Kunati merr një peticion nga besimtarët e Kishës së Laçit

14 Qershor 2014, 21:11Antena TEMA

Pas dhjetë lutjeve të Lulit për Kishën e Shna Ndout në Laç, ka reaguar një përfaqësi besimtarësh.

Në një letër të hapur drejtuar Kunatit, besimtarët thonë:

I nderuar Kunat.

Lexuam të indinjuar dhjetë lutjet që i kishe rekomanduar Lulit të bënte në Kishën e Shna Ndout.

Jemi shumë të shqetësuar për manipulimin që Luli bën me këtë Kishë dhe duam të shprehim shqetësimin tonë për këtë.

Së pari, në këtë Kishë pelegrinazhi në shumicë dominohet nga kristianë dhe jo myslimanë. Të vetmit myslimanë që vijnë dhe ne i pranojmë me kënaqësi, janë ata që kanë probleme të rënda shëndetësore, apo fatkeqësi familjare dhe mendojnë se këto u kanë ardhur ngaqë kanë ndërruar fe.

Me sa dijmë ne, Lulit nuk i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi. Edhe pse është në gjak me katër familje që u ka vrarë kryefamiljarët, ne nuk dimë që dikush t’i ketë çuar fjalë se është në gjak, dhe kjo sepse gjakun e Lulit e ka marrë përsipër Berisha.

Nga ana tjetër, nuk dimë që ndonjë i afërt i tij të jetë sëmurë. Motra juaj, d.m.th gruaja e tij, gëzon shëndet dhe pasuri të plotë. Ju po ashtu. Nuk dimë kë ka tjetër të afërm Luli, po ju u ka më shumë se nënë e babë dhe motër e vëlla.

Po ashtu, ne nuk dimë që Luli të ketë ndonjë fatkeqësi ekonomike. Ai ka bërë përpara nga ekonomia. Ne e dimë që ju merrni një gjobë të rëndë për çdo leje që jepni në Tiranë dhe ai sot konsiderohet nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

Pra, ne nuk shikojmë ndonjë arsye që ai të jetë i detyruar të vijë të falet në Kishën e Laçit.

E vetmja arsye është se mos ai ka bërë ndonjë mëkat në këtë zonë, ose ka ndonjë histori të rëndë, që e mban fshehur.

Disa njerëz thonë që meqë Kisha e Laçit është në anë të Rrugës së Kombit, atë e ka vrarë ndërgjegjia për vjedhjen e 200 milionë eurove dhe ka vendosur që sa të jetë gjallë, t’i kthejë këto para duke i hedhur çdo vit në Kishë të Laçit. Nëse do ta bëjë këtë, do të jetë gjë e mirë. Por, ne u interesuam dhe ai nuk ka hedhur gjë këtë radhë. Po e ka ndërmend ta bëjë shpejt, na thuaj ta çlirojmë nga ky mëkat.

Një tjetër supozim është se Luli ka filluar të tradhtojë Doktorin dhe nuk e zë gjumi natën. Për këtë, mendon se duke ardhur çdo vit në Kishën e Laçit, zoti do t’ia falë.

Duke qenë se ditëlindja e tij përkon me Partinë Socialiste, ai po ashtu vjen në Kishë për të treguar se pavarësisht se kanë lindur në një datë, atë e ka bekuar Kisha e Laçit, kurse socialistët jo.

I nderuar Kunat!

Nëse Luli nuk i sqaron mirë këto rrethana, atëhere ne do të jemi të detyruar të reagojmë dhe të bindim Kishën e Laçit mos ta pranojë më as si rrëfimtar.

Duke shpresuar se ju do keni një reagim të arsyeshëm, lutemi t’ja përcillni shqetësimin tonë dhe rrezikun që mund të ketë, nëse ai vazhdon të na provokojë.

Një grup besimtarësh të Kishës së Laçit”.

6 komente në “Kunati merr një peticion nga besimtarët e Kishës së Laçit”

  1. Zef says:

    Po cfare besimtaresh jeni ju o te bekuem ! Kush flet dhe mendonkeshtu nuk ka te beje as me kishen dhe S me krishtin. I LUTEM “TEMES” QE ,KURE TE BEJE PUBLIKIME TE TIDHA , TE SHKRUAJE EDHE EMRAT E KETYRE “besimtareve”. Une nuk dua te mbroj lulin , sepse ai eshte nje kokerr hajnit , pore keshtu nuk flitet. C’fare krishteresh jeni ju ? Me thuani !

  2. beni says:

    Cjane kto budalliqe…mos e ngatrroni fene me politiken.TURP skeni gjasme jeni nje grup besimtaresh…dhe nuk jeni ju ata qe vendosni per falje apo jo.ate e vendos vetem zoti.servila …mos beni lojra politike ne kurriz te fese…

  3. mynyr says:

    Kur nuk arrini te kuptoni ironinë mos e lexoni antenën!
    Të paktën mësoni drejtshkrimin e gjuhës shqipe!
    Besimtarë ju!?!

  4. ivani i madh says:

    kur te lexoni ndonje humor a ndonje artikull serioz mendohuni nje here pa komentoni. Sa per fe ne shqiptaret sjemi dalluar dhe mos u shqetesoni ne momente te veshtira per kombin dhe atdheun nuk na ka hyre fare ne pune. Se dhe ata qe hiqen fetare besaj e bejne sa per sy e faqe ose per interesa se rezik mund te jene me ateiste se ata qe se shprehin.

  5. Treviso says:

    Me shume me vjen per te qeshur nga komentuesit e pare se nga ironia qe perdoret ne artikull.

  6. Korabi says:

    Zef dhe Beni, jeni tek rubrika “Antena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje