Dymijë lekë një votë! Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, Sotiraq Filo.
“Fiks Fare” zbuloi abuzimet e shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.
Edhe pse kjo forcë politike e kishte të sigurt fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren, anëtarë të shtabit elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes, kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.
Kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës.
Korça, pas zgjedhjeve të ditës së diel, njihet me emrin e ri të kreut të Bashkisë. Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste, fitoi kundrejt Sotiraq Stratobërdhës, kandidat i Partisë Demokratike.
Siç ishte parashikuar, fitorja e Filos- sipas KQZ-së- ishte me një numër të madh votash kundrejt kundërshtarit të tij.
Taktikat e përdorura nga Partia Socialiste për të thelluar fitoren në këtë qytet, u zbuluan nga kamerat e fshehta të emisionit “Fiks Fare”.
Shtabi i PS-së nuk mund të linte çdo gjë në mëshirë të fatit duke kontribuar edhe vetë, sipas mënyrës së tyre, në fitoren e thellë të kandidatit Sotiraq Filo.
Një shtab pune i ngritur posaçërisht për fushatën u kujdes deri në detaje.
Qëllimi kryesor për ta në këto zgjedhje ishte vota e studentëve korçarë, që vazhdojnë studimet e larta në Tiranë.
Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së.
Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të shpërbleheshin.
Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së, ishin të regjistruar në një listë, të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të zotit Filo.
Në këtë listë studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular.
Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej dymijë lekësh.
Gazetarët e “Fiks Fare” arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë, të cilët pohojnë se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata, ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2000 lekësh të reja në shkëmbim të votës. Të gjithë këta studentë, të cilët ishin telefonuar nga shtabi i PS-së dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, drejtoheshin tek zyra e ngritur posaçërisht për të marrë shpërblimin prej 2000 mijë lekësh të reja.
Si zyrë për të tërhequr lekët e votimit shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës.
Studentët, me kartën e tyre të identitetit, drejtoheshin tek kjo zyre ku u mbaheshin shënim të dhënat si dhe numrat e telefonit.
Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin.
Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë
Studentja – Mua më thanë, bile i takova atje tek qendra e votimit. Votove, po, po, i thashë unë, pa merak, edhe më tha bile ma jep çik emrin që të ashu, që të them që votove, nuk është se do vëmë vetë. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra, nuk është e nevojshme, ça është ky 2 mijë lekësh që hyn e del. Tek Dolce Vita, rrugica ktu ku ikën për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.
Fiksi – Sa lek do ju japim ju ata?
Studentja – 20 mijë (të vjetra).
Fiksi – Po pak janë.
Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëherë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues.
Biseda me dy qytetarë korçarë, të cilët tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët.
Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se… selia e PS, se do marr ca lek?
Banor i Korçës – Kjo këtu thua?
Fiksi – Jo, që do merrja lekët.
Banor i Korçës – Aaaaaa, është na rruga tjetër, do ikësh drejt.
Fiksi – Këtej?
Banor i Korçës – Po.
Fiksi – Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?
Banor i Korçës – Po, e sigurt është, jo, jo, ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.
Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.
Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?
Fiksi – Ëë…
Banor i Korçës – Në cilën lagje voton, ku e ke emrin se ti duhet ta dish?
Fiksi – Ore, unë jam për një shoqe.
Banor i Korçës – Aha.
Fiksi – Po më tha ajo shko se s’kam ëë… Lagjja nr.4.
Banor i Korçës – A, lagjja nr.4. Rruga drejt e ke majtas.
Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes
Studentja : Mirëdita! Si jeni? …. quhem.
Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?
Studentja: Po, më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja, duhet të vija të paraqitesha këtu.
Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë numrin e telefonit).
Studentja: 06……
Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar, duhet të jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….
Studentja: Po, patjetër!
Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!
Studentja: Si jeni, mirë? Erdha përsëri se solla këto gocat e tjera që s’e dinin.
Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?
Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!
Stafi i Rilindjes: … Të kanë njoftuar në telefon?
Studentja: Po.
Studentja 2: Mua ma sollën emrin?
Stafi i Rilindjes: Jo, jo, s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon.
Stafi i Rilindjes: Nuk ka ……
Stafi i Rilindjes: Si, si e ka? Kush të ka sjellë ty?
Studentja: ……
Studentja: Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?
Stafi i Rilindjes: Ja prit dhe pak të lutem!
Studentja: Ja…
Stafi i Rilindjes: Ky është numri, ju kanë marrë në telefon edhe ty, edhe vëllain?
Studentja: Po.
Stafi i Rilindjes: (pyesin njëra– tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes).
Fiksi: 06… kush e ka?
Stafi i Rilindjes: Unë e kam (vajza me shall).
Fiksi: Ky numër na ka marrë ne.
(Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër)
Stafi i Rilindjes: Po pra, po, nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.
Stafi i Rilindjes: Kur je lajmëruar?
Studentja: Pardje.
Stafi i Rilindjes: Të premten në darkë.
Ku është ajo me të verdhë (lista), që e kishim në shtesa?
Ajo mos është në kompjuter?
Epo shihe aty në kompjuter.
Stafi i Rilindjes: Në qershor keni ardhur, keni tërhequr??
Studenti: ….
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marrë në telefon?
Studenti: Urdhëro!
Stafi i Rilindjes: Ju kanë marrë në telefon?
Studenti: Po, na kanë lajmëruar…
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?
Studenti: Po nuk e di, më lajmëruan.
Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?
Studenti: Vajzë ishte.
Stafi i Rilindjes: I mbani mend emër apo mbiemër?
Studenti: Jo!
Stafi i Rilindjes: (kërkojnë nëpër lista) Nuk ka… Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.
Studenti: Mirupafshim!
Imagjinoni per sa e shet zoçken kjo kumlla
Me thuaj me cilin rri, te them cili je, thot populli. Tani Rama po rri me ilir meten. Kshu po blen votat me lek si ilir meta. Po lsi i blinte me shtrenjt. Ska rilindje me ilir meten.
Socialistat jane dehur nga pushteti dhe po degjenerojne ne tregtar votash apo kemi nje KURTH???
.Banalitete qe na kujtojne se demokracia blihet me para.
Perse duhet qe PS ta bente nje veprim te tille kur fitorja ishte e sigurt???
–mirese u ktheve ne forum–kjo perben nje turp per ps. praktika te tilla duhet te jene te denushme , personalisht si mbeshtetes i ps. do te deshiroja qe per ata persona qe kane organizuar kete lloji manipulacioni te denohen , ne te kundert ps. korca do ti ngelet nje njolle turpi dhe do konsiderohet njesoi si pd. dhe lsi qe e kan patur praktik te perhereshme –ne si mbeshtetes te ps. kerkojme prononcimin e vete EDI RAMES
Shume turp Edi Rama duhet te japin shpjegime dhe te bejne autokritike te thelle per kete, nuk besoj se ai eshte ne dijeni te nje gjeje te tille. Me keq se PD, fitorja ishte e sigurte pse duhet te benin nje pazar te tille? Po fillojne si Sali Berisha me thase me miell?
Nuk po merr asgje rama se 800 mij vota nuk i ka blere jo, ne mos do i kishte blere saliu, po veprime te individeve nuk duhet te pergjithsohen, duhen marr masa per individ te till por nuk eshte kjo fryma e rilindjes, rilindjen po e prekim tashme dhe eshte reale.
Nuk ka Prokurori ta percaktoje kete ngjarje
si “Blerje” Vote dhe ja pse.Eshte Normal
se duke patur sensin e mire qe te Rinjte
(themi te Rinjte pasi keta kane energji per te
udhetuar ne distanca)si nga Selaniku apo Tirana
keshtu qe te pakten tu sigurohet udhetimi,kjo
per shkak se inovacioni i ketyre Salixhinjeve nuk
e krijuan mundesine e ndonje qendre Dixhitale ne
qytetet e larte permendura ku njerezit te votojne ne Internet
kundrejte prezantimit te kartes se identitetit.
Fixi,duke qene se po shkone drejte shterimit qysh kur
u largua Saimiri,ben shou pa substance.E them keshtu
sepse spegimin e me siperm qe sapo thashe,duhej Ata ta komentonin
dhe ta interpretonin jo si blerje por si mundesi
per te siguruar sa me shume pjesemarrje.Dhe me kete rast
i duhej te krijonte nje ballafaqim me kronikat
e dhena nga Sajmiri me 23 Qershor,si shperndaheshin
Ushqime,si behej kontakti madje edhe mund te thoshte ja edhe
pse jane boshatisur Rezervat e Shtetit e deri tek
udhetimet falas nga kompania Beler dhe te bente
krahasimin nga ku do rezultonte se cila nga
format do quhet blerje.Ketu ata te dy te fiksit
do ishin ne gjendje maturie te percaktonin bemat e PD
dhe kjo e PS.Te cilat pa dyshim qe jane si Nata me Diten.
Po te behej kjo atehere Salixhinjte nuk do cirreshin
me Kushtetuten ne Dore kjo per faktin se ata prej
kohesh e mohuan ate.Sigurisht qe per cdo gje te trilluar
PD ngre grupin e njohur Halim Strazimir Paloke Ristane
per te ndezur “Zjarr” ne kashte ndaj edhe i quajme
Salixhinje kombinim ky Sazet me Arixhinjte.
Ose Hajdutet qe bejne Rojen.Dhe kjo eshte vertete
per te qeshur ashtu sic qeshim kur Lulja
perkedhelet me Pjetrin si te jene femije.
nga ky pozicion mer vlere dhe Fixi
i cili ndryshone mjafte nga cka qene.
qe kane filluar te mbarsin nje Mal,
per te pjell nj Mi.
Të mbështes Poli.
Ato jan titrat e fiks fare. Ajo vajza nuk i tha 20 mij lek. Merrni dy eksperte nga kritali qe ta hedhin posht regjistrimin.
Pyetja e duhur qe shtron dhe mero eshte perse duhet te ndyj veten edi rama dhe ps me nje gje te tille te tipit sali nderkohe qe fitorja ishte e sigurt? E vetmja pergjigjie mbetet se edi rama kishte nevoje qe te siguronte nje fitore te thell per te mbuluar deshtimin e tij ne emerimet e turpshme qe ka bere dhe largimin qe i ka bere shume figurave te ps ne rrethe. Edi rama mendon se nje rezultat i thelle do i mbyllte gojen te pakenaqurve te ps te cilet jane shtuar shume,por ja qe nje veprim i tille i turpshem iu kthye mbrapsht dhe nxorri ne dukje anen e ngjashme te edi rames me saliun
Nese eshte e vertete eshte skandaloze!!!! Rama si kryetar i PS, si kryeminister i vendit duhet te dali ne menyre urgje te te beje transparencen e teperjashtoi direkt nga partia kandidatin e krruptuar te Korçes.
Deshira ime eshte qe horri i b….. te jape njè mendim lidhur me
kembim lekesh Studente-Partia S. apo mo je ndermjetes?
mbahu! qendro i forte keshtu na don PARTIA.
JO jo shif ne shkoder deputetet e PS kan dhen 50 -100 mijelek (te vjetra) per vote ndoll historikisht ne shkoder kjo por sivjet rriten pagesen e votes prandaj edhe doli rezutati ashtu !
Komenti im eshte i tepert,Rames do i vij fundi nga ata qe i dhane voten.
me duket se 1 melleon grushtat kokes Edit NUK DO DALIN NE SKENE
“Stafi i Rilindjes: ne qershor keni ardhur,keni terhequr??”…
Mjafton vetem ky fragment i shkeputur nga pislliku,per te provuar ate qe e kemi perseritur vazhdimisht gjithe keto kohe mbi blerjen e votave me 23 qershor.
Ky eshte fakti qe e dinim te gjithe,madje edhe trushkulurit ,trushpelaret idiote te dobishem,por qe duhej te paraqitej i tille,qe te pranohej publikisht.
Ky eshte fakti ulerites qe deshmon blerjen masive te votes me 23 qershor,qe vertitet tek ,jo miliona,por qindra milione euro.Nuk eshte bere kurre me pare nje blerje e tille,me permasa kaq spektakolare.
Imagjinoni se deri ku ka shkuar babezia;edhe pse ,sipas te gjitha gjasave,kandidati i majte do te fitonte,prapeseprape eshte derdhur para per te blere voten!Ne te vertete,kjo shkon pertej cdo imagjinate;eshte surreale;por edhe arrogance nga ana e pushtetit;arrogance ,jo thjeshte ndaj opozites,por ne radhe te pare ndaj shqiptareve,ndaj popullit shqiptar,qe per muaj me radhe u dend nga keta demagoge,nga keta mashtrues te pacipe,me gjoja “rilindjen”!
Tallja eshte kaq e madhe,sepse eshte kaq vulgare dhe e pacipe!
E di se per idiotet e dobishem ,kjo eshte shume e hidhur;por une kam nje ngushellim per te mjeret:uji eshte i paster ne burim,por turbullohet poshte… Rama nuk di gje,se ai eshte i paster si biluri,por ata poshte tij(ah,te poshtrit) me budallalliqet e tyre,po e ndotin figuren e paster te udheheqesit tone…
E tani,sic thote plaku Mere,nuk na ngelet gje tjeter,vecse te qeshim,te qeshim….ahahahahahahaaa…
Ti Skypion ja fut kot fare. Ne 23 qershor nuk u blene vota se nuk kishte njeri pushtet, populli votoj ne menyre masive kunder Sali Berishes se ai e coj vendin ne katastrofe dhe donte te behej mbret
E gjithe kjo eshte nje SKUP MEDIATIK!!!
I eshte vene emri “BLERJE VOTASH,por duket qe eshte MASHTRIM per te SAJUAR LAJM TE RREME!!!
Ku eshte blerja e votave ketu???
Kush na siguron e kjo eshte SKENAR I PERGATITUR NE ZYRAT E PD-se???
Kush e verteton ligjerisht se pagesa e rruges per te ardhur ne KORCE,qenka BLERJE VOTASH???
Po te ishte BLERJE VOTASH,atehere PD-ja ka paguar qindra emigrante,qe kane ardhur per votime me BELLE AIR nga ITALIA,ndersa PS-ja ka paguar qindra emigrante nga Greqia e po keshtu PBDNJ-ja dhe askush nuk i quajti blerje votash!!!
Sipas kesaj llogjike edhe FUSHATAT ELEKTORALE ME HARXHIME QINDRA MILIONESH,ME PARET E SHTETIT,QE BEJNE PARTITE PER TE JOSHUR ZGJEDHESIT PER TE VOTUAR PRO TYRE,QENKA BLERJE VOTASH!!!
Per me teper MBUSHJA E SHESHEVE ME NXENESH SHKOLLASH ESHTE KRIM ELEKTORAL e keshtu me radhe!!!
Zoterinj mediatike!!!
E keqja e DEMOKRACISE ne Shqiperi nuk eshte pagesa e transportit,por VJEDHJA E HAPUR,QE KA BERE BERISHA NE 23 VJET!!!
Kur ju dha urdher :-“MOS VIDH”,FITOI DEMOKRACIA!!!
Ne se PS-ja paska BLERE VOTAT atehere kjo metode,qe zbatohet ne tere boten qenka KRIMINALE!!!
PUSHTETET NE KAPITALIZEM BLIHEN ME NJE THES MIELL!!!
Nuk keni gjetur gje,o MEDIATIKE!!!
Burimi i kesaj situate eshte SISTEMI POLITIK I DEGJENERUAR QE EKZISTON !!!
Budalla nuk shikon u be si jezusi ky Filo .Kush mbron kete akt te shemtuar ,vetem normal Nuk eshte.fanatik I semur.
Per ju militantet ka shume lezet ajo parulla” TE NA RROJE PARTIA”. Toca kuklle qe nuk jeni gje tjeter. Kujtoni se po I rruhet trapi PS apo PD per ju. Shfrytezojne budallikun tuaj per te ardh ne pushtet. Kurse ju dini vetem te brohorisni per cdo pordhe qe ata leshojne. Nuk thone kot qe cdo popull e ka hak qeverine qe ka.
E mo edhe unë e mora atë 2000 lekëshin e autobusit Tiranë-Korçë-Tiranë; me atë rast u çmalla me shokët e me mamin e me babin por neve familjarisht votën PD-së ia dhamë.
po duan te hedhin balte cncncnnccncncncn
ky esht versjon i sali stergjysht dhe i ket palles se gjat qe esht banori kyresor i opazite qe ka ngel nje po nje jo nje ndoshta
E turpshme,, nuk ishe nevoja te ndynin duart me kete pisllek
Pse behi si te befasuar??? te gjithe e dime qe Edushka me Ilir Koken i kann bler votat me 23 qershor se e dinin qe nuk do fitonin kurre
ATEHERE !-Une jam ketu ku jam, student, punetor, i pa pune ,pensionist etj etj etj, dhe s’kam nder mend te paguaj 20 mije leka per te vajtur ne Korçe e te votoj per keta apo ata kushdoqofshin .Del njeri (me i zgjuar se te tjeret ) e me thote ,po ajde o byrazer e voto per mua se rugen e ke te paguar nga une ,e une kot jam tere diten e dites ,pse te mos vete e me kete rast takoj dhe njerezit qe kam atje .Pastaj voten se mos ma pa njeri mua per ke votova !?-Parate vajta e i mora se elbete nevojtare jemi e ata per ti dhene i kishin e me paguan vetem mundimin qe vajta gjer ne Korçe e jo voten .
turp, te jap doreheqjen kryebashkiaku qe u zgjodh menjehere !!!
Nuk jam i befasuar nga keto fakte.
PLEHERA
JANE LEKET E RRUGES QE KANE ARDHUR STUDENTET NGA TIRANA. NUK JANE LEKAT E BLERJES SE VOTES
boll mor idiot!
hahahahahahahahaha blerje eshte prapseprape ere korqa-koqegomar injorant,per ju me mire te shpreheni ne gerqisht,sepse ne shqip ju mungon intuita e llogjika sepse e ndjeni gjuhe te huaj shqipen,o te degjeneruar injorante
po kete te kishe thene te paren o shejtan, se na ngrite gjakun…
“fiksi” te zevendesohet me ndonje emision mbi tejkalimet e planit ne “Maliq” apo me “Mjelset e dalluara”
Turpe te tilla nuk duhet te shkojne prane Partise atje ne Tirane
Pisllek dhe turp. Rama duhet ta analizoje dhe publikisht te jape pergjigje.
Plasen cokollatat edhe ketej….
TURP…….kaq me vjen te them
Hajde rilindje hajde!!! Po keto 2000 ku i gjejn keta te rilindjes apo ja ka len baba trashgim dhe japin na nje ndim studenteve se gjynha.
Jemi te semure si shoqeri, majtas dhe djathtas. Nuk duhet mohuar nga lidershipi i PS ky rast flagrant. Presim distancim, denim edhe penal te mitdhenesve,sqarim se deri ku shkon pergjegjesia ne piramiden e PS per kete TURP. Le te sherbej nje tjeter shembull pozitiv per shoqerine tone. Bravo dhe FIKS dhe Top Channel qe po tregon se mbetet opozitare e fenomeneve negative…
normalisht ps ka anetaret e saj te regjistruar dhe i merr ne tel per te shkuar ne votim .. un kam nje shoqe qe esht antera ne ps ka ber pjes dhe ne fushat dhe jo vetem qe ska marr asnje kokerr leku por dhe nuk ka qen fare ndermjetse per ti dhen lek dikujt nese voton ps. booo cuditem qe PS ka ber ket veprim sepse ishte e sigurt qe do fitonte, nuk ka ber kur duhej te fitonte me 23 qershor po e ben tani booo..
Uaa pse cuditesh moj Arianitase!!! Po te pakten mos kujto se ke te besh me debila ketu ne blog keshtu qe mos na fyej inteligjencen me budallalleqet qe thua.
jo moj ti shoqe se une ketu ne Tirane kam ndryshuar mendje! keto leket jane per ti hudh hi syve botes pasi statusi ne BE dhe LSI e ka frikesuar keqas Ramen tim e tatin
Po po Rilindje, 200 lek ok, po po pas 100 ditshit ne qeveri bejm ma shume lek, tani edhe 500 lek i japim… urojm qe tben zgjedhje ncdo 6 muaj, por mos ja futni kot, se edhe nSudan e nSomali punojn me kete standart… ha ha ha hi hi hi, me rilindje seshte mahi!
Epo mire se rrugen sdo e paguajne nga xhepi studentet. Krize eshte. Me mire rrugen sesa 2kg miell di gaz dibra.
mos ngatrroni pagimin e rruges me blerjen e votes pasi asnjeri nuk u kerkoi per le votove . edhe video leket e rruges tregon. nuk u ka paguar nje autobuz qe te vinin te gjithe po ne rast pjesmarje ne votim paguhen leket. edhe video thote studentet e rretheve dhe emigrantet jane ne liste.
WTf, nuk vene mend nga te dyja anet keta plehra, i takon zotit Rama te prononcohet dhe ti plasi brenda keta thase plehu.
Bravo Fiksi! Kete radhe paska zbuluar Ameriken. Po, normale, nese do qe nje perkrahes juaji te marre pjese ne votim, atehere duhet ti krijosh lehtesine e nevojshme. PD, me plot te drejte, sillte nga Italia me avjone studentet, perkrahes te saj. Perse nje student duhet te paguaj 2000 leke nga xhepi i tij per te marre pjese ne votim? Le tua jepte shteti leket e udhetimit, ose tu krijonte kushte per pjesmarrje ne votime me anen e postes, sic bene gjithe bota e qyteteruar.
Me kete llogjike mor lal, edhe ata qe i blejne votat me miell e bejne qe njerezit te mbajne frymen gjalle e te shkojne te votojne me barkun plote. Pra per arsye “humanitare”. Po pse mo doni te justifikoni maskarenjte?
Eshte turp dhe pike! Duhet qe Filo te kerkoje falje e te jape doreheqje dhe prokuroria te filloje hetime!
Te lumte Erion. Arsyetim dhe pergjigje e shkelqyer!
Haha e bukur puna thesit. Keta vazhdojne justifikohen si saliu,nuk kuptojn se keshtu vec bejne gabim me te madh sepse njerzit e dine se ca behet
Piiiiii…
ne cdo vend demokratik e prara gje do te ishte doreheqa e kandidatit,precdeim penal per ato persona dhe falje publike nga kryeminstri,,,,,tek neeeeeeeee???????asgje
Hardhucet e ripjelljes
Ty ngrit kreshta ty ,,,hardhuce e berishes ?ik shko dhe lepi plaget e 23 qershorit
Nuk e vodhen o mero ,thjesht e thelluan ,pavaresisht qe nuk eshte gje e mire ,por ne krahasim me bacen qe i vidhte ne livel kombetar,kjo eshte vetem nje shashke
Cben keshtu O Edo…?!! Apo ishte sa per syrin e keq kjo…?!! Hiqni dor sa pa filluar mire me keto pislleqe se po mer RILINDJA ngjyren e mutit…
ky eshte turp. jam socialist, po kjo eshte e papranueshme. TURP
Kjo eshte vetevrasje…
Ne burg stafi i PS ne korce dhe zgjedhjet te ribehen…
Jam shume i zhgenjyer… Me duke se paskam votuar per nje njeri me te keq e te rrezikshem se Sala ne Qershor.
E pa besushme…
Pra edhe kete i njejti mall me te parin jane… ne mos me keq…
Po filloj te mallkoj veten per voten e Qershorit.
SAKTE
dhe kur jepni lajmin jepeni deri ne fund, beni nje analiz dreqi e morri… kur de mesoni te beheni gazetar analist si mero baze qe esht njishi i njishave
po ta mendosh rrruga nga tirana ne korc ben 15 mije lek vajtje e ardhje! 5 mije per kafe dhe kaq.
se kuptoj a i ka paguar dhe rrugen ps apo lek xhepi???
kush ja ka paguar rrugen studenteve??
Mos u mundo te mbrosh te pambrojturen edhe pse kuptohet qe ato pare jane paguar per udhetimin, ngase nuk shkulet askush te bej 450 km per 2,000 LEK. PS mund te organizonte autobuza falas nga Tirana ne Korce dhe kthim, por shperndarja e pareve ne dore perben nje rast abuziv ne permasat e korrupsionit. Per te organizuar levizje te tilla dhe aktivitete mblidhen dhe donacionet per fushaten dhe jo te paguhen njerezit cash se s’e gjen dot me te drejten.
Shpresoj qe keto denoncime te behen mesim per te ardhmen, se per momentin nuk pres ndonje gje te madhe te ndodh, Rilindja vazhdon.
nuk po mborj absolutisht as PS as PD thjesht qe nuk jam andej nga shkon eraaa. shkurt : te marr kot per nje info qe mediat e interpretojn si te dojn
zonj apo zoteri i dashu
rruga durres tiran 50 km ben 1500 lek te vjetra
ndersa korc -tiran min ben 10 lek te vjetra
kur nuk e di sa kushton rruga ateher mos gjyko, se pari
dhe se dyti nese merr studentat me autobuz do thojn ja po con rama studentat me autobuz
ndrekoh qe keta studenta kan te drejten e votes por nuk ka te ardhura per te shkaur per te votuar
dhe perderisa shteti po i jep te drejten e votes PA I PYETUR PER KE VOTOVE PERSE DUHET TE THEMI TURP???
DHE UN NUK MBROJ ASNJE KAM KRITIKUAR RAMEN SA HER QE SME KA PELQYER DICKA NGA AI
POOOOR KETU ME VERTET PO MERRNI KOT!!
TURP PER CA ??? SE PO I JEP STUDENTEVE TE DREJTEN E VOTES????
ATA NUK PO PYSIN PER KE PO VOTON !!! ATY PO THOJN EJA VOTO DHE UN PO TE JAP MUNDESIN PER TE VOTUAR!!!
Në fakt ti paguash rrugën një studenti që të vijë dhe të votojë nuk është se e ke blerë, për munges lekësh studenti/ja nuk do shkonte të votonte.
Dhe më kryesorja nuk është se e kontrollojnë se për kë votoi.
E PAPRANUESHME…TURP
cfare turpi thua ti more ato jane leket qe ju paguan studenteve per rrugen ,, pse ku do ti gjenin studentet leket ,, dhe tani na del fiksi ,, po nuk e kuptoni qe keto zgjedhje as qe diskutoheshin fare nuk qe nevoja per leke ,, se leke vetem vicidolasi shperndan dhe keto nga parate e popullit nga kempet e tyre
Me thuaj me cilin rri, te them cili je, thot populli. Tani Rama po rri me ilir meten. Kshu po blen votat me lek si ilir meta. Po lsi i blinte me shtrenjt. Ska rilindje me ilir meten.
Gazetaret ketu abuzojne me fjalet: eshte tjeter gje ajo qe bente PD qe kerkonte proven qe votove per ta dhe te jepte leke per voten.
PS u heq shpenzimet e rruges qe te ushtrojne te drejten e tyre te votes, dhe me sa kuptoj mjaftohen te sigurohen qe ke votuar (shenja ne gisht) dhe nuk te kerkojne proven qe votove per PS.
Pra nuk te paguajne voten per PS por te paguajne shpenzimet qe te vish te votosh. Se dihet, korcare ne Korce ka shume pak, se nje pjese e madhe jane ne emigrim e studentet ne Tirane.
Nuk po shoh shkrimet e komentuesve te flakte dhe grekofone!!!!!!!!!!!!!! po kete investim sia ka bere sala e as basha fiks fare………….. ah mjer per kete milet ce ka gjet, iken maloku e dorehiqet, bjen dylberi qe te blen e te shet
“Fillimi mbare,gjysma e punes”.
Keta jane votues te PS dhe kane emrat ne listat e PS prandaj edhe jane telefonuar. Jane studente ne tirane qe ju paguhet rruga dhe jo tu jepen thase me miell e tu blihet vota. Eshte trapllek te thuash qe PS ka blere votat e votuesve te PS.
KETO JAN VOTUES TE PS?????
PSE MORE ME TAPI I KA PS VOTAT NJERIU VOTON ALTRNATIVEN IDETE DHE PROGRAMIN…MILET PRIMITIV
po pra te PS jane o torrollak rinor… Jane marre ne telefon ju dihen numrat e telefonit dhe adresat. Eshte praktike e cdo partie qe te mbaj listat e votuesve te vete e tu bej thirrje per te votuar diten e votimeve.
Po nuk u ben shantazh dhe as su blen voten por vetem jep shpenzimet e rruges pasi kane votuar – jo perpara votimit apo tu kerkoj foto te votes si langot e Saliut.
me primitiv me dukesh ti…
eshte e vertet qe PS nuk i ka votuesit me tapi, por mos harro qe ka forume, dhe njerezit pranojne me deshire te behen pjese, ndaj dhe themi qe jane votues te PS-se. dhe nese i paguhet rruga nje njeriu per te shprehur preferencen e ij,nuk shoh asgje te keqe
Germo razo germo se aty do gjesh Ramen e ngordhur. Merre merre se do te duhet
Per fat te keq ky eshte problemi i vertete i madh qe kemi…..majtas dhe e djathta pak me shume…..blihemi e shitemi si bagtite……….
plotesisht dakort
Normalisht votat blihen per te mbajtur pushtetin.
Me kujtohet si 2001 e 2005 nga ana e ps(fotografimi i votes ishte shpikje e tyre) dhe tentativat e pd-se sivjet.
E ne gjithmone blihemi se jemi te dobet e ulim koken si bagetia.
Ndonjehere nuk kane nevoje as te na blejne se shitemi falas.
Bageti pa dinjitet.
keto jane pordhe me rigon te fiksit ,, pirthni te cfryeni te gjithe ,, ps nuk ka ndare kurre leke ne fushata ,, dhe aq me shume ne kete fushate qe ishte si te shtypte ariu pleshtin me kembe ,, keto jane horlleqet e sali vicidolit , se keta jane mesuar te shperndajne leke neper fushata sic bene dhe kete here ne zonen e kulleirit ku shperndanin birra per te genjyer qytetaret te votonin te djegurin e tyre stetoberdhen ,, dhe sic bene me 23 qershor duke ju mare kartat e identitetit ne kembim te 20000 ,,apo 40000 mije leke ,, kete gje vetem pd-ja e ka bere dhe e ben
prano fenomenin zoteri
Ps-ja shpiku dushkun, i nje inteligjence djallezore. Hajdutet jane nga te dyja anet dhe shefave u vjen mire e i pranojne. Ne shqiperi ne nuk pranojme te humasim me nder, duam te fitojme duke vjedhur me mire.
Kam respektin me te madh per emisionin Fiks- Fare, por mos ja ulni vlerat
programit me keto lajme. Un mendoj se nuk ka blerje votash me 2000lek. Po te mos ishin studente me origjine Korçare, atehere do ta quaja nje pune te madhe qe do kishit bere. Deshiroj qe emisioni Fiks-Fare te vazhdoje te beje opoziten e vertete per te miren e popullit. Ju falenderoj per emisionet qe keni çfaqur deri tani, duke pasqyruar realitetin dhe problemet e popullit, dhe ndihmen qe keni dhane per zgjidhjen e tyre.
fIKSI PAK NGA PAK PO JA UL VLERAT VETE. NJE SHOKU IM STUDENT NE TIRANE SHKOI NE VENDLINDJEN E TIJ NE KORCE, MBASI VOTOI MORI 2MIJE LEKSIN E UDHETIMIT QE JA KISHIN PREMTUAR, DHE A E DINI, AI VOTOI PER KANDIDATIN E pd.
O Tirona a je budalla apo ben vet,nuk po flet njeri per cin kane votuar por po flasim per leket qe i dhane ne dore,dhe per fenomenin e blerjes.Mos u mundoni ta justifikon se eshte me keq,se i bjen te justifikoni dhe Ilir Meten kur u filmua me vidio dhe em ze.
tmerrohem akoma me shume nga komentet ketu,dokush thot nuk eshte vjedhje,dikush pak i kan dhen se lek rruge.
dhe [er 1000 vjet te tjera kjo Shqiperi nuk ndryshon,,po pranojeni more te mjere eshte gabim duhet denuar kaq
haahahah keto jane manipulimet e PD-se.e njoh kete surrat ,eshte pe ato te rejat e Saliut….BUkur e ka perdorur.hahahahah
OBOBOB SA REND QE JEMI NE SHQIPETARET
Po studentet jane te varfer te paguajne 20 mije leke nga xhepi I tyre per te votuar.
Nuk me duket ndonje gje kundra ligjit ti kerkosh voruesve te vijne te votojne e ti pagush rrugen. Asnje nuk do shkonte me shpenzimet e veta.
stafi i rilindjes:Ne qershor keni ardhur keni terhequr??
kjo tregon qe dhe ne qershor ka qene e njejta procedure
TURPPPPPPPPPPPPPPPPPP
Pak e ekzagjeruar por sidoqofte nuk eshte dicka e mire,por me shume se lajmi,ta shpifin disa pseudo socialistekomentues apo per me teper-fansat e pe-des parti e cila ka qene gjithmone E NDYRE !!!!!!
NJESOJ JANE..2 NOFULLA TE SE NJEJTES GOJE
Po filipi cfare leshin don tashi qe kruhet.Nuk eshte mire me duket.Pse nuk beri te njejtin investigim edhe me partite e tjera se kjo gje dihet dhe ka kohe qe zbatohet.
Asgje nuk doli nga fiks fare. Askujt nuk ju kerkua per ke votoi. Shume normal. Studenteve ju PAGUA RRUGA, jo vota.Mund te kene votuar edhe per PD-ne…
O Bile, vertet mendon se PS do ti paguaje leket e rruges votuesve te PD?
Turp!
Kam qene perkrahes I Rames por tani po e ve ne medyshje RILINDJEN e tij.
Qe kjo eshte blerja votash nuk ka diskutim fare.me e keqja eshte se sa lire e shesin veten populli aq me teper qe jane student dhe do jene e ardhmja.
Infektimi I brezit te ri sben gje tjeter vecse na siguron nje te ardhme akoma me keq nga cfare eshte.
Rama duhet te distancohet mgjse nuk ngelet I paperlyer.
S`me pelqen hic kjo mendesi belraj vote e dinjiteti nga kushdo qofte.
O POPULL I TRASHE JANE LEKET QE JU DHANE STUDENTEVE PER TE PERBALLUAR HARXHET E RRUGES NGA TIRANA NE KORCE
E PSE JA JEPNIN MBAS VOTIMIT,PSE NUK PRONOTUAN AUTOBUZ,PSE FSHEHURAZI?TURP
edhe une keshtu mendoj, ska logjike studenti ta shese veten per 2000 lek kur katunari dhe jevgu eshet per 5000 apo 10000 leke
Jeni L E G E N A & H A J D U T !
nuk doli profecia e ed shalsit ” ne nuk do vjedhim si keta” se po vjedhin me keq se ata. burimi i lekve? i ka mbledh spiropalla me rritjen 105 % te lekve ne dogana. urgjent distancim i ed rames nga ky turp qe diskrediton moralin e shqiptarve, studente qe shesin veten per 20 mij lek, mendo ca do shisnin per 200 mij. te lihet retorika se deri tani thjesht show televiziv asgjo konkrete ne ekonomi, rend, legalizime, etj. po ndodh thjesht ajo qe kishim frike klientet e qeverise se dikurshme thjesht kan ndrru pronar ku derdhun leket. gjykatat, gjykata kushtetuse, krytari i saj, prokuroria, kryeprokurori, shish etj po ato qe ishin. RILINDJE ose rivjedhje edi zgjidh e merr se populli ta numeron shpejt. nuk presim justifikime, akt moral duhet te jete rivotim ne korce.
Kesaj i thone :MEMECIT I ERDHI GOJA tek filmi fijet qe priten.Ore zotrinje te PD qe ju erdhi goja dhe keni dale menjehere ne forum.Ajo qe pate nuk eshte aspak blerje e votes po eshte ndihme qe i jepet studenteve per te ardhur ne Korce nga Tirana dhe per te votuar.Nuk ju kerkohej as fotografimi i votes dhe as ju merrnin kartat e identitetit.T e gjithe te regjistruarit diheshin se ishin socialiste dhe i ftonin per te votuarpor me qe jane student i ndihmonin me leket e rruges.
o korcari po ky micua ku i gjeti leket qe paguante studentet apo nga rroga e tij !?
PO NORMAL PSE ME 23 QERSHOR KJO PRAKTIKE KA QENE PS-LSI SI FITUAN PO NORMAL DO TI DALI BOHA CDO DITE DHE ME SHUME
si kur tia bejn nje pytie kryministrit qfar pergjigje do japin jam i bindur se ku,,,,, jan te gjith edhe pse jam simpatizan i majt
Demi me i madh eshte se me cfare po mesohet brezi i ardhshem! Po shiten te rinjte si delet. Pastaj mund ti veme emrin qe duam, jo paret e rruges apo leket e xhinseve. justifikime ka sa te duash. Po nuk zhduket dot fakti qe po ndaheshin leke!
Ja si do jene zgjedhejet pas 20 vjetesh!
Socialistet e thjesht nuk do arrijn kurr ta kuptojne sa i ka ndryshuar berishizmi ne keto 20 vjet. Berisha fiton edhe ne opozite.
shume keq per PS. fillun matrapazet nga e djathta te e majta tani.
Ndryshimi mes pd dhe ps eshte qe te pd voten e blinin ata qe kishin poste ne shtet, pra nga xhepi i tyre pak a shum (edhe pse ato para mund ti kishin vjedhur) ndersa ne ps mesa shoh paguan direkt qeveria.
Prandaj pd ndertonte rruge e vepra te tjera publike ndersa qeverite socialiste mesa po shoh vetem blejne voten dhe spo shohim vepra e investime publike por vetem show dhe blerje vote. Me thoni pak investimet publike ne kohen e nanos ju lutem. Mbaj mend pa rruge pa drita pa uje ishim, por leke per kafe kishim e genjeheshim me to. Vendnumero.
Turp,turp,dihet te japi dorehqje qeveria me keto vjedhje,se organizimet i ben vete Edi rama me mafian e tij . Boll Iliri fitoj ne kete menyre,tani filloj dhe Rama..
Te gjithe te ngrihemi kunder kesaj qeverie te korruptuar.
NUK E KUPTOJ PERSE HABITENI. KY VEND ESHTE THJESHT NJE TREG I MADH, KU CDO GJE SHITET E BLIHET, KESHTU QE MUA ME DUKET MESE NORMALE.
free barbie games – go to site
ca flisni brockulla, ai vrau njerezit ne mes te bulevardit, ju ia mbathet neper shtepi. e ka thane tom doshi – pd-ne do e katanisin shoqate, kjo eshte rruga! bravo!
Shpallje per shprehje interesi:
Vend i lire per te bere opozite ne Shqiperi. Nuk pranohet opozite me akuza per krime te konsumuara nga vete forca qe shpreh interes. Me pak fjale jane pak ata qe mund te bejne opozite ne kete vend.
pd-ja shoqate kriminelesh ne pension!! ? hasta la vista … luli
Jo per ta mbrojtur kete gje,sepse jam totalisht kundra menyres se si behet! por kjo nuk mund te quhet blerje vote. E cfare mund te thuash per ata qe vinin nga greqia ne shqiperi me autobuza,ose nga italia per ne shqiperi me Belleair?!
– ato skenat e fiksit neper shtabet e PD-se me miell,vaj etj etj
– ato skenat e fiksit neper shtabet me tollonat e karburantit
Gjithsesi jam pro faktit qe keto gjera behen publike,vetem keshtu mund te evolohet shoqeria dhe politika gjithashtu.
Percartje,percartje,percartje.Pas 23 vitesh demokraci ka akoma njerez,qe,sic ethote i ndjeri Roland Trebicka tek Pallati 176,JU BESOJNE MOR TE VARFRAT,JU BESOJNE.Zgjohu O POPUUUUUULL,ZGJOHU njehere te vetme nga lojrat e POKERIT politik qe bejne PSEUDOpolitikanet e sotem,si te majte dhe te djathte qofshin.E kam thene dhe me perpara qe populli yne do vuaje pasojat e ndryshimit te sistemit socialist,ne ate te ASHTUQUAJTUR demokratik,pa gjakderdhje.Me sinqeritetin me te madh e them se nuk e deshiroj nje fenomen te tille,poooooor ne jemi nje komb,qe fitoret i kemi fituar vetem me lufte.Keto jane pasojat,te cilat i vuajme secili sipas menyres se vet.Ky eshte, per mendimin tim,vetem ajsbergu i nje shitjeje kolosale,te paimagjinueshme nga masa,qe sapo ka filluar ti behet SHQIPERISE.Nuk e imagjinoni dot,por edhe une,bashke me Ju,sepse dhe une popull jam,se cfare perplasje titanike do ti ndodhee SHQIPERISE me keta POLITIKANE te vegjel dhe te padukshem,si puna e ketij kryebashkiaku te sapozgjedhur,me keto lloj formash te padenja dhe justifikimesh mediokre per blerje votash,se ne cfare humnere do ta shpien jo vetem KORCEN,por edhe SHQIPERINE.Fat ne rrugen dhe vizionin e miopeve te sotem.
Keto filmime te Fiksit nuk provojne aspak blerje vote. Asnje here nuk degjuam pyetjen “per ke votuat”.
Eshte normale qe studentet dhe emigrantet te ndihmohen per udhetimin e tyre. Shume prej tyre jane teper te varfer per te perballuar vete keto shpenzime, keshtu qe nuk e kane mundesine per te votuar ne qytetin e tyre.
PD le te kujtoje pak Gazmend Dibren qe ndante miell e ushqime “vetem” per votuesit e PD.
Per fat te keq Fiksi kete radhe ka deshtuar plotesisht ne perpjekjen per te “zbuluar” ndonje manipulim.
Ma paguani dhe mua rrugen nga Amerika,dua dhe une te votoj!!!!!!!!
Ja Leke te udhetimit dhe Jo blerje votash.
PD-ja ka te drejte. Te anullohen zgjedhjet dhe te behet kujdes te mos kete parregullsi ne votimin e dyte.
Hajt mo mos boni si qelbsa, paret e rruges kane marre.Kane votu si kan dasht.
Nuk po shohim blerje votash po paguhet ruga praktike e ndjekur ne zgjedhje tani bindem per fjalet qe thuhen per fiksin qe sajon fakte qe te zhvatin para turpi me I madh per finksin sepse PS e kishte fitorren
Skandaloze
Fiksi nga qe eshte bere mut tani do te behet interesant nuk po shohim te blihen vota thjesht po paguhet rruga
Tema mos bjer preh e fiksit qe do te rrite vlerat me banalilete dhe do te shfrytezoje reputacionon tuaj
PS ne Korce e kish fitoren ne xhep thjesht desh te pjesmarien Fiksi si e mesoi kete gje u pagua per te realizer kete skenar
Avash avash. Ku tregohet qe vota eshte vjedhur?
Vota vidhet atehere kut ti ja jep nje partie dhe tjetra ta merr dhe ja jep vetes se saj.
Si nuk u skandalizuat ju kur Luli ofronte bileta falas me Belleair per studentet te vinin nga ana e anes e te votonin PD????
Si nuk i skandalizuat ju kur PD blinte votat me nje kile miell, sheqer, e fasule?
Keta te rinj korcare nuk ishin ne Korce, ndaj edhe shpenzimet u mbuluan. Ska asgje te keqe ne kete pike, nese eshte e vertete.
Tjetra, a ka mundesi njeri te me thote qe kjo video eshte tregues i vertete i perfaqesuesve te PS???
Jo per gje, por edhe une marr nje flamur rilindje, nja dy persona dhe improvizoj sikur paguaj votat.
PATETIKE
PO po……. enea,po breket çfare ngjyre i ke veshur sot ,une them
ngjyre te KUQE…….
Fiksi e nxori koken qe paguhet per te realizuar gjera te tilla tani qe u be mut dhe nuk e sheh njeri do te behet interesant ne nuk pame njeri te paguhet per te votuar per PS se vota nuk dihet pame qe u paguan per rrugen dhe kuptohet qe eshte paguar dhe ago vajza pa cipe qe e ka realizuar
Ketu “qimja po behet tra” thote nje fjale popullore,ndersa une mendoi se kjo nuk perben ndonje problem qe te vesh 2,3 apo dhe 4 autobuz qe studentet te marin pjese ne votime, dhe nuk eshte se ajo ndryshoi rezultatin,nuk mund te trasportohen 10 000 njerez qe ishin diference se 10 mije njerez duan 200 autobuza o njerez,le ta bente dhe partia demokratike kte qe te conte dhe ajo 3,4 apo pese autobuza dhe perseri nuk do te ndryshonte rezultati.
ne raste votimesh ne te gjith boten vendosen mjete nga forcat politike ne dispozicion per pjesemarje ne votime dhe sidomos studente.
Fiksi po behet si kembet e dhise duket qe eshte tendencioz,desh para nuk ja dhane dhe inskenoi kete qe pame
Por me shume humbi se fitoi PS e kish fitoren te sigurt thjesht dish pjesmarje dhe paguan rrugen tema mos na bej te humbim respektin per Ty keto felliqesira te fiksit lerja filipit
Rilindja e kriminelir Rama rilindja e hajdutit ilir meta rilindja e Njeriut te pendes e editorialeve Mero Baze Mafia komuniste ka kapur shtetin. Mjer shqiptaret .krejt hajduta mjer shqiperi e mjera shqipei kush te ka nxjer me duart n’hi ilir meta me parti
Edi me mafij
Sala me kompani
Vaj popull
Vaj popull si qendron me kta
Kta bixhozgji
Qente le te lehin karvani shkon perpara EDI RAMA ti je lider bej per vendin tend ate populli te besoi dhe do te kesh uraten e popullit tend .Sala nje pjelle e keqe u qerua rotull ka dhe do te kete gjithnje njeres te urryer siPaloka Mesila etj kush ndyn gojen me felliqesira Kemi shprese dhe besim do behet dhe vendi yne
Une per vete me paguan vetem udhetimin dhe nuk me pyeten se per ke do votoja.. ne fakt votona per te djathtin.. Keshtu qe kot e llapin politikanet…11000 vota diference jane shume shumeeee.. ne krahasim sikur edhe te gjithe studentet te votonin per te djathtet.. Dava 150 studenta ishin..
Me teper se TURP!
KY eshte akt i paster kriminal. Nuka ka dhe kurre nuk mund te kete rilindje as me PD dhe as me PS.Kjo eshte e vertete apsolute o popull…..
Me falni por ky skandal eshte me i gjere. E degjuat gocen e PS kur tha: Po ne qershor terhoqe?!?! Kjo po qe eshte rilindje shume dimensionale….
Mendoj se e bejne shume mire, shpresojme se shume shpejt edhe kjo parti do te behet e gjitha nje parti lakuriqesh si Rama..
Nuk kuptoje se ku eshte e keqjane kete mesele.
Rruga nga Tirana ne Korce eshte sa shuma qe moren studentet,atehere c’fare perfituan studentet pervec se takuan faminjen pa shpenzimet e udhetimit ?
Ne se keto 2000 Leke do ti kishin dhene tek korcaret qe jetojne ne Korce ,do ishte blerj vote.
Shpenzimet e udhetimit i dhaane te gjitha partite ne 23 Qershor ,pse nuk u be ndonje zhurme e madhe ato dite?
Kjo do jete difekti i stafit qe nuk pronotuan autobuza .
E drejta e votes eshte e drejte kushtetuese.Askush nuk mund te mohohet te mos ushtroje te drejten e votes nga fukaralleku.
Disa studenteve me probleme ekonomike u eshte mundesuar udhetimi ne Korce per te votuar dhe kaq
fenomen alla shqiptar!pd po cirret ,por harron c’ka bere vete.rezervat e shtetit u boshatisen ngaqe GAZMEND DIBRA(ish-drejtori i burgjeve)ndante oriz ,miell,fasule ne tirane.TURP I MADH DHE PER ATA NJEREZ QE PER PARA SHESIN DINJITETIN E TYRE.TURP I MADH!
bravo fiksi ja bete shume mire rames. Une jam e majte dhe gjithmone kam votuar per te majten familjarisht. Por sjellje te tilla sdo i pranoja kurre.
Dil rama dhe fol tani. Kjo eshte rilindja?
ben mire qe keto femra qe kane marre pjese ne nje poshtersi te tille te pushohen.
Plehrat. te gjithe njelloj jeni. Mjerre ne qe jetojme ketu.
Mire o Banija 01 mire.
Aq kupton dhe aq thua. Per sa kohe ka popull si puna jote si PD-te dhe si PS-te do mbreterojne gjate ne kete vend. Nje gje duhet ta dish ti dhe gjithe te tjeret si PS dhe PD nuk jane gje tjeter vecsee si nje kokerr molle (natyrisht jo molle Korce) e ndare ne dy pjese ku njera mban emrin (me nder teje) PD dhe tjera (me nder teje) PS.
Po pse mo ckujtoni ju se keta jane ndryshe ? nje m.. jane. Rrace e felliqur politikanesh. Me shume me vjen inat me popullin qe shiten kaq lire, jan bere si dele pa dinjitet
Ja mori zanatin Edi Rama profesorit te blerjes Ilir Metes,dhe ky eshte nje turp edhe pse Freshi u ka hellur ne sulm duke komentur dhe mbrojtur te pa mbrojturen.U mesuat me Meten nuk keni faj qe doli me vidio dhe me ze duke vjedhur dhe doli i pafajshem pastaj.Po rrini urte se eshte turp,dhe pranojeni qe jeni njesoj si Sali shpellari se fundja shqiptar mbeteni.Hajde te na rroje Lirilindja,ose rrahmet paste.
Keta, “studentet” do kene ngrene dhe ndonje dreke te mire rruges,
se ska mundesi qe ta shesin voten vetem per 2000 Leke ?
GJera te njojtura,sikur fiksi ta bente kete loje me 23 Qershor ne ato vende ku jetojne emigrantet emisionet nuk do kishin mbaruar akoma,dhe Evropa do ishte tmerruar,prandaj keto gjera duhet ti themi fort,se shkojne ne parlament njerez qe se meritijne,dhe keshtu shteti ingjan nje thesi me genjeshtra por qe i eshte lidhur gryka fort dhe mbahet ne shpine me seriozitet…
KU JENI MORE KOMENTUES RIPJERDHES??!!
KU JENI FSHEHUR?! O “HORRI I BULEVARDIT”, O “TOTILa number ONE”, o GOPI I SEMES QE JU KA RIPJELLE!!!!
CFARE DONI ME O PLEHRA!
KENI GOJE TE FLISNI?!
QELBESIRA TE KUQE, RAME NGA SHIU NE BRESHER!
O ZOT FSHIJI NGA FAQJA E DHEUT KETO QELBESIRA !
.Keto jane stimulimet e bazhibozukeve te PD qe i kane perdorur per 22 vite me radhe, dhe vazhdoin ti bejn perseri, por populli nuk i beson kurr me edhe per 100 vjet te tjera.
Turp! E papranieshme, e paaresyeshme.
Nese Rama nuk eshte pjese e ketij pislleku duhet te distancohet dhe te denoje ata qe e kane bere kete pisllek.
Bravo FIKS FARE! Bravoooooo!
Ky eshte fenomen, blerja e votes, shitja e posteve, shitja e kandidaturave, shitja e vendit te punes, shitja e b… jane gjeja me normale tek ne .. Mero Baze kerkon ti thot Rames; “Po pse e bere kur skishe nevoje a derzi” kurse une i them Meres; po more Mero, A RRIN PULA PA QUK NE MUT? ….
TURPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP.
Eshte e pa pranueshme ,vlerat demokratike nuk negociohen.Duhen denuar sipas ligjit as nje tolerim ketyre specieve qe duan te shtremberojne ate qe vendos sovrani .Kemi 23 vjet qe vuajme nga ky sindrome dhe nuk do tolerojme asnje halabak politik te aplikojme akoma berishianizmin ,kur 1000000 shqiptare i dhane dermen .Mjaft eshte mjft.
Turp turp turp rane ne nivelin e Saliut,haram ju qofte vota ime dhe e familjes sime,plehrat e mutit.Hajdute jeni si Ilir Meta prandaj u bete dhe vellezer me 1 prill dhe u vrane 4 veta per ate vidio te Metes.Po tani cfar do beni per kete vidio te qelbet duke perfituar nga studentet e shkrete.
E gjith kjo histori me kujton nje ngjarje te vertete; Nje hajdut kishte vetem nje ore qe kishte dal nga burgu .. kalon diku prane nje dyqani.. jashte deres se dyqanit kishte ca arka ambalazhi me shishe bosh .. ne kalim e siper hajduti merr nje shishe bosh dhe e fut poshte xhaketes ..nena ime e shikon dhe e pyet; po pse e bere, e çte duhet ajo shishe bosh mor bir?? -ah moj nana .. nuk vjedh une por kjo (dhe tregon doren).. eshte mesuar e nuk ndalet, ka met veç me e pre .. Me vone nena ime merr vesh se ai kishte vetem nje ore qe kishte dal nga burgu. Keshtu te dashur komentues. Qe tu presesh huqin politikaneve tane, me pare duhet me u pre doren ..se huqi, si ka than ai i vjetri, vdes me shpirtin ..
Kam mendimin, se kete “kulturen” e pageses e ka kultivuar me se miri Ilir Meta. Ai ka dhene prova, se vetem duke siguruar vota ne kete forme, do jete gjate ne politike. Pa ndryshimin e kodit zgjedhor dhe shporrjen e Metes nga politika, nuk ka demokraci ne Shqiperi!
PS-ja ka me shume se 15 vjet qe ben kete pune,por jo gjithemone i ka ecur,keshtuqe nuk eshte ndonje gje e re blerja e votave nga PS.
Heheheee cfare mashtrimi ? Po ketyre studenteve nuk ua paskan dhene leket per te blere voten , por per rrugen vajtje- ardhje Tirane -Korce ….! ha ha ha……
Po sic del nga gjithe “zhurme” , keta studentet qenkan votues te PS-se dhe per te garantuar pjesmarrjen nga PS-ja iu eshte premtuar “pagesa e rruges” !
Ajo e lekeve aty i thote madje “-hidhe nje cike firmen ketu….!” Po pse me firme merren leket e blerjes se votes ? Apo me numer telefoni te regjistruar dhe shenuar ne liste ?
Cfare jane keto karagjozlleqe ? Ah si jane bo shqiptaret
lul pallati qe dha urdher per te vrare 4 njerez te pafajshem ne 21 janar mos te luaje rolin e shen marigose . Ato lista ishin per anetaret e partise dhe cdo parti ne shqiperi i ka listat e anetareve te saj,por kete here fiksi beri nje vrime ne uje.
mos u fshihni pas gishtit sepse edhe pagesa e rruges, gje qe nuk provohet, ne kete rast eshte korrupsjon me voten, PS nuk eshte shoqate bamirese, por parti politike qe konkuronte me kandidatin e saj dhe pretendonte te fitonte ….
O FIKSI VERIFIKONI SE A JANE TE RILINDJES KETO QE SHPERNDAJNE LEKET SE MOS ESHTE NDONJE LOJE E SALI BERISHES ……
e felliqet fare aram voten qe ju kemi dhene
bravoooooooooooooooooooooooooo fiks fare qe na mban te informuar me cdo pisllik te palitikaneve ne vendin ton