VIDEO/ Kamerat fiksojnë momentet e vjedhjes në një dyqan të Prishtinës

24 Mars 2014, 12:06Rajoni TEMA

Dy persona në Prishtinë organizuan një vjedhje në dyqan.

Njëri e thërret shitësen për të dalë jashtë dyqanit për një konsultë, teksa tjetri hyn në dyqan, shikon nëse ka njeri tjetër dhe shkon te arka për të marrë paratë e xhiros ditore.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga dy kamera të sigurisë së këtij dyqani.

Ngjarja ka ndodhur me 21 mars.

Në adresë të “Koha.net” këtë video e ka dërguar Agron Berisha, i cili thotë se është pronar i dyqanit “Intimo”, ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Policia e ka të lehtë identifikimin e autorëve, pasi ata shihen qartë në kamera.

Pronari thotë se i janë marrë nga arka 930 euro./KD

4 komente në “VIDEO/ Kamerat fiksojnë momentet e vjedhjes në një dyqan të Prishtinës”

  1. lami says:

    Shqiptari eshte rrace e keqe …shikoi vetem fytyrat dhe vleresoj.Si ketej ashtu dhe andej njelloj jemi………hajdute.

    1. Tarrasi says:

      lami fol per vete une skam vjedhur gje njeriu prandaj mos na perbalt se per kete pune kemi Serbet dhe Greket.

    2. Dardan says:

      Lami. Derisa ngjarje te tilla perbejn lajme ne kosove dhe jo tritoli dhe vrasjet e perditshme kjo esht mire.

  2. Dardan says:

    Ne kosove gjdo dite ndodhin gjera shum te rendesishme me interes per kosoven dhe gjithe shqiptaret por edhe rajonin ndersa gazetatema i njorone ndersa na servon lajme ordinere koti pa asnje vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje