INTERVISTA/ Bojaxhiu flet për Zërin e Amerikës: Pallati i Vlorës ka hipotekuar detin. Ngrita padi ndaj Gjikës

9 Nëntor 2013, 19:32Politika TEMA

Ish-drejtuesi i Inspektoratit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhiu, thotë se pallati i Bashës është ngritur në një zonë të ndaluar për ndërtim 

Bisedoi: Ilirjan Agolli

Gjykata Administrative në Vlorë urdhëroi heqjen e rrethimit nga pallati Jon pranë Ujit të Ftohtë. Inspektorati i Ndërtimit ka gjetur në këtë objekt shkelje ligjore, që mund të shkojnë deri në rrëzimin e pallatit. Ish-drejtuesi i Inspektoratit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi, thotë se shkeljet e këtij pallati u zbuluan qysh kur ishte në themele dhe u ngrit padi kundër kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika. Zoti Bojaxhiu komenton edhe për rregullat e nevojshme të menaxhimit të territorit në gjithë vendin. 

Zoti Bojaxhiu! Pallati shumëkatësh, apo kompleksi “Jon” është në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pas bllokimit nga INUK. Si nisi historia e përballjes së këtij ndërtimi me inspektorët e shtetit më shumë se dy vjet më parë?

Inspektorati Urbanistik e ka konstatuar këtë ndërtim në fazat fillestare. Ka qenë pothuaj në themel, madje as themelet nuk ishin hedhur, por ishte bërë vetëm rrethimi i objektit. Pas një verifikimi të gjithë dokumentacionit, u identifikuan dy elementë të rëndësishëm; së pari, pronësia ishte tepër e dyshimtë, pasi një pjesë e asaj që ishte hipotekuar si pronë-tokë në fakt binte në det, ishte pjesë e detit. Pra, dikush në procedurat e pronësisë kishte mundur të hipotekonte det, disa metra katrorë det. Ndërsa elementi i dytë kishte të bënte me faktin që në planin urbanistik të Vlorës për atë zonë, ky ishte një vend ku nuk lejohej ndërtimi, apo betonizimi. Për këto arsye Inspektorati në atë kohë konstatoi dhe gjykoi që leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me planet dhe ligjet e Shqipërisë. 

Po më pas? Si vepruat ju pasi bëtë këto gjetje?

Në atë kohë Inspektorati kishte kapacitet vetëm të çonte për kallëzim penal një objekt, i cili kishte marrë një leje, pavarësisht se leja ishte në kundërshtim me ligjin dhe duhej që gjykata të merrte masa të mëtejshme. Kështu që ne i kemi bërë kallëzim penal qysh në atë kohë bashkisë së Vlorës, zotit Shpëtim Gjika, si kryetar i bashkisë dhe kryetar i KRT së Vlorës, si dhe stafit të KRT-së, i cili kishte marrë pjesë në gjithë këtë procedurë leje. Dosja i ka kaluar prokurorisë dhe, të them të drejtën, pas asaj unë jam shkëputur nga Inspektorati dhe nuk di të them se si e ka ndjekur më pas prokuroria apo gjykata këtë çështje. 

Pra, dosja shkoi në prokurori dhe bashkia u vu në dijeni për akuzat tuaja?

Bashkia ishte qysh atëherë pala e akuzuar për këtë shkelje të ligjit, sepse të paktën në atë kohë u gjykua se nuk mund të akuzoheshin drejtpërdrejt pronarët e objektit, apo të pronës, apo të zhvilluesit. Kështu që në atë kohë për kallëzim penal ka shkuar stafi i bashkisë së Vlorës me kryetarin Shpëtim Gjika. 

A mund të komentoni pasojat për banorët e parë, që kanë blerë apartamente në këtë objekt? Ose, si mund të rrjedhin ngjarjet në rrugën që kanë marrë?

Me aq sa kam ndjekur nga mediat, është bërë përpjekje që kjo çështje të vendoset si Pronarët kundër Inspektoratit apo diçka e tillë. Por, për këto grupime ku nuk është e thënë që konflikti nuk zgjidhet. Dikush që ka blerë një pronë në këtë pallat ka një kontratë midis blerësit dhe pronarit apo zhvilluesit. Pronari apo zhvilluesi ka patur një leje të miratuar nga bashkia e Vlorës. Nëse grupi i punës së inspektorëve e gjykon që pallati duhet prishur, sepse është dhënë në kundërshtim me ligjin etj., kjo nuk është në konflikt të drejtpërdrejtë me pronarët, sepse banorët nuk e kanë kontratën me institucionet por e kanë me zhvilluesin dhe ky e ka kontratën me bashkinë e Vlorës. Objekti mund të prishet dhe, pasi gjykata të vendosë kush është përgjegjës për çfarë, atëherë pala që do të jetë përgjegjëse në mënyrë finale, do të bëjë edhe kompensimin e pronës. Punë tjetër është nëse dikush thotë që dëshiron të marrë kompensimin para se t’i prishet prona etj.

Shqiptarët dhe shikuesit duhet të kenë parasysh diçka: këtu kemi të bëjmë me një objekt që në mënyrë sistematike, duke filluar qysh nga koncepti bazë i pronësisë së tokës, të shkëmbit apo të detit, dhe deri në fazën se si është bërë hipotekimi i disa prej apartamenteve, çdo fazë, çdo hallkë është në kundërshtim me ligjin. Kur flitet për të drejtën e pronës të pronarëve apo të apartamenteve, kjo duhet vënë në një kontekst, që është një zinxhir i gjatë shkeljesh. Pasi këta njerëz, drejtpërdrejt ose jo, malli i tyre, prona që ata kanë blerë, i kanë shkelur gjithë këto procese dhe tani thonë “është e drejta ime”. Por kjo e drejtë është përfshirë në një kontekst shumë më të gjerë, për të cilën unë nuk jam jurist dhe nuk mund ta trajtoj më thellë. Por në fund të ditës, pronarët e apartamenteve fondet do t’i marrin, por fondet mund t’i marrin edhe nga zhvilluesi, i cili ka bërë shkelje, ose nga bashkia e Vlorës, e cila ka bërë shkelje. Kush do t’i kompesojë pronarët është një proces gjyqësor, apo një proces që do të ndodhë në një fazë të dytë, e cila me siguri do të japë një zgjidhje.

Për ne, si qytetarë të këtij vendi, është e rëndësishme që është ndërtuar një objekt në det, dhe ne kemi nevojë që deti, i cili është pronë publike, të mbetet pronë publike. Çdo gjë tjetër, që është brenda këtij konteksti, nuk mund të jetë mbi këtë kontekst”. 

Nga këto raste që tregon media, a mund të nxirren përfundime për të rregulluar gjendjen në të gjithë territorin?

Përqendrimi i vëmendjes së medias ndaj kompleksit Jon, (siç duket, kështu ia kanë vënë emrin, se në atë kohë nuk ka patur një emër të tillë), nuk duhet marrë si një ngjarje e veçuar. Këtu nuk është fjala për të prishur një pallat, kushdo që të jetë pronar, apo të ketë pronësinë e këtij pallati. Ky pallat ka një simbolikë, për shkak të individëve, të cilët janë përfshirë. Por nuk do të ishte e mjaftueshme, që ne të kënaqemi vetëm me prishjen e një pallati. Çështja është që ky pallat është një shembull, simbolizon kalbëzimin dhe keqmenaxhimin, që ka sot territori në Shqipëri. Për qytetarët nuk do të kishte aq vlerë prishja e një pallati, por për qytetarët shqiptarë ka vlerë të madhe se si trajtohet ky proces, qoftë edhe me një objekt të caktuar, në mënyrë që të përdoret si model për të zgjidhur apo për të trajtuar probleme të ngjashme, sepse nuk është vetëm ky pallat në Shqipëri. Ka edhe shumë pallate të tjerë, që mund të kenë gjëra të përafërta me të, me disa ndryshime të tjera.

Menaxhimi i territorit është një problem thelbësor, ku shteti shqiptar ka dështuar gjatë tranzicionit dhe, fatkeqësisht, deri tani akoma nuk duket një dritë në fund të tunelit, që të themi se është gjetur një zgjidhje. Gjatë kohës kur isha në inspektorat, kam vënë re që edhe kur inspektorati kishte vullnetin për të ndjekur çështjet ashtu si duhet, korrupsioni dhe kalbëzimi nëpër gjykata ishte një problem rrënjësor, i cili pengonte qartë dhe dukshëm zbatimin e ligjit. Gjykatat shqiptare kanë një histori që… edhe me objekte të ndërtuara totalisht pa leje, me objekte të ndërtuara në pronë publike dhe pa hipotekë, gjykatat prapë kanë nxjerrë vendime pezullimi. Problemi i menaxhimit të sektorit është kompleks. Ekzekutivi duhet të krijojë një plan shumë të mirë pune, të jetë sistematik në trajtimin e gjërave, dhe jo ta mbajë mendjen që mos të prishen objektet e njërit apo të tjetrit, sepse objektet nuk duhet të kenë emër. Objektet duhet të trajtohen me ligj, koncept dhe logjikë të njëjtë e të njëtrajtshme për të trajtuar një zonë të tërë bregdetare. 

A ka Shqipëria ligje për rregullime të njëllojshme, apo të njëtrajtshme për shkeljeve urbanistike në territor? A duhet, siç thoni ju, një procedurë uniforme?

Edhe kur ekzekutivi e ka këtë vullnet, prokuroria dhe gjyqësori shpesh herë këtë proces e lënë baltë. Duhet patjetër që gjyqësori dhe ekzekutivi të ecin paralelisht me problematikën që ka sektori, me problematikën që ka Shqipëria dhe rëndësinë e trajtimit të njëtrajtshëm të problematikës. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ajo që do të shohim do të jetë një përpjekje fillestare e qeverisë së re për të rregulluar problematikën në bregdet dhe për të dhënë një mesazh, por me kalimin e kohës ky mesazh do të zbehet dhe do të kthehemi përsëri në gjendjen ku ishim. Mendoj se është e rëndësishme që ekzekutivi të shprehet, sepse deri tani akoma nuk e ka shprehur një plan të qartë se si do ta menaxhojë bregdetin, çfarë kriteresh do të përdorë për vlerësimin e gjykimin e objekteve të ndërtuara pa leje ose të ndërtuara me leje të dyshimta, apo me leje të pjesshme dhe më pas janë mbindërtuar mbi lejet… Pasi ta ketë këtë plan të qartë dhe pasi të ketë një konsensus në zbatimin e kësaj, atëherë edhe gjyqësori edhe prokuroria duhet të ecin paralelisht me këtë frymë.

Një shembull e kemi nga Italia, ku shteti dhe shoqëria e ka njohur si problem dhe përballet me mafian, atëherë edhe gjyqësori ecën paralelisht me qeverinë për ta trajtuar këtë problem. Në Shqipëri kjo harmoni apo paralelizëm nuk ka funksionuar. Duhet të rregullohet kjo makrostrukturë, në mënyrë që të kemi sigurinë që problemi i menaxhimit të territorit ka gjetur një zgjidhje dhe do kohën e vet, që të zbatohet. Duhet vullneti i ekzekutivit në radhë të parë, duhet një strategji e qartë dhe e prezantuar publikisht se si ekzekutivi do ta ndjekë një çështje dhe pastaj duhet që edhe gjyqësori të ecë paralelisht me të.

48 komente në “INTERVISTA/ Bojaxhiu flet për Zërin e Amerikës: Pallati i Vlorës ka hipotekuar detin. Ngrita padi ndaj Gjikës”

  1. Alkimist says:

    Rilindje! dhe ne besuam….

    1. Horri i Bulevardit says:

      Rilndje eshte kjo qe edhe njerezit e vet, i con para gjyqit, kur keta shkelin ligjet, kjo gje sbente vaki ne kohen e Saliut.

      1. arben says:

        Epo keshtu behet shoku, fillohet nga vetvetja

    2. PERI says:

      MUK BESOJ ALKIMIST se ti e ke votuar RILINDJEN..SE PO TA VOTOJE DO PRIJE NJE PERGJIGJE TE GJYKATES PER Z.gjika. E

    3. Be-X says:

      o alkimist-(nga emri qe i ke vene vetes, tingullon si intelektual)rilindja do kohe per te treguar veten e saj.edhe rrushi qe te piqet do nje kohe, prandaj vure mendjen perpara dhe jo LLAPEN!

    4. gjergji says:

      Duroni o milet, ne besuam 8 vjet dhe fituam nje vere ne uje, tani vetem me dy muaj nuk duhet te humbim besimin por te barazohemi me vite njehere pastaj duket dallimi.Duam nuk duam vetem keshtu behen krahasimet.

  2. Ladi says:

    Mjaft i sakte dhe i qarte, por prona dhe pronaret duhen trajtuar me shume kujdes.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Do te kisha thene te njejten fraze.

    2. Be-X says:

      o ladi,
      aman po ku jane keta pronare mi jahu, kuuuuuuuuuuuuuuuu? ne te gjithe kemi qene vetem me breke!mengjesi po e theksoj na ka gjetur te gjitheve me brek, ndersa dreka na ka bere PRONARE, bile darka disa mumje i ka gjetur si milioner dhe kjo per nje kohe 20 vjecare…. o ladi nuk e di sa te funksionon truri, po nuk e kupton qe deri tani ia kemi futur njeri-tjetrit?!(pa dashur ta beje ndonje njeri homoseksual)

  3. demokrat says:

    Shteti dhe zbatimi i ligjit gjejne personifikimin tek Bojaxhi, korrupsioni, lidhja me krimin dhe perdorimi i tij si mburoj tek Gjika. Me ke do te jete Rama, establishmenti i PS dhe drejtesia shqiptare? Kjo do te tregoje shkallen dhe forcen e ligjit ne Shqiperi.

    1. Thana says:

      Kur Saliu ishte ne fuqi, Bojaxhiu nuk foli publikisht. As nuk veproi pertej nje akti te thjeshte(sigurisht i drejte,qe e nderon si shtetar i mirefillte) te denoncimit ne organet kompetente. Kuptohet se e hoqi te keqen nga vetja e tije apo e grupit.
      Ne fakt ai ishte njeri politik, anetar i partise ne fuqi, me ne krye Saline, qe e krijoi dhe frymezoi kete korrupsion dhe adminstrate lesheli, filluar nga gjyqesori si maja e asbergut korruptiv.
      Persa i perket Rames ai ishte frymezuesi i Rilindjes. Ishte i pari qe shpalli dhe filloi zbatimin, vendosmerisht, planin e sherimit te plageve qe i kane shkaktuar ambientit keta çakej partiake. Shenoj se nuk i eshte turrur vetem PD por edhe çakajve, te se njejtes marke ne gjirin e PS. Kete e shikoj si merite me te madhe. Ketu nuk e kam fjalen per Gjiken ( deri sa ti provohet, nese i provohet faji ai eshte i lare). E kam per ata mafjoza qe e drejtonin vendin, filluar nga Nanoja.
      Do te jete ne nderin e Rames, dhe ne dobi te Shqiperise, qe te fuse ne administrate specialiste te mir3frillte, pa korruptuar si GJERGJ BOJAXHI.
      Persa u perket juve personalisht, duke ju ndersyer Rilindjes, kuptohet se cilit klan i perkisni dhe sa u ka djegur kjo veprimtari e Rames.
      Shendet!

  4. Serveti says:

    Te lumte Gjergji !
    Me drejte e me sakte nuk mund te flitet per administrimin e problematikave te teritorit.
    Asaj tresheje qe flisni Juve une do ti shtoja edhe opoziten, e cila pavaresisht ngjyrave, qofte edhe me heshtje ka dhe luan rol te madh. Aq me teper PD-ja eshte totalisht ne mbrojte te paligjishmerise, parregullsise, etj.
    Vete Ty Gjergje je produkt dhe mbetje e paligjshmerise dhe pandershmerise se PD-se dhe Sales.

  5. lulezim says:

    pra me sa shpjegon gj, bojaxhi kemi te bejme me shkelje koherente dhe ne cdo etape te ndertimit ne menyre te vetedijshme dhe arogante n ga pronarete asaj cope toke fillestare deri te ata qe gllaberuan detit ne menyre te vetedijshme,,,,,,edhe bleresit e apartamenteve te blerja qe kane bere kane pare qartesisht se ky objekt eshte ndertuar mbi nje truall ,,te arnuar,,,qe ka ,,,,lindur mbi det,,,,,,,,,te hipotekosh token ne det vetem forcat madhore mund ta bejne ose kokekrisurit ne kete pjese te globit,,,,,,,,,,patjeter jo ne europe

  6. Lëvizje... Vlora në emigrim! says:

    Saktësisht i saktë! Vetëm që nuk thuhet se Mafja shqiptare është bërë me potente se ajo italiane,sepse ka marrë pervojat e saj, kurse shteti aleat i mafjes gjer tani,nuk ka marrë prrvojën e shtetit italian qe shkaterroi nga themelet me tritol,pallatet 25 katshe në Bari dhe hotelin me 5 yje në Sardenjë! Besoj se me këtë rast,Mafja shqiptare e ngjitur në Kupolë me Lul Bashën që kërcënon “me vetgjyqesi”,(atentate mafjoze-shtetin e së drejtës) do të marr një goditje të fortë pse jo duhet spektakolare! Por ka edhe ne rrethe të tjera ndaj duhet degjuar porosia e ketij shqiptari të mirë Bojaxhiu,që l’yen me bojë të zezë Lulezim Bashen,Shpetim Gjikën pse jo dhe mbrojtsin e mafjes së Hotelit(kompleksit Jon)Sali Berishën qe pari kurajo nga koka ku e ka varrosur Sovrani të deklarojë me kercënim goditjen ndaj shtetit demokratik dhe ligjeve ekzistuese! Sovrani mbeshtet këtë specialist kurajoz që edhe në kohen e duhur ka folur,ka denoncuar krimin që poshteron Sovranin Vlonjat!

  7. Ata qe kane blere hyrje aty jane te gjith militant te PDs duke perfshire avokat, gjykates, drejtora, deputet, kryetar bashkish dhe komuna etj. Te behet shkrum ky pallat se fundja fare me leke te vjedhura eshte ndertuar. Oh, dhe asnje lloje demshperblimi, ti demshperbleje basha me leket qe vodhi nga rruga e kombit e shume shume tender te tjere, kelyshi sales.

    1. Ela says:

      Bjeri bjeri se i bjen bukur!!!

      1. Gregori says:

        Sa bukur i bije moj Ela…

    2. nje llapaqen says:

      po c’demshperblim o vella, keta te gjithe duhet te vene ne burg se kane thyer ligje njeri pas tjetrit e me vetedije, qe nga pronaret, dhenesit e lejes. projektuesit, zbatuesit si dhe hipotekuesit

  8. ikandeja says:

    Bravo Gjergji! Njerez te tille me integritet dhe pergjegjesi qytetare i duhen ketij vendi. Sa per gjykatat, ne kete vend rrumpalle dihen si mbyllen çeshtjet ndaj dhe gjika e nis me valle popullore procesin e gjykimit!

  9. labi says:

    ndoshta e egzagjeroj,por persona si ky zoteria Bojaxhi duhen ne krye te disa “ndermarrjeve” per te bere diçka te hairit ne Shqiperi,persona qe dhe pse kane bindje te tjera politike sipas meje kane diçka tjeter me te shenjte SHQIPERINE.Uroj qe Ky zoteri te therritet nga qeveria dhe ti jepet dore e lire pasi para 2 vjetesh ne vlore u ndie dora e shtetit mbi fshatarin gjika qe na thote se eshte i pafajshem

    1. nje llapaqen says:

      e ke gabim la, ky zoteria nuk i ploteson kushtet, nuk eshte femer dhe nuk eshte 23-30 vjec, pra i ri apo e re i/e papjekur

  10. ekonomisti ridhvan bodhe says:

    Si more qenka I pa hipotekuar deti qe eshte prone e zenit

  11. opozitari i perjetshem says:

    Mos na bej si i ndershem Bojaxhiu, pasi kur ishe ne krye te Inspektoratit bere prishje selektive dhe kur te kerkova zyrtarisht te prishte ndertimin qe kish hyre ne pronen time, nuk ngrite gishtin te beje gje, pasi une nuk isha dikushi !!! ose, pasi ti kishe interesa me ata qe ndertonin aty, apo mbase shefi yt qe me pas te hoqi kishte interesa…

  12. Lame says:

    George ke te drejte vetem se Shpetim Gjika sot, ne goje te Ujkut po hidhte valle

  13. Iliri says:

    O gjergj po andej nga Himara ke kaluar se kur ishe i vogel shkoje shpesh!
    Ke pare ate pallatin qe po behet ne rere dhe nuk ka mbaruar akoma!
    Po qe se je burre na thuaj kush eka dhe pse nuk flet???
    Apo ke frike se te konfiskon fermen?

  14. tan says:

    Kete qendrim duhet ta mbaj EDI Rama dhe njerez te tille duhet ti vlersoj edhe pse rreshtohen djathtas.
    Largimi nga INUK i GJ Bojaxhiut ishte nje grusht i rend per te drejten dhe hapje e portave per shkelsit e ligjit.
    qe pas 2010 nuk u bene me prishje te ndertimeve palej.
    KJo tregon se si ka qene qendrimi i sali berishes per Prone dhe Kushtetuten per ate kushtetute qe sot Ballanca Haxhiu bertasin kaq shume por qe harrojne qe ne te tjereve na eshte mohura kjo e drejte 23 vite.
    vihunu ne rreshe por ju jeni te fundit tashme.

  15. drita says:

    Pergjigje te drejte e ligjore jep ky specialist.Te njejten gje kemi edhe ne Elbasan ku jepet leje nga bashkia per te ndertuar nji pallat 17 katesh ne nji teritor publik ne qender te Elbasanit dhe Brenda naTES prishin te vetme kinema Milenium te qytetit.pER KETE KINEMA MODERNE u harxhuan 2 miljon euro e u ndertua ne kohen qe ishte Edi Rama minister I Kultures.Diziluzion I madh eshte ne qytetaret e elbasanit per kete poshtersi qe u be keto dite.pabesia ishte e tille qe ne erresire te plote naten vone u vune ne dispozicion 6 buldozvere qe ta rrafshonin kete veper arti te ndertuar nga shteti ne toke publike.Germoni germoni se do te shiHni se dallavere jane bere per tjetersimin e kesaj prone te qytetit.Kontrolli I larte I shtetit e prokuroria E QEVERIA duhet te angazhohen seriozisht per kete dem te madh TE SHTETIT.Opozita hesht duket se diku eshte mpleksur!

  16. luli says:

    Bravo z. Gjergji , shume e qarte problematika dhe pergjegjesit.

  17. Labo Vlonjati says:

    Duket si engjell ky Bojaxhiu por, siç thone ketej nga Vlora keto dite, e verteta eshte se nuk eshte si duket e si thote… Tani kuptohet ka marre nje furçe ( bojen e ka vete) dhe mundohet te furçoje sa me shume mbase shitet te qeveria e radhes…
    Ne Vlore kane nisur ti mbledhin per te ca fakte qe kane te bejne me kohen e tij te ardhjes per ca prishje e per ca pune ne Vlore e ne bregdet.
    Per goxha “gjoba” te majme ( jo ne favor te shtetit ) po behet fjale , sidomos ne disa subjekte inertesh dhe ne disa biznese ndertimesh…Pa le pazaret per disa prishje selektive ne Pyllin e Sodes…
    Madje per pazare , po me shume ne forme garancie , behet fjale edhe per tek ky Pallati i Bashes qe thote…Dhe per keto thone se e shkarkuan e jo per ato qe mundohet te shesee tani…
    Po le te presim e te degjojme kur te shkruhet e thuhet konkretisht per kete Boje te dale boje…

  18. Qiparisi says:

    Eshte nje analize e plote nuk ke fare cfare ti shtosh apo ti heqesh. Nje drejtor qe ka bere punen qe duhet bere. Por Luli I Vocer ka shume pushtet, prokurori I koruptuar e le dosjen ne sirtar, gjyqtari akoma me shume I koruptuar, e ka kaluar dhe Ai. Korupsioni ne sistemin gjyqesor eshte me frikshmi qe kemi pare ndonjehere.

    Si regullohet kjo Pune ….?

  19. Vasil Gjika says:

    Domethen hipoteka e tokes eshte vete e paligjshme. Keta me hir dhe pahir vendosen te futen ne det duke ndertuar nje 8 katesh…
    Domethen ky pallat ka shkelur cdo ligj. Sipas fakteve Vjerri i Lulkes ska shance per demshperblim nga Bashkia se e ka shkelur ligjin me dy kembe. Tani te demshperblej militantet e tij vete Basha me parat e Ruuges qe vodhi…

  20. XHEMIL says:

    Jam per prishjen e pallatit aepae eshte jashte rregullave.Mjafton qe ka dale jashte projektit dhe, ka hyre ne det,.
    Shpetim Gjika te shkoje per gjykim dhe, gjykata te vendos ka shkel apo jo ligjin deri ketu jami dakort.
    Kam dy fjale per z. Bojaxhiu dhe si ish drejtues por edhe si qytetar amerikan , e theksoj kete se kur ja kerkojne interesat personale dalin dhe, deklarojne se jemi amerikan po kur shkelen interesat e vendit apo cja ………..
    Pse nuk keni kembngulur me tutje per te ndaluar kete ndertim pa leje.
    Pse nuk e deklaruat me pare ne zerin e amerikes kete problem.
    Pse u terhoaet nga detyra kur shikonit se po beheshin shkelje te njepasnjeshme ne teritorin e vendit tone.
    Kush te detyroj te jap doreheqjen nga funksioni .
    Kush tjeter eshte implikuar ne ate pallat dhe, te tjere qe jane ne bregdet.
    Se fundi Bojaxhiu veprimi juaj eshte si kofini pas te vjelave i themi ne ketej .Por te pakten u ttregove njehere burre ne jeten tende.

  21. po says:

    mire qe i prishin po cfar kane ne plan te bejne
    jam nje banor i vlores por rruga trasballkanike qe ka prej 15 vjetesh nje projekt dhe do dilte shetitorja e dyte kryesore e vlores eshte po ndricim dhe pa trotuare pa palma dhe stola e len per gjysem ku makinat ecin me 100 ne ore ne zone te banuar me pallate shumekateshe kush e le ne kete gjendje ? pse lihet kjo rruge qe mund te dali me e bukur se bulevardi vlore skele ne harese totale mendoni as ndricimi qe eshte dhe n qytete shume here me te vogla se vlora dhe jo me ne nje qytet turistik dhe qe vjen pas tiranes veres 5 fishohet te lihet bulevardi i trasballkanikes ne kete gjendje PROJET KISHTE QEVERA SALA E L PERGJYSEM TANI RAMA THA KUR ISHTE NE VLORE QE RRUGA TRASBALLKANIKE DO JET BULEVARDI KRYESOR DHE HYRJA E QYTETIT PSE NUK FILLOJNE PUNIMET PER TROTUARIN DHE PALMAT NDRICIMIN ETJ?

  22. ALBAN DEGA says:

    MESAZHE ALARMI PER KRYEPROKURORIN LLALLA DHE DREJTESINE SHQIPTARE

    – NDERIM E RESPEKT PER JU ZOTI GJERGJ BOJAXHI DHE MERO BAZE !

    A thua di te kuptoje shqip Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise Zoti Llalla dhe krejt drejtesia shqiptare mesazhin e Zotit Gjergj Bojaxhiu ne “Zeri i Amerikes” dhe te botuesit te gazetes ” Tema” Mero Baze tash sa vite !?
    I pari dhe i vetmi editor qe denoncoi qe pa nisur themelet kete pallat te “piramidave” mafioze dhe dhe dhjetra akte megakorrupsioni te kryemafiozit Berisha dhe banmdes se tij kusare ka qene botuesi i “Tema” Mero Baze.
    I pari qe pati guximin te denonconte ligjerisht ne prokurori shkeljet e shumta ligjore ne lejen dhe qe nga themelet e ketij pallati ala Corleone e ala Ngradheta ka qene Gjergj Bojaxhiu.
    Jo vetem denoncoi por u detyrua te jape doreheqje ose nuk pranoi te behej pale me “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , pra deri ne vetmohim ka qene Gjergj Bojaxhiu.
    Nje dyshe shembullore Baze- Bojaxhiu apo Bojaxhiu- Baze, secili nga pozitat e veta parimore e ligjore, ne mbrojtje te pasurise se paprekshme e te pacenueshme publike, ne mbrojtje te shqiptareve!
    Nderim dhe respekt per kontrubutin dhe sakrificat jo te pakta ne sherbim te ligjit, drejtesise dhe qytetarit shqiptar ndaj Mafias se kusareve te Sali Berishes duke filluar nga familja e tij fizike, Argita, Jamarber ( jam SerbsterSerbi ) Xeni e deri tek familja e tij bandite politike e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut, Arben Imamit, Genc Rulit, Sokol Olldashit…
    Ata jo vetem e rrenuan, por edhe kalben Shqiperine ne cdo fushe te jetes politike, ekonomike, financiare, arsimore, kulturore, shendetesore….
    As Sllobodan Milloshevici me cetniket e tij, as Stanishici me UDB-shet e paramilitaret e tij, as Radovan Karaxhici me terroristet e tij nuk do ta kishin udhehequr kaq barbarisht e kaq hajnisht Shqiperine e shqiptaret drejt rrenimit dhe kalbezimit total te saj!
    Cfare pret Prokurori i Pergjithshem Llalla per te nisur hetimin per Gerdecin e Shkelzen e Sali Berishes, per Projektin e sabotuar e rrenuar te Bankes Boterore per Bredgedetin nga Jamarber Serbi, per 21 Janarin tragjik e vjedhjen e votave te Bashkise se Tiranes me 8 maj!?
    Cfare pret Zoti Llalla per te arrestuar ne flagrance Argita Berishen per kerkesat korruptive e te vertetuara gojarisht e me dokumenta te shkruara kur ajo i kerkon tre per qind te vleres se pergjithshme te nje investimi prej rreth nje miliarde dollare ne fushen e energjise dhe kur ai nuk pranon saboton duke u hequr miliona euro perfitime shqiptareve dhe Shqiperise ne kete kohe krize vetem per e ne emer te xhepit te pafund te saj prej kucedre te pangopur korrupsioni, qe e kish kthyer karriken e sterpergjakur te te jatit ne nje fabrike eurosh e dollaresh te grabitur nga gjaku dhe djersa e shqiptareve fakira!?
    Provat dhe deshnmite e gjalla i ka tek Tema e Mero Bazes, jo te prokuroeve dhe gjyqtareve te sterkorruptuar qe bejne mu ne vilat e pushimet luksoze te ketyre sheikeve te kusarise dhe antidrejtesise, ne shkollat qindra mijera euroshe te djemve dhe vajzave, niperve dhe mbesave te Mafias se antidrejtesise berishiane!
    Cfare pret akuza shqiptare per te dhene drejtesi e vendosur ligjin mbi Saliqin qe e shembi pertoke vota plebishitare e shqiptareve , revolucioni demokratiko- elektoral i 23 qershorit 2013!?
    Ndoqa drejtepersedrejti debatin e dy ministrave te qeverise se re te Rames dhe te Taulant Balles me dy ish- ministrat e Berishes Majlinda Bregu dhe ish- sekseri i Xenit per Gerdecin- Aldo Bumci e Mesila Doda ne “Opinone” te Blendi Fevziut!?
    Ndersa keta te fundit u tundnin e lexonin raportet e tyre mashtruese per BE-ne, qeveritaret e rinj u sollen e perdrodhen por nuk dolen dot tek faktet e gjalla qe i kemi marre vesh prej te pakten qysh prej nje viti edhe ketu ne Nju Jork apo Detroit, apo Boston apo… Honolulu per kthimin e Tiranes e qyteteve shqiptare ne kazino masive ilegale ne syte e policise se krimit financiar!
    Kujt i duhej dhe si mund te mbahej akoma nje polici e krimit financiar qe ndeshte ne cdo hap kazino pas kazinoje ilegale dhe mbyllte syte e veshte por me siguri frynte e mbushte xhepat nga mafia Xeniane e tyre !
    Ish- ministrat e Berishes tregonin gjurmet e rrenave te tyre ne raportet per BE-ne, kurse ministrat e rinj hezitonin tua tregonin ashiqare ujkun qe bente kerdine ne mes te Kryqytetit e ngjitur me vete Ministrine e Brendshme te Flamur Noke banditit…
    U revoltova aq shume me ato skena sa vetvetiu me doli shprehja : te dhj… befsha ministrat qe sillen si pordhet neper breke por nuk i nxorren krye aty ku dhimbte shpirti i shqiptareve te plackitur e grabitur si nga mafia e kumarit edhe nga policet qe jo vetem mbrojten ate krim te hapur por edhe lajmeruan pronaret e tyre para se te ndermerrej aksioni per goditjen e tyre…
    Rishihni ate emision nese keni dyshim ne fjalet e mesiperme.
    Mesazhet e Mero Bazes dhe Gjergji Bojaxhiut jane nje kambane alarmi per veprim jo vetem nga qeveria, por edhe nga drejtesia shqiptare. Sot neser eshte e do te jete teper vone!
    Krejt zhurma qe ben Berisha dhe kusaret e tij ka vetem nje qellim : te fitoje kohe per kunderveprim dhe te sabotoje me cdo kusht e me cdo cmim ndeshkimin e merituar ligjor te tyre!
    Cdo minute e humbur ne luften kunder korrupsionit berishist eshte nje bombole oksigjeni per te dhe Mafian e tij qe po shfaqet pa maska para syve te shqiptareve !
    Hajnat e miliarda eurove djerse dhe mund te plackitur shqiptareve kane fytyre te dalin deri ne proteste para kryeministrise per 15 euro bileta udhetimi te studenteve korcare per te shkuar e votuar ne vendlindjen e tyre!?
    Hajnat dhe kusaret e mijera votave deri edhe ne kutite e Lundres dhe paguesit e qindrave eurove vetem per bileta aeroplanesh per studente shqiptare deri ne Irlande e Siberi kane sy e fytyre te flasin per 15 euro te studenteve korcare per te votuar ne vendlindjen e tyre!?
    Cfare nuk ben “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times” jo sipas pacavures se Sali Berishes dhe Fahri Balliut!
    Zot shpetoje Shqiperine nga kjo kuceder e pangopur korrupsioni!

  23. redisheheri says:

    shikojeni mire Elbasanin,nuk eshte vetem pallati qe po ndertohet tek kinema `Milenum`

  24. rozafa jone says:

    Thuhet qe ky bojaxhiu ka dhe shtetesi amerikane.Po te jete keshtu vete ai e di mire qe po te vepronte ne Amerike siç ka vepruar ne KESH dheINUK sigurisht pa asnje dyshim do te rrasej ne burg.Ky teorikisht i shpegon mire problemet por ne praktike eshte totalish i korruptuar. Tani eshte limon i shtrydhur, pro kur ishte ne pushtet ishte servil,karrierist ,frikacak ,selektiv,etj pra nuk zbatonte ligjin por urdherat qorrazi.

  25. redisheheri says:

    Shiheni mire Elbasanin,nuk eshte vetem leja pallatit tek kinema 11 nendori,eshte dhe pallati dem perlepit me pronesi te fallsifikuar.

  26. redisheheri says:

    shiheni mire Elbasanin,nuk eshte vetem pallati tek milenum,eshte pallati pa dokumenta pronesie i dem perlepit

  27. Dashnor Kozaj says:

    Per Gjergj Bojaxhiun dhe informacion per popullin shqiptar e lexuesit e gazetes TEMA . Gjergji,per pallatin e ketij capaculi,qe eshte marionet e antishqiptarit sali berishes ,ke te drejte,por faktet flasin qe ti Gjergji Bojaxhiu ,kur ishe ne krye te K.E.SH.it, i ke bere nje dem SHtetit Shqiptar, ne shumen mbi 600 miljon euro,me rastin e privatizimit te O.S.SH.se[Operatori i Sistemit te Shperndarjes te Energjis Elektrike],aty ne SHqiperi .Kur ishe ne krye te K.E.SH.it ,ke firmosur shkresen me nr.8956 ,prot date 04 .07 .2007,qe ben per ngritjen e komisjoneve te inventarizimeve te aseteve te O.S.SH.se ne baze te ligjit te kontabilitetit ,i cili kishte mbi nje vit qe ishte shfuqizuar .Komisjonet e vleresimit te vleres te aseteve nuk punuan per vleresimin real, sipas cmimit te tregut ,e si rezultat ky operator u shit te C.E.Z.i mbi 6 here me pak ,pra 102 miljon euro, Te kam denoncuar ne Gjykaten e Tiranes,qysh me 30 dhjetor 2008,nuk ke ardhur ne asnje gjyq ,qe jane zhvilluar,e te pranosh,per krimin qe ke kryer,me vete dashje e me ndergjegje te plote,se une te kam sugjeruar kur isha ne pozicjonon e audituesit ne K,E.SH.sha .Ti GJergji ke qene shume i pa afte per ate pune,ke qene mendje madh e megalloman ,dije vetem te kryeje saktesisht sportin e alpinizmit ,se per tjeter gje nuk ishe .Gjate ketyre 5 vjeteve ,nga privatizimi skandaloz i O.S.SH.se populli SHqiptar ka humbur afro 1 miljard euro,sepse humbjet e energjise kane shkuar mbi 50 per qind te saj,si rezultat i mos menaxhimit te kesaj energjie .Gjergji me egzaktesisht,une ti kam argumentuar ne Kerkes Padine qe te ngrita kur ti ishe ne detyre .Po te doje redaksia e gazetes Tema me MERO BAZEN, une u a dergoj te gjithe dokumentacionin qe kam depozituar ne Gjykate .Ne keto momente kjo ceshtje eshte ne shqyrtim ne GJykaten e Larte ne TIRANE .

  28. Shoku " Shpati " says:

    Labo Vlonjati dhe Rozafa Jone , ju them miqesisht se keni informacion te gabuar per Gj Bojaxhiun . Po te jeni nga Vlora duhet ta dini qe tokat ne pyllin e sodes i kane menaxhuar policet e bashkise duke qendruar rroje derisa fshataret ( qe jane si karkalecat ne bujqesi dhe kapterrat ne ushtri ) prinin pishat dhe pastaj u merrnin nga 2000 3000 euro per cope toke . Sa per pallatin te uji i ftohte duhet te ishte nje njeri me virtytet e Gj Bojaxhiut i cili i dinte pasojat e veprimeve te tij dhe prap zbatoi ligjin , gje qe ne vlonjatet kur kalojme afer atij pallati na duket sikur na kane mbyt ne gryke me kellefin e jastekut ! Gjika le ti dale zot vet vetes , ishte dhe eshte shume oi vogel para qytetarise vlonjate . Ne kete pozicion do te jete edhe E Rama nese do te rehabilitoje Sh Gjiken !

  29. labi italy says:

    ORE GJRGJE PO MIRE EKISHE BERE INTERVISTEN SHUME SAKT ,PAMVARSISHT SE CFARE THEMI NE ,.POR NJE GJE NA THUAJ ,A KA SOT NE VITIN 2013,. NENPUNES ,GJYKATES,.QOFTE DHE NE NIVELET ME TE ULTA QE NUK I NJOHIN LIGJET ,.PER MUA NUK KA AS DHE NJE QYTETAR TE THJESHT, ATEHERE KUR NJE GJYKATES E INTERPETON LIGJIN QE KA PERPARA KU ESHTE SHKRUAR E ZEZA MBI TE BARDHE DUHET QE AI TE SHKOJE PERPARA LIGJIT ,.SI NJE NJERI QE KE STUDJUAR JASHTE VENDIT DUHET TI SUGJEROJE KESAJ QEVERIE SE SI DUHET TE BEJE LIGJE URGJENTISHT ,PER KETO DY INSTITUCIONE JETIKE PER VENDIN DHE POPULLIN ,.POR ME SA LETXOJME NE TE GJITHA GAZETAT DHE SHOHIM NE TE GJITHA KANALET ,.TRING DHE DIXHITALB,. FJALE-FJALE -DHE VETEM -FJALE,.GAZETARE OPINIONIS POLITIKAN I BJENE VERDALL E VERDALL DHE KU JEMI ASGJEKUNDI ,.DILNI ORE HAPUR, ASHTU SIC DALI KETA KOMENTUS QE NUK JANE VETEM TE KJO GAZETE PO JANE NE TE GJITHE SHTYPIN E SHKRUAR,. PAMVARESISHT SE KUSH JANE ,SA ARSIME KANE ,POR NJE GJE ESHTE E SIGURT SI DRITA E DIELLI ,KANE NJE DESHPERIM AQ TE MADHE BRENDA TYRE SA NUK KA AS LUME E DETE QE TI LAJE .PRNDAJE KY LUME NJEREZISH E RREZUAN KETE SISTEM 23 VJECAR TE VENDOSUR MAJTAS E DJATHTAS ,SE NUK MBANTE ME UJE PILAFI THEMI NE NGA ANET TONA ,.E PRA ,KUR TE BESHE INTERVISTAT MOS NA THUAJ NE QE UNE NUK JAME GJYKATES .SE I BIE .,<UNE DHASHE INTERVITE PO JU GJYKATES-PREKUROR<\. NUK JU PREKA ,,,…PO KUSH I HA KETO …..A PO SE HAROVA JU THONI …HANI SA TE HANI PA LE TE BEHET QAMETI MBAS NEVE.

  30. Kapo says:

    Bojaxhiu ,si te gjithe politikanet dhe administrata mund te kete gjynahet e tija,por duhet diskutuar rasti ne fjale,dhe per mendimin tim ne kete rast ka te drejt.
    Une isha ne Vlore ne gusht(mbas tre viteve qe nuk shkoja)dhe ju them sinqerisht ,u habita kur pashe pallatin ne fjale
    “Si ka mundesi?”pyeta miqte e mi,te cilet duke anuar nga ana e djathte e politikes nisen shpiegimet me pronesin,dekumentacionin te firmosur nga Gjika e te tjera justifikime.
    “Po a nuk flitet per nje lungamare?”(shetitore buze detit)
    !C’ja fut kot dhe ti,Ka 50 vite qe thuhet per nje projekt qe do ta bente Vloren si Aleksandria,por ç’do dite lulezojne ndertimet ne det”
    Nuk fola me ,por me vete thashe qe nje dite do te kete nje beteje prishjeje(edhe pse nuk e besoja kaq te afert,por nga breza te rinje politikanesh,sepse dyshoja qe ai qe kish bere nje mori apartamentesh pa a me leje te dyshimta ne Tirane ,kur ishte kryetar bashkije te mirrte guximin dhe te prishte pallatin e Lulit.)

  31. Andrea says:

    Astrit Shemja qe dha vendim pozitiv pro pallatit eshte nje plepist qe ka bere nje kurs 6 mujot eshte ing, minierash qe nuk ka punuar asnje dite dhe kjo eshte nje fatkeqesi per kete gjyqesor te koruptuar deri ne palce, kur do ndryshohet gjendja e tmershme

  32. Andrea says:

    mos ja fut kot pse nuk e pranon komentin?

  33. Altini says:

    injoranca i ka kap shqiptaret nga shpatullat,nuk e kane kuptuar ende qe ish komunistet nuk bejne asgje.Fjala rilindje ekziston vetem ne fjalorin e gjuhes shqipe.Vazhdoni te shpresoni o te mjere se mos rregullohet ky vend me ish komunista o me me bijte e tyre.

  34. luani says:

    te kesh turp, tani flet ti pasi te hoqen nga puna mbushe xhepat dhe ike ne Amerike. Sherbetor i Saliut

  35. m 33 says:

    gjergji me ka pelqyer gjithmone si krahu tjeter qekur doli me pinca ne dore kur qe te keshi,si edi me sopate jane te ngjashem e duan punen po e mori ne administrate kte dhe bamirin e oketen ngjelen nuk besoj se do merzitet njeri se per njerezit e mire ka vend gjithmone dhe dyer te hapura jo te presim zgjedhjet se pastaj quhet shitje.

  36. tushafutja kot says:

    O Boja xhi thuaji Zerit te Amerikes Dhe ketyre komentueseve mesiper
    se si raportove 120 objekte te prishura kur skishe prishuar asnje ne Vlore dhe pse ???????????PSE ? Ti je njeri i ndershem dhe i zgjuar ta futen punonjesit e tu te zune syte dhe nuk i pe qe nuk ishin prishur

    apo kishe ndonje pazar tjeter .Po ske faj ti jo ka faj Sali Psikopati qe nuk te futi ne Burg te mbajti hatrin se ke ngjit neper shtylla lajmerimet e vdekjes se vjerit te vet . te lumte Hajt per hajer ndoshta ja mbush mendjen Rames dhe te ben prape Drejtor shko se te ta shtu dhe administraten qe te cosh gjysmen te te mbaje dhite se nuk e dine keta komentuesit qe inpektoret e INUK kur ishe ti drejtor i dergoje me radhe te te mbanin dhite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje