Kosova duhet ta kapërcejë ferrin

19 Qershor 2014, 19:59Blog TEMA

Nga Enver Robelli

 

Kosova ka nevojë urgjente për qeverisje tjetër. Alternativat nuk janë ideale, madje kurrë nuk kanë qenë të tilla, por kush do të dëshironte që Kosovën ta fuste në grusht sërish klani i deritanishëm i sundimtarëve? Ky klan, i cili ka rënë në panik se mund ta humbë pushtetin, tashmë ka filluar të vërë në lëvizje të gjitha instrumentet antishtetërore, sabotimin, kurthet, lajmet e rrejshme, shpifjet, manipulimin e opinionit, shantazhet nga nëntoka. Ky klan që e ka bërë president të Kosovës një emisar të Rusisë dhe Serbisë nuk do të ngurrojë të bëjë edhe krime të tjera.

Tashmë në opinion po qarkullojnë njoftime mbi përpjekjet për të blerë deputetë nga tabori rival politik. Askush nuk mund të jetë i befasuar nga këto lajme kur të kihet parasysh natyra jodemokratike e regjimit të Hashim Thaçit.

Revista amerikane “Foreign Policy”, duke komentuar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, shkroi: “Qeverisja e Thaçit u dominua nga menaxhimi i keq i financave, nepotizmi, krimi ndërkombëtar dhe skandalet e korrupsionit”. Brenga më e madhe e banorëve të Kosovës është çështja e punësimit, por privatizimi dhe ofertat e fshehta dhe jotransparente të protagonistëve politikë dhe të shërbëtorëve të tyre i kanë kufizuar mundësitë për punësim, nënvizohet më tutje në artikull. Sipas “Foreign Policy”, një vend pune në Kosovë mund ta gjejnë vetëm ata që kanë lidhje familjare apo politike.

Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se shteti që po u lë pas Hashim Thaçi me kamarillën e tij është një shtet me atribute të zeza. Ky është shteti ku edhe shoferët dhe truprojat e politikanëve vjedhin qindra- mijëra euro, pasi shefat e tyre i kanë vjedhur milionat nga ky popull i varfër që bukën e hanë me lot. Duke parafrazuar Bertolt Brechtin mund të themi se Kosova sot është nëna jonë e zbehur, e cila qëndron e njollosur mes popujve dhe aty ajo bie në sy. Gjatë gjithë këtyre viteve të papërgjegjësisë dhe anarkisë së institucionalizuar e vërteta shtypej dhe sundimtarët ulërinin gënjeshtra. Andaj pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është aq i dobët.

 

Bota nuk ka kohë për marrëzitë tona

Secila qeveri e ardhshme, por edhe çdo opozitë konstruktive dhe realiste, duhet ta ketë parasysh këtë fakt. Më tutje secila qeveri e ardhshme, por edhe çdo opozitë konstruktive dhe realiste duhet ta ketë parasysh se bashkësia ndërkombëtare pas gati 20 vjetësh investime të mëdha në arkitekturën postkonfliktuoze në Evropën Juglindore nuk ka kohë, as vullnet dhe as para që të merret me huqet e politikanëve provincialë ballkanikë dhe me projektet e tyre mesjetare. Viteve të fundit e kemi parë se shqiptarët nuk janë më në fokus të politikës botërore. As nuk janë të licencuar për të qenë përherë viktima. As nuk duhet të presin se çdo problem të tyre do ta zgjidhin “këta të huajt”, “miqtë tanë” etj.

Ata mund të na i zgjidhin 10 probleme, por prej tyre 7 nuk do të jenë tamam në favor tonin nëse qytetarët e Kosovës nuk bëhen seriozë e të përgjegjshëm – si individë dhe si shoqëri. Zyrtarja më e lartë amerikane që u deklarua në lidhje me zgjedhjet në Kosovë ishte zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Kosova nuk është (më) qendra e botës, siç mund të mendojnë politikanët tanë provincialë.

Politikanët e Kosovës duhet të koncentrohen në ndërtimin e shtetit funksional kosovar. Bota e madhe demokratike gjendet para problemeve shumë të rrezikshme. Konflikti në Ukrainë është uverturë e një ballafaqimi të ardhshëm shumëvjeçar me Rusinë imperialiste. Në Irak këto ditë jemi dëshmitarë të dështimit të shtetit dhe të rrëshqitjes drejt një konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shiitë. Një luftë e re fetare po duket në horizont. Marrëdhëniet mes Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë më të ftohta se sot për shkak të përgjimeve të shërbimit amerikan NSA. Bashkimi Evropian ende nuk i ka kaluar pasojat e krizës së madhe financiare që nisi në vitin 2007.

Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian në shumë vende të BE-së forcat antievropiane, raciste dhe skeptike ndaj zgjerimit kanë marrë shumë më tepër vota se ç’pritej. Politikanët e Kosovës (këtu e kam fjalën për politikanët e përgjegjshëm, nëse ka mbijetuar ndonjë i tillë në këtë sistem mafioz) duhet t’i kenë parasysh këto rrethana në politikën botërore, raportin e forcave dhe rolin e aleatëve tanë, pa ndihmën e të cilëve Kosova nuk do të ishte sot shtet.

 

Biseda me të gjithë

Kosova (bashkë me vendet e rajonit) ka një shans të madh. Ky shans e ka këtë emër: integrime evropiane. Në këtë rrugë Kosova duhet të bisedojë me çdo palë dhe çdo fqinj, përfshirë edhe Serbinë. Kosovës i duhet një ekip i mirë që do ta përfaqësojë në bisedimet me Beogradin në Bruksel. Dëmi që ka shkaktuar Qeveria e deritanishme është i konsiderueshëm, por mund të kufizohet nëse partitë që angazhohen për një shtet funksional formulojnë një platformë të qartë dhe nëse do të jenë transparente në punën e tyre.

Kush mendon se problemet e grumbulluara për 15 vjet në veri të vendit apo kudo tjetër në Kosovë zgjidhen për 15 ditë me shkop magjik apo me aventura politike – jo vetëm që gabon rëndë, por edhe e dëmton Kosovën. Meqë të gjithë politikanët e Kosovës e përsërisin frazën standarde se në politikë kanë hyrë për të mirën e vendit, “me shërby” e “me punu”, atëherë shansi është këtu, por nëse keqpërdoret ky shans mbase nuk do të kemi më as shtet. Momenti historik është delikat. Pjekuri, përgjegjësi, maturi, vendosmëri dhe realizëm: këto virtyte kërkohen tani. A kemi prej kujt t’i kërkojmë këto virtyte? Apo duhet sërish të vazhdojmë të turpërohemi për cilësinë e personelit politik të Republikës sonë?

Nuk është e pavend të ekzistojë frika se edhe më tutje mund të turpërohemi për shkak të pushtetarëve tanë. E, në fakt, si shoqëri do të duhej të kishim forcë, guxim dhe vendosmëri të kapërcenim ferrin. Dhe pa lëshuar pe ndaj askujt të fillohej pastaj lufta kundër çdokujt që keqpërdori pushtetin për ta plaçkitur këtë vend. Ky vend e meritonte një fat tjetër dhe një klasë tjetër politike.

Kjo shoqëri është lodhur nga banditizmi, është lodhur nga politikanët që para pak vjetësh mjet të vetëm mobil e kishin ndonjë pelë të zaiftë, e sot na terrorizojnë me vetura të shtrenjta të blera me paratë tona. A ka shpresë? Po. Shpresa është te zgjimi nga kllapia politike. Republika është e jona, jo e banditëve. Ata e kanë vendin në burg. Lajmi i keq: ky vend me gjasë ende do të mbesë peng i banditëve.

*KOHA DITORE

2 komente në “Kosova duhet ta kapërcejë ferrin”

  1. kushtrimi says:

    mire e ke o Enver por me mire do duroja prape thacin 4 vite sesa ramushin. e respektoj si luftetar per liri por ne politike nuk ka lidhje.

  2. Ukshin Hoti says:

    Opinione

    DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
    VETSHPALLUR

    … apo kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !?

    O kryeminister o rashe e vdiqa!

    “Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
    Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
    Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
    Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
    Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
    Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !

    Kater musketieret e hajnise

    I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni eshte vellai tend Dauti . . I dyti je ti Ramush, dora vete.
    Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes u ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyve jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac por edhe per vrasje politike te mirefillta.
    I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote pergatitur nga EULEX-i deri tani i ka kapur 1280 faqe.
    I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
    Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.

    “Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos

    Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe Sarajevo e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
    Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjkaun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
    Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa hajde.
    Jo vetem kaq .
    Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.

    Albin Kurti po ku je

    Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
    Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
    Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
    Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
    Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
    Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
    Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!

    Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik

    Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
    – Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
    Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
    Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
    Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
    Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
    Le te epergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit… E pamundur ai nuk njeh fare matematiken… Jo aritmetiken fillestare….
    E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..

    Hajde koalicion hajnash hajde

    Ramush Haradinaj- kryeminister ….
    Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
    Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideologjik e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
    Larg qofte ….
    Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
    Nje hajn bie kater ngrihen ….
    Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
    Zot ruaje Kosoven nga hajnat….

    Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje