Grimca (jo dhe aq pikante) nga një nga varrimet më të mëdhenj në histori (FOTO)

11 Dhjetor 2013, 19:21Bota TEMA
Grimca (jo dhe aq pikante) nga një nga varrimet më të

“Një funeral me këngë e vallë”.

Kështu e quante një media nisjen e homazheve për Nelson Mandelën, ish- president dhe një ikonë e të drejtave të njeriut jo vetëm në Afrikën e Jugut.

Por ky funeral, që ende nuk ka mbaruar, ka pasur momentet e tij pikante, që nisën kur presidenti amerikan, Barack Obama, i dha dorën Raul Castro-s, liderit kuban, vend me të cilin janë në marrëdhënie të ngrira prej dekadash.

Shtëpia e Bardhë publikuar sot foto nga Air Force One, avioni presidencial amerikan, duke fluturuar drejt Afrikës së Jugut.

Në bord krahas presidentit Obama ishte edhe ish- presidenti George W Bush dhe e shoqja e tij.

Po ashtu ishte edhe ish- Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Mediat kanë bërë të ditur edhe një fakt të rëndë nga kjo ceremoni.

Personi që kujdesej të përkthente me gjuhën e shenjave fjalimet në ceremoni, ishte një mashtrues.

Federata e të shurdhërve në Afrikën e Jugut thotë se shenjat e tij nuk kishin asnjë kuptim.

Për të bërë homazhe për këtë kolos të kohëve moderne, në Afrikën e Jugut kanë mbërritur jo vetëm politikanë, por edhe emra të njohur të skenës si Bono apo Naomi Campbell.

Kjo e fundit është fotografuar duke qarë për Mandelën./ep

6 komente në “Grimca (jo dhe aq pikante) nga një nga varrimet më të mëdhenj në histori (FOTO)”

  1. david says:

    wos a great…..

  2. england says:

    Sikur ta kishin respektur kur ishte gjalle,sa gjysma e respektit qe treguan kur e percollen per ne banesen e fundit!Mandela do cohej prej varri dhe do i kish thene ketyre respektusve,se parate qe shpenzuat per pjesmarrjen ne kete ceremony ti shkonin ne ndihme te femijeve ne Afriken e Jugut.

  3. Hajrullau says:

    dava jevgut bre. nuk asht se ngra pesh. veq qe jan shtu Shum. ene hashimi jon me dek sot qka sdo thojshin per mir. por na qe e njofim e dim ma smiri kush asht. ni hajn qe ka idhull sali berishen.

    1. shqiptari says:

      e c’lidhje ka kjo verejrje me Mandelen? edhe injorant edhe racist. Duhet te jesh pak fondamentalist me “pantulle te shkurtna”

  4. Don says:

    ngjashmeri e frikshme e vendit tone.
    tek ne torta, pa qengjat, ne 100 vjetorin e (urise popullore),
    tek keta, perktyesi i (latinishtes) dhe lypesit te veshur (me ngjyra te ndezura)!
    Africa ime!

  5. iliri says:

    Nelson Mandela pa dyshim eshte njeriu me i madh i koheve tona.Njeriu i cili beri bashke te “zinj” edhe te “bardhe”,duke i nxjere nga nje shoqeri nga me antagonistet qe kane njohur kohet moderne ! Ajo qe ne gjuhen Angleze quhet “Riconciliation”,te behesh shok dhe mik me ate qe te ka persekutuar,ne emer te te ardhmes se brezave te rinj,kjo ka qene esenca e madheshtise se Mandeles.Per ne fatkeqesisht e pakonceptueshme dhe mjerisht ende e pamundur……e degjuat besoj,ironia me e madhe,edhe Saliu shkruajti per largimin e Mandeles nga kjo bote dhe ky ne fakt eshte nga njerezit qe ka bere dhe ben gjitheçka ne te kunderten e asaj qe mund te quhet “doktrina e Mandeles ! Zoti e prehte ne paqe ! Iliri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje