Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte në mesin e pjesëmarrësve të ftuar në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit dhe pati një sërë takimesh me kongresmenë dhe personalitete politike në Uashington, nuk ka lënë shumë kohë dhe hapësirë për situatën e krijuar në Kosovë posa është kthyer.
Ramush Haradinaj, në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dërguar të hënën një letër zyrtare Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagës së cilës i ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në këtë letër, Haradinaj mes tjerash, e fton Presidenten Jahjaga që duke pasur parasysh rrethanat politike në Kosovë, të ftojë subjektet politike që sa më shpejt që të jetë e mundur të bien dakord për shpalljen e zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme./EXPRESS