Bogdani: Shqipëria të mos i lutet Januzajt, askush nuk mund të luajë për kombëtaren nëse nuk e ndjen

6 Prill 2014, 18:40Sport TEMA

Ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ndërhyn në debatin se për cilën përfaqsuese do të luajë talenti kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj. Me një koment në rrjetin social Facebook, 36-vjecari ka theksuar se askush te Shqipëria nuk duhet t’i lutet Januzajt për veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

“Nuk duhet t’i lutemi Januzajt. Përtej faktit se janë talente të padiskutueshme (flas edhe për Valmir Berishën), gjykoj se po bëhet shumë zhurmë për këtë lojtarë, sidomos për të parin (Adnan Januzaj). Personalisht kam një mendim krejt tjetër. Më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë në Kombëtare dhe më besoni, kisha një ndjenjë të jashtëzakonshme. Isha si një fëmijë i lumtur që merr në dorë lodrën e parë. Nuk di sesi ta përshkruaj atë moment. Dhe më besoni, unë kam luajtur në Itali në stadiume me 60 mijë tifozë, kundër skuadrave të mëdha dhe emrave më të mirë të futbollit botëror, por kisha komplet tjetër ndjenjë, krenari dhe nder kur luaja me Kombëtaren. Thënë këtë, nëse një lojtar nuk e ndien si një detyrim që të kontribuojë për ekipin përfaqësues, atëherë është më mirë që ai të mos jetë pjesë e atij ekipi”, shprehet Bogdani.

14 komente në “Bogdani: Shqipëria të mos i lutet Januzajt, askush nuk mund të luajë për kombëtaren nëse nuk e ndjen”

  1. arti says:

    Jam plotesishte dakorde me zotin bogdani.Nuk besoj tek asnje futbolliste nga kosova qe ta ndjeje fanellen e shqiperis jane te gjithe shume fallso,prandajka plotsishte te drejte bogdani

    1. Argita_B says:

      Nuk duhen ngaterruar gjerat, kjo nuk ka te bej me faktin e te qenit shqiptar nga Kosova apo nga ndonje krahine tjeter e Shqiperise! Eshte thjesht çeshtje individi. Januzaj eshte plot talent, lojtar qe vlersohet nga stafi dhe ekipi i Manchesterit, lojtar qe ne moshe teper te re perballon presionin e mediave.
      Prpblemi eshte se duke bere kaq shume zhurme Federata dhe trajnei i ekipit komebtar shqiptar tregojne amatorizem ne çeshtjen e trajtimit te Januzaj!
      Nuk degjojme te njetat komente apo polemika nga Federat Belge dhe pse ata kerkojne ta bejne pjese te ekipit kombetar belg!
      Mos harrojme se ka lindur dhe eshte formuar ne Belgjike, keshtu qe nuk do te ishte krim nese luante per Belgjiken.
      Te gjitha polemikat jane krijuar nga shtypi se Januzaj apo familja e tij nuk jane prononcuar kurre ^per kete çeshtje.
      Te gjithe spekullojne me Januzajn ne nje kohe qe ai vete nuk eshte shprehur kurre per kete.
      Ta lene te qete te bejne jeten e tij se nese eshte aty ku eshte kete e ka ne saj te talentit dhe punes se tij dhe Federata shqiptare nuk ka asnje merite per kete.
      Nese nje dite ka deshire te luaje per ekipin kombetar shqiptar do te ishte shume pozitive, nese jo, fat te mbare ne karieren e tij se si ka ngrene buken kujt.

  2. Liberatori says:

    Arti-
    Ti nuk din fare se cfar jan e cfar munde te bejne Shqiptaret nga Kosova,ti mire qe shpreh menimin tende,mirpo ky mendim i yti nuk ka fare te beje me realitetin.Kosovaret kan henger me vite burge vetem se kan permendur emrin Shqiperi ,edhe ate e kan permendur duke i marre per baze edhe pasojat ndaj kesaj fjale,kan henger burg per Xhaxhi Enverin(Leshin) e qe nuk e kishin pas ditur se per ke te futen ne burg.Une jam plotsisht i mendimit te Bogdanit se nuk duhet lutur “böthen” askujt coft ky edhe Januzaj,mirpo se Shqiptaret nga Kosova jan fallco ateher munde te te them se ti je me shume Grek se sa Shqiptaret na kosova nuk jan e nuk ndijne gje per Shqiperin.

  3. elton says:

    nejse bogano,,ju me duken mos e leshoni vendin e fundit ose te parafundit

  4. Bashkim says:

    Po perse duhet te ndjej Januzaj dhe te tjeret per Shqiperine kur Shqiperia nuk beri kurre asgje per shqiptaret e Kosoves

  5. Reynald de Chatillon says:

    Amen.

  6. Uji i ftohte says:

    Rrofsh Bogdani,kam pasur respekt perhere,Tare,Cana,…

  7. Fred says:

    i ketij mendimi jam edhe une

  8. Fred says:

    jo te gjithe,por ka dhe fallso siç ishte ujkani qe u largua nga komtarja me nje sms

  9. gur says:

    Askush nuk duhet lutur …por sikur shifet babai Janzajt eshte turk
    kurse ema boshnjake Bjellepoljes… cka mund te pret kombtarja nga ky i cii pershruhet komentohet nga shume gazeta….Tani stop lutjeve.lereni te shkon ku duaj….edhe me serbin…….

  10. Liti says:

    Nuk jane fallco te gjithe lojtaret qe vijne nga Kosova more zoteri?ketu flitet per nje Januzaj qe ka lind ne Belgjike dhe luan ne Angli dhe nuk ndihet shqiptar aspak,keshtu qe mos e krahasoni Canen,Berishen,Mehen,Bashen dhe shume te tjere me Januzajn se babin e tij matrapaz e terheq me shume pandi anglez sesa leku shqiptar,se sic e dini futbolli sot luhet per para e jo per hobi.

  11. gentian says:

    Fjalet e tua Zoti Bogdani, jane plotesishte te drejta, siç e thot nje fjale e vjeter Popullore, nuk e luan as topi!

  12. Mark Muharremi says:

    @Arti, si nuk beson ne fudbollist shqiptar te Kosoves , ore hut nese ke kunder dikuj ateher ata kan emer MOS FUT NE NJe THES TE GJITH.
    Po ske faj ti se ke trurin sa te shotes, njeri shan veriun tjetri shan jugun kta te dyt bashk shajn Kosoven.Kush mendon dhe shan shqiptaret ne baz te krahinav eshte rrot k……
    Pershendetje juve qe jeni me zemer shqiptar, ne p.s. ju te tjeret.

  13. Malo says:

    Perderi sa i jati jeton midis Beogradit – Brukselit dhe Prishtines, nuk e kuptoj se çfar kerkon Tirana apo me mire kombetarja jone. Ne duhet ti shtrime kembet sa kemi jorganin thote populli, prandaj duhet te shikojme te djemt tane. Ky edhe sikur te doje te vije, nuk e lene te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje