Freedom House: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira. Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi, vende të lira

23 Janar 2014, 20:10Rajoni TEMA

Shqipëria dhe Kosova janë vende pjesërisht të lira.

Raporti më i fundit i Freedom House që i referohet zhvillimeve përgjatë vitit 2013, e vlerëson Shqipërinë në të njëjtën kategori ashtu sikundër edhe përgjatë 2012, një vend pjesërisht të lirë.

Në të njëjtën kategori raporti përfshin edhe Kosovën, por me një dallim në vlerësimin e të drejtave politike dhe lirive civile.

E ndërsa për Shqipërinë, Freedom House i vlerëson të drejtat politike dhe ato civile me notën 3, për Kosovën vlerësimi është respektivisht me notën 5 dhe atë 4.

Sipas vlerësimit që bën organizata me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nota 1 përbën shkallën më të lartë, ndërsa 7 vlerësimin më të dobët.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, ashtu sikundër Shqipëria dhe Kosova, përfshihen gjithashtu edhe Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.

Në këto shtete të drejtat politike dhe ato civile vlerësohen me notën 3, ashtu sikundër në Shqipëri.

Nga vendet e rajonit, duket se vlerësimi më pozitiv është bërë për Slloveninë, e cila përvec se përfshihet në kategorinë e vendeve të lira, vlerësohet me notën 1 (maksimale) përsa i takon të drejtave politike dhe civile. Në të njëjtën kategori (shtete të lira) përfshihen edhe Serbia dhe Mali i Zi.

Raporti vijon më tej se viti që lamë pas, 2013-a, është përshkruar me represion të intensifikuar në Euroazi dhe Lindjen e Mesme dhe se gjendja e lirisë në këto vende ka shënuar rënie, (me bazë në tetë vitet e fundit).

Raporti Global i Freedom House bën të ditur se, qeveria e presidentit Vladimir Putin, e ka vazhduar trendin antidemokratik si brenda Rusisë ashtu edhe jashtë saj.

Sipas Freedom House në zhvillimet e brendshme, Rusia ka ndërmarrë aksione kundër minoritetit të ndjeshëm të LGBT-dhe kundër jo-rusëve etnikë, si dhe roli i qeverisë në kontrollin e tyre ndaj medias.

Lidhur me rolin e Rusisë jashtë territorit gjeopolitik, qeveria e Putinit sipas Freedom House ka udhëhequr një fushatë frikësimi ndaj fqinjëve të saj, Ukrainës dhe Armenisë, për shkak se synonin lidhje të afërta me Bashkimin Evropian.

Po ashtu sipas raportit, një vend të rëndësishëm për uljen e ndjeshme të të drejtave dhe lirive në botë kanë pësuar edhe institucionet demokratike pas grushtit të shtetit ushtarak në Egjipt, ndërsa pengesa serioze në të drejtat demokratike ka pasur edhe në vendet e mëdha me ndikim politik si Ukraina, Azerbajxhani, Turqia, Venezuela apo Indonezia.

Freedom House është një organizatë, e cila punon në fushën dhe liritë e të drejtave të njeriut dhe ka seli në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Çdo vit kjo organizatë publikon Raportin Global për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë.

8 komente në “Freedom House: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira. Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi, vende të lira”

  1. Olsi says:

    Keshtu sic e kemi nisur vitin qe vjen e kemi te sigurte vlersimin maksimal si dhe marrjen e statusit kandidat per ne EU.

  2. MonsieurA says:

    Eshte e vertete, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Turqia jane te vetmet shtete ” partly free ” ne Europe… ja ku eshte linku http://www.freedomhouse.org/regions/europe#.UuF499JKHIU dhe klikoni te ” Countries & Topic “

    1. listen says:

      vendet islamike pa dyshim..

      1. MonsieurA says:

        Ne te vertete, nuk e kisha ne ate kuptim ( megjithese une jam katolik, dhe dihet qe historikisht katoliket jane diskriminuar dhe persekutuar ) por tani qe po e shoh ke te drejte. Sidoqofte, duhet marre si moment reflektimi. Respekte, Listen !

  3. Cimi says:

    Kur paska marre dhe Serbia note te mire per te drejta dhe liri njerezore athere une them qe ky raport eshte futja kot. pakicat shqiptare ne jug te ketij vendi nuk u lejohet te kene abetare ne shkolle fillore dhe kjo u quajtkerka liri? hajde vleresim hajde. po me duket qenka e vertete ajo fjala e urte e popullit qe thote pac fatin e Kurves. se kurvat dhe gjakataret e serbise po dalin me te fituar se viktimat e tyre qe i copetuan dhe vrane si delet jo me larg por 14 vjet te shkuara tani na dolen e u bene te gjithe Nene Tereza. hec e merre vesh se si e vleresoka evropa dhe USA kete lloj vendi.

  4. raimond vlonjati says:

    Por Shqiperia, Kosova , Bosnje Hercegova eshte e vertete qe nuk kane Liri ,se gjithmone jane vrare nga fqinjet
    Po te kishin Liri do kishin vrare e therur popujt fqinje…ndaj ka te drejte “Freedom House”…

  5. askushi says:

    Po folem me nacionalizem do ngelim ne vend, po folem me patriotizem do ecim perpara. Patriot eshte ai qe kontribon per vendin. Nacionalistet me te shquar jane Ducja Hitleri pra larg prej te keqinjve.

  6. Toni KS says:

    Pak humor i zi. Cka kane te perbashket Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia
    (qe qenkan pjeserisht te lira)? Shqiparet pra. :-).
    Nese duam te jemi me serioz bejme mire te nisemi nga nje thenje e urte “Everybody has an excuse and an ashole” (shq. Cdonjeri ka nga nje shfajesim dhe nje vrime ne b****). Ne shqiptaret duhet t’i leme shfajesimet teresisht dhe t’i rrekemi punes qe te veme shtepine (ose shtepite) tone ne rregull. Perkunder historise se veshtire, nuk ka asnje shfajesim qe Shqiperia nje shtet qe e festoi 100 vjetorin vitin e kaluar te vazhdoje kete egzistencen e vete kaotike si deri me sot. Shiqoni Sllovenine apo Shtet Baltike qe nuk kane me shume se 23 vjete pavaresi dhe si funksionojne. Kosova ka pak, ama fare pak, shfajesim edhe ate per shkak te bllokades nga Serbia dhe serbet lokal kryengrites. Maqedonia realisht nuk drejtohet nga shqiptaret dhe te njejtit nuk jane determinues nese ai shtet eshte i lire apo jo. Me vepra te mira individuale dhe kolektive te heqim kete turp nga vetja jone. FREEDOM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje