Deputeti i Përmetit Vladimir Kosta ka vlerësuar figurën e artistit Laver Bariu në një postim të tij në Facebook, duke e quajtur atë, pemën më hijerënd të qytetit dhe veprën e tij, “kolonë zanore” të përmetarëve. Kosta shkruan:
“Përmeti sot ndjehet i gjymtuar, pasi nga trungu i tij, është shkëputur një degë hijerëndë. Usta Laveri, të cilin deri më sot e kishim para syve, e preknim, e takonim, sot e tutje vetëm do ta dëgjojmë. Atë do ta kemi vetëm në ajër, në tingujt e kabave të tij të pavdekshme, që do të vazhdojnë ti japin emër Përmetit në shekuj. Vepra e tij është kolona zanore e jetës së këtij qyteti dhe himni i shpirtit të përmetarëve.
Sot është një nga ato ditë kur historia e një qyteti ndahet në dy pjesë, para dhe pas tij. Sot Përmeti fillon epokën pas Usta Laverit. Zoti ja ruajt këtij qyteti, emrin që i dha Usta Laveri. Prehu i qetë, Ati ynë, Miku ynë, Heroi ynë.”
Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj 1929, ndërsa është njohur në shumë vende të botës si krijuesi i “Sazeve të Përmetit”. Ai mund të cilësohet si i fundit prej ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990.
Në mars të 2001, për meritat e tij dekorohet nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Laver Bariu u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit.
Tani gernetes se permetereve le t’i bjene prifterinjte e qytetit.
C’lidhje ka ky koment..?!?!
O ti shpellar,o injoprant ,o fondamentalist, e c’lidhje ka I madhi Laver Bariu me ate qe thua ti? ! E di ti qe Laveri ka qene shembulli i respektimit te besimeve fetare dhe nuk i shkonte neper mend nje gje e tille ? Ti do te jesh ndonje skuth qe jo vetem nuk e njeh Laver Bariun ,por edhe nuk di se cfare ka interpretuar. Zoti na ruajt nga njerez injorante e shrlatane si ti.Ti vertet ‘sje nga Permeti ,ti duhet te jesh nje nga ata te ardhurit qe veshi yt eshte mesyar me kemboret e bagetive e jo me artin e madh te Laver Bariut.
Nje Div i klarinetes e i saseve permetare aq te mrekullueshme. Respekt te jashtezakonshem per kete mjeshter ne rang kombetar. Edhe tingujt e klarinetes se tij sikur qen ndryshe, me melodioze, me te kthjellta, me te pastra, me te bukura, me terheqese… Ngushullime familjes…
Ngushellime familjes…Ka qene dhe eshte kenaqesi te degjosh tingujt e muzikes se tij te pavdekshme…Mjeshtri Laver Bariu i perket jo vetem Permetit por gjithe kombit shqiptar
ngushedhime familjes Laver Bariut ai ishte vertet mjeshter .por dhe qeveria sa ishte gjall nuk e kujtoj nje her. Te pa vdekshme do mbeten melodit e tij.
kam mall te madh per PERMETIN dhe here pas here shkruaj vargje, ashtu per te nxjerre mallin per rruget,trendafilat,Vjosen,njerezit,kengen e bukur permetare dhe tingujt renqethes qe e shoqeronin.
Disa vargje sot do t ja dedikoj mjeshtrit te madh LAVER BARIUT respekt.
Ti moj kenga permetare
Nga Laveri shoqeruar
Kush te degjoi,u mahnit
Me ty ngeli dashuruar
lindita
Bravo z.Kosta shume e vertet dhe e pershtatur shume bukur per Mjeshtrin e madhe Laver Bariu . Qoft i paharruar ky artist i madhe i muzikes popullore shqiptare.
GJIGAND I ” GERRNETES ” .
I PERJETSHEM EMERI DHE MUZIKA LAPIDARE E LAVER BARIU.
PERSONALITET I CMUAR PER VETE PERMETARET DHE KOMBIN SHQIPTAR .
Kam mall te madh per PERMETIN dhe here pas here shkruaj vargje,ashtu per te shuar mallin qe kam per rruget ku kam ecur trendafilat qe aroma e tyre me ndjek dhe sot,per vjosen gurgullima e saj me gumezhin ende ne vesh per njerezit e mbrekullueshem per kengen e bukur permetare dhe melodite rrenqethese qe e shoqeronin.Disa vargje sot dua te shkeputur nga vjersha
TI MOJ KENGA PERMETARE dua t ja dedikoj mjeshtrit te madh LAVER BARIUT respekt vepres se tij trashegimi per brezat
Ti moj kenga permetare
Nga Laveri shoqeruar
Kush te degjoi,u mahnit
Me ty ngeli dashuruar
lindita
E c’randesi ka sa ndryshon jareja shkodrane nga kabaja e Permetit??? Mua me kenaqin kanget e Laver Bariut, ushtima e freskia e klarinetes se tije. I perjetshem kujtimi yt o virtuoz i paarritshem.
Nje legjende e muzikes popullore Shqiptare.
Ne duhet te nderojme muziken tone te paster popullore.
Vertet eshte humbje per artin shqiptar humbja e zotit Laver Bariu.Ngushellime familjes……sa emer i jep Permetit figura e Laverit aq i ben dem personazhi Lad Kosta….gjynah qe i referoheni thenive te ketij te fundit…..vec parase ky nuk njeh gje tjeter
Ngushellime per vdekjen e parakohshme te ,mjeshtrit Laver Bariu. Desha te pyes, kush interpreton ate pjesen e famshme ne filmin “Gjeneral Gramafoni” aty ku Qeqemi (Timo Flloko) puth klarineten…!
Tek “Nata e parë e lirisë”
Korigjim; Desha te them te filmi “Nata e parë e lirisë”
Vlera artistike e Laver Bariut esht shum e madhe,per te permbylle ket mesazh timin, per vepren e artistit,me duhen dy fjal, po te ishte e mundur, me gjith shpirt nga jeta ime do ja falja nji pjes te jetes sime,ngushllime familjarve.
Mos harroni se si ky njeri, të cilit s’ia mohoj vlerat artistike, humbi pikë duke “qarë” me klarinetë mbi eshtrat e rreme të ushtarëve grekë në Përmet …
Kam bere nje koment dje. Nuk e keni botuar edhe pse nuk kishte asgje ofenduese pervecse te vertetes rreth nivelit intelektual te deputetit Kosta.
Laverin kam patur fatin ta takoj gjate nje koncerti qe dha ne France dhe me la pershtypje me humanitetin, thjeshtesine dhe ndjesine e tij. Njerez te tille permes artit dhe njerzillekut te tyre arrijne ti bashkojne dhe te ndihen krenar me ta te gjithe shqiptaret.
Sikur keta qe na udheheqin te kishin 10% te talentit dhe dashamiresise qe kishte Laveri ne muzike, ne politike, Shqiperia do te ishte nje vend shume me i kendeshem per te jetuar.