Sulmuesi nga Presheva, Atdhe Nuhiu, e ka lënë mundësinë e hapur për të luajtur me Kosovën në Mitrovicë. 24-vjeçari gjatë kësaj jave do të bisedojë edhe një herë me trajnerin Albert Bunjaku, për të vendosur nëse do të vijë apo jo.
Në një bisedë për gazetën kosovare “Arena”, vetë lojtari ka pranuar se ka pasur biseda me Bunjakun, ndërsa pritet që të bisedojë edhe një herë për ta konfirmuar nëse do të vijë më 5 mars apo jo.
“Ajo që mund të them momentalisht është se unë kam biseduar me trajnerin Bunjaku. Nuk e di nëse do të jem më 5 mars apo jo. Do të bisedojmë edhe një herë gjatë kësaj jave dhe do të konfirmohet nëse do të luaj. Gjasat janë të mëdha të luaj, por nuk i dihet”, – u shpreh fillimisht Nuhiu.
24-vjeçari ka luajtur më parë me grupmoshat e përfaqësueses së Austrisë. Ish-lojtari i Rapidit të Vjenës mendon se do të ketë probleme me pasaportën austriake nëse paraqitet me Kosovën. Në të njëjtën kohë, edhe drejtuesit e FSHF-së po bëjnë përpjekje për ta bindur Nuhiun që të zgjedhë Shqipërinë. Gjithsesi, deri tani nuk është vendosur asgjë nga të dyja palët.
Pos luajte ti qe e ke emrin Atdhe,kush do luaje.
Nuk eshte kombetare, por perfaqesuese e Kosoves. Kjo perfaqesuese eshte e perkoshme, sepse ne kemi nje kombetare qe na perfaqeson te gjithe shqiptareve: kuq dhe zi.