Mojes: Januzaj do lërë gjurmë në Angli, por është herët të krahësohet me Ronaldon

4 Janar 2014, 15:18Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junaited, Devid Mojes, nuk ka asnjë dyshim për potencialin e futbollistit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj. Kohët e fundit 18-vjeçari ka gjeneruar një reputacion negativ për shkak të simulimeve të tij në fushën e blertë, por trajneri skocez nuk shqetësohet aspak nuk ky fakt, raporton “Sport News”.

“Nuk e vras mendjen për këtë. Januzaj është një futbollist shumë i talentuar. Nuk kam dyshime se ai do të bëhet një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Angli për shumë kohë, madje edhe te Mançester Junaited”, tha Mojes.

Mediat kanë nisur ta krahasojnë djaloshin Januzaj me Kristiano Ronaldon, por Mojes mendon se është herët për të bërë krahasime të tilla:

“E mbaj mend kur Kristiano Ronaldo shpërtheu të Junaited. Në atë kohë shumë njerëz thoshin të njëjtat gjëra për të. Por unë për asnjë çast nuk do ta krahasoja Januzajn me Ronaldon. Djaloshi është vetëm 18 vjeç dhe ka perspektivë të përmirësohet shumë. Ai do të mësojë, do të kuptojë më shumë nga futbolli. Ai po kontribuon shumë në ndeshjet e Mançester Junaited”.

Januzaj këtë edicion ka shënuar tre gola në 16 ndeshje ku është aktivizuar në të gjitha kompeticionet. Pak muaj më parë mesfushori rinovoi kontratën me Mançester Junaited deri në qershor të 2018. Ai mbërriti te klubi i mirënjohur anglez në fillim të vitit 2011, i transferuar nga të rinjtë e Anderlehtit në Belgjikë për 500 mijë euro. Pas një starti mbresëlënës me “Djajtë e Kuq”, çmimi i kartonit të tij është shumëfishuar, madje nuk mungoi interesimi i klubeve të mëdha europiane para se 18-vjeçari të rinovonte me Junaited.

3 komente në “Mojes: Januzaj do lërë gjurmë në Angli, por është herët të krahësohet me Ronaldon”

  1. kosovari X says:

    Ëëëmmm! Do bèhet futbollist i madh ky me tè vèrtet!

  2. Arti says:

    Po i mire eshte shume talente i vertet, vetem nje duhet ta ket parasysh se duhet punu shume ne kondicion,te angazhohet ne kerkim te te hapsisres dhe topit.

  3. besi says:

    nderona o januz thuj po

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje