Asprila: Ende kam makthe kur kujtoj Barezin, sot nuk ka mbrojtës

15 Tetor 2013, 14:35Sport TEMA

Sulmuesi i famshëm i Parmës dhe kombëtares së Kolumbisë, Fausto Asprila, ka thënë se sulmuesit në kohët e sotme mbrohen shumë nga gjyqtarët. Ai i është referuar Lionel Mesit, duke thënë se mjafton një ndërhyrje e lehtë ndaj tij, dhe gjyqtarët japin faull.

Asprila thotë se mbrojtësit në kohën e tij ishin kafshë të vërtetë, ndryshe nga ditët e sotme. Kolumbiani shprehet se ende ka makthe nga Franko Barezi, për ndërhyrjet e tij të ashpra.

“Kur unë luajta, sulmuesit nuk kishin aq shumë favorizim nga gjyqtari. Nëse dikush bën faull tani ndaj Mesit, njerëzit në gjithë botën fillojnë të qajnë dhe të ankohen.

Nuk më kujtohet kur dikush është ankuar pas një dueli të fortë ndaj meje, Batistutës ose Van Bastenit.

Tani sulmuesit e kanë më lehtë. Nuk ka më mbrojtës si Franko Barezi. Unë ende kam ankthe prej tij kur fle”, ka thënë kolumbiani.

5 komente në “Asprila: Ende kam makthe kur kujtoj Barezin, sot nuk ka mbrojtës”

  1. Malo says:

    Ik ore byth zi, kur e vemdos dhe ti vehten ne nje nivel me Van Basten.
    Edhe Barezi, i vetmi mbrojtes qe nuk praktikonte nderhyrje te ashpra.

    1. Armand says:

      Ai mbrojtesi e kish emrin Gentile.

  2. fieraku4u says:

    KE SHUME TE DREJTE…AI ATEHERE ISHTE FUTBOLL, JO SI KY SOT, SI BALET.

    AHHH AJO KOHE E BUKUR E FUTBOLLIT, SI KLSIMAN, BAREZIT, ROBERTO BAGIOS, ROBERTO CARLOS, ROMARIOS, VAN BASTENIT, BATISTUTES,ORTEGA, STOICKOV, PAVEL NEDVED, INSAGHI, RUD GULIT, RAJKARD, RUDI VOLLER, ETJ…..

  3. ari says:

    vetem nje dicka ka then te vertet asprila qe futbolli i atehershem ne kohen e van bastes e klismanit ishte shum i bukur e kishte lojtar shum cilesor, kurse per barezin e ka gabim barezi nderhunte paster e sakt

  4. Auloniat says:

    Barezi ndèrhynte ashpèr? Ky akoma ka ankthe? Kètij Barezi ja merrte topin ashtu siç mund t’i merret njè Kalamau. Ky ishte i mirè, por, pèrballè mbrojtèsve tè tjerè. Van Bastenin e nxorèn jashtè fushave tè futbollit mbrojtèsat ”kasapè” si Wiercowud,etj., né moshèn 27 vjeçare. Ky do qè dhe Messin ta nxjerrin jashtè pèrdorimit? Pse? Apo, se ato gjèra qè bèn Messi ky s’i bèri dot kurrè?. Boll or ti, shih si luhet futbolli i bukur dhe qepe. Po s’tè pèlqeu, futja ndonjè dopioje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje