Biznesi fason/ LSI: Qeveria të sjellë sa më shpejt në Kuvend paketën integruese (VIDEO)

22 Shkurt 2014, 19:51Ekonomia TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Qeverisë që të çojë sa më parë në Kuvend paketën integruese, e cila mbështet biznesin fason.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehu mbështetjen e kësaj force politike ndaj biznesit fason, ndërsa shtoi se ky biznes garanton 100 mijë vende pune.

Pas takimit të zhvilluar në Berat, deputetët e LSI-së ishin në qytetin e Shkodrës ku kanë parë nga afër situatën në një prej fabrikave të prodhimit të këpucëve si dhe në atë të prodhimit të veshjeve, biznese këto që punësojnë më shumë se 1500 punëtorë, pjesa dërrmuese e së cilëve janë gra dhe vajza.

“Jemi në vijim të turit tonë si Grup Parlamentar i LSI-së për të ndjekur iniciativën e diskutimit të paketës integruese për biznesin fason. Kjo për disa arsye të mëdha. Së pari për të mbrojtur me të gjitha instrumentet ligjore këtë biznes, i cili në themel të tij është një biznes social. Kësisoj mbrojmë punësimin e mijëra e mijëra qytetarëve të punësuar nga ky biznes.

Së dyti, ky është një moment shumë delikat sepse në rajon po aplikohen politika tepër favorizuese për biznesin fason dhe në rast se nuk ndërhyjmë sot do të thotë që ta rrezikojmë jetëgjatësinë dhe prezencën e këtij biznesi në Shqipëri.

Së treti, në një moment të tillë ku punësimi vazhdon të jetë një nga elementët tonë thelbësor të programit elektoral dhe atij qeverisës mbrojtja e çdo vendi pune është një mision më vete dhe pikërisht për këtë arsye ato biznese të cilat gjenerojnë punësim masiv kërkojnë një mbrojtje të veçantë.

Më së fundi unë do të insistoja që ky realitet, i cili është në kamerat tuaja dhe është pas shpinës sime kërkon që biznesi të vazhdojë të mbrohet nga të gjitha instrumentet ligjore nga qeveria, në mënyrë që asnjë familje të mos provojë humbjen e vendit të punës”, tha Vasili.

Pas takimeve të zhvilluara në këto biznese, u organizua me tryeza e rrumbullakët në praninë e deputetëve të LSI-së, dhjetëra përfaqësuesve të biznesit fason, si dhe i pranishëm ishte edhe prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani.

Në fjalën e tij hapëse të diskutimit, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehu edhe një herë sensibilitetin e madh që LSI ka treguar në mënyrë të vazhdueshme për biznesin fason, i cili, sipas tij, është një biznes që duhet inkurajuar për vetë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka me mbi 100 mijë të punësuarit që ka.

11 komente në “Biznesi fason/ LSI: Qeveria të sjellë sa më shpejt në Kuvend paketën integruese (VIDEO)”

  1. -homeri- says:

    — ja ku lsi ka blere voten – u ka premtuar ketyre bisneseve qe kan kthyer ne skllever me mijra shqiptare , se nuk do te preken nga reformat me kusht qe punonjesit dhe familjaret e tyre te votojne per lsi dhe tani detyrojne EDIN te beje sipas urdherit te ketyre hajduteve te lsi – jane bisneset me fitimet me te larta , nuk paguajn asnje takse dhe paguajne punonjesit e ture me 100 euro ne muaj
    — ka nje zgjidhje per te mos ndryshuar taksat e ketyre bisneseve eshte qe tu rriten rrogat punonjesve te ture ne vleren e takses se pa paguar , ne te kundert eshte nje bisnes selektiv ne mbrshtetje politike te kryehajdutit META

  2. Un jam simpatizant i Lulzim Bashes por kete LSI nk e duroj dot dhe jam gati te mbeshtes Edi Ramen vetem qe ta shporri njeher e mir nga politika kete bande kriminale qe hyn ne qeveri per te vjedhur dhe me parate e vjedhura blen votat e shqiptarve

  3. Sa me shume shikoj “surratin e LSI-se” , me shtohet gjithmon e “me sume”
    besimi se Rilindja eshte aq prane.

  4. Une jam, ti je. says:

    Fasonet jane skllevrit e Shqiperise, jane njerzit me te rropatur e te perbaltur nga pronaret e pafryre. LSI duhet te kujdeset per rritjen e pagave te puntorve, e jo per te lehtesuar pronartet. Kjo qe po ben LSI eshte nje nga levizjet me te poshtra dhe me prapavije politike me qellim qe ne zgjedhjet e ardheshme lokale te rrembeje qindra mije vota. Kujdes Edi Rama se po ta fusin!

  5. Vlora says:

    Targat me cip te LSI-se. Keta dihet qe jane nje bande hajdutesh, por une ende pyes veten se cfare kerkoi PS ne koalicion me keta nderkohe qe i kishte votat e njerezve. Disa gjera me duket se si kuptojme edhe aq mire ne Mocalin e qelbur qe quhet Politika Shqiptare.

  6. tik says:

    Ta thonte dikush tjetër do merrej si veprim politik, dmth fuqizimi i industrisë. Por kur e thotë LSI, është gjest klientelist.
    Shqipëria i ka rrogat e tatimet shumë të ulëta por edhe nivelin e punonjësve dhe infrastrukturën shumë të dobët, prandaj duket sheshit që qëllimi është përfitimi i pronarëve.

  7. halit says:

    E po Rilindja nuk i fiton zgjedhjet e vetme, ashtu sic nuk i fiton edhe PD pa koalicione,keshtu qe duhet ti pranoje kushtet e koalicionit me LSI.A e mbani mend LSI kur ishte ne koalicion me Berishen dhe i mori gati gjysmen e qeverise atij dhe Berisha se hapte gojen,derisa u revoltuan shume Pdiste dhe e shfaqen hapur pakenaqesine e tyre per kete koalicion.Keshtu qe ti simpatizanti i Bashes,mos enderron edhe nje here te vini ne pushtet me ndihmen e LSI?Te vetem ju nuk vini kurre ne push-tet kete e dini edhe vete ju,prandaj mos mos tju shkoje ne mend se mund te kriset dhe prishet koalicioni PS-LSi harrojeni

  8. toni says:

    Shiko surratin e Petrit Vasilit eshte i njejti me surratin e LSI,ky dhe dashnorja e tij Tropojane qe kane marre ne qafe njerez duke i hequr nga puna.

    1. tik says:

      Pashë surratin e Titit dhe po më vjen të vjell !!!
      Turp për ne që Shqipërinë ja lëmë në dorë Vasilëve!

  9. Dallendyshja says:

    Po mire me si thoni Ju te mos kete mundesi P.Vasili te perlaje ndonje gje!Iu tha fyti u bene gjashte muaj ,seshte pak per drejtuesit e LSI-se.Paulin Radovani kerkon qe te gjithe Shkodren e qytetet rreth saj ti kete skellever nen kamzhikun e tij.Kjo eshte arritje e jo shaka.Ky i nderuar Petrit Vasilli nuk eshte “Bisnes fasonesh,por bisnes masonesh”!

  10. SHBA-BE says:

    MBRETI I KORRUPSIONIT ILIR META KA MBETUR PA LEKA.

    dhe po kerkon urgjentisht te MJELE klientet e tij te hershem fasoniste, qe nuk fusin KURGJE ne buxhetin e shtetit, por jane burrim i pashtershem pasurie dhe fuqie elektorale per LSI-ne e Ilir Metes dhe bandes se tij lakmitare. Por Ilir Lakmitarit i ka dale nje pengese dhe ajo quhet

    TAKSA FAMOZE PROGRESIVE E EDI RAMES!

    si do t’i fale bamiresi RILINDJA socialiste fasonisteve te Ilir Metes kur Saliu i ka lene pa BREKE NE BYTHE? Po kerkuan leshime fiskale fasonistet qe nuk paguajne KURGJE ne shtet, pse te mos kerkojne me shume firmat e tjera pershembell te kromit, apo te naftes qe paguajne DICKA ne shtet? Dhe po e hapi Edi Rama thesin e bamiresive ta dini nga nastradini se mosha e pensionit te mjeraneve kokepalare me floke te bardha apo pa floke fare do te behet me urdher te BB dhe FMN-se mesiguri mbi…200 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje