Birësimet/ Arvizu: Gjyqtarët të respektojnë ligjin, jo paragjykime për nënat që braktisin foshnjat

3 Prill 2014, 09:37Sociale TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu i ka drejtuar një apel gjyqtarëve shqiptarë që të respektojë procedurat ligjore në të gjitha rastet e birësimeve. i pranishëm në një tryezë për birësimet, diplomati amerikan tha se Shqipëria mbetet ende një shoqëri konservatore ku çështja e familjes mbetet e shenjtë.

“Dua t`u drejtohen gjyqtarëve. Ju vërtetë keni një punë delikate pasi vendimet që ju merrni ndikojnë në jetën e nënës, por edhe në jetën e vetë foshnjeve. Nga ajo që më ka lënë mbresë nga kontaktet dhe diskutimet është se ju si gjyqtarë doni të siguroheni që nënat kanë mundur ta japin foshnjen e tyre për birësim pa qënë nën trysni, pa qënë të kërcënuara por e kanë bërë këtë me vullnet të plotë.  Por dimë që në disa rastet nënat e japin foshnjen e tyre pa informuar anëtarë të tjerë të familjes. Kjo është në të vërtetë si një e fshehtë që ato e ruajnë” tha Arvizu.

Në vijim Arvizu ka drejtuar një tjetër apel ndaj shoqërisë për të mos paragjykuar nënat që braktisin foshnjat e tyre.

“Shumë shqiptar të mençur më kanë thënë që nuk mund ta paremendojmë asnjë çast se si mundet një familje dhe një nënë të braktisë foshnjen e vet. Edhe unë u kam thënë se unë e kuptoj se çfarë do të thotë kjo. Por ne nuk jemi personat, të cilët  mund të gjykojmë një grua e cila merr vendimin më të vështirë të jetës së saj. Gjithashtu unë iu kam thënë se janë punonjësit socialë ata të cilët mund ta trajtojnë këtë çështje pasi është një çështje më vete. Ajo që është e rëndësishme të kuptojmë është se ne po flasim për jetë të vërteta, për jetë nënash, por jemi duke folur edhe për foshnjat që janë edhe ato qënie njerëzore”, tha Arvizu.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje