Kapet me 3 kallëpe tritol, dyshohet se ua shiste grupeve kriminale (VIDEO)

26 Maj 2014, 13:39Kronika TEMA

Mbahej prej disa muajsh nën vëzhgim të rreptë nga agjentët e anti-terrorit, të cilët vendosën të ndërhynin vetën kur u bindën se 35-vjeçarin, mund ta kapnin me lëndën eksplozive në duar.

Dhe mbrëmë, patrullat e policisë u njoftuan se ishte momenti.

Lënda eksplozive, e ndarë në 3 kallëpe iu gjet në dyqanin e tij, i cili ishte jo më shumë se 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policia mësyu edhe në banesën e tij për të zbuluar nëse kishte edhe sasi të tjera të lëndës plasëse, por nuk u gjet tjetër tritol.

Javën e kaluar po në Tiranë u sekuestruan 98 kg tritol, sasia më e madhe e kapur në Shqipëri, që dyshohet se ishte e destinuar për tregun kriminal vendas.

1 komente në “Kapet me 3 kallëpe tritol, dyshohet se ua shiste grupeve kriminale (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    po ci tregoni bythen[qe i intereson vetem Zike arapit],nxirrni more fytyren kriminelit qe te marren vesh gjithe gjitonet se cili eshte korraku terrorist………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje