Veliaj shton fondet për bashkësitë fetare. Më shumë para për hoxhallarët dhe priftërinjtë

2 Prill 2014, 18:50Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka rritur financimin e saj për komunitet fetare, me 1 milion dollarë më shumë. Krahasuar me një vit më parë, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për komunitetet fetare në Shqipëri është rritur dhe gjithsej kap shumën rreth 109 milion lekë, të cilat shkojnë për të siguruar mbarëvajtjen e funksionimit të bashkësive fetare. Vendimi përcakton se Masa e financimit prej 108 900 000 lekësh, nga buxheti i shtetit i vitit 2014, i miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret sipas ndarjes së mëposhtme:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 lekë, të ndarë përkatësisht:  11 748 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administrates dhe 19 668 000  lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Nga vendimi, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000  lekë, të ndarë përkatësisht: 20 592 000lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës dhe 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë: 5 676 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administrates dhe 20 196 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Sipas vendimit të Qeverisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 000 lekë, të ndarë: 3 696 000 lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;  15 044 000 lekë, për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit); dhe 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitur prej saj në kërkesën e vitit 2014, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.

Komiteti Shtetëror për Kultet, në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është institucioni i ngarkuar për planifikimin, ndjekjen e procedurave, transferimin dhe mënyrën e përdorimit të fondeve shtetërore të planifikuara për t’iu ndarë bashkësive fetare në vendin tonë. Vlen të theksohet se, ashtu si në vitet e mëparshme, midis komuniteteve fetare ka pasur mirëkuptim për mënyrën e ndarjes së fondit, duke u ruajtur kështu ekuilibrat fetarë.

38 komente në “Veliaj shton fondet për bashkësitë fetare. Më shumë para për hoxhallarët dhe priftërinjtë”

  1. ardit says:

    E vetmja fe paqesore dhe kombetare shqiptare
    eshte feja katolike, kurse feja muslimane dhe
    ortodokse jane lufte nxitese.

    1. Fredi says:

      Veliaj eshte i vetmi Minister qe i bie mbrapa cdo personi dhe cdo grupi qe ka per detyre. Beri cmos dhe e zgjidhi problemin e Romeve qe rrinin ne rruge. Hoqi nga skema e ndihmes ekonomike te gjithe ata qe e merrnin kot dhe nuk i vonon pagesat si qeveria e kaluar. Zyrat e Punes i ka bere super moderne dhe ke lezet te futesh, me kulture me zgjidhje hadhi. Shkollat profesionale po i nxjerrr nga harresa qe kan pas prej vitesh. Me te perndjkeurit po sillet si burre jo si ata halabaget qe i linin te digjeshin rrugeve.

    2. Genta says:

      Ky ngeli tu i shtu fondet per te gjithe. Edhe per nxitjen e punesimit, edhe per ish-perndjekurit edhe per shkollat profesionale. Hadhadh ja bofte zoti. Tmaro pune

    3. Yllka says:

      Ky eshte thjesht respket dhe dinjitet ne menyren se si trajtohen njerezit. Kleriku trajtohet si klerik, jo si armik dhe pastaj habitemi pse bien pre e interesave te Xhihadisteve apo dic tjeter. Duhet me i kriju kushtet per dinjitet sic kan bere me te gjithe. Edhe me te papunin, edhe me te paaftin, edhe me nxenesin, edhe me rinine etj.

    4. Kenxo says:

      Sh mire.
      Me pare komunitet fetare (Nga donacionet e simotrave jashte shtetit) mbanin jo vetem veten e tyre por edhe kontribuonin per shtresat ne nevoje. Tani qe Shqiperia eshte pak me mire se sa ne vitet 90, atehere jo vetem qe duhet ti suportojme Komunitetet fetare (Si shtet) por edhe duhet te kontribuojme per te ndihmuar njerezit dhe komunitete jashte Shqiperise.
      Shoqerite me kulture dhe dinjitet keshtu funksionojme. JAm ne nevoje, me jep, jam me mire, te jap.

    5. Andia says:

      Bravo Veliaj qe po punon me nje logjike kaq te shendoshe. Me mire ti paguaje shteti sesa te shkojne ne siri shqipetaret.

      Ne jemi pro kesaj qe Veliaj propozon ?

      1. Flogu says:

        Epo ku na hiqen Keta Berishianet si shpirtmire, hapu dheeeee ?

        Erion, vazhdo punen sic e ke nisur se po ben nje pune fantastike . Le te lehin zagaret qe skane bere asgje per askend

        1. Urani says:

          Shume mire. Kurre shteti ska menduar per keta njerez pasi e kane pasur mendjen te bejne para me familjet e tyre.
          Me ne fund ketu vjen era shtet

          1. Ollga says:

            Turp te kene keta ushtaret e saliut.
            Shqipetaret e dine mjaft mire se cka bere saliu 8 vjet e cpo ben qeveria Rama per 6 muaj

            Kane goje e flasin keta qener. Ju pergezoj per punen erion, suksese dhe ju lumte

    6. Renxo says:

      Hadhadh Veliajt.
      Kush e ka inat le ta shaje gjithe diten por aman ska lene asnje nga shtresat qe ka ne pergjithesi pa i rregullu. Zyrat e Punes i ka bo super, Ndihmen Ekonomike e jep tamam, Pensionet duke i rregullu, Te erndjekurve dyfishin sa iu jepte Berisha, Fetareve duke iu shtu fondet.
      Shajeni shajeni por lutuni te bini ne varesi te tij me mire.

    7. edina says:

      une doja ti thoja nje bravo te madhe Erion Veliajt per gjithe punen e mire qe ka bere ?

    8. andi says:

      eshte dicka kaq pozitive qe ministri Veliaj mendon per cdo gje duke filluar qe nga zyrat e punes,romet e te tjere me rradhe.
      Bravo per perkushtimin e madh qe po tregon

    9. arber says:

      po ta mendoni mire eshte shume pozitive qe sektet fetare te ndihmohen nga shteti dhe jo nga xhihadistet qe perfundojne ne lufte!
      bravo ministrit Veliaj

    10. Mira says:

      Për ateistët ka ngel ndonjë kacidhe…!?

  2. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Jepja o kastravec hallexhinjve qe nuk kane buke te hajne.

  3. endri says:

    Bravo Ministrit Veliaj per punen e mrekullueshme qe po ben

  4. olta says:

    Me ne fund nje minister qe po vepron ne te mire te te gjithe Shqiptareve, eshte ministri me i mire i kabinetit. ishte koha qe te kishim nje minister te tille ne qeveri. Bravo

  5. mira says:

    nje minister tamam i duhur per ceshtje te tilla. nje minister qe mendon per cdo problem qe kane shqiptaret dhe sektet fetare. ne kete menyre e ben me te dukshme paqen fetare qe ekziston ne shiqperi

  6. Hm... says:

    paradox kur kihet parasysh se varferia eshte kembekryq. Kultet duhet te mbahen vete. Taksapaguesi nuk ka pune, per me teper kur ka plot qe nuk besojne. Te bejne punen mire, te frymezojne dhe zgjojne interes dhe fondet rriten vetvetiu.

  7. Shqiponja says:

    Ti leme me mane kisha e xhmija,feja e shqiparit Esther shqiptaria. Te leme me mane percarjen sundin,le tepunojme te gjithe per bashkimin.

  8. Shqip says:

    Jepu ndihma njerëzve që nuk kanë bukë për të ngrën e boll me këta mashtruesat dhe ndyrësirat e fesë.

  9. tourkofagos says:

    1mln dollars,qe te shtohen trecerekshat jihadiste…….FATALE!!
    Ne nje kohekur akoma ne ”vatan”hane me liste,vishen me rroba te perdoruara e nuk kane uje per te pire………popull zulu!

    1. Jeta says:

      Xhihadistet do te shtohen kur ti i le pa perkrahje dhe pa kontroll. Me mire ti pagaje shteti Kleriket se sa te marrin fonde nga ku e di cfare dhe ti nenshtrohen ku e di kujt interesi. Ne keto kohe te turbullta per fete, me mire ti mbajme afer se sa ti tregojme me gisht sikur jane e keqa e ketij vendi.

      1. Mira says:

        Në këto kohë të turbullta më mirë të mbajmë afër dhe 1.000.000 të papunë…!

  10. Red says:

    Nuk e kuptoj kete pune. Duhet ti jepen leke komuniteteve fetare per cfare? Me cfare po e ndihmojne ata shoqerine shqiptare?

  11. hajdari says:

    keto leke per ata qe kane cilimijte pa buke nuk ben e , mjafton te kemi papulet mire

  12. Fori Furka says:

    Kjo eshte vertet skandaloze . Shqiperia eshte shtet laik dhe si i tille nuk ka pse financon klerin, perkundrazi shteti duhet te vjele taksa mbi pasurine e klerit e cila eshte jo e vogel. Ketu duhet te beje pjese edhe heqja e financimit te partive politike te cilat jane grupime vullnetare te cilat mbahen ne baze te kontributeve te anetareve dhe te financimeve.
    Personalisht mendoj qe nje person si une qe nuk beson ne kler dhe eshte apolitik nuk ka pse paguan taksa per klerin dhe partite politike.
    Franca e ka bere nje gje te tille qe ne shekullin e XV-te ndersa ne ne shekullin XXI merremi perseri me te tilla gomarlleqe te cilat boshatisin arken e shtetit.

    1. Suuus says:

      Plotesisht dakort.Nuk eshte aspak e drejte qe parate e taksa paguesve te perdoren per qellime fetare madje dhe as per qellime politike. mendoj se nese do te behej ne referendum popullor sa i perket mbeshtetjes financiare per partite politike dhe tashme per komunitetet fetare , masivisht do te votohej kunder mbeshtetjes finaciare.Shqipataret kane me shume nevoja per te tjera gjera edhe me te rendesishme.Pse duhet paguar me parate e taksapaguesve rroga , kafete drekat dhe darkat e administrates klerike ,per mua eshte e paligjshme dhe e pa llogjikshme nje nisme e tille.

  13. Lexues i vemendshem says:

    Kokorrat e mashtruesve jeni! Edhe ju jeni gazetare idiote, cfare do qe tju shese Veliaj ju e hani ? Ky financim eshte dhene edhe me pare, qe nga viti 2010, pothuajse me te njejten shume (1 milion dollare).

  14. Adela says:

    Po ndodh x here t pare qe pas kaq vitesh q nje ministri si mmrs tashme t merret me perkushtim me cdo institucion q ka n varesi. Pergezime ministrit

  15. gent says:

    Po ata financohen nga jashtë. Këto i kanë pare xhepi. Mos i harxhoni kot paret. Kishe ndërtu dy shkolla ateiste nga themelet, më mirë. Katolokët paguhen prej vatikanit, ortodoksët prej grekut, mjekrrat nga sauditët. Mos mi harxho lekët kot.

  16. toni says:

    Urime z. Minister. Komunitetet Fetare kane nevoje per ndihmen e qeverise sepse shteti ende nuk u ka kthyer pronat qe komunizmi u sekuestroi.Me vjen keq per disa qe komentojne ketu edhe nxjerrin vrer ndaj kesaj nisme.

  17. dada says:

    Une nuk jam dakor qe te financohen komunitete fetare , pse duhet te financohen ????????????????????????????

    Pak amrrin ato para nga besimtaret???????????????????????

  18. Zigu says:

    90% e komentuesve tek artikulli per Veliaj jane te punonjes qe i fut Veliaj sa here i duhet te reklamoje veten ose Ramen. Lexojini cfare propagande dhe te folure bajate qe kane. Njesoj si Erioni. Po ikni mer pederasta mos na tregoni perrallat e Erjonit po ikni merrni ate rroge qyl edhe kryni detyren prej 100 komentesh ne dite qe ju ka caktu Erjoni.

  19. berati says:

    sa her qe kane marre pushtetin multietia socialiste anadolle, shqiperis ju ka dridhur themelet e shqiptaris e suveranitetit.

    .me ket mandat te p.s ,a do jet fundi i shqiperis.

  20. juristi-zvicer. says:

    egjypti,shtetin i malit afrikan,siria,libia,por edhe franca e shume shtete ne bote i ARRESTOJNE e DENOJN TANI HOXHOLLAR e IMAME SEKTA te ISLAMIT EKSTREMIST me distinacion XHIHADIN e TERRORIZMIN ,a ky VELIJA ju u RRIT RROGAT dhe i DEKORON.

    .pytja nr-1 ne ç,drejtim po e qone P.S SHQIPERIN ne ALEANCE e UNION me AVGANISTANIN.

  21. gegetoske says:

    Hiqja fukarase buken e gojes!? Merrja shpirtin fukarase dhe jepu te pangopurve qe gjithe diten predikojne,lahen e pastrohen,perdridhen e flasin si kurvat !?????? Nuk jane institucione ne varesi te qeverise dhe ne situaten qe jemi keto institucione nuk po vuajne per buken e gojes!Dergo ato qindarka per te hequr nga rruga me qindra hallexhinj lypes! Besoj, se po qene vertet institucione fetare,do te ishin dakort qe keto fonde te shkonin per kete kategori,per LYPESIT ne te kundert ata jane………..!!! tung!

  22. Lleshi says:

    Po per ne ateistet dhe agnostiket ke parashikuar ndonje fond more derdimen i ii nuk di kujt te te them ? Eh shtet palaço i mbushur me palaço , ne paguajme taksat dhe i ha qeni ! hajde , hajde se as leter higjenike nuk hedhim me per ju ! Plehra !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje