Raporti vjetor i Institutit të Shëndetit Publik për “Cilësinë e Ajrit në Tiranë 2013” jep alarmin se në kryeqytet ka ajër të rrezikshëm për jetën, ndërsa duket se vetëm qendra ka pasur një përmirësim në tre vitet e fundit.
“Stacioni i Tiranës- qendër ka një ulje të shprehur të PM 10 e të PM 2.5 në ajër në krahasim me vitin 2011, në masën 20-30 përqind. Kjo si rezultat i ‘hapjes’ së qendrës për trafik normal, pas datës 15.11.2011. Edhe pse ka një përmirësim trevjeçar të përmbajtjes së grimcave në ajër, krahasuar me vitin 2011, Tirana vazhdon të mbetet një qytet me ajër të rrezikshëm për jetën në qendrën e saj. Indeksi shëndetësor i cilësisë së ajrit, mjaft i njohur tani në Amerikën Veriore, ka gjithashtu një përmirësim të masës rreth 10 përqind, por qëndron pranë atij që konsiderohet kufi i ajrit të rrezikshëm për jetesën e popullatës”, thuhet ndër të tjera në raportin 30-faqësh të ISHP-së.
Duke marrë në konsideratë llojin e ndotësve, hartuesi i raportit, specialisti Agron Deliu jep një sërë rekomandimesh për përmirësimin e situatës.
“Meqenëse trafiku është burimi kryesor i shkarkimeve në Tiranë, një plan veprimi i ri duhet të merret kryesisht me masat që pakësojnë ndotjen e ajrit të shkaktuar prej trafikut. Një veprim efektiv është të zbatohet një program i gjerë i menaxhimit të trafikut, që të merret me konstruksionin e rrugëve, transportin publik, skemat e parkimit, pastrimin e rrugëve, kufizimet e trafikut, pakësimin e shpejtësisë dhe aspektet teknike”, rekomandon Deliu në raport.
Gjithashtu, ai përsërit edhe një herë nevojën që ka Tirana për një stacion të tretë monitorimi.
“Një stacion i tretë automatik është tashmë i nevojshëm, për të plotësuar tablonë e cilësisë së ajrit edhe në një zonë tipike me ndikim të trafikut. Në këtë mënyrë, vlerat referuese për Tiranën do jenë më përfshirëse në pikëpamje hapësinore dhe më të sakta objektivisht”, citohet Deliu në GSH.
Vopsi të dhj…..metropolin, prandaj e ka suratin me puçra si kokrra bizele.
Tirana ka qene qytet ne zhvillim per 10 vite me rradh, detyra e vetme e ketij mandati ishte menaxhimi i postndertimit, pra me shume politika ambjetaliste dhe jo kulla 25 kateshe te FAMILJES DHE KUNATIT.
Ku eshte kryetari i bashkise le te pergjigjet ai. Nje pjese e kesaj ka te beje dhe me punen e tij.
Tirana nuk ka kryetar bashkie, ka njerin qe e kujton veten zot te Tiranes.
Transporti publik ne gjendje skandaloze eshte arsyeja kryesore per rendimin e trafikut dhe ajrit te ndotur, nese do te ishte ndertuar tramvaji, me shume njerez do te perdornin transportin publik.
Sic eshte permendur edhe ne raport, pastrimi i qytetit, transporti publik, ceshtjet e parkimit, te gjitha jane arsyet e ajrit te ndotur, dhe te gjitha keto jane pergjegjesi drejperdrejt e kryetarit te bashkise, i cili eshte inekzistent dhe po kujdeset per punet e partise dhe t’i sherbeje sa me mire saliut.
Kjo eshte puna e Lulit po ky sic duket nuk ia ka haberin as nga kjo ane. Nuk ben as nje lek as si kryetar bashkie as si kryetar partie. Turp ske bere marre asnje mase per ti paraprire situates ne fjale.
Basha me siguri nuk i duket me rendesi ky lajmi i mesiperm se eshte shume i zene duke u marre me kryeministrin.
Padyshim qe kemi nje kryetar bashkie kukull dhe shume inekzistent.
ka 4 vjet kryetar bashkie i biri botes..tani ka per detyre vetem te menaxhoj..si ka mundesi SE KA BERE KURRE?!!!
Eshte me se normale qe te kete ajer te rrezikshem sepse lul dembeli nuk po ben asnje gje per pastrimin e ketij vendi!
Pervec pastrimit edhe gjelberimit te ketij metropoli
Basha ka plote 3 vjet k.bashkie dhe nuk ka bere akoma asgje per Tiranen.
Turp!
Basha le te jape pergjigje dhe llogari mos rrit te merret me shpifje dhe brockulla kunder qeverse. Le te kujtohet se ka pune te tjera me te rendesishme me se te merret.
Ku e kemi kryetar ku i kemi masat e tij. A kemi apo jo nje Kryetar Bashkie? Cfare masash ka marre per ti bere ball kesaj situate?
Basha ka 3 vjet kryetar bashkie, cfare masash ka marre ai per gjelberimin e vendit?
Tirana ka qene qytet ne zhvillim per 10 vite me rradh, detyra e vetme e ketij mandati ishte menaxhimi i postndertimit, pra me shume politika ambjetaliste dhe jo kulla 25 kateshe te FAMILJES DHE KUNATIT.
si kane goje te flasin?? fillimisht shihet vetja edhe pastaj te tjeret!! cfare ka bere bashkia per pastrimin e vendit??ku jane zonat e gjelberuara??
nuk mund te presim as gje na lul pertaci
LUlezoja : haidut po mashtrus po dembel poooooo