VIDEO/ 20 vjet nga ngjarja e Peshkëpisë, vëllai i kapitenit të vrarë kërkon drejtësi

10 Prill 2014, 20:41Politika TEMA

Ngjarja e prillit 1994, kur posta kufitare e Peshkepisë në Gjirokastër u sulmua nga një bandë e armatosur greke e ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë, është përkujtuar të enjten nga familjarë dhe kolegë të të rënëve.

Me këtë rast forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ka zëvendësuar pllakatën modeste të vënë prej vitesh në këtë vend me një memorial më dinjitoz.

Në 20-vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i kapitenit të vrarë Fatmir Shehu ka kërkuar edhe një herë zbardhjen e saj dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

“Pjesa më e madhe e Peshkepisë e di se cilët e kanë bërë dhe që aktualisht janë të lirë. Shteti ka fjetur gjum deri tani, si të majtët edhe të djathtët”, u shpreh Fiqiri Shehu.

Përveç kapiten Shehut, në atë ngjarje u vra edhe ushtari Arsen Gjini, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur teksa reparti u mor peng për disa orë nga banda greke.

“Për 20 vjet askush veç familjarëve nuk e ka përkujtuar këtë sulm terrorist të ndodhur në mes të natës. Forumi ynë nderon gjithë ata ushtarakë që ndër vite kanë vënë jetën në rrezik për interesa kombëtare, të cilat kanë hasur përballjen e interesave institucionale”, deklaroi Albi Koçi nga forumi “Djemtë e Gjirokastrës”.

Ngjarja e Peshkëpisë është regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek. Banda greke në atë kohë u paraqit në media si pjesë e organizatës MAVI, Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit./TCH

14 komente në “VIDEO/ 20 vjet nga ngjarja e Peshkëpisë, vëllai i kapitenit të vrarë kërkon drejtësi”

  1. Logjika Jo Matematika says:

    o zikeee, janullaqet duan vorioepirdhin….

    1. Adriatik says:

      Islamiku berisha shpiku kete genjeshter qe te arrestonte 5 fshatare minoritare. Ndersa ju akoma besoni shpifjet se u futen greket ne peshkepi. Pyesni gazideden se si e gatoi kete teatrin.

      Po marin mema dhe top chanel vazhdojne me lojen e nacionalizmit. O marin…ne kufirin grek mos u dum se je non grata e di mire ti.

  2. RIP says:

    kujtoni varrimet madheshtore te azem hajkarit dhe sokol koqedashit te vrare nga pas shpine nga arturo ui i sheqeres.
    edhe keta te peshkepise u vrane pas shpine ne nje atdhe te tradhetuar dhe nga nje klase politike te tredhur..

    RIP FATMIR SHEHU DHE ARSEN GJINI

  3. Albania1 says:

    Ca drejtesie kerkon pas 20 vitesh mor i mjere. Nuk po vendoset drejtesi per kete te fresket fare jo me para 20 vitesh.

  4. iliria shqiptare says:

    Mos prisni nga klasa politike se jane te shitur e pa dinjitet.Me greket zgjidhet vetem me kanun.I paharruar kujtimi i atyre djelmoshave qe shteti i tyre i tradhetoi.

  5. askushi says:

    ata qe ben masakren, sipas NEWs24 jane shtetas shqiptar dhe vine serbes ne Shqiperi. Pse nuk arrestohen, apo kan ndryshuar emrat.

  6. Velcoti says:

    Shqiptar do te thote tradhetar

  7. jugu says:

    ishte koha kur sala e carmatosi oficeret dhe nuk kishin te drejte te mbanin arme keta uhstare ishin komplet te pambrojtur kur u sulmua posta ne pabesi si e kane zakon grekrit.e bene kete gje me shqiperine se e dine qe su kerkon njeri llogari se si te ps si te pd jane te shitur dhe e kane mendjen te statusi per nuk e bene ne qipro ??
    sa per drejtesi mos prit drejtesi po merre alla shqiptarce ik e bjeri bollanos ne himare apo janulles ne tirane se perndryshe a mos prisni drejtesi greket nuk jane budallenj te thone e beme ne.
    si kam pasur qejf turqit po tani e kuptoj qe me greket kane te drejte dhe ua bejne shume mire

  8. tani says:

    Greku eshte I poshter kete e tregojne cdo dite, masakra e peshkepise ne gjirokaster,vrasje te panumerta ne kufi,e Brenda ne greqi,rrahje ne burgje, qe shkojne deri ne vrasje,mohimi qe u bejne cameve te hyjne ne tokat e tyre,me te gjitha keto poshtersi nuk mund te kete mes dy vendeve miqesi sepse rruga nga shqiperia drejt jugut eshte vaditur me gjak aty mbin vetem urrejtja,asgje tjeter,prandaj populli shqiptar te hapi syte ,e te mos shkoje te punoje si argat tokat e te mallkuarit por te punoje token e vet, buke e kripe e zemer.

  9. Alex says:

    Ngjarje shume e shemtuar per ne ushtaret ishin pa arme se kush e dha nje urdher te tille kurre nuk u denua,sa per vrasesit ata dihen jane minoritare te lindur ne shqiperi u be dhe gjyqi ne greqi dhe u lane te lire.

  10. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ne cdo shtete te mirfillte kur drejtesija nuk vihet ne vend (per ceshtje kombetare flitet) atehere vepron sherbimi sekret po djemte tane me sa duket po I harrojne detyrat
    zoterinj (shish) tregoheni veten qe gjaku e ketyre deshmoreve mos te shkoj dem
    Lavdi Deshmoreve Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini

  11. Daut says:

    Nuk kemi shtet por nje turme te llojit omnium contra omnes

  12. sufllaqja says:

    Ca thote ky ? Pjesa me e madhe e Peshkepisë e di se cilet jane ?!?!?
    Po cprisni o merhumer, pse nuk i rripni te gjalle te i njejti vend !

  13. Plaku nga Kurveleshi says:

    Me kujtojne me keqardhje te thelle masakren e vitit 1914, por fatkeqesisht ne “vitet e demokracise”. Keni te drejte qe kerkoni drejtesi, pok “kuja ja thoni:!? Ajo qe vertet nje masaker e re dhe e dhimbshme, por edhe nje turp i pa pare per shtetin shqiptar Pergjegjesia mbeti te nje kapter i shkrete dhe ata qe koornin frytet krekosen edhe sot. Nuk ke cfare i ben kur vendi nuk ka zot…!Mund ta shajme Enverin per shume gjera por te huajvr armiq ua kishte vene kufirin te thana, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje