), të cilat janë objekt konfiskimi, gjë që përbën vepër penale;

4-Nuk janë zbatuar masat që parashikon ligji, për mbledhjen e detyrimeve financiare që kanë subjektet e lojërave të fatit, ku si rezultat i këtij mosveprimi, buxhetit të shtetit  i është shkaktuar një dëm prej 256,015,850 lekësh. Detyrimet dhe gjobat e papaguara mbarten çdo vit, ndërkohë që subjektet janë aktive dhe vijojnë aktivitetin normalisht në treg pa asnjë pengesë;

5-Është konstatuar shkelja e ligjit “Për prokurimin publik”, për të cilat Agjencia e Prokurimit është njoftuar nga Drejtoria e Auditit për shqyrtim administrativ sipas kompetencave që i jep ligji.

Bazuar mbi këto abuzime, Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave ka marrë masat e nevojshme administrative si: “largim nga puna” për dy punonjës, “vërejtje për paralajmërim për largim nga puna” për dy punonjës të tjerë, ndërsa për shkeljet në fushën e prokurimeve, priten të merren vendime për sanksione nga Agjencia e Prokurimit.

Shkeljet e konstatuara për mosmbledhje të detyrimeve dhe lejimin e aktivitetit të makinave elektronike (pa licencë) plotësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për rrjedhojë, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për ish-drejtorin e përgjithshëm të NjMLF-së, Besnik Çobaj, dhe drejtorin e Drejtorisë Operacionale, Nikolin Gjeka, për veprën “shpërdorim detyre”.

9 komente në “Auditi te Lojërat e Fatit, Ministria e Financave kallëzim penal dy ish- drejtorëve”

  1. west says:

    kallzim Kryeministri aktual atij Plakut qe iku per shum arsye qe sdim nga tja fillojm
    doni shtet ligjor, vazhdo Edi verteto qe ske Amnisti me Berishen

    1. Pilo Lala says:

      Lojerat e fatit ne Fier, Lushnje Berat i komandon nje maskara me mustaqe nga Tropoja, qe i vrane vellane Shota Haklaj ne Tropoje.
      Dy vellezer kane qene Bodyguard te Berishes.
      Mbyllini sa me shpejt, do shpetoje Shqiperia, dhe keta maskarenj do ju pritet burimi parave.

      1. west says:

        vellai Rasim Lumneshit thuaj o Pilo, ish-pronari Hotel Shkelzenit ne Fier

        esht akoma Hotel Shkelzeni?

        1. Pilo Lala says:

          Ke te drejte West. Ai ishte ne 14 Shtator me Berishen kur u be grusht shteti, dhe iku Nanua ne Maqedoni e veshur me brekushe.
          Policia te mbaje nen mbikqyrje kush hyn e del nga ai Hoteli Shkelzeni, te gjithe ata qe hyjne aty jane te denuar jashte shtetit per krime.

          1. genci says:

            Pilo, po pse ketu ne internet flet ti. po ai vellai i lumneshit ne fier ka jetuar. pse nuk i keni folur kur ka qene gjalle. jabanxhi ka qene aty. apo e keni pasur frike. pilo pilo, folu njerezve perballe jo ne internet nese ke gje me njerezit. nuk eshte fisnikeri kjo as trimeri. nuk i njoh fare keta njerez qe permend ti por nuk eshte burreri kjo qe flet ti.

  2. Pilo Lala says:

    Mos harroni kurre, qe lojerat e fatit ne Shqiperi komandohen nga SHKELZEN Berisha.
    Ndalojini menjehere kete GJAKPIRES te varferoje popullin Shqiptar!
    Mos lejoni qe ato pak leke, te dalin jashte shtetit tone.
    Mos lejoni qe gangrena e ndarjeve per shkak te bixhozit te burrave te vazhdoje, dhe te lere femije pa prinder.
    Keto gjera i ka organizuar Berisha per te shkaterruar familjen Shqiptare, sepse keshtu e mban kollaj nen dhune.

  3. Liridon says:

    Respekt per veprimet e MF.Keni mbeshtetjen e gjith shqiptarve ne luften kunder korrupsionit.Edhe njehere suksese.

  4. Gezimi says:

    Lokalet e basteve dhe lojrat e fatit kane qene, jane dhe do te mbeten gjithmone qendra krimi, korrupsioni dhe felliqesie. Para dy vitesh u vendos nga ana e Bashes transferimi i tyre ne periferi, por, sic ka ndodhur gjithnje me keta buburrece PD-iste, asgje nuk levizi. Ashtu sikurse nuk levizi nga vendi dhe Trami i famshem i tij. Kane dhe fytyre te na paraqiten ne ekrane per te bere moral. O tempora o mores. Megjithate, ky eshte realiteti tipik shqiptar, qe duhet domosdoshmerisht te ndryshoje nje sahat e me pare.

  5. minushe says:

    po fillon me duket te funksionoje shteti i se drejtes. MF duhet te vazhdoje edhe me shperdorimet e bera nga institucionet e tjera te vartesise si tatimet dhe doganat. kane bere namin plehrat…duke menduar se si gjen gje. vetem budallenjte nuk kane frike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje