PE vlerëson qeverinë që dëgjoi popullin, pavarësisht presionit të SHBA-së dhe kërkon dhënien e statusit Shqipërisë

26 Nëntor 2013, 15:38Politika TEMA

Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian diskutoi projektrezolutën për Shqipërinë, përpiluar nga raportuesi i ri kroat, Nikola Vuljaniç, i cili u përgëzua nga kolegët e tij, pasi për herë të parë raporti për Shqipërinë u paraqit në kohën e duhur, njësoj me vendet e tjera të rajonit.

Vuljanic sqaroi se ky hap, për të personalisht, kishte dy qëllime, së pari për të ndihmuar vendin, duke mbështetur raport-progresin e Komisionit e duke ofruar arsye shtesë ndaj Këshillit për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat.

Arsyeja tjetër është stabiliteti rajonal e forcimi i pozicionit e politikës së Unionit që thotë se arritjet duhen respektuar e shpërblyer në rrugën e integrimit.

“Nuk ka dyshime për arritjet. Pjekuria politike u dëshmua me refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Me gjithë insistimin e SHBA-ve, qeveria shqiptare dëgjoi popullin,” theksoi Vuljaniç.

Sipas raportuesit për Serbinë, Jelko Kacin, ajo çfarë mungonte prej disa vitesh ishte një raportues proaktiv mbi Shqipërinë, pasi Shqipëria nuk mund të na paraqesë vetë një raport përsa kohë që ne nuk jemi veprues për të dorëzuar diçka, ndaj kjo është për t’u nënvizuar.

“Megjithëse erdhi shumë vonë, në fund të fundit u shënua një kontribut i madh për të mobilizuar dhe për të vërtetuar përpjekjet e Shqipërisë,” ka thënë Kacin.

Ndërsa Këshillit i sugjerohet të shmangë “vonesa të panevojshme” për dhënien e statusit kandidat në dhjetor, Tiranës i kërkohet dialog politik dhe reforma të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë e institucioneve, gjyqësorit, administratës e medias, krahas luftës kundër korrupsionit, krimit e trafiqeve. Projektrezoluta për Shqipërinë përmbledh në 4 faqe zhvillimet politike, situatën e përkeqësuar ekonomike dhe shqetësimet mbi të drejtat e njeriut, përfshirë minoritetet e çështjen e pronave.

Pavarësisht insistimit të raportuesit, votimi i rezolutës për Shqipërinë pritet të votohet nga Komiteti i Jashtëm më 5 dhjetor, për t’u miratuar në seancë plenare 10 ditë përpara dhënies së vendimit nga Këshilli i BE-së./TCH

23 komente në “PE vlerëson qeverinë që dëgjoi popullin, pavarësisht presionit të SHBA-së dhe kërkon dhënien e statusit Shqipërisë”

  1. VLTR says:

    KESHTU PO. BRAVO QEVERIA, VAZHDONI NE KETE RRUGE, SA ME PAK FJALE E ME SHUME PUNE. SALA LE TE LEHE SI QEN I RRAHUR. TANI QE I KANE RENE DHEMBET, NUK MERRET VESH FARE, I KA IKUR CIKRIKU DITEZIUT.

    1. FLORIN KOZI says:

      I Themm Bravo qeveris se re

      Ti kishte qen sali berisha ne Pushtet sot do ishm te shkelur me kembe

      BRAVO QEVERIS SE RE

    2. Berat Buzhala says:

      A e kuptoni bre shqipe cka asht ndryshimi??
      http://goo.gl/aBnKCX

    3. shqipetari2013al says:

      Po qeveria le te vazhdoje sic e ka nisur se do te ankohet per blokade neser si ne kohen e Enverit,asnje nuk ka per ta besuar me.

    4. genti says:

      Ne baze te fakteve te nxjerra nga vete shtypi ose organet gjyqsore te vendeve BE, europa nuk eshte aq e paster sa mendojme ne ne shqiperi apo pjesa me e madhe e europianve skeptik ndaj hapjes ne ballkan ,nuk po flas per pasurin individuale apo shteterore gje per te cilen te gjithe bjem dakort qe ne jemi ne nivel me te ulet edhe pse jemi ne rritje te vazhdueshme ne nivele me te larta se ato te BE. Kriminalitet i organizuar dhe ai ordiner , i perhapur gjeresisht ne territor egziston edhe ne vendet themeluese si per shembull italia(deshmia publike e nje te penduari te mafies afer zones se napolit i cili pohoi se ai kontrollonte 120.000 vota per shume vite me radhe dhe kushdo politikan te vinte ,majtas apo djathtas do i blinte tek ai ose nuk zgjidhesh deputeti apo kryetari i bashkis,komunes etje me la pa fjale ne goje ) , franca (ne ishullin e korsikes apo marseje )por edhe ne angli, greqi, rumani, bullgari etje po ashtu edhe korrupsioni eshte i perhapur kudo,ndoshta jo me ate ndjenjen e mjere e te zgjaturit/kerkuarit 1000 lek nenpunesit te radhes por shume vende be kane pasur probleme me financimin e fshehur te partive nga individ apo kompani me qellimin e perfitimit kur ato te jene ne pushtet(Spanja,Franca) Fenomene si ai i i neonazismit dhe neofashizmit jane ne perhapje alarmuese kudo .(angli,hollande,gjermani,itali,greqi,hungari,) .Flitet per dialog nderpartiak por ne belgjike kaluan 540 dite pa qeveri fare ,greqia ,italia,spanja po bejne ekuilibristin ne nje humnere ,me barren e rende te borxhit publik mbi supe dhe pa qendrueshmeri politike (berlusconi edhe pse i denuar perfundimisht nga gjykata e larte per evazion fiskal ende eshte i gjithpranishem ne qeveri ,parlament ,media etje ) . flasin per te drejtat e njeriut por shume parti te te djathta ne BE jane haptas ksenofobe ,antisemite dhe nuk respektojne fene apo traditat e te tjerve .Vende qe nuk ju desh te kalonin varferine e skajshme qe na la komunizmi , traumen kulturore,politike,ekonomike te nderrimit te sistemit ne vitet 90 ,fajdet,gjendjen kaotike dhe te dhunshme ne 97 apo pritjen e te shperngulurve nga toka e vete te shqiptareve te kosoves ne 99 .Keto vende na kerkojne me ane te rekomandimeve te famshme ,kushteve ,deklaratave publike te gjejme zgjidhje per probleme qe ata i kane dhe vete . ja vlen qe koha e parlamentarve ,qeveritarve ,opozites,medias ,dhe koha qytetarve shqiptare te kalohet mbi nje objektiv si ai i integrimit te shqiperis ne BE kur ne nuk e dime kur do futemi ? nuk do ishte mire sikur qeveria shqiptare ne takimet qe ben me perfaqsuesit e BE apo vendeve antare te kerkonte nje afat kohore maksimal per tu antarsuar nese ploteson kushtet e vena ? themelore eshte marrja nga BE te objektivave konkret , specifik dhe te arritshem qe mund te behet shume mire duke thene qe te gjitha standartet duhet te jene ne mesataren e vendeve BE persa i perket rendit publik ,shendetsis,punesimit,edukimit, te ardhurave familjare , shpenzimet per administrat ,shpenzimet per fushata elektorale ,lehtesia e te berit biznes ,siguria ne rruge etje etje .nese do duhen 2 , 5 ,10 apo 15 vjet kjo duhet te varet ne doren tone ,te qeveris ,opozites,shoqeris civile dhe cdokujt prej nesh kudo qe ndodhet. Jame shume i bindur qe shqiptaret nese dine ,detyrimet,shperblimin ,dhe afatin kohore jane te sukseshem .

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Na keni bere europen fushe me lule, na jepni ate te shkreten status sepse na keni merzite me kushtet e shumta. Na keni bere europen si planeti mars. Shqiptaret kur te futen ne europe do te paguajne me shume takse.

  3. Gezim says:

    ME NE FUND NJE LAJM I MIRE.

    SIKUR TE BEHESHIM VEND ANETAR I BE-SE BRENDA 2 VITEVE, DO TE ISHTE NJE ARRITJE E MADHE.

    1. Open your mind says:

      Eshte nje hap pozitiv or mik nuk diskutohet,por do shume kohe qe te pranohemi si vend antar.Maqedonia psh dhe Turqia kane qe ne 2005 qe kane marre statusin e vendit kandidat dhe akoma nuk shihet ne horizont pranimi i tyre megjithse jane me mire se vendi yne ne shume aspekte.

    2. bledi says:

      Po te futemi ne BE shpejt, aq shpejt do te falimentojme si shtet.BE eshte per vende me ekonomi te forte si Gjermania.Po te ishim shtet normal nuk kemi nevoje te hyme ne BE,mjafton mos keshe regjimin e vizave.

  4. t says:

    Punë e mirë nga qeveria, sidomos çështja e refuzimit të LHL-ve Siriane.

  5. nasruddin says:

    PJEKURI POLITIKE APO ANTI-AMERIKANIZEM BEHAVIST?

    Cfare eshte eshte ne fakt JO! – ja e shqyptareve per planin Kerry-Putin lidhur me dislokimin e LHL-ve te Asadit ne vendin tone? Se nga lajmet qe vene e vijne po behemi CARAP.

    Po te degjojme Boten dhe Evropen na krijohet bindja qe kemi vepruar drejt dhe kemi treguar pjekuri politike, jo si nje fis bythjashte Zulu prej Afrike.

    Por po te degjojme politiken shqyptare me nje tabor analistesh nga pas me perforcime anesore edhe nga media amatore kombetare bindja e krijuar nga Bota dhe Evropa permbyset per nje cast dhe kush i ka thene JO! LHL-ve te llahtareshme te Asadit e gjen veten menjehere tek ARMIKU i Aleatit Strategjik, si nje pjestar i celulave behaviste apo si nje taleban i Al Kaedes te Bin Ladenit.

    ATEHERE KUSH KA TE DREJTE?

    1. Goni says:

      SHQIPTARET QE THANE JO.

    2. Thika says:

      Ka te drejte Zeri i Arsyes Z.”Nastradin”!

      Ka te drejte zeri i popullit, dhe vendim marrja e procesit ne menyren me demokratike te mundeshme e cila perngjasonte vetem me vendimarrjet e demokrateve te lashte Grek; me nje ndryshim, se kesaj here u degjua fjala e te gjitheve dhe jo vetem e nje shtrese te caktuar.

      Dua te te falenderoj per ato analiza te sakta qe beje gjate ketij dyjavorshi te pare te Nentorit. Ne mos ne nje menyre ose tjeter, komentet e tua ndikuan disi dhe ato ne kete vendim marrje te drejte te qeverise, sado modeste qe ishin.

      1. nasruddin says:

        Eshte nje kenaqesi te shikosh se DIKUSH te vlereson pa e njohur fare, vetem nga ato qe shkruan dhe mendimet qe shfaq ne internet, prandaj FLM me gjithe zemer per kete vleresim o Mik ne Tema, sepse gjate jetes se tij te trishtuar nastradini ka degjuar kryesisht fyerje dhe ofeza vetem sepse prinderit e tij e donin qe Shqypnia te shikonte ne zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqeror ne Perendim dhe jo ne Lindje. Babai yne la punen e tij prestigjoze jashte shtetit dhe u kthye ne Shqypni per te zhvilluar biznesin vendas dhe per te kontribuar me dijenite e tij ne ngritjen ne kembe te Kapitalizmit Fillestar Kombetar. Pronaret e firmes ku punonte ne dhe te huaj i thane: “Ku po shkon keshtu more ditezi? Ne Shqypni pushtetin do ta marrin bolsheviket e komanduar nga Moska dhe Stalini?” Babai yne nuk i degjoi dhe akoma me kujtohen fjalet e tij qe i perseriste shpesh:

        PO TE BEJME SEHIR EDHE QENTE E RRUGES DO TE NA LEHIN ME PAS.

        dhe u kthye ne Shqypni per te krijuar Partine Social-Demokrate me nje plan biznesi qe do ta kishte zili edhe Rockfelleri i Amerikes. Erdhi viti 1946 dhe filloi masakra me likuidimet e intelektualeve antikomuniste nga bandat gjakatare te Enverit dhe “enderra” e tij patriotike u shua per nje cast duke i ngjitur damken para se ta vrisnin si ARMIKU I POPULLIT dhe i Kampit Komunist me Titon dhe Stalinin ne krye. Prandaj edhe nastradini eshte bere kaq i ndjeshem me vleresimet e Miqve te panjohur dhe kaq agresive me politikanet e korruptuar dhe me lukunine servile pas tyre, qe shesin Bythen dhe Vatanin tek Aleatet Strategjike per “dy aspra”. Bile sic e tregojne edhe kabllogramet e ambasades kete bythashitje e kane bere pa LEKA fare.

    3. shqiptari says:

      dakort me logjiken, vetem nje korrigjim te vogel, jo behavist por vehabist

      1. nasruddin says:

        Nje korrigjim me vend, qe meriton pranim me pendim dhe falje nga nastradini per gabimin e perseritur.

  6. karlzajsjena says:

    megjithese vime te lodhur nga puna,gjejme pak kohe te çmuar qe na mbetet te shkruajme ndonje komente tek “TEMA”.duajeni fort ate qeveri bashke me ED RAMEN.do tiu a sjellin europen aty………..bravo RILINDJA !!!!!

    1. X says:

      Carl Zeis Jena. du Hozkopf.

  7. Shkolla JONE says:

    Nuk duhet mbajtur ky vend me perralla. Europa eshte me 2-fytyra.
    Pse duhej te arrestohej organizatori i protestes ?

  8. polisi. says:

    kaq shum po vun ky minoriteti ne shqipri dreita po ata jan lle jetoin ma mir sa ne kan ma shum te dreita sa shqiptaret

  9. ibarhim says:

    Jo rama tha jo -Por populli qe e priste per te varur ramen,para parlamentit.rames ja kishte fale putinit ter shqiperine po mos te kishte frike.ai per droge dhe bythen shet.

  10. roni says:

    Nuk mund te kete pranim ne union PA plotesuar do kushte, dhe kushtet Jane te domosdoshme te kerkohen pasi Duke njohur mire me se Kane te bejne atehere duhet te kene sadopak nje garanci qe vendi yne ka bere pak “progres”. Per te theksuar dicka persa i perket komenteve qe lexova e verteta eshte qe nuk eshte merite e kesaj qeverie sepse cdo kerkese pasohet nga nje pranim osé refuzim i asaj kerkese ne baze te plotesimit te kritereve ndaj, nese vertete ne dhjetor do pranohemi si vend kandidat atehere me ben te kuptoj qe dicka eshte aritur, dhe nuk mund te themi qe te jete sukses i kesaj qeverie. Jo per te nenvleresuar kete qeveri por as per te injoruar ate qe iku. Ka shume per te bere ne vendin tone dhe nuk mund te realizohen perderisa politika te ngopet me gjithe te afermit kusho miq familiare et. Eshte sistemi programuar vetem per vjedhje mashtrime.

  11. georges says:

    Ruaju nga ata qe te ferkojne krahet kur ke vepruar gabim me SHBA!Ka shume raste te tilla kur ndrikulla te tilla e kane mare me qafe Shqiperine!Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene,jane dhe do te jene miku me i ngushte i Shqipetarve dhe Shqiperise,mos degjojme as kroate e as veshgjate. ne se kjo,thenia JO SHBA-ve, eshte merita e Shqiperise per te hyre ne negociata me BE kurre mos hyfshim, dhe te na vije turp per ate qe kemi bere!Por nejse, antiamerikanizmi, eshte mode e mendjeve te nxehta,por jo e mendjeve te ftohta shqiptare.Cilimiu genjehet kollaj,edhe me letra karamelesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje