Kuvend/ Komisionet miratojnë ndërtimin e linjës energjitike Shqipëri-Kosovë

11 Shkurt 2014, 13:56Ekonomia TEMA

Komisionet e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike morën në shqyrtim dhe miratuan projektligjin  “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit  të Sistemit të Transmetimit, sh. a. si agjencia  e zbatimit  të projektit kfË Frankfurt am Main për Financimin  e projektit “Linja e Transmetimit 400 kv Shqipëri- Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”.

Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë është një projekt, i cili po mundësohet për t’u realizuar, në sajë të marrëveshjes së huasë dhe projektit, ratifikuar me ligjin nr.10248, datë 11.3.2010, të lidhur ndërmjet KfË Frankfurt am Main, Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit. Vlera e huasë së akorduar nga KfË-ja është 42 000 000 euro. Projekti ka të bëjë me ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë), përfshirë investimet në pajisjet e tensionit të lartë.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë sigurinë me kosto efikase të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri, të përmbushë kushtet për një treg të integruar të energjisë elektrike në Evropën Juglindore dhe të krijojë kapacitete eksportimi në Kosovë, si dhe të kursejë shpenzime nëpërmjet operimit të përbashkët të kapaciteteve të gjenerimit (Shqipëri dhe Kosovë). Kjo kontribuon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë elektrike.

Për vetë rëndësinë që mbart ky projekt dhe domosdoshmërinë për të filluar zbatimin e tij pa vonesa, është i nevojshëm ndryshimi i marrëveshjes së huasë. Ky ndryshim konsiston në shtyrjen e afatit të disbursimit dhe ristrukturimin e ripagesave.

Projektligji u miratua në tërësi nga të tre komisionet dhe do të kalojë së shpejti për miratim në seancë plenare.

9 komente në “Kuvend/ Komisionet miratojnë ndërtimin e linjës energjitike Shqipëri-Kosovë”

  1. dea says:

    Bravooooooo! Ky eshte akt patriotizmi!!!

    1. zamo says:

      bravo ky eshte nje akt i madh patriotik qe bahkon shqiperine me kosoven ne nje fare menyre dhe i forcon ata te 2 ne sistemin energjitik.sali berisha nuk e beri kete sepse nk e lin lidhjet e tij me serbine ndonese u hiqte si patriot i madh

      1. besnik says:

        Shume urime per kete marreveshje qe eshte nje tregues per maredheniet shume te mira dhe perkrahjen qe po i jep shqiperia Kosoves.

        1. alban says:

          Po behen realitet premtimet qe me perpara kishin kaq vite

  2. kurro says:

    shi kur te dali spiuni i serbeve, burri milices e te thote qe kjo eshte veper gjigande korrupsioni, eshte me aids.

  3. bari says:

    Pse nuk i kerkohet sali berishes llogari per mos berjen e kesaj linje, pse ajo eshte vonuar kur ka qene ne projekt per tu bere dhe nese aty ka shkelje qe nuk justifikohen duhet te mbaje dikush pergjigjesi,dhe jo te kaloje cdo gje pa rene ne sy swikur nuk ka ndollur asgje duhet te mbaj pergjegjesi cdo person per punen e tij nese e ka bere keq sepse ato sjellin pasoja te medha per vendin duke vendosur interesat individuale mbi ato te popullit per te cilen te ka vene ne ate vend pune dhe per kete ne shqiperi punet shkojne keq e me keq sepse nuk mban kush pergjigjesi nper shkeljet me qellim qe bejne drejtuesit.

  4. ardi-mamurrzaku says:

    ky eshte hapi pare ndershqiptar,shpresojme qe dhe hapa te tjere ta ndjekin me pas.
    nje shkulje veshi per ata shqiptaret e kosoves qe e cilsojne stall berishen(UDB)nje idhull.
    komplimente e mia te sinqerta per te dyte qeverit.
    do kisha deshire qe ndonje qeveritar i kosoves te tregonte te verteten pse ne te kaluaren nuk jane zhvilluar hapa te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje