Krimet e Rënda lënë në burg nënën që mbyti foshnjën. Trupi i pajetë ende në morg, i patërhequr nga familjarët

2 Maj 2014, 13:03Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta lërë në qeli nënën e re nga një fshat i Librazhdit që dyshohet se mbyti me jastëk foshnjën e saj 2 muajshe në banesë.

24-vjeçarja Oriola Lleshi ka pranuar lidhjen intime me një djalë të ri nga fshati Kuturan, pasi bashkëshorti ishte emigrant në Greqi.

Ajo ishte e braktisur sot edhe nga të afërmit, të cilët nuk shkuan në Gjykatë.

Seanca gjyqësore u ndërpre dy herë për shkak të tronditjes së fortë emocionale të Lleshit.
Shkaku që e shtyu drejt krimit makabër, dyshohet marrëdhënia e prishur mes çiftit Lleshi për atësinë e foshnjës.

Nëna e re rrezikon deri në 35 vite burgim.

Ndërkohë trupi i pajetë i fëmijës është ende në morg, pasi asnjë prej familjarëve nuk ka shkuar ta tërheqë.

Policia e Elbasanit konfirmon zyrtarisht se nuk ka patur asnjë kallëzim më herët për konfliktin mes çiftit, apo për kërcënime nga 24-vjeçarja për jetën e fëmijës.

 

2 komente në “Krimet e Rënda lënë në burg nënën që mbyti foshnjën. Trupi i pajetë ende në morg, i patërhequr nga familjarët”

  1. shhhhh says:

    Pse s’vdes në vend moj buçe

  2. maloku says:

    Ngjarrje rrënqethse.Dokushdo bëhet prind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje