Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Vlorë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Ish-drejtori Roland Tafilaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të Urbanistikës dhe Legalizimit, Besnik Zërra akuzohen nga prokuroria se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet.
Në vendin ku ndodhen këto pasuri të legalizuara, nuk lejohet kryerja e ndërtimeve pasi sipërfaqja e pasurive në fjalë është është parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime.
Kjo, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit, si dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm të Zonës Qëndore të Qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së.
shume mire
Ne burga meritojne te shkojne se kane vepruar si u ka dashur qefi
Fantastike nga ana e prokurorise, te marin denimin qe meritojne.
Sa mire prokuroria ketu ka nderhyre me vend, sa per ata qe kane dashur qe te veprojnne mbi igjin duhet te marrin denimin qe meritojne.
po cfare do besh ti zoteri Nishani, do i heqesh gjykatesit qe si denojne?!
bravo , ju lumt se deri tani kane ber ci ka dashur qejfi ketyre. po ja ku dhe shteti e ligji duhen respektuar e zbatuar. rilindja filllon nga vlora s ena kane marre frymen me keto ndertesa
Ky rast te jete shembull dhe per te tjeret qe kane ndermend te veprojne keshtu, sa per Prokurorine bravo.
po Butrintin qe u privatizua kur to ta coni ne gjykate jo o prokurore ordinere?