VIDEO/ Qeveria fal gjobat e vendosura ndaj biznesit në fushatë nga qeveria e Berishës

5 Mars 2014, 14:14Politika TEMA

Qeveria miraton vendimin për faljen e gjobave të vendosura ndaj biznesit në periudhën zgjedhore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se gjobat ishin abuzim masiv dhe të përdorura gjithashtu si dënim.

Ky vendim, sipas Ahmetajt, është një hap tejet i rëndësishëm në marrëdhëniet qeveri-biznes.

“Me anë të këtij projektligji do të anulohen të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës në fjalë, pra periudhës paraelektorale dhe elektorale, kur gjobat përdoreshin si ndëshkim për të pabindurit  dhe ato të abuzimit masiv gjithashtu, në periudhën pas elektorale, të përdorura si dënim.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave është një hap tejet i rëndësishëm në marrëdhënien qeveri – biznes. Ndërsa deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keqmenaxhimi, ky kapitull i turpshëm i marrëdhënies shtet-biznes ka përfunduar, nuk ndodh më. Ashtu siç kishim premtuar, ne po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha ndëshkimet dhe presionet parazgjedhore, pasi në themel të marrëdhënies së re ne vendosim besimin.

Përveçse heq një padrejtësi të madhe, kjo masë është një vazhdim i projektit madhor të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Është abuzuar shumë me gjobat, por kjo nuk ka për t’u përsëritur më. Koha kur qeveria kishte si zë të tretë të të ardhurave, gjobat, nuk ka për t’u përsëritur më.

Ky është një hap tjetër në kthesën e madhe ekonomike të Shqipërisë, të ndryshimit të modelit ekonomik dhe të çlirimit të potencialit ekonomik.  Ky vendim vazhdon trendin pozitiv për ekonominë, që këto ditë është treguar dhe nga marrëveshja e arritur me FMN për programin dhe rritja gjithashtu e ndjeshme e të ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky është një moment kyç për fatin e ekonomisë së vendit.

Kemi premtuar se do ta ndryshojmë për mirë klimën e biznesit dhe se do t’i ngremë marrëdhëniet me sipërmarrjen në një nivel të ri. Sot qeveria ka mbajtur një premtim tjetër të saj.

Vendimi është një tjetër hap tjetër përpara në drejtimin e duhur, një premtim i mbajtur dhe një provë e angazhimit tonë afatgjatë që ekonomia shqiptare të kthehet në ritmet e saj të rritjes dhe me të gjithë përpjekjen për të stabilizuar një rritje të qëndrueshme, cilësore , afatgjatë në favor të qytetarëve shqiptarë,” tha Ahmetaj.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me ato gjoba të cilat janë të paguara, Ahmetaj tha: “Ligji parashikon mënyrën e trajtimit të tyre, qoftë duke i marrë parasysh si avancë pagese, qoftë duke i kthyer nëpërmjet instrumentit të detyrimeve të prapambetura që përfshihen në projektligj”.

24 komente në “VIDEO/ Qeveria fal gjobat e vendosura ndaj biznesit në fushatë nga qeveria e Berishës”

  1. neda says:

    Qeveria le ti fale gjobat sepse shume bisnese po shkojne drejte falimentimit, por qeveria nuk ka pse bene diferencime ne popullat,sepse gjoba te ndryshme mund te kete edhe shume shqiptar qe nuk merren me bisnes
    si gjoba kontravajtje rrugore, gjoba te tjera te ndryshme qe mund te kete plote ne rag republike dhe nje diferencim i till mendoje se nuk sherben per nje fillim te ri nga te gjithe shqiptaret ne raport me shtetin e ligjet, shteti duhet ti kete te gjithe qytetaret njesoje,prandaj nje fillim i ri per te gjithe do te thote nje perkushtim me i madhe e i ndergjegjeshem nga te gjithe, per nje raport te ri me shtetin ne teresi,pa diferencime e diskriminime.

    1. junila says:

      keto masa merren me hapa te caktuar jo bam bam. bravo qeveria qe.tregon kete suport!!!

      1. afrim says:

        nje vendim i duhur! bravo Ben Ahmetaj.berishat vinin gjoba po si jepje lek e vote

        1. Tigri 14 says:

          Ahmetaj tejet rezultativ. fantastik.

          Me ne fund nje qeveri e hajrit/

          1. Esmeralda says:

            frymemarrje. Bizneset sdo kene me shtetin ne shpine por shtetin ne krah.

            Kjo eshte ajo qe ja vlen ta degjosh e perkrahesh

            1. tirgi i ben koment vetes me nick esmeralda. komentet kane 1 min kohe nga njeri tjetri dhe duhen me teper se 5 min qe nje koment te miratohet nga gazeta. dmth komenti si pergjigje ndaj tigrit eshte bere akoma pa u miratuar. pra nga i njejti person. hahahhaha lat nam o gazetaret e top channel. jeni bere qesharak. vetem veten tuaj genjeni me keto pallavra.

              1. Xhaja says:

                Hahahahaha
                Jam dhjere se qeshuri vetem arben jevgu ka staff te shkelqyer
                Shume veta I thone bravo kot pa kuptim fare asgje ska bere deri me sot
                Vetem fal gjoba dhe shaj parardhesin

            2. Ilma says:

              krenar per Ahmetajn dhe Ramen.

              jeni njerez et fjales se mbajtur. Cdo gje po ecen ne rrugen e duhur sepse puna e vulllneti jane maksimale

              1. Olsi says:

                Eshte padyshim moment per frymemarrje. Me Vjen mire qe erdhi kjo dite.
                E fundit fare ska asgje me shume se shteti te jete krah biznesit ne cdo vend ja lejon ligji

            3. Sela says:

              Bravooooooooo. te marre jete ajo qe eshte e ligjshme e ti thuhet JO paligjshmerise ?

              Kjo eshte ajo qe i jep jete ekonomise

              1. Majlinda Koci says:

                1 milion here faleminderit.
                Fjala e mbajtur nga ju, eshte vote serisht per JUVE.
                Na keni bere te besojme se me ne fund po behemi shtet

            4. raimondi Vlonjati says:

              Ky vendim eshte komplet i gabuar,sepse ato gjoba nuk jane aq te medha sa ti mbysin bizneset,
              kur ne te njejten kohe ato gjoba shkojne ne buxhet…

              Biznesi pomer nga shteti qindra milione dollare, dhe nuk humbet azgje pse paguan disa gjoba

    2. zamir says:

      Bizensi te kete me shume perparesi dhe kete gje po ben dhe qeveria Rama. Nuk mund te falen te gjitha llojet e gjobave dhe ky veprim nuk eshte aspak diskriminues. Po flasim per gjoba qe jane vene ne kohen e zgjedhjeve ku nje pjese e te cilave jane vendosur dhe per arsye te ndryshme politike. Bravo qeverise

  2. adela says:

    BBravo qeveria per kujdesin qe po tregon ndaj biznesit

    1. jeni te habitshem. kur ve gjoba pa sens ndaj drejtuesve te mjeteve i thoni bravo, tani qe fal gjoba i thoni bravo. pse jeni keshtu ju qelbesirat. cfare droge ju kane dhene?

  3. eda says:

    Qeveri njishe,

  4. al says:

    Bravo qeverise per vigjilencen e madhe dhe interesin qe po tregon per biznesin shqiptar

  5. myzeqari says:

    Po mire ketyre po ua fal qeverria po ne qe na hoqen nga puna ata ne korrik pse nuk na fusni ju kurvat e PS.

    Apo i doni me dosje te sigurimit te shtetit ju sic jeni vete.

  6. Per cdo dite ,qeverise , nji Like , nga [email protected] !

  7. niazi says:

    EDHE UNE BASHKOHEM ME OPINIONIN E SHUMICES SE KOMENTEVE KETU PER TI DHENE NJE BRAVO QEVERISE NE KETE VENDIM TE RENDESISHEM PER TE PERKRAHUR BISNESET NGA MAKTHET E QOFTE-LARGUT SE NUK DUA TI ZE EMRIN NE GOJE…..KURRE MOS PAFTE NJE DITEW TE BARDHE AI DHE GJITH LUKNIA E TIJ…QE E SHKATRUAN KETE VEND DHE KETE POPULL…MALLKIMI I POPULLIT…DHE I TE GJITHE VIKTIMAVE QE I KA SHKAKTUAR KETIJ VENDI…I SHLYEFTE DERI NE BREZIN E TRETE DHE ATJE KU I DHREMB ME SHUME….ZOTI MARTE HAK PER TE GJITHE…

  8. arli says:

    Te lumte Ben Ahmetaj. Nuk kam pasur dyshime per punen tende.

  9. GAVRIL says:

    Po n.q.s vjen qeveria tjeter e ben kete gje, faljen e gjobave, do kishte kete solidaritet ne mendim nga socialistet? Eshte tamam lufte klasash kjo qe ben Rama duke ndare biznesin dhe popullin ne JU dhe NE. gJOBA MERR KARAKTER POLITIK DHE NUK BEHET KURRE SHTET.

  10. ira says:

    Eshte veprim populist. Keshtu nuk ndertohet shteti. Pas nje studimi te plote, shteti nuk kerkon vetem ato gjoba qe jane vene ne kundershtim me ligjet ne fuqi apo vendimet e ndryshme te qeverise dhe njekohesisht jep ndeshkime administrative-ligjore ndaj personave qe i kane vene keto gjoba.

  11. male osdrimi says:

    Do te duhej te dilte ministri i financave per te dhene kete myzhde. por sigjithmone shakaxhiu i qeverise.Pse vrapon ky harlequin ?
    se dyti do te duhej nje transparence, pasi kemi informacion se jane me shume biznese qe e kane merituar gjoben se sa ato te ndeshkuar politikisht.
    se treti si rrjedhoje e se dytes ( pra nje akti korruptiv te fshehur ) krijon konkurence te pandershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje