Një rrëfim i Edi Ramës në 23 vjetorin e themelimit: PD-në e morën në qafë komunistët

13 Dhjetor 2013, 09:40Politika TEMA

Në këtë rrëfim për gazetaren Luljeta Progni, Edi Rama tregon pse u largua në dhjetor ‘90 nga forca e parë politike në kushtet e pluralizmit. Një bisedë e parrëfyer më parë për Berishën me Arben Imamin e treguar nga Rama 23 vjet më pas. Dhe në fund pohimi i kryeministrit të sotëm: Komunistët e morën në qafë PD-në…

Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet dhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD.

Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim shumë pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht rregjimi komunist në Shqipëri. Ky është dhe konflikti që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t`u përshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t`u marrë me politikë.

Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi brë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonim më parë komunistin që kishin aty në PD, sepse do t`i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t`i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s`kemi eksperiencë”.

Ndërsa unë i thashë se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t`ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë se ai do ta bëjë PD-në vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës.

Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithnjë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mia në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse me quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momnentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është rregjimi dhe jo njeriu që do sjellë demokracinë. Dhe unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë më Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal.

Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit për politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur politikë.  Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë rregjim. Ideja ime ishte, që ata të dilnin jashtë ligjit, pra rregjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhej të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte dhe një përplasje gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve `60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve `70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar.

Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të  lidhur me ç`ka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në”.

*Rrëfimi i sjellë nga DITA është dhënë për gazetaren Luljeta Progni, autoren e librit të sapodalë në treg “Pardesytë e bardha” që i kushtohet ngjarjeve të Dhjetorit `90 e më pas themelimit të Partisë Demokratike.

33 komente në “Një rrëfim i Edi Ramës në 23 vjetorin e themelimit: PD-në e morën në qafë komunistët”

  1. Alieni me tre këmb! says:

    Shifni foton te msoni se kush jan shqiptart
    Car tavoline e shemtuar
    Dhe dikush me cigare ne mes te ushqimit
    Shqiptart jan te vetmet qenije qe un njof qe pijn cigare ne mes te ushqimit.Kjo esht njilloj sikur me pshurr duke hongur hamburger njikohsisht,ose duke krrujt hundet dhe pi birr,..
    Dhe kta sollen “demokracin”…

    1. moni says:

      Po kjo eshte foto e viteve ’90 more. Vetem patate kishte atehere… Tani ka plas peshku…

      1. Dardajani says:

        edhe ngjala ….

        1. DoniMePerEnverHoxhen??? says:

          Edhe shala

          1. raimondi Vlonjati says:

            Ky Edi ka ngelur akoma i papjekur __PD-ne nuk e moren ne qafe komunistet,
            por e moren ne qafe Karieristet dhe keta ndodhi qe ishin ish komunsite

            Por aty shumica ishin te rinj, jo komuniste dhe , edhe keta ishin palaco fare .
            ..Kishin hall vetem te benin kariere dhe para , e as qe ju ruhej fare per njerezit e thjeshte

            Keta ishin ca te rinj pordhace dhe deficente,por me nje ego te shfrenuar per pushtet & para
            qe perfituan nga gjendja qe ishte ne ate kohe ,por perfituan edhe nga dobesia e Ramizit ,
            dhe i ben gjemen Shqiperise , duke shkateruar cdo gje ….dhe kete shkaterim keta na i paraqisnin si …Demokratizim i Shqiperise

            Talleshin te huajte me keta budallenj , duke ju thene prishni cdo gje,
            se ne do ju japm para qe ti ndertoni perseri….dhe keta o burra , e rafshuan cdo gje ..

            ..Kur u shkaterua cdo gje dhe keta kerkuan ndihme nga te huajte .Te huajte ju thane :Tani i ndertoni vete…!!!!

            –Keta treguan se ishin njerez komplet budallenj, dhe shume deficente qe nuk kishin lexuar historine se si duhet te vprosh ne ekto raste , por edhe shume te leshte , se u genjyen sikur ishin indianet e Amerikes –Komplet trapa

            Shkaterrimi qe keta “Palacot e Dhjetorit ” i ben Industrise, Bujqesise, ushtrise, arsmimit, kultures, shendetsise , etj etj solli si pasoje emigrimin e 1/3 popullsise jashte vendit dhee zhyti familjen shqiptare ne krize te thelle per te mbijetuar , duke e shkateruar …

            Nuk ka Parti Socialsite te vertete ne Shqiperi se nuk quhet PS kur te udheheq nje djathtist ekstremist i penduar, qe mallengjehet nga e kaluara e tij shkateruese,
            se po te kishte PS te vertete kjo levizje e dhjetorit duhej te diskreitohej si levizja e Shkaterrimit te Shqiperise

            Kjo levizje ishte si nje levizje Haxhi Qamiliste e koheve moderne qe evokonte Mesjeten osmane, se keta ne keto 23 vjet benin vetem shkaterime duke nxjerre ligje qe justifikonin vjedhjen dhe shkaterimine e ekonomise shqiptare……

            Si nuk ka nje analist objektiv aty ne Shqiperi,qe ti beje radiografine kesaj levizje qesharake , e cila ne fillim hiqej sikur bente heroizem kur ne fakt po “godiste nje kale te ngordhur”
            dhe me pas kjo levizje
            ju sul me “kazme ne dore” per te shkateruar cdo gje qe kishte ndertuar populli shqiptare per 50 vjet

            Shume te dobet dolen keta niperit dhe mbesat e ish-komunsiteve, se nuk doli njeri te mbronte te kaluaren e asaj kohe , kohe e cila e shnderoi Shqiperine :
            nga nje vjetersise otoamne ne nje vend modern industrialo-agrar, sic thote edhe Enciklopedia Britanike

      2. Çimi, shoku i Melaminit says:

        Alooo Çimi jam…
        Thjesht po shikoja Edin, veshjen, qendrimin, kur ishte djali i dikujt qe mund te rrinte sot si rri Zeni me xhakete & kravate, ….por le te flasim pas 4 vjetesh, per Edin dhe “bemat” e tij!!!
        Alooo Çimi isha…

    2. Zigur Qarri says:

      E ke bërë vizitën e rrallës Neandertaler?
      Bëje shpejt,që te marresh ilaçet para se të dalësh nga kafazi.
      Ik ore debil,produkt incesti!

    3. Arber says:

      O kokebosh, kohe lufte ishte jo vetem viti 90 por edhe 50 vjet me perpara lufte ishin. Si mendove zotrote. Njehere pushtimi e pastaj okupimi klasik i Shqiperise nga pionet komuniste te sllaveve, nga Tempo e deri ke stalini e pastaj me radhe Enveri i cmendur me Negjijen kanibasle qe here i hidheshin ne perqafim nje vendi, e here nje tjetri vetem te rruanin prapanicen e tyre mbi Shqiperine e rrenuar. Po si se pari nuk ke si i di keto te dhena se me sa po shoh edhe shqipen te manget e te cunguar e paske, qenke djal diaspore ose ndonje pseudoaristokrat qe ke pire ndonje gote vere Rahovesi a vere MAli te Zi.

      Ndersa EDIt i them, po ti zotri nga vije, apo nuk ishe nga maja e komunizmit vete? Cfare ironie, hajduti therret kapeni hajdutin. Ndersa per ceshtjen e komunisteve ke te drejte, se njeri nder te derguiarit per ne PD ishe edhe ti, por ty s’te eci dhe kete e dime tashem te gjithe.

    4. tironci says:

      Ju zoteri me siguri qe jeni sot nje njerri me “kulture” sepse duket dhe nga emri qe perdorni ne komente.Harrove se nga vjen dhe se si ata paraardhesit e tu kane fjetur me bagetine. Epo tani dolet jashte dhe mesuat dhe kulture e vini e na shisni mend.Harruat qe mburreshit se keni qene njeherre ne Tirane.

    5. Ben Chicago says:

      alien me 4 kembe

    6. ermir says:

      ti or alien me kater kembe spaske kaluar kufijte e Shiperise sepse ne te gjithe boten kur hahet e pihet ne ambjente kulejohet duhani te gjithe ata qe e pine e ndezin,por ti mor pall k….me mentalitetin e idjotit qe ke vetem gomarlliqe ditke te nxjerresh nga goja.Fack coglione.

    7. bisha says:

      po meso me shkrujt ti nje here apstaj paragjyko po ma do mendja se sdo kesh lindur ti ne ate kohe se edhe ne shtepin tende njesoj do ket qene

  2. Oliveri says:

    Nuk na the nonji gjo të re për Salën se e dimë, deri në 91 thoshte rroftë shoku Ramiz.

  3. joel shkodra says:

    Dhe pastaj Z. Rama kaloi ne partine qe “nuk ka asnje lidhje me komunizmin”!!!

    1. Sereniti says:

      shume e forte kjo ,me qe nuk desh te merrej me politike kaloi te ajo parti qe ka akoma pinjollet e Ramiz Alise .Rama eshte ne te gjitha drejtimet nje kopje e keqe e Saliut.Ai nuk pyet per parti ,as qe do tja dije fare ,dhe tjetra a ka ndonje njeri ne partine socialiste qe mund te ngrere zerin kunder Rames? JO .Ai po ben me partine socialiste ate qe beri Berisha me partine Demokratike, VENDOS VETE PER TE GJITHA .Ka vene njerez ne pozitat me te rendesishme qe jane ushtare te bindur te tij.Ndersa njerezit i duken si miza .Do te marre te gjitha vendimet qe i do qejfi dhe as qe ka per te pyetur njeri Popull do ta shikoni Edi Ramen

  4. KAINI says:

    Ne 1990 Rama shante Enverin, sot me 2013 Rama del me fotot e Enverit.Ske cfare i thua kesaj vecse Kthim ne Identitet, tani e ka sinqerisht, jo atehere.

  5. elinor says:

    PS-ne e moren ne qafe burracaket dhe hajvanet si Rama.

    1. Zea says:

      Ps e moren ne qafe Gramoz Rici e kancerozja qe ka prane, Ashtu eshte Edi i drejte e ndihmon zoti

  6. Mario says:

    Po me foton e Enver Hoxhes cte lidh qe mbas 23 vitesh permbysje e ringjall edhe njeher??? Ti ke shum gjera te perbashketa qe te lidhin me ate regjim dhe me kete parti qe drejton sot

    1. filan fisteku says:

      o shkodran e pd-ista…..kot vazhdoni ti bini fyellit, PS nuk ka asnje lidhje me komunizmin, gjithe deputet e anetaret jane biznesmen, 1 milion votues te rinj e gra….qe skan lidhje me komunizmin…. te vetmit qe kane lidhje me te, duke e kujtuar jeni juuuu te PD, qe skeni asnje ide, dhe shani komunizmin si ujku qe i ulerit henes….. edhe enveri, nga fundi kur populli vuante per buke, vazhdonte shante satrapin Zog hahahaha

  7. Sefedin Aga. says:

    Edvin pse nuk e shani komunizmen ne gazeten tuaj te famshme zeri i popullit

  8. Kanguri says:

    Rama thote sak qe Banda e pardesybardheve ku bente pjese ene imami (te cilet mbeten si bezhdile anes Lumit – Jete, qe ecen, pasi e mbaruan misionin e tyre), pardesybardhe e xhupazinj, keta ishin Banda e Kellir- Tranzicionit masakrues; kjo e faktuar tashme.
    E provume cilet qene Kucedrat e medha e te vogla, ne te dy krahet, dy bijat e PP( PD e PS) te asaj strategjie e praktike Katoviciane a ramiziane (ne fakt amerikane e ramiz, nexhmiehoxha edhe ket here hyzmeqaret e ketij kaperceyelli te dyte pas te parit te ’44s), cdo gje eshte ne drite te diellit!
    Dhe po ashtu ne drite te diellit i LOJEs po edhe ASAJ qe vjen, eh….
    ..edrama pra ka thene tamam qe Loja kish filluar e ai s’ish caktu aktor aty, prandaj u perzu, se s’kish VEND per te. Vendi iu hap me vone….
    Le te urojme qe e kupton
    SOT cfare vendi i ka caktu
    ai vete
    vehtes!!!…
    Mo i ka ardhe puna me bo nji bast tjeter, po thena.

  9. ira says:

    Z.Rama fillimisht të na thotë, sa deputetë të PS-së janë sot, që vijnë nga familje të lidhura me nomenklaturën e lartë të PPSH-së, në qëndër dhe në rrethe, pastaj të bejë analizën e PD-së.Nuk po them për ata/o deputetë që kanë qënë vetë antar të PPSH-së,ndonjëri edhe funksionar, sepse për arsye të kalimit të viteve, pra të moshës, numri i tyre ka rënë, në krahasim me legjislaturat e mëparëshme.

  10. ilo says:

    RROFTE DEKA — Djemte e Enverit,Krenaria e Atdheut…

  11. TANI says:

    TIRANCI TANI PO E KUPTON SE KA PAS BOTE JASHTE,SIDUKET I PASKA DALE
    RAKIA OSE E KA PRISH GJIZA,SE NUK ESHTE KUSH E DI CFAR QE TE VIJE NE TIRANE KUPTOVE???

    1. valo druni says:

      @TANI : HO MER TAN KU U BOT DHE JU MER JAHU ! GJYS OPINGE MOCALOR COBAN MALESH NGA …. ! AMON MER JAHU ! GJIZEN NE TIRONE E HASHIN TE FRESKET SE E BONIN COBANET SI TY ! KURSE RAKIN NUK E PIJSHIN ME KEPUCE SI TY ! PSE U DASHKA ME QENE KLYSH KOMUNISTI-SOCIALISTI. TY TU DESHTE KOMUNIZMI QE TE VIJSHE NE TIRONE . NE NUK KEMI ARDHE KE TY SE SNA PELQEN SE ATJE HA PULA GURE . MO MIRE TJU MORI GREKU ME GJITHE DET DHE SHPIRTIN E ZI QE KENI .
      Kjo eshte ne menyre te kulturuar ,por ti soji yt e do ndryshe !TANI SKA ME PARTI-SHTET QE TE FAL APARTAMENTE ME PUNE VULLNETARE , KUSH KA ARDHE NE TIRANE NGA 1944 DERI ME 1990 -ten TE PAGUAJ TOKEN DHE APARTAMENTIN , SE TIRONCIT NUK KISHIN DHE NUK KANE NEVOJ PER KOLONIT E SIGURIMSAVE .

  12. joni says:

    Dikur te rinje dhe sot drejt plakjes por ne krye te ketije vendi, ata kane ne dore te pakten te tregojne me vepra ate qe se bene dote ne vitet 90, ne lidhje me ardhjen ne pushtet te dy figurave me te urryera te ketij vendi Sali Berisha dhe Fatos Nano, keto dy figurai mbajten larg shqipetaret nga ato gjera qe duhet te dinin ne lidhje me diktaturen dhe personat qe i sherbyen asaj, pasi eshte ne te mire te vendit i cili hyrjen ne evrope ta kete te paster dhe pa brerje ndergjegje.

  13. Per te gjithe Ju provicialet ................................................................................ says:

    ******************************************************************************************

    Per ju provinciale qe keni zbritur pas 90-tes:
    Vetem Edi Rama ka folur i pari kunder Enverit,
    Ramizit dhe PPSH-se dhe jo Maloku-Psikopat,
    Krimineli s-Alio Bisha.
    Askush tjeter nuk ka patur guximin e
    Z.Rama, te gjithe kane qene servila dhe
    qylaxhinj, ashtu sic bejne sot ….

    ******************************************************************************************

  14. PD dhe PS i moren ne qafe shqiptaret,se mos te ishin kto te fundit vendi do shkonte shume perpara,nuk ju duket kendveshtrim brilant, neqofte se nuk ju pelqen teza, terhiqem dhe kerkoj falje te gjithe politikaneve qe dhane jeten per tentativat e tyre per te ndertuar shtetin akoma dhe sot me 2013,shkurt muhabeti robt ku ti keni fare e keqe

  15. 21 janari says:

    Mungon ilir meta
    Me kujton pali misken

  16. babec says:

    Totalisht e vertete! Nese personi tjeter eshte Taku, ne mos gabohem ky eshte momenti i themelimit te partise KIS.

    Sa per enverin Rama, ja ka bere mutin atehere kur sja mbante bitha askujt.
    Enverit edhe Salehut biles…

  17. gery says:

    edi, ti nuk ke vetem nje opozite komunistokriminele, por ke edhe nje popull driteshkurter. zoti qofte me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje