Policia e Tiranës konfirmoi arrestimin e një grupi që ka terrorizuar Shqipërinë, por mesa duket edhe vendin fqinj, Greqinë. Ata janë përgjegjës për disa shpërthime në Vlorë, përfshi edhe tritolin në makinën e Prefektit të Vlorës.
Ata akuzohen edhe për dhjetëra vrasje. Madje policia thotë se ka parandaluar edhe vrasjen e një biznesmeni, duke arrestuar këtë grup të rrezikshëm.
Edhe pse policia dha vetëm inicialet e disa të arrestuarve, mësohet se personazhi kryesor është Julian Sinanaj, i akuzuar për dhjetëra vrasje me pagesë.
Megjithatë, tronditës është fakti se asnjëri prej të arrestuarve nuk është dënuar më parë.
DEKLARATA
Për herë të parë Policia e Shtetit ka arritur të zhvillojë hetime të gjithanshme mbi persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësit e deri te ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv. Policia e Shtetit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal, i cili sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, në një hark kohor prej rreth 2 vjetësh.
Si rrjedhim i një operacioni të gjerë policor, pas hetimeve intensive Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, Departamentin për Krimin të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë bëri të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të shtetasve:
1. J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
2. N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
3. Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
4. Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
5. Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
Policia ka mundur të arrestojë shtetasit J.S, N.GJ dhe Marion Mitro dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtohej jeta e biznesmenit.
Nga veprimet hetimore procedurale të kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:
1. Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;
2. Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.
Gjithçka ka nisur pak ditë më parë, me arrestimin e shtetasit J.S, 30 vjeç nga Vlora, i cili ishte mbajtur në vëzhgim nga policia e Tiranës, pasi dyshohej ai autor i mundshëm i disa veprave të rënda penale dhe person më rrezikshmëri të lartë, pasi kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivave të telekomanduar.
Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë, dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek.
Me cilësinë e provës materiale në banesën që jetonte me qira shtetasi J.S. në Tiranë u sekuestrua një arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse me telekomandat përkatëse:
1. Një armë zjarri pistoletë e markës CERVENA ZASTAVA me 15 copë fishekë;
2. Një armë zjarri pistolete me dy krëhëra më 15 copë fishekë;
3. Një armë zjarri Scorpions, zhurmë zbutës(silensiatorë;
4. Një armë zjarri pushkë automatike Mod 63 “Snaiper”;
5. Kallëpe eksplozivi te dyshuar si Tritol;
6. 347 cope fishekë arme zjarri të kalibrave të ndryshëm;
7. Granata dore mbrojtëse copë 3;
8. Lëndë plasëse e dyshuar si C4;
9. Kapsolla elektrike detonatorë copë 8;
10. Ndezës detonator për granata dore copë 3;
11. Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese;
12. 14 copë aparate telefonike celulare të markave të ndryshme;
13. Bateri telefonash celulare të markave të ndryshme copë 9;
14. Aparat fotografik i markës CANON me fotografi të personave të ndryshëm;
15. Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike;
16. 6 copë karta memorie;
17. Targa automjeti AR 003JT, kapuç deveje, doreza për punime te ndryshme;
18. Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;
19. Një jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara;
20. Mbajtëse copë 8 kartë telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;
21. Pasaportë dhe dokumente në gjuhën greke në emër të J.S.;
22. Libreza dhe fatura për transferta bankare në emër të këtij shtetasi;
23. Lekë shqiptare në shumën 52000 lekë të reja;
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin “Nënë Tereza”, shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikëqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë.
Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë.
Shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon (Erion) Mëhillaj janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”.
Vazhdon puna për dokumentimin ligjor veprimtarisë të këtyre shtetasve si dhe personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet e çështjes ju dërguan Prokurorisë për Krime të Rënda për veprat penale parashikuar nga nenet 78, 79/c, 230/a, 278/3/4, 22,25 të Kodit Penal.
A jeni te sigurte qe nuk ka nje grup te dyte,
Nje plan B?!!
http://goo.gl/O26KCq
Kush e din sa asht idhnue baca Sali ?
raporti sekret i policise
http://dielli.al/lajme.php?id=36728&k=71
Ketu e meritojne fjalen bravo CUNA, suksese ne arestime te tjera, mos harroni organizuesin
kushedi cka ber thuaj… :p
nuk pash ndonji (malok)por te tane prej vlonet,…….
O shkodralec
Prej kahit i doje ti?
Ne Vlone nuk ua mba verra malokeve.
mandej blejn vlorak …
Malok ska vec ne veri por dhe ne jug, sidomos ne vlore dhe tepelene. Ket ta garantoj dhe shum prej tyre jan nga lumi vlores. E kan qelbur vloren. Shpresojme qe nje dite te bukur te civilizohen se deri tani kan sjell vetem regres dhe pisllek
Kjo eshet ajo qe quhet polici me gojen plote. Ky eshte shteti i munguar prej vitesh ?
Po realizohet fjala shtet ligjor me kuptimin e mirfillte te saj! Bravo Policia.
urime po vihet rregull
mbeshtetje e pa kursyer ndaj forcave te rendit. goditje pa meshire krimit dhe ideatoreve te skenareve ogurzi. le te lehin ristanet e halimet, strazimiret e palokaret. kjo eshte beteja e humbur e tyre. keta jane detashmenet e gatshem qe partia e rruges i therret nen arme sa here qe ndihet keq. kthimi i besimit te siguria publike po i erreson mendjen atyre qe kete krim e kultivuan per 23 vjet. le te dalin ne intervista e te bejne sfilate thashethemesh e dizinformimi te publikut , situata eshte alarmante vertet, po ne kampin e tyre ama. plaku i kupoles kete e ndjen dhe kesisoj u jep nga nje leter ta lexojne neper media. thone qe nje lufte eshte e veshtire per tu fituar, po jo e pa mundur kur eshte e drejte.
Bravo Saimir. SUper pune kjo . Kjo eshte ajo qe duhej e po e ben perfekt. BESIM tek ju
owowow, kjo qenka spektakolare. Ec aty merrja shpirtin krimit. Ky eshte shteti qe premtuat e me vejn mire qe jeni kaq te sakte e veprues. Pune e mire shume
nu parandalohet krimi duke arestuar
kamikaze…….
duhet gjetur dhe nderprere financimi i tyre.
KENI RRJEDHJE INFORMACIONI SEPSE DO KALONTE KUFIRIN.
Me ne fund policia po funksionon sic duhet, nje bravo e madhe tani ata nuk jan me thjesht nje tufe me barkderra te pa dobishem per asgje. #BravoCuna
Bravo policia, me ne fund po I kthehet qetesia vendit ?
Sa ironik je mer bace? Po edhe po pati, do i gjendet ana, ose do i hyje fryka e do ja mbathin ne Greqi para se te kapen…… pra fli i qete se tz, ose nuk do te vene tritol, ose ti do ikesh nga syte kembet….
Me keto suksese une arrij ta quaj dhe konsistoj ne fjalen SHTET i se DREJTES! Bravo policia! Pune e mbare!
bravo dhe urime
fryme rilindjeje
kushedi cka ber thuaj… :p
BRAVO POLICIA…PUN SHUME MIRE.
ME KETE OPERACION TE SUKSESHEM…SAJMIR TAHIRI KE FITUR JASHT MASE PIKE.
bravoooooooooooooooo te madheeeee
shife kur ti liroj gjykata e sales , nga frika se e zbulojn
I liron ismet,
po Lirohet nga detyra e gjithe gjykata!
E shumta
keta do te eleminohen fizikisht ne burg me shkaqe “natyrore” si:
– Vetevarje pendimi
– ngatarrim zorresh
– rreshqitje ne cimenton e lagur te dusheve
– Overdoze nga supa Eduart Halimit
etj
ky esht shteti i se drejtes…
Policia pune pune, pune pune dhe pune…pa fjale, urojme qe drejtesia te mos i denoje qe ta bejne bashke burgun terroristet e kapur me terroristet ne gjykata e prokurori.
Hallall cuna!
Mos kujtoni se jane vetem keta…. Mos leni kriminel pa e fut ne pergjim!
Ene shteti me i dobet, po tu vu mrapa…TA NXIN JETEN!
Bravo!
Bravo dhe vetem bravo policia.Duke ndegjuar dje seancen ne komisionin e sigurise dhe te shrat qe nxori nga goja ish ministri Ndoka thash me vhete mjere Shqiperia per keta Ministra rrugace.Bir Selman e Nenes kete qaj me pare
O Patozi ore a te q..a do kerkosh doreheqjen e Tahirit tani qe more vesh qe Kollozit tritolin ne shtepi ja keni vene vete? ptu race e mutit.
O Razo, une dyshoj se ky Kollozi i ka vene vet keta terroristet qe ti vene ca tritol gjoja po e eleminonin dhe mund te jete udheheqesi i vertete i tyre i komanduar nga Baca Sali me Fazllicin.
Burg te perjeteshem terroristeve.
Bravo Policia!Urime te gjithe efektiveve per punen e shkelqyer!
Per mua per kta kriminele duhet kthyer denimi me vdekje.Vetem ai mbaron pune me kta lloj njerezish. Te hetohet mire edhe nese qendron ndonje figure tjeter mbas ketyre krimineleve se si shume papritur u shfaqen keta me trirol perdite…
Fitore e rendesishme e punes investiguese e zbuluese e policise duke realizuar ate qe tha dy dite me pare ministri i Brendshem.Ky sukses te vazhdoje me arritje te tjera duke deshperuar gjithmon e me shume kukuvajkat e te keqes se shqiperise se kjo eshte dite zie per kukuvajkat e vajit.E them pa e ditur dhe duhet te jete keshtu se SHISH i Vishos,Gazidedes,Berishes nuk ka asnje merite ne kete Zbulim,le te jete e kunderta do te me gezonte.
******************************************************************************************
Vazhdojne te dalin, te zbulohen:
Turpe, mashtrime, vjedhje, korrupsion, kontrata fallco …. kudo ne mbare Shqiperine.
Cfare kafshe paskan qene keta “MALOKE”, rrace e panjohur dhe e padegjuar ne bote.
URGJENTISH TE ARRESTOHET KJO MOSTER SHPELLASH … qe perseri kerkon te djege Shqiperine me “TRITOL”.
*****************************************************************************************
Bravo Tahiri! Bravo Policia!
jam dakord……PA E FUTUR NE BURG SALIUN EDHE SOJ E SORROLLOPIN E TIJE.NIK KA QETESI.!!!!!!PRA MERRENI ZVARRE NEPER TIRANE…..SEPSE AI MUT MILET ASHTU E DON…..
ç Far e kan erla mehillin e PDse kta tipat.
Bravo Cunat e policise dhe mbi te gjitha urime zoti minister
Brravo policia!Po shikohet dora e shtetit.Komentuesi pa emer e mbiemer,te shikoj mire kur ofendon “Maloket”,sepse krimineli nuk njeh Krahine.Te gjith keta vrases qe jane kapur vetem sot ,jane te gjithe te aksit Vlore-Tepelene,” Maloke” Jugu dhe vrases me pagese (Mercenar).
Me ben pershtypje nje gje asnje nga veriu
ali baba, mos u befaso qe jane te gjithe vlonjate, sepse kriminelet e rekrutuar mund te jene nga cdo krahine. Nga ana tjeter nuk dime ne se nuk ka edhe nje grup apo dy te tjere qe te jene ose nga veriu ose serbe apo kosovare.Thelbesore eshte qe u kap grupi terrorist dhe nga policia e Tahirit e jo nga tymnaja e Saliut dhe Ristani banditit.
Jo vetem pergezime per policine e shtetit por dhe nje shprese per te ardhmen.Aty ne ate arsenal armesh jane shume gjera dhe krime qe do te dalin ne drite se shpejti. aty jane i ndjeri dhe nje njeri i madh Fatmir Xhindi, ai djali bukurosh qe jo vetem shkrumboi zemren e nenes se tij por preku shume shqipetar. E kam fjalen per Skerdiljard Konomi qe u hodh ne ere me gjithe makine. Do te dalin se kush pagoi per vrasjen e tyre.Shpresoi!
te gjithe moçalor le e rrite ne kenetat e moçalet e jugut
mafia, droga e prostitucioni jane ADN e moçalorve
More miq, po ky skypioni pse nuk shkruajti gje, apo i ka ikur zeri se iu kap banda e tij dhe e Sales? Te ngeli m…i ne tyri o Skypion( Skorpions-akrep qe eshte gati te helmoje edhe veten).
NJE BRAVO E MADHE PER POLICINE DHE SAIMIR TAHIRIN. PO MBAN ERA SHTET.
Te kishte qene enveri do i kishte varur ne mes te qytetit,te gjithe duhen denuar me denimet maksimale te kodit penal.
Edhe mua me del nga shpirti nje “Bravo” e madhe pas ketij suksesi te policise,por mendoj se per kete rast apo edhe atyre me pas duhet te tregohet me shume profesionalizem.Une nuk mund te shkruaj ketu se cfare metodash mund te kishte perdorur policia,por nese do te ishin treguar me inteligjente,dy personat qe jane shpallur ne kerkim do te ishin sot prapa hekurave dhe deponimet e tyre do te benin qe veprimtaria kriminale te zbardhej me ne thellesi.Nuk me pelqen mania e policise e ketyre viteve qe punen e tyre kane shume qejf ta pasqyrojne ne media.Une jam i bindur se ky fenomen,per cdo rast ka demtuar ne hetimin e veprave penale.Policia apo SHISH duhet te perdorin mediat vetem ne rastet kur mbi bazen e nje plani te detajuar do te perdorin edhe metoden e dizinformacionit.Ne perfundim do te thosha se nese veprimet e policise apo SHISH,do te jene me inteligjente,jo vetem qe autoret e veprave penale do te zbulohen ne nje kohe te shkurter,por do te kemi shume sukses ne parandalimin e tyre.Suksese iniformave blu.
Du me dit ca do shkruj Saliu ne facebook.Per tritolin e prefektit shkrujti duke u tall se e kishin saju vete keta ne pushtet.tani I takon Sales me kerku falje dhe me uru policine ose mos haje me marmallate ne te kundert.Se ketij mor jahu ja botojne edhe ne gazete se une ne gazete e kam lexu ate qe kish shkrujt Saliu.
tani tahiri sikur po zgjohet .duhet te ngrihet dhe te laj syte mire se krimi po merr njerez te pafajshem .
Jam i sigurt, që ky grup dhe të tjera që do të zbulohen, i kanë fijet shumë lart…deri tek ata që na kanë qeverisur…Ishalla kjo Qeveri, të ketë dëshirën dhe këllqet, që ta çojë deri në fund këtë punë…Fillimi është i mbarë. Do Zoti dhe ky shtet të fillojë të funksionojë…
Kriminelët po zbulohen e po kapen një nga një…Ndërsa Sali shpellari dhe banda e tij, aq më shumë çirren e bërtasin…Pse vallë…???!!!