Pas pushimeve të gjatë dimërore, deputetët do të rikthehen sonte në seancën e parë për këtë vit.
Tre javë pushime duket se kanë mjaftuar për deputetët që të marrin veten nga lodhja e fortë.
Kalendari trejavor parashikon që në Kuvend të shqyrtohen dekretet e Presidentit për në Gjykatën e Lartë, propozimi i deputetit të PS-së, Alfred Peza, për shkarkimin e kryetares së AMA-s dhe ndryshimi i ligjit për partitë politike sa i përket mënyrës se si ndahen fondet e tyre vjetore.
Ndërkohë GSH raporton se gjashtë deputetë të Partisë Socialiste, të cilët ishin mes “bojkotuesve” të Kuvendit, kanë fituar gjyqin për të marrë pagat e mohuara nga ish- kryetarja, Jozefina Topalli.
Megjithatë vendimi ka shkuar në apel.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Kuvendi pati krizë të thellë për transparencën e rezultatit të zgjedhjeve, krizë e cila në muajt e parë të vitit 2010 u pasua me bojkot të opozitës, atëherë të majtët dhe më pas në mbrëmjen e 1 majit me grevën e urisë ku morën pjesë 22 deputetë të Partisë Socialiste. Nisur nga bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e Parlamentit mori vendimin për mospagesën e deputetëve që s’morën pjesë në seanca, në mbledhjet e komisioneve dhe në veprimtari të tjera financiare.
Përveç rrogës, deputetëve të PS-së iu hoq edhe pagesa e telefonit, dietat dhe karburanti.
Kur nuk shkon ne pune nuk paguhesh, keshtu ndodh kudo por jo ne Shqiperine e Rilindjes. Dhe kete e bejne deputetet e shumices per ditet qe nuk kane punuar. Pastaj kot cuditemi qe ka kudo njerez ne bordero te ndryshme qe nuk vene fare ne pune nen shembullin e deputeteve pasi rrogen e marrin. Paradokse shqiptare.
shiko te diskutohen rrogat per deputetet shqiptar…kjo po eshte RILINDJE. perpara as i merrnin se merrnin miliadat po ja ka prere burimin ai i gjati ?
zhdukeni ng apuna ate qelbesiren e ames se si ushtar i aleksander frangaj dukej!