Prishtina dhe Shkupi duhet të bëhen pjesë e Nismës Adriatiko-Joniane. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Konferencës e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Nismës, që zhvilloi punimet në Tiranë. Kreu i Qeverisë shqiptare vuri theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, përfshi këtu edhe bashkëveprimin në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.
“Është me rëndësi propozimi për përfshirjen e Prishtinës dhe Shkupit në nismën Adriatiko-Joniane. Kjo nismë është një urë për të ndërlidhur aktorët e niveleve të ndryshme në bashkëpunime të reja, dhe për të bashkëvepruar në prioritet për integrimin europian. 2014, është i pari vit në rajon pa konflikt. Paqja kërkon një kohë të re bashkëpunimi. Synojmë një zhvillim të harmonizuar rajonal. Nënvizoj projektin e gazsjellësit TAP, dhe them se nuk ka kohë për të humbur për implementimin e këtij projekti të madh. Qeveria shqiptare mbështetet tek bashkëpunimi rajonal. Politika e secilit vend të Ballkanit duhet të jetë në bashkëpunim në garantimin e sigurisë energjetike”, theksoi Rama.
Përsa i përket infrastrukturës, ai përmendi rëndësinë që i japim projektit të ndërlidhjes, me korridorin blu, që ndërlidh brigjet mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, e më pas Sllovenisë e Italisë.
“Është sfidë e përbashkët të gjejmë rrugët e drejta dhe instrumentet e duhur për të dhënë hapësirë kësaj situatë paqeje”, tha Rama.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta theksoi rëndësinë e përfshirjes së Prishtinës dhe e Shkupit në nismën Adriatiko-Joniane, si një hap për rritjen e parametrave të stabilitetit në rajon.
“Duhen politika edhe më realiste dhe bashkëpunim, dhe ne besojmë në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Gjatë viteve të fundit Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë pasur bashkëpunim në rritje. Presidenca e nismës krijoi sinergji me BE për miratimin e strategjisë së saj për rajonin tonë adriatiko-jonian. Ne përfaqësojmë një hapësirë të rëndësishme strategjike në rajon. Ne besojmë se forca e kësaj nisme qëndron tek dimensioni europian e saj. Mbështetim parimin e gjithëpërfshirës dhe konkretizimin e nismave rajonale. Përfshija e Shkupit dhe Prishtinës në këtë nismë do të ishte me rëndësi, edhe për rritjen e parametrave të stabilitetit në rajon”, tha Meta.
Kryetari i parlamentit grek Vangelis Meimarakis duke marrë fjalën në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane vuri theksin në nxitjen e turizmit të të rinjve, si një mënyrë për promovimin e vendeve të këtij rajoni.
“Gjatë viteve të fundit të rinjtë deri në 30 vjeç udhëtojnë gjithnjë e më shpesh dhe udhëtimet e tyre kanë një vlerë më shumë, pasi nuk bëhen vetëm nga detyrime profesionale, por se janë në kërkim të eksperiencave, kulturave të reja dhe alternativave të ndryshme. Meqë janë më të familjarizuar me teknologjinë dhe mediat sociale reklamimi që mund të bëhet për këto vende merr fuqi më të madhe”, tha kryeparlamentari grek.
Në këtë kuadër ai theksoi se të rinjtë mund të funksionojnë si një faktor pozitiv (pa përjashtuar dhe atë negativ) në vlerësimin e këtyre vendeve.
“Ndaj ne duhet të inkurajojmë turizmin e të rinjve, përmes përdorimit të teknologjisë së re”, theksoi Meamarakis.
duket pjesa e bashkpunimit ne rajon qe vendi edhe qeveria jone do te ngreje me shtete fqinje.
Nje falenderim per kryeministrin shqiptare qe po krijon ura per te ndimuar shqiptaere e kosoves edhe te maqedonise.
Nje lider qe i mungonte shtetit shqiptare edhe rajonit te ballkanit.
Nje fryme e re bashkpunimi ndermjet vendeve te rajonit , nje nisme per tu pershendetur.
Si mund te jene pjesetar te nje nisme te quajtuar “Adriatiko-Joniane” kosovaret dhe fyromet? ata nuk dine as not?
Maqedonia ka vite qe eshte pjesetare e nismes adritiko-joniane.
Esht folur dhe sterfolur shpesh per autostraden Adriatiko-Joniane.Por hapa konkrete nuk ka,sidomos nga Mali i zi.Mali i zi e ka bllokur projektin e kesaj autostrade deri ne Vitin 2020,per ti kushtur rendesine autostrades Tivar-Beograd,qe me sa duket do te jete nje flluske,jo vetem per koston e larte qe ajo ka(2.7 miliard Euro),se sa per kufizimin e rrolit rajonal te perdorimit te saj,qe frikshem shihet se mund te jete edhe groposja financiare e Malit te zi.Mali i zi e ka te qarte qe KE mundeson financiarisht vetem projekte me rendesi nderrajonale(prandaj pershpejton nje projekt qe i duhet vetem Serbise,qe lidhet me nje Port me mundesi te kufizuara si ai i Tivarit,kur ne fakt Serbia shum mire mund te perdori portet e Kroacise)dhe pret qe autostraden Adriatiko-Joniane qe i nevoitet Greqise dhe Shqiperise ta mbeshtesi financiarisht KE ne antarsimin e ardhshem te te saj ne kete komunitet.Plus edhe tjetra,
100 km autostrade te Malit te zi qe behen per nje ore dhe jo per tre ore e gjyseme si deri tani,anashkalon bizneset malazeze.Nuk ka diskutim qe kjo autostrade ka aq rendesi per Shqiperine,sa them me bindje te plote se ekonomia shqiptare do te dhjete fishohet,sepse mundeson qe prodhimet tona te arrijne ne Europen qendrore ne nje koh rekord,12-15 ore,pa folur per turizmin dhe kursimin e shpenzimeve te emigranteve shqiptare ne Europe qe do perdorin kete autostrade.