Lirohet në mënyrë të dyshimtë gjyqtari i akuzuar për korrupsion, Ministria e Drejtësisë nis inspektimin

8 Maj 2014, 09:44Politika TEMA

Gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i akuzuar për korrupsion, është liruar nga Gjykata e Apelit në Korçë.

Kjo gjykatë ka vendosur për të masën ‘arrest shtëpie’, pasi gjykata e shkallës së parë kishte lënë në fuqi arrestin me burg.
Por vendimi duket i dyshimtë, për shkak se pas ndryshimeve në Kodin Penal, korrupsioni mes gjyqtarëve është një vepër që gjykohet vetëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në këtë mënyrë, Apeli i Korçës duhej të kishte shpallur moskompetencën dhe duhej ta dërgonte dosjen në Tiranë.

Edhe Prokuroria e Apelit e ka sinjalizuar gjykatën për moskompetencën, por ata kanë vijuar me dhënien e vendimit.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të nisë një inspektim për këtë çështje.

9 komente në “Lirohet në mënyrë të dyshimtë gjyqtari i akuzuar për korrupsion, Ministria e Drejtësisë nis inspektimin”

  1. detaist says:

    po zotnia ka ber vjersha, edhe ata qe bejne vjersha duhet te denohen?

  2. shqiptar says:

    Shikoni peshkaqente,se sardelet nuk jane te tmerrshme.

    1. toni says:

      o daku kur quan sardele dhe nje gjyqtar nuk e di ke quan peshkaqen ti.po familje e peshkaqeneve jane gjyqtaret dhe qeveritaret.

  3. motra tourkofagos says:

    Sa sexi jan keta vetulltrashet te gjith te trasha i kan.

    1. paraziti says:

      ishalla i trashin dhe brimen e bythes ne burg!

      1. eftigjeni telendarja says:

        Hahhhhahaha tja hollojne thuaj

  4. Arben says:

    ISHTE SHOW I PASTER U KAP DUKE MARRE 200 EURO QE EDHE ATO PRETENDONTE QE I KISHTE QERA OBJEKTI.

    EDHE SIKUR TE JETE E VERTETUAR 100% ME FAKTE SE ISHIN RYSHFET DUHEJ NDJEKUR NE GJENDJE TE LIRE,
    QYSH DENOHEN NJEREZIT ME FJALE BOSHE???!!!!

  5. Gjaton Toroveci says:

    Dyshimi (ne kete rast per korupsion) nuk vjen nga veprimtaria e gjykates se apelit, e cila mbasi i eshte derguar çeshtja per shqyrtim nuk ka vendosur inkompetencen, por e ka shqyrtuar vete çeshthen. Kur nje gjykate merr persiper te shqyrtoje nje çeshtje, pavaresishht se kjo mund te jete ne kompetencen e lendes te nje organi tjeter atehere vendimi i saj eshte i pacenueshem. Persa i perket themelit te çeshtjes, prova e vetme qe çoi ne gjyq gjyqtarin dhe dhenia e marrja e nje shume lekesh te paperfillshme prej nje qytetari. Pavaresisht se gjyqtari per mendimin tim ka gabuar(nuk e di si shfajesohet ai per nje veprim te tille te shemtuar nese eshte i vertete) kuptohet fare qarte se si personi qe ka ofruar shumen, vendin ku do te jepej e merrej kjo shume, ora kur do te kryhej veprimi etj ka qene e organizuar pre strukturave te fshehta, qe ne kundershtim me cdo ligj krijojne prova vete per te marre me qafe qytetaret. Ne kete drejtim ka bere shume mire gjvkata e apelt qe e ka liruar z. Pojanaku. Ky jurist pavaresisht vlerave qe ka si poet,eshte dhe njeri shume i mire e mbi te gjitha i paafte te jete person qe korruptohet. Sidoqofte do te presim verdiktin e drejtesise, te cilit do t’i nenshtrohemi te gjithe.Ministria e drejtesise siç po shohim por merr persiper probleme per t’i zgjidhur qe nuk jane ne fuqine e saj. Per mendimin tim çeshtjet me te rendesishme me te cilat duhet te merret ministria jane avokatia,noteria veçanerisht, burgjet e sherbimi i proves. Kemi shume vjet qe shohim ministrin e drejtesise qe kerleshet me kryetarin e keshillit te larte te drejtesise, qe eshte Kryetari i Shtetit. Kjo grindje permanente eshte pa bereqet. Te shikohet mundesia e suprimimit ne menyre te menjehershme te KLD, qe nuk ka asnje vlere e nuk ndikon aspak ne mbarevajtjen e drejtesise.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Rasti i korupsionit eshte i paster,panvarsisht alibive te Pojanakut.Ka shume qytetare qe flasin nen ze, ky gjyqtare ka marre lek.
    Ne sistemin e drejtesise te koruptuar,Pojanaku ze nje vend te parendesishem,por rasti eshte me i rendesishem se shuma.
    Ne mbrojtje te Pojanakut ka dale dhe nje kengetare e njohur,e cila ka ndertuar ne menyre te paligjshme,sigurisht qe me ndihmen e tij eshte bere e ligjshme.
    Apeli e ka shtuar shumen e korupsionit,kjo ka kohe qe pritej,shuma ne euro do bej qe Pojanaku te humbas fitimet nga “qiraja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje