Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar sot që Prokuroria të rihetojë dosjen për rrugën Rrëshen-Kalimash. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Balla shprehet se, “Rruga Rreshen-Kalimash do të mbahet mend gjatë edhe për shumë vite si rruga më e shtrenjtë që ka ndërtuar ndonjëherë shteti shqiptar”.
“Unë kam qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili u ngrit për hetimin e kontratës dhe kostos së kësaj rruge. Komisioni iu referua një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit kostoja e kësaj rruge ishte disa herë më e madhe sesa kostoja reale e saj. Kështu në atë raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit kostoja për njësi varionte nga 3 deri në 8 herë më e shtrenjtë se cmimet për njësi të përcaktuar në listën e çmimeve të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Të jem më i qartë. Në raport thuhej se 1 metër tub plastik, i cili në listën e cmimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve përcaktohej se kushton 20 dollarë, ishte faturuar i blerë nga Bechtel për 100 dollarë. Një metër kub beton ishte faturuar 3 herë më shtrenjt sesa vlera e tregut, ndërkohë kishte edhe material apo njësi punimesh që faturoheshin deri në 8 herë më shtrenjtë. Këto përsa i pëket kostos”, shkruan Balla.
Lidhur me kontratën, vijon deputeti Balla, “duhet thënë se vetë nënshkruesi i kontratës ish-Ministri Lulzim Basha e pranonte se kontrata ishte në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar të prokurimeve publike. Sepse kontrata me Bechtel u lidh pa patur nje projekt, pa një vlerë dhe pa tender publik. Qeshnim me dhimbje kur dilte të fliste në Parlament dhe shprehej se kish përdorur ligjin britanik të prokurimeve. Pra e pranonte se kish shkelur ligjin. Në fakt edhe pasardhësi i tij në atë Ministri, një njeri shumë më i matur dhe pjekur se Lulzim Basha, shepsh-herë na tregontë në konfidencialitet se kontrata ishte një tmerr i vërtetë, sepse cdo muaj Bechtel i conte fatura super të fryra, të cilat duheshin paguar. Për disa vite me radhë nga 2007 deri në 2013 u paguan fatura të kësaj rruge që shkoi mbi 1 miliard euro. Për pagesën e saj u morën edhe kredi tregtare tek dy banka tregtare greke me një normë interesi rreth 7 %. Edhe kreditë i morën të shtrenjta”.
“Prokuroria e hetoi këtë vepër penale”, thekson Balla, duke shtuar se, “madje identifikoi edhe fajtorët, kryesori ishte vetë ish-Ministri Lulzim Basha. Por Prokuroria u intimidua aq shumë sa vetë sabotoi dërgimin në gjykatë të kësaj dosje. Fajtorët u falën, pa u gjykuar. Prokuroria e coi dy ditë me vonesë dosjen në gjykatë, megjithëse kishte patur 2 vjet kohë për ta përgatitur. Në atë dosje që ende fle në sirtaret e plurosur të drejtësisë së lodhur shqiptare, Lulzim Basha u gjet fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me pasojë humbjen e 191 milionë eurove”.
“Në ato kohë, pyetja e vetme që bëhej ishte: ku shkuan 191 milionë euro? Ku i çoi Basha 191 milionë euro? Por përgjigjia më e mirë është super-ngritja në karrierë e Lulzim Bashës prej atij momenti: ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe Kryetar i PD. Të gjithë e dinë se Basha nuk është për lider. Thënë shqip, sic thoshte një rival i tij, Basha ishte një “qofte” që mori gjithcka pa e merituar”, shkruan Balla.
Pra, vijon postimine tij deputei socialist, “Lulzim Basha pas asaj kontrate dhe pas 191 milionë eurosh aferë, fitoi edhe një imunitet të fortë. Prova më e fortë e këtij imuniteti është fakti se Basha u zgjodh Kryetar i PD, pa mbaruar ende zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pa dalë ende rezultati, dy muaj pa marrë detyrën Qeveria e re e socialistëve, të cilët e kishin akuzuar Lulzim Bashën per korrupsion në atë rrugë. Në KQZ bëhej rinumërimi i votave në Lezhe dhe Shkodër, ndërsa në PD shpallej rezultati i zgjedhjeve në PD, ku Basha përmes një farse fitonte mbi 80% të votive, kundër një djaloshi që ishte prodhim autokton i Partisë Demokratike”.
“Pra Lulzim Bashës iu dha Kryetari i PD, sepse vetëm në këtë mënyrë dosja Kalimash-Morinë nuk mund të hapet, me arsyetimin se po sulmohet lideri i opozitës”, përfundon postimine tij në “Facebook” deputeti i PS-së, Taulant Balla.
o taulant ju votuam per te bere shtet e jo per te degjuar ankesat tuaja veproni shpejt sa nuk eshte vone
flet basha hajdut sot ne media! tmerr ku eshte drejtesia shqiptare!!!
po ju prandaj e moret pushtetin qe te na qaheni ne tani? votat i kein, ndryshoni ligjet, apo kush u pasurua e si u pasurua eshte e kaluar tashme
Po Llalla nuk e heton do e zvarrise sic ka bere dhe po ben me cdo padi qe eshte ne kurriz te qeveritareve se Qeverise ne kohen Sali Berishes si Kryeminister.Llalla nuk i heton, Llalla nuk ka hetuar nje qeveritare si kryetare i ILDP, mbasi nuk paditi asnje qeveritare qpo nenpunese te nivelit larte, ja le ti referohemi Arben Imami, Nishani i fal me aministi dhe ku ishim asgjekundi, cfare beme kurrkundi.
Po su ndryshua Nishani Llalla, Ajazi, pushtetaret e sotem dhe populli nuk e luftojne dot korrupsionin.
O Taulant jeni bere si te filmi po tall bythen Saliu me juve vetem nje merite keni po tallni bythen me socialistet merrni pak shembull nga Meta dhe jo nga ai Karagjozi i gjate qe kemi per kryetar dhe kryeminister se po coni uje ne mullirin e Saliut