Kunati e kishte ditë të mallkuar sot. Gjithë natën ishte në telefon me Lazaratin. Duke qenë se me Dashon është në sherr qysh nga zgjedhjet e Olldashit, i duhej të fliste me dikë tjetër, i cili në një anë mbante telefonin, në tjetrin kallashin.
-Duan të na vrasin, i bërtiste Kunatit. Na akuzojnë pse ka mbirë hashash në Lazarat. Se ku mbin bima, është punë e Zotit, ç’punë kemi ne?
Kunati përpiqej ta qetësonte, por ai vazhdonte ulërimën.
-Ku është opozita, ku është “Aleanca kundër drogës”, duhet të na mbroni…
Kunati i dha fjalën që do merrej me këtë çështje dhe tha se shpëtoi nga droga. Kur befas e merr në telefon Kulluri.
-Kemi një problem, i tha, me kryetarin e PD në Tepelenë.
-Ça problemi, i tha Kunati. Ai është alamet burri. Babi im e njeh që herët. Baxhanaku i babit e ka të vetin. E vërtetë është që ka qenë kryetar i shoqatës së Enverit, po ka reflektuar. Por ama PS e ka tradhtuar dhe iku me LSI, pastaj iku me Petro Koçin, pastaj erdhi me ne.
-E di, e di, tha Kulluri, por qenka futë në burg për drogë.
-Kur është futur?
-Kur ka qenë Bujari ministër, i tha Kulluri. Desh më mbytën sot në Tepelenë. Më thanë të ka dërguar Arben Imami këtu, ndaj ke zgjedhë trafikant droge kryetar të PD-së së qytetit. Bëni drogë bashkë. Ju keni ulë avionin në Kardhiq, etj, etj. Çfarë nuk më thanë.
-Qenka problem, i tha Kunati. Po kryetar i madh kush do bëhet?
-Ky do bëhet, tha Kulluri. I ka zbuar gjithë të tjerët.
-Po pse nuk kandidon njeri tjetër, tha Kunati.
-Nuk duan, tha Kulluri. Thonë nuk është më partia jonë. Është parti e Kunatit.
-Mirë, shkarkoje këtë, i tha Kunati. Thuaj që Luli e ka anuluar zgjedhjen e tij. Merre mënjanë dhe thuaj që është situata delikate me këtë punën e drogës dhe nuk bën.
-I thashë, tha Kulluri. Po më tha e kam paguar atë gabim një herë, s’do ta paguaj gjithë jetën.
-Thuaj që fola vetë me Lulin, do të ketë parasysh më vonë, i tha Kunati.
-I thashë, po thotë këtë vit e kam vendosur të jem me PD, se mot kushedi me kë parti jam.
-Epo thuaj s’kemi ç’të bëjmë, do ta anulojmë, do zgjedhim një tjetër.
-I thashë, tha Kulluri, po më tha më mirë unë se ndonjë që do ta vë unë. Të paktën me mua merreni vesh.
-Po mirë, thuaj në emër të Doktorit, i tha Kunati. Thuaj që vet Doktori ta kërkon të japësh dorëheqje.
-Ja thashë, tha Kulluri, por më tha që i kam dhënë fjalën Doktorit ‘me ty deri në vdekje’. Derisa nuk ikën Doktori, as unë nuk iki. Nuk mund ta tradhtoj.
-Po nga kush t’i çojmë fjalë, tha Kunati, se qenka probem.
-Me sa di unë, tha Kulluri, ky ka frikë vetëm Gramoz Ruçin. Ti e ke mik shtëpie. Thuaj t’i thotë ai një fjalë, dhe ikën.
-S’i them dot për çdo gjë, tha Kunati. Boll i kemi rënë më qafë gjithë jetën.
Ahaaahaaaa, Mero vertet je i poshter. Mire e ka ai katnari atje, SE KU MBIN HASHASHI ESHTE PUNE E ZOTIT, AHAAHAAAHAAAA. Rofsh Mero djali.
Tallni bythen me PD ju, po kjo nuk eshte per te qeshur, po per te qare.
Dmth qe te ze e qushura kjo nuk diskutohet, po si i behet punes pa opozite se?
Te djathtet duhet ta kuptojne me urgjence qe po nuk shporren Sali legenin nga vatra e shtepise se tyre, do tiu kthehet shtepia ne hale.
Largimi i Saliut eshte imperative historike. Ndryshe PD nuk sheh pushtet me sy as pas 12 vitesh…
Fatkeqesi
Po ku do gjej partia demokratike ne tepelene me te mire se ky per kryetare, ne tepelene dihet qe kjo sere eshte rreshtuar ne kte parti.
E bukur kjo puna e kunatit dhe kullurit. Por me bukur eshte se te gjithe te inkriminuarit gjejne streh e flene te qete te PD/ Ne fund cfare kane bere krahasuar me salen apo lulin. Ata jo vetem e kane vjedhur kete vend sic kane dashur, por edhe te dy se bashku vrane ne mes te Tiranes 4 protestues me duar ne xhep. Pastaj Luli (Lulzja)edhe pse cirret do kohe qe ti piqet zeri si i usta saliut qe te dy kur lehin del nje melodi e padegjuar ndonjehere. Kane harrua fare dhe Aleancen anti droge, pasi shohin se dfrejtimi eshte ne Tirane dhe parate jane ary. I lumte Edi Rames dhe Sajmir Tahirit dhe duhet ti mbeshtetim me te gjitha menyrat.
Te lumte Mero se ti di me shume.