Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri raportoi në Komisionin parlamentar të Sigurisë në lidhje me p/ligjin e miratuar në Qeveri “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8663, datë 18.09.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”. Në seancën dëgjimore mbi draftin që pritet të miratohet edhe nga Kuvendi, Tahiri theksoi se një ndryshimet synojnë rregullimin e situatës kaotike, por jo vetëm, përsa i takon mjeteve lundruese motorike. Drafti i ri ligjor vjen në një kohë kur Qeveria Rama nuk ka rinovuar moratoiumin për mjetet lundruese, ndërsa ministry i Brendshëm e cilësoi këtë masë të marrë nga Qeveria Berisha si dëmtuese për turizmin shqiptar.
“Ju menduat se deti përdorej vetëm për not”, tha Tahiri duke theksuar se duke ndëshkuar detin, qeveria e mëparshme harroi se droga kishte dhe rrugë të tjera trafiku.
Sipas ministrit të Brendshëm, moratoriumi për mjetet lundruese nuk dha efekte për ndalimin e trafikut të paligjshëm të narkotikëve, por ndikoi negativisht në zhvillimin e turizmit. Duke sqaruar draftin e ri, Tahiri theksoi se përmes tij cdo mjet lundrues regjistrohet dhe pajiset me GPS. Në këtë kuadër, ministri i Brendshëm bëri të ditur se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të ketë zhvillime teknologjike dhe inovative.
“Do të garantojmë sigurinë në det, do të vendosim dhe rrethimin e zonës së sigurisë për plazhistët dhe në rast se një mjet motorrik e shkel këtë brez do të sekuestrohet mjeti”, theksoi Tahiri.
Në vijim ai garantoi se vendosja e GPS për mjetet motorike lundruese do ti japë zgjidhje edhe problematikës së shfaqur herë pas here kur peshkatarë të ndryshëm janë gjetur në vështirësi dhe autoritetet e kane pasur të pamundur t’i gjenin. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me debate mes deputetëve të opoyitës dhe ministrit të Brendshëm. Kështu deputetë të opozitës e kanë pyetur ministrin e Brendshëm në lidhje me moratoriumin e skafave, duke iu referuar rasteve të trafikut të drogës dhe lëndëve narkotike që po kapen nga policitë e vendeve fqinje. Në përgjigjen drejtuar pyetjes së Nënkryetarit të Komisionit, deputetit të PD-së Flamur Noka, ministri Tahiri theksoi se rruga kryesore për trafikun e drogës nuk është ajo detare.
“Me statistikë mund t’iu them se moratoriumi nuk ka pasur efekt dhe nuk ka ndikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Edhe në kohën kur ishte në fuqi moratoriumi, mjetet lundruese transportonin lëndë narkotike drejt fqinjëve. Moratoriumi ndikoi negativisht në zhvillimin e turizmit, por ne kemi një qasje tjetër. Ne mendojmë se mund të garantojmë sigurinë detare për qytetarët shqiptare. Të garantojmë zhvillimin e turizmit, do e realizojmë duke disiplinuar lëvizjen detare. Ju vendosët moratoriumin, por prishët të gjithë radarët e monitorimit. Ju menduat se deti përdorej vetëm për not, ne mendojmë se mund të përdoret dhe për mjete lundruese”, iu përgjigj Tahiri.
Xhemal Qefalia: Do të jenë tek masat ndëshkuese edhe gjoba edhe sekuestrim?
Tahiri: Sekuestrimi do të shkojë dhe aplikohet vetëm për ata që janë përsëritës. Pastaj sekuestron e vendos oficeri i policisë ndërsa konfiskimin e vendos gjykata
Flamur Noka: Duke parë situatën e rëndë dhe shqetësimet e ngritura nga vendet fqinje për sasitë marramendëse të drogave që kalojnë nga Otranto, a mendoni se moratoriumi duhet të ishte i nevojshëm
Tahiri: Me statistikë mund t’iu them se moratoriumi nuk ka pasur efekt dhe nuk ka ndikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Edhe në kohën kur ishte në fuqi moratoriumi, mjetet lundruese transportonin lëndë narkotike drejt fqinjëve. Për tre muaj janë sekuestruar 7 mjete lundrimi. Moratoriumi ndikoi negativisht në zhvillimin e turizmit, por ne kemi një qasje tjetër. Ne mendojmë se mund të garantojmë sigurinë detare për qytetarët shqiptare. Të garantojmë zhvillimin e turizmit, do e realizojmë duke disiplinuar lëvizjen detare. Kam kërkuar bashkëpunimin me ministrat e brendshëm dhe italian. Ju vendosët moratoriumin, por prishët të gjithë radarët e monitorimit. Ju menduat se deti përdorej vetëm për not, ne mendojmë se mund të përdoret dhe për mjete lundruese.
Tahiri: Rruga kryesore e trafikut nuk është detare.
Noka: A keni dijeni ju, si ministër që baza ajrore e Gjadrit të jetë përdorur si bazë për trafikun e drogës. Dhe që janë ulur aty avionë…
S.Braho: Mos u përgjigj z.ministër…
Tahiri: Pa problem, përgjigjem. Gjadri nuk është det. Unë kam ardhur këtu për cështjen detare. Unë kam takim me popullin. Mund të vish aty dhe të të jap përgjigje
Paulin Sterkaj: Nuk keni përse të sekuestroni mjetin lundrues, penalizoni personin. S’keni përse ta bëni kështu. Moratoriumi ka qenë i paligjshëm, me sekuestrimin e mjetit do të rrisim subjektivitetin. Duhet të dënohet personi dhe jo të sekuestroni mjetin.
Tahiri: Projektligji rregullon lëvizjen e mjeteve lundruese. Çështja rregullohet në rrugë gjyqësore. Nuk mund të parashikojmë dhe të adresojmë penalitet për personat, por për mjetet lundruese. Nuk mund të ketë me mjete lundruese që i afrohen bregut ku të duan dhe si të duan. Kemi një plan veprimi për t’i paraprirë këtij ligji. Ne jemi tërësisht të gatshëm të garantojmë zbatimin e ligjit nga qytetarët. Do të garantojmë rrethimin e plazheve në distancë sigurie.
Bravoooooooooooooooooooo…
me ne fund po kemi edhe ne polici si europa dhe qe godet krimin
Me ne fund po kemi edhe ne nje Polici e cila Godet krimin e nuk eshte pale me te sic ishte gjer dje ne kohen e Berishes
te heshti cdo nejri qe ishte dje ne pushtet. Puna a polcise eshte fantastike dhe po merr formen e duhur
Hallall ju qofte. Beni me te miren sepse per kete jeni votuar.
Ju uroj shume suksese
Bravo po leri kto te opozites qe do merrnin pjese e sdo bojkotonin, se skane cte bejne skane ftyr te rrine.
Epo ky eshte minister fjale pak e pune shume, vleresime per punen qe keni bere deri me tani.
Puna e ministrit Tahiri perfekte deri me tani, hapi i fundit qe po ndermerr shume i nevojshem.
Primare per qeverine rregulli dhe modernizimi sipas standarteve te huaja, bravo.
Vleresime pune fantastike kjo e Tahirit,
Eccc aty Tahiri me i miriii je, pune te perkryer po ben.
Bravo Tahiri per rregullat qe po vendos dhe qe jane kaq te nevojshme.
Vlersime ministrit per frymen e re qe po sjell per policine shqiptare, nje ndryshim si ky ishte mese i domosdoshem.
Qeveria po sjell rilinje polocise se shtetit, bravo per hapat kaq pozitive qe po ndermerrn.
Nje gje duhet te kyhet parassysh, te ndalohen rreptesisht mjetetet motorrike te qarkullojne ne zona plazhi sepse perbejne rrezik te madh per jeten e notareve. Per fat te keq edhe kur medemek kishte moratorium, te “fortet” nuk pyesnin per te, ata qarkullonin pa frike mes permes njerezve duke ngjallur panik te njerezit qe lahen ne det