Mijëra euro janë paguar nga qytetarët për të legalizuar ndërtimet gjatë Qeverisë Berisha. Denoncimi është bërë nga Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Artan Lame, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë akuzave të hedhura nga ish-Kryeministri Berisha në sallën e Kuvendit mbi procesin e legalizimeve që ka nisur Qeveria Rama. Ndërsa e cilësoi të dështuar procesin gjatë qeverisjes së PD-së, Lame theksoi se vetëm për një përshpejtim procedurash, qytetarët paguanin nga 1 deri në 2 mijë euro, ndërsa kalimi i pronësisë kushtonte nga 10 deri në 20 mijë euro.
“Në sallën e Kuvendit u tha se tarifat tona janë më të larta se ato të Sali Berishës. i doni tarifat e Saliut, ua them unë: 200 deri në 500 leke rojës tek dera për të hyrë në Drejtori, 5-10 mijë lekë ishte që dikush ta hapte dosjen, 5 mijë lekë ishte dhënia e deklaratës dhe vërtetimeve që kërkon KESH-i, 10 mijë lekë kushtonin matjet në terren. Këtu mbarojmë me lekë dhe nisim me euro. 500-1000 euro urdhër-përfshirje, 1 deri në 2 mijë euro për përshpejtim të procedurave, sipas hallit, 10 mijë deri në 20 mijë euro ishte kalimi i pronësisë, 20 mijë deri në 50 mijë euro për dosje të rëndësishme, si parqe, zona turistike, në bllok, nëpër rrugë, e kështu me rradhë. Këto ishin tarifat e qeverisë Berisha që tani thonë se, tarifat tona janë më të larta”, theksoi Lame në fjalën e tij.
Në vijim Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it u shpreh se në zonat informale në ndërtimet pa leje të vetëdeklaruara shtesat e bëra do të meren parasysh. Lame u ndal edhe për kompensimin e ish-pronarëve përmes fondeve që mblidhen nga legalizimet.
“Paratë që kanë marrë ish-pronarët kanë qënë paratë e marra nga legalizimi. Kjo skemë e hartuar nga qeverisja socialiste në vitin 2005 do të vazhdojë të funksionojë. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i legalizimit nuk mund të ndahet nga procesi i kompensimit të pronave”, tha Lame.
Ndërsa draftin e rim bi legalizimet Lame e cilësoi si një ndryshim në themel të shumë gjërave nga ligji ekzistues. Sipas tij, bashkë me këtë ligj po përgatiten edhe një sërë aktesh të tjera nënligjore, udhëzime, etj, që kanë të bëjnë me procesin, i cili ishte torturues për qytetarin përgjatë një harku kohor prej 10 vitesh.
Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
1. Ky ligj zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009, pavarësisht nëse ato kanë funksion banimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ndërtuara dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar. Këtu përfshihen dhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer procedurën e vetëdeklarimit për legalizim, sipas afateve të përcaktuara në këtë ligj.
2. Fusha e zbatimit të këtij ligji shtrihet edhe për ndërtimet pa leje të ngritura pas datës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, me kushtin që ato të jenë të ngritura në truall në pronësi të personit posedues të ndërtimit pa leje, si dhe procedura e legalizimit të mos kërkojë kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin.
3. Objektet ndihmëse në shërbim të ndërtimeve pa leje legalizohen vetëm në qoftë se janë ngritur brenda sipërfaqes së parcelës ndërtimore.
4. Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private të të tretëve, kur planet e përgjithshme vendore/planet e detajuara vendore parashikojnë ndërtime mbi 5 (pesë) kate nga niveli zero.
5. Të gjitha ndërtimet e tjera pa leje, të cilat nuk u përgjigjen kushteve të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, prishen sipas ligjit nr.9780, datë 6.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit.”.
Neni 3
Shkronja “a”, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon: a) “Ndërtim pa leje” është objekti për të cilin është përfunduar karabinaja, i destinuar për banim, veprimtari ekonomike dhe/ose funksione të tjera, si, për shembull, social-kulturor, arsim, shëndetësi e të tjera të këtij lloji, për të cilin nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi, për planifikimin e territorit.”.
Neni 4
Neni 15/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: Kompensimi i pronarëve mbi sipërfaqet takuese pronë private, që preken nga ndërtimet pa leje
1. Kur parcela ndërtimore e objektit pa leje, është e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në emër të subjekteve pronarë joposedues të ndërtimit, Këshilli i Ministrave miraton me vendim kompensimin mbi sipërfaqet takuese, pronë private, që preken nga objekti.
2. Në rastet kur parcela ndërtimore objekt kompensimi rezulton në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, transferuar sipas përcaktimeve të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, ALUIZNI, përpara se të kryejë procedurat e kalimit të pronësisë dhe kompensimit, kërkon miratimin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.
3. Për efekt të përllogaritjes së masës së shpërblimit, sipërfaqja trajtohet si truall, sipas çmimit të përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Shpërndarja e fondit të shpërblimit kryhet në përputhje me ligjin nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.”.
“Neni 17
Kalimi i së drejtës së pronësisë dhe mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore
1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, si rregull, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit pa leje. Sipërfaqet mbi masën e përcaktuar në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Këshilli i Ministrave miraton listën e poseduesve të objekteve pa leje dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore, për të cilat ngarkon ALUIZNI-n të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë.
2. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion social – ekonomik është ai i përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Funksioni ndërtimit pa leje përcaktohet sipas evidentimit në terren nga institucioni që kryen këto procedura.
4. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.
5. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet menjëherë në momentin e njoftimit me shkrim nga ALUIZNI, duke përfituar reduktim të vlerës. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës.
6. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore, për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social – ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit dhe rregullat e hollësishme për mënyrën, llogaritjen e afateve të pagimit e reduktimin e vlerës së parcelës ndërtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
“Neni 23
Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet dhe arkëtohet nga njësitë e qeverisje vendore, në përputhje me pikën 2/1, të nenit 27, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.”.
“Neni 25
Rastet kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje
Kur një subjekt posedon më shumë se një ndërtim pa leje, atëherë ai do të përfitojë kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore dhe legalizimin sipas çmimit, taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe tarifës së shërbimit të legalizimit, për ndërtimin me sipërfaqe më të vogël.
Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar në bazë të hartës së vlerës së tokës, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, taksa e ndikimit në infrastrukturë sipas masës në fuqi dhe tarifa e shërbimit, pavarësisht nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore.”.
Në nenin 30 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 2/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2/1. Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur subjekti apo njëri prej subjekteve që disponojnë ndërtimin me funksion banimi nuk shlyejnë detyrimet financiare të parashikuara në ligj për vlerën e parcelës ndërtimore/objektit pa leje. Në këtë rast, për pasurinë/pjesën takuese të subjektit debitor, regjistrimi bëhet sipas shkronjës “a”, të nenit 54, “Regjistrimi i hipotekës ligjore”, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.”.
2. Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Rregullat e hollësishme, kufizimet dhe procedurat që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
“Neni 32
Ndarja e të ardhurave të arkëtuara nga legalizimi i ndërtimeve pa leje
1. Të ardhurat e arkëtuara nga kalimi i të drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore ndahen: 70 për qind në fondin e kompensimit të pronave, 30 për qind në buxhetin e shtetit, për përballimin e shpenzimeve të tarifës së shërbimit, për evidentimin në terren dhe përgatitjen e dokumentacionit për legalizimin e ndërtimeve pa leje me funksion banimi.
Rregullim i veçantë për shtesat anësore /shtesa kati dhe
plotësimi i bazës së të dhënave
Në rastin e objekteve me leje ndërtimi, apo të ngritura përpara vitit 1993, tek të cilat janë kryer shtesa anësore/ shtesa kati, përfshirja në procesin e legalizimit të subjekteve posedues të tyre, bëhet me kërkesë, me kushtin që njëri nga subjektet posedues të ketë aplikuar për legalizim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj.”.
Ndërtimet pa leje dhe shtesat anësore/në lartësi në ndërtimet me leje, që cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, sipas distancave të përcaktuara në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kultures, nuk legalizohen.
qeveria rama po i ben legalizimet falas dhe po mban nje premtim shume te madh dhe po u zgjidh nje hall qe prej shekujsh mundon shqiptartet
Eshte megjithmend per te pershendetur ne qoftese do veprohet sic thuhet,megjithese kemi te drejte te dyshojme se shqiptaret jane mashtruar me vite te tera nga PD ,sepse zgjidhet dhe vihet ne qarkullim ekonomik nje pasuri jo e vogel ne rang kombetar.PS i ka kapacitetet e nevojshme intelektuale per ta zgjidhur kete problem te madh te shqiptareve mire dhe shpejte. Ato qe thote Z.Lame ne artikullin e mesiperm une nuk u heq asnje presje, sepse pikerisht ashtu ka qene, fillonte korrupsioni qe te roja dhe vazhdonte zinxhir me tej.PD bente ne cdo fushate premtime mashtruese dhe asgje nuk beri per popullaten, ndersa per njerzit e saj rreth kupoles sigurisht qe beri, shqiperia duhet te filloje te drejtohet nga njerz serioz,te perkushtuar per ta rregulluar kete vend, ta leme mbrapa te kaluaren rrumpall te PD dhe ideologjine percarese te Sali Berishes dhe te klanit te tij te ngusht ne PD. .
zoti jua shperbleft! RROFSH O EDI RAMA! PS FOREVER <3
Qeveri leshi ishte kete e dime te gjithe.
Neve qe kena ndertu ne kashar na kon ardh ca burra nga legalizimet pardje na than do legalizom te gjitha shpiat na moren emrat mbiemrat fisnin na maten bahcen dhe shpien edhe ato qe skan apliku per legalizimet do hapim dosje treja kshu na than, ky thot vetem qi ato kon ndertue deri 2009 ntoket vet.
Bravo Lame ne shesh nxirrjani te palarat te gjitha.
Lame i papare
Mizerjet mbushnin xhepat e tyre me parate e qytetareve. Qeveri e poshter ishte dhe mbetet po keshtu edhe si opozite.
opozita e sotme nuk duhet te flas fare per legalizimet, sepse gjate qeverisjes se tyre nuk u moren masa per legalizimet, por per me teper fal korrupsionit u shtuan ndertimet pa leje.. dhe populli vuan pasojat (pa te drejte)
ela flasin si nuki flasin -babai i rames kristaqi u mori token se bashku me rucin dhe doklen pa e permende drakullen Enver.edhe ky eshte nje drejtore qe postin e ka paguar me byth.ministri quqi e pagoi duke i dhen gruan fico rames dhe ish burri i linda bashes eshte po ashtu drejtore.te komunistat mund te behesh me droge drejtore,me tritol,vrases si frroket,me gra ,me ilaqe edhe me jastek griselde beshesh Minister si erionka.
Sinqerisht per ty kam respekt por po tani sa shkon nje kalim pronesie nga i jati tek i biri sepse mesa di un ka nji shifer marramendese.qofsha un gabim?
Nuk e marr vesh kete pune! Vjen tjetri e nderton ne token time dhe shteti i jep lejen ne vend qe t’i kerkoje llogari per ndertimin e paligjshem?!!!!!! Si u be kjo bote keshtu mor cocialista?? “Jo po ta paguan token” thone legenat. Po nuk e kam per shitje mor tutkuna, mor njerez pa shtylle kurrizore! Po mire mire se keni per t’ia ndjere lezetin ne Strasburg kesaj pune!
“ENVERI” VAZHDON TE SHPERNDAJE COPA LETRASH
Ata popuj qe nuk arrijne te mesojne nga aksidetet dhe tragjedite historike rrezikojne qe ti perserisin ato gje qe nuk besoj se perben perjashtim edhe per shqiptaret.
Kryeministri Rama ne vazhden e papergjegjshmerise se tije nga dita e pare e marrjes se karriges se Kryeministrit beri dje budallekun e radhes.
Nese kthehemi pak ne kohe Enver Hoxha ne 1946 doli vete dhe shperndau per fshataret tokat e pronareve duke i uruar qe ta gezonin token bres pas brezit por pas dy vjetesh e ne vazhdim ju a mori edhe atyre dhe i ktheu tere shqiptaret ne skllever te pushtetit e klanit te tije criminal.
Shikoni me vemendje Kryeministrin Rama dje ne periferi te Tiranes duke shperndare copa letrash qe i quan tapi por nuk kane si te jene te tilla dhe ne te njejten kohe deklaron se ligji i legalizimeve do te kaloje ne parlament ne muajin qe vjen d.m.th ne Prill 2014.
Kjo jo vetem eshte tallje me qytetaret shqiptare dhe me veten e tije por eshte papergjegjshmeri totale per nje kryeminister dhe raportin qe duhet te kete Kryeministri me shtetin dhe ligjin.
Shikoni me vemendje veprimtarite e qeverive “post komuniste” te pas 91 . Te gjitha kane vazhduar me riformulimin e ligjit per kthimin dhe legalizimin e pronave te qytetareve shqiptare gje qe po e vazhdon edhe Qeveria Rama dhe rezultati 8 mije jete te marra qe kane ne gjeneze konfliktin per pronat dhe penalitete nga Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg qe i kalojne 1 miliard euro.
Dy gjera duhen qartesuar ndermjet qytetareve shqiptare dhe qeveritareve dhe pushtetareve te majte apo te djathte qofshin ata:
Se pari duhet pyetur qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare a jane mandatuar ata qe te punojne per zhvillimin dhe perfeksionimin e sistemit capitalist apo per vazhdimsine e pansllavizmit komunist?
Se dyti a jane te detyruar nga Kushtetuta e Repuplikes se Shqiperise qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare qe tere veprimtaria e tyre te jete ne zbatim te neneve dhe frymes se kushtetutes.
Me aq pak sa dime ne shqiptaret dime qe baza e sistemit capitalist eshte prona private dhe vete sistemi zhvillohet ne respect te ligjit e Kushtetutes ku jane percaktuar qarte ndarjet e pyshtetit dhe detyrimet kushtetuese te ndersjellta ndermjet qytetareve e shtetareve e pushtetareve. Ne kete kuader jane parashikur edhe penalitete per ta qe e shkelin ligjin e Kushtetuten.
Une nuk arrij te kuptoj sesi shqiptaret kane 24 vjet qe vazhdojne te mashtrohen e vetemashtrohen ne te tera drejtimet qe nga rritja e mirqenjes, procesi i integrimit, i zbatimit te ligjit e barazise para tije.
Sistemi capitalist funksionon apo me mire te themi duhet te funksionoje ne harmoni te plote ku cdo fenomen ndikon mbi tjetrin dhe te tere faktoret dhe aktoret duhet te realizojne rritjen e mireqenjes se popullsise ndermjet realizimit e respektit te plote te lirive e te drejtave themelore te njeriut qe ne menyre logjike e te natyrshme bie integrimin e Shqiperise ne strukturat perendimore Euro-Atllantike.
Fatemiresisht e drejta zakonore shqiptare perputhet me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut persa i perket ceshtjes se pronesise. Nuk ka qene e as nuk eshte ne te drejten zakonore te shqiptareve qe ai qe vjedh nje prone te dikuj tjeter ti shkohet per t’ia bere per hair. Perjashtim bejne Qeverite Shqiptare nekomuniste te pas 1991 ku ne kundershtim me te drejten zakonore shqiptare dhe lirite themelore te njeriut ja bejne per hair me “tapi” pronen e vjedhur ndermjet zaptimit.
A e dine shqiptaret se problem i zaptimit te prones se tjetrit ketu ne Amerike zgjidhet me polici dhe nuk eshte e nevojshme te shkohet ne gjykate.
Nuk dua te hyj me tej ne ceshtjen e ndertimit dhe funksionimit te siguracioneve te banesave qe nuk arrij ta kptoj se perse nuk eshte ngritur sistemi pasi del qe qeveritaret tallen edhe me ata qe gjoja ju legalizojne banesat.
Shqiperia ka firmosur kartat dhe konventat qe percaktojne dhe detyrojne shtetin Shqiptar qe te zbatoje e respektoje te drejtat themelore te qytetareve shqiptare duke e vendosur Shqiperine nen juridiksionin e Gjykates se te drejtave te njeriut ne Strasburg.
Ne anen tjeter banditet nekomuniste shqiptare e grabisin pronen e qytetareve shqiptar ne kunderstim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise , lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe ne fund nuk degjojne as te respektojne vendimet e Gjykates se Strasburgut dhe ne te njejten kohe vazhdojne te mashtrojne qe 24 vjet se po punojme per integrimin e Shqiperise ne perendim se nuk poflasim per mireqenje e respektim te dinjitetit te shqiptareve.
Shqiptare, nuk ka e nuk do te kete integrim te Shqiperise e Shqiptareve ne strukturat Euro-Atllantike me qeveritare e pushtetare grabites te prones, financave e dinjitetin tuaj.
Lavdi Amerikes e falenderime Presidentit Bush qe Shqiperine e futi pa plotesuar asnje kusht ne aleancen me te madhe politike ushtarake qe ka njohur historia. A i ka pyetur kush qeveritaret e djeshem e te sotem se perse Shqiperia eshte perjashtuar nga e drejta per te marre informacion te klasifikuar nga institucionet e NATOS?
A e keni pyetur Kryeministrin Rama se kush do i paguaje ndertesat e rrezuar nga Agjensia e tije sheterore INUK dhe punonjesit e nxjerre nga puna me akt normative qe te dy antikushtetues me vendim te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.
Sa do te jete fatura finaciare e jete te marra shqiptaresh nga vazhdimi i grabitjes se prones qytetareve shqiptare.
Qe te ndaje qeveria prona duhet ti posedoje ato apo Qeveria Rama vazhdon te qeverise me kushtetuten e 1976 kur toka ishte deklaruar prone e shtetit deri edhe trualli i shtepise .
A e di Kryeministri Rama se partia e tije Socialiste ka aprovuar Kushtetuten e Shqiperise ne 1998 dhe ne paragrafet e fundit thote se te tera ligjet qe i bien ndesh Kushtetutes se Shqiperise duhen te abrogohen Brenda dy vjetesh cfare do te thote se pas 2000 askush nuk mundet te veproje e aq me pak te qeverise ne kundershtim me Kushtetuten.
A mundet te beje public Kryeministri Rama akordin e arritur me Gjykaten e Strasburgut qe e permendi ne Parlament gje qe me ben te besoj se Gjykata e Strasburgut nuk mundet dhe nuk jep akord per te vazhduar grabitjen e qytetareve Shqiptare.
Ish-Kryeministri Berisha deklaroje para pak kohesh se ligji i aprovuar ne 1991 Nr 7501 bie ndesh me parimet e pronesise dhe per vazhdimin e fatekeqesise se shqiptareve askush nuk e zuri me ne goje pranimin e fajsise nga ana e ish Kryeministrit.
Gje qe gje se qe 8 mije jete shqiptaresh te mare me konsensusin e PS-PD ne 1991 qe kane zanafillen ne konfliktet mbi pronen te deklaruar ne Parlament nga Kryeministri Rama dhe me dhjetra miliard euro deme ekonomise se shqiptare te marre peng e mbi 18 mije jete te tjera qe e kane prere bileten per ne boten tjeter ne zinxhirin fatekeq te hakmarrjes e gjakmarrjes.
A mundet te kete moral nje qeveri qe per ate qe vjedh nje cellular e denon me gjashte muaj burg e ate qe vjedh 200 mije euro pronen e tjetrit i thote e gezofsh e i jep tapine.
Prona, trualli, shtepia eshte vete Atdheu dhe si eshte e mundur qe “Qeveria Shqiptare” t’ju mohoje Atdheun pjeses me fisnike te kombit ish-pronareve qe u shpronesuan nga regjimi pansllav komunist .
Ndonjeri mundet te thote se edhe ata qe e kane zaptuar token e tjetrit jane shqiptare. Sigurisht qe jane shqiptare por e kane pronen , token, malin atje nga kane ardhur dhe nuk lejojne as nuk guxon kush atje nga kane ardhur as t’ju kaloje me kembe ne pronen e tyre se ate j’ua ka lene baba.
Ate cfare shqiptaret ja kane bere njeri tjetrit dhe vazhdojne te ja bejne akoma me mbeshtetjen e drejteprdrejte te qeverive atishqiptare pergjate 68 vjetesh nuk ja kane bere as pushtuesit gjate luftes se dyte boterore pasi thesarin e shtetit vertete e muaren por e paketuan dhe e ruajten si thesar te shqiptareve kurse antishqiptaret prosllave qeveritaret shqiptare e vodhen diten per diell e prape gje qe gje nuk qe.
Vjedhin prona, energji, parane publike duke e boshatisur arken e shtetit sa here qe behet rrotacion pushteti qe me 1939 e deri me sot, vjedhin thesarin e shtetit e vazhdojne te vjedhin e vrasin shqiptare per dite por asnjeri nuk paguan nje cent dhe kerkojme te hyjme ne europen e civilizuar si shtet e shoqeri kur realisht me keta tregues nuk do na pranonin as ne Unionin Afrikan.
Shqiptare te nderuar shkrimtari i madh Kadare ka thene se pune me te veshtire e te pabereqet se me i prure argument nje tufe injorantesh nuk ka por prapeseprape thellesisht besoj se shqiptaret nuk jane budallenj por ju kane hypur ne qafe ca perbindesh qe nuk kane as gjak shqiptaresh as dhemshuri per shqiptaret.
Te nderuar bashkombas besoj e dini se Atdheun tone te bukur e te pasur per cfare Zoti i ka dhene e kane braktisur e po vazhdojne ta braktisin intelektualet e rinia ku shpejt pushtetaret, shtetaret e politikanet e pangopur nuk kane per te pasur me gje per te grabitur e per pasoje do largohen sic edhe jane larguar gjer tani natyrisht disa pas akauteve te tyre milionshe e me shume zero.
Antishqiptaret pushtetare e qeveritare kane interes qe ta mbajne shoqerine shqiptare nen terrorin e bukes, rruges e sigurise per jeten pasi vetem keshtu ata mundet te lagohen pa i vene re nje dite duke e lene Shqiperine ne diten e hallit dhe pa asnje mundesi ringritje.
Asnje aktivitet prodhues domethenes nuk eshte ndertuar ne 24 vitet e fundit dhe a i pyesni qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare se sa eshte borxhi i jashtem dhe i brendeshem dhe interesi vjetor gjithnje ne rritje i Shqiperise sot dhe sa eshte rritur aftesia shlyese e ekonomise shqiptare.
Pra qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare kane vjedhur valuten e huaj te marra hua dhe valuten tuaj te vene me gjak e djerse nga femijet tuaj ne bankat shqiptare pa vene kund nje tulle por qe i perdorin per qefe e kure te vije dita ti kerkoni do ju japin nje leter shqiptare pa vlere qe do ju zhvlersohet ne dore sa hap e mbyll syte.
Historia ka mbuluar me pluhurin e harreses kombe me te medhenj se ne dhe nuk do beje perjashtim as me ne shqiptaret pasi jemi vendi i vetem ne bote qe e kemi braktisur Atdheun 50% e popullit pjesa me vitale e tije rinia e intektualet po ju mohojne Atdheun nje pjes te madhe prej tyre e nuk do kene mundesi te vijne ne Shqiperi as per pushime pasi ne nje vend qe te rrezikon koken nuk besoj se ka kush deshire te shkoje as falas e jo me te paguaje..
Zgjohuni sa nuk eshte vone pasi me hajna qe i lene vendin njeri tjetrit nuk mundet te kete ardhmeri Shqiperia as Shqiptaret dhe antiligji bie vec fatekeqesi sic ka vazhduar e vazhdon te bjeri.
Shqiptaret sot kane mundesi te shohin e degjojne si jetohet ne New York, Berlin, Rome Paris Londer e nuk duhet te pajtohen me kucedren qe ju ka bllokuar ardhmerine.
Toka ne cdo vend te botes eshte ne thelb shteterore, shteti me tokat ne cdo kohe mund te beje reforme dhe tja heq atij qe mund ta kete me hipotek, por qe nuk e punon pa shperblim duke ja dhene atij qe punon. Toka nuk eshte nje prone qe mund te sillesh si te duash me,duke e lene psh pa punuar se e ke ne pronesi,atehere lexoni ligjet amerikane se cfare behet ne qofte se fshatari apo qytetari qe e ka ne pronesi token por nuk e punon ajo sekuestrohet dhe i jepet atij qe e punon.Ndersa shqiperia ka specifiken e saj, po te mos kishin luftuar ne luften e dyte boterore pjesa derrmuese e shqiperise qe ishte pa prona, sigurisht qe edhe ata qe kishin prona mbas lufte, po te mos ishte fituar lufta ,nuk do kishin me keto prona,prandaj edhe u be reforma e 46-te,si nje reforme e domosdoshme per te bere nje shperndarje me te arsyeshme te tokes ne funksion te interesit te pergjithshem dhe jo te 7 familjeve te medha qe mendohet se ka patur shqiperia.Reformat sigurisht i bejne fitimtaret.
p\ ligji i lame groshes i komplikon gjerat shume e fut qytetarin ne nje rreth viciz .ligji nuk kuptohet ka jashtezakonisht shume rregulla ligji nuk merr parasysh se qytetaret kane 20 e kusur vjet qe kane ndertuar jeten ne mungese te shtetit ligjor ata nuk mund te prisnin politikanet per te jetuar ndertuar dhe kane bere si ju eshte dukur me mire dhe ne te shumten e rasteve kane zbatuar edhe rregullat e bashkejeteses ne komunitet ,si mund te vendoset nje cmim tregu sot per token e zene flas per ate publike,ku ishin komunaret ,qeveritaret pushtetaret deri sot edhe lamja bashke me ta kur ndertohej prishej ,zihej me force ,shitej etj etj apo prisnin te merrnin votat me duket se ligji i saliut ishte i mire por nuk u zbatua merrte parasysh te gjitha gjerat e dime se legalizimet u perdoren politikisht per vota por edhe per bisnes per te fituar ne kurris te nevojtareve edhe tani si po duket gjerat nuk po shkojne mire
Shqiperia e mesme ka qene prone e bejlereve. Kjo eshte e vertetuar me dokumente. Per here ne pare ne historine e ketij populli reforme agrare beri Mbreti Zog I. Eshte me dokumente te patjersueshme. Te mos heshte askush. Bamir Topi nje nate ne interviste u pyet per kete ceshtje dhe tha ka pas rregullime vazhdimisht.. Beri si me ngjarjen ne bulevard, qe kerciste dajaku kunder institucioneve e vriteshin njerez po ne prag te Kryeministrise dhe me paturpesine me te madhe e quante thjeshte nje ngjarje ne bulevard ! Kur nuk ju intereson i minimizojne gjerat qe te fitojne ne kurriz te te tjereve. Vazhdojme . Pastaj vjen reforma e vitit 1946. Kur erdhi demokracia e anulloj gabim reformen e ’46. Ajo ishte me ligjin e kohes. Po te jete ashtu te anollohet edhe reforma e Zogut qe beri me toka ata qe bertasin se i kan ble te paret me florij o lale ! Pa flori va dhe token Zogu. PO te prishen dy reformat shkon favori tek populli se, ne te gjithe boten latifondistet nuk perfitojne . Pastaj nje pjese e pronave jane si puna e detit ne Vlore tek kompleksi Jon, nga 58o vajti me gjyqe e kthime fallco ne plot 5.000 m2. Keshtu ne Tirane e Durres e gjithe toka e Shtetit, e Mbretit, Vakefet, e Italise e tj. eshte bere e “Pronareve me florinje” Do te kete nje dite nje shtet qe do ti kontrolloje keta megahajdute te vetquajtur pronare me deshmitare e letra fallco.