Bloomberg View
Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria po përpiqet që të shkatërrojë një pjesë të madhe të ekonomisë së saj: rreth 800 oficerë policie janë dërguar për të djegur plantacionet me marijuanë në fshatin e Lazaratit, që mendohet se prodhon rreth 900 ton kanabis në një vit.
Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama mesa duket shpreson se shkatërrimi i hashashit do ta ndihmojë të fitojë mbi zyrtarët e BE, që kanë shprehur shqetësim për një sërë çështjesh në vendin thellësisht të korruptuar, me paligjshmëri dhe me shumicë myslimane.
Një çështje është zakoni i gjakmarrjes, një fenomen të cilin zyrtarët shqiptarë nuk e përcaktojnë dot me numra, edhe pse ka dëmtuar reputacionin e vendit.
Një tjetër mosmarrëveshje është ajo mes Shqipërisë dhe kompanise çeke të energjisë, CEZ, një investitor në sistemin e shpërndarjes.
Më pas është trafiku: Shqipëria është jo vetëm një vend që rrit drogë, por edhe një qendër tranziti për drogën nga Afrika e Lindja e Mesme, që më pas shkon në Greqi, Itali dhe vendet e tjera europiane.
Edhe pse zyrtarët shqiptarë kanë premtuar se do e rregullojnë këtë, ata janë fokusuar në një temë: Europa duhet ta pranojë Shqipërinë për të dërguar një sinjal pozitiv në Ballkan.
“Ne jemi larg të qenit engjëll, por çdokush ka bërë një zgjidhje të qartë, të bëjë paqe për hir të perspektivës europiane,” tha Rama në një fjalim së fundmi.
Ky ka qenë një argument bindës për europianët, që duket se do i japin vendit statusin e kandidatit javën që vjen, një besueshmëri e madhe për Ramën dhe vendin e tij, por nisur nga eksperienca me Turqinë, kjo nuk do thotë se vendi do afrohet më shumë me BE-në.
Nuk ka rëndësi çfarë thonë burokratët europianë, Shqipëria është në gjendje shumë më të keqe ekonomike dhe sa i përket zbatimit të ligjit sesa Bullgaria, anëtari më i varfër i BE.
Nëse Shqipëria mund të pranohet si vend kandidat, pse jo edhe Ukraina? Pavarësisht konfliktit të armatosur në lindje, aty nuk është një strehë për trafikun e drogës dhe për tradita të përgjakshme mesjetare. Investitorët e huaj janë më të mirëpritur nën drejtimin e presidentit pro- biznes Petro Poroshenko se në çdo vend tjetër europiano- lindor. BE nuk do guxojë ta ndërmarrë këtë lëvizje, pasi i druhet se provokon Rusinë.
Për të shmangur standardet e dyfishta, Brukseli duhet të konsiderojë legalizimin e marijuanës në BE. Më pas Shqipëria, me industrinë e mirëorganizuar të kanabisit, mund të mirëpritet në union si një vend me një specializim të ligjshëm dhe të nderuar.
Me çmimet që shitet në Kolorado, që së fundmi ka legalizuar marijuanën, të ardhurat e përvitshme nga Lazarati do ishin rreth 7.6 miliardë dollarë, thuajse sa një e treta e PBB të Shqipërisë. Legalizimi i kanabisit në Kolorado ka sjellë 7.4 miliardë dolarë në taksa në tre muajt e parë dhe nuk ka sjellë rritje të krimit.
Nëse Europa do që anëtarët në perspektivë të plotësojnë standardet e saj ekonomike, duhet t’i lejojë që të bëjnë atë që bëjnë më mirë.
Kjo, po qe eshte nje fjale me mend.
Na rrofsh per dimer ! Do jesh ndonje nga ata nazistet e fundit,ose ndonje neonazit,por qe jeni apsulutisht te vdekur!
PO JU BESOJME ! BRAVO JU QOFTE!
shqiperia shteti i droges ?.. jo se dua shqiperin si ekonomi droge.
shqiperia duhet te jet me shum se hashi o leonid dreshiski
plantazhat mund ti legalizojsh ne rusi, po jo ne shqiperi..
nuk eshte natyra jone e te qenurit shqiptar te jetosh me drog dhe si pijanec.
per hasha e droga dhe lojra ne casino e sportela duhet denim me vdekje.
Kjo do te ishte zgjidhja me e mire per ekonomine tone,por
Europa nuk don te na shohi kurre te pasur,vetem duke ju gjunjezuar asaj.
Tëmën e sëmës, doli Berisha dhe shkruan me emra gjsëm anglofon e gjysëm sllavofon dhe me një çikë iç nga prapa. Sa burrë i poshtër Berisha ose ne Evropë paska replikantë të Berishës!
Po ta maresh nga njera ane…mund ta maresh dhe nga ana tjeter.Interesante !
Po , pse jo edhe prostitucionin, grabitjen ..shfytezimin e femijeve… meqe jemi, legalizojme edhe hakmarrjen… Keto dime ti bejme…jane specilitet tona…
e bukur kjo!
nëse do të lejohej vetëm në shqipëri do tëkishim me të vërtet një turizëm të madh,turizëm droge!uruguai e ka legalizuar gjithashtu!POR po qe se kjo do të përdorej si precedent dhe pretekst për një legalizim në europë,prap ne do të ishim të fundit!!imaginoni një prodhim industrial në itali,spanjë e francë!?bile dhe hollandezët nuk do të kishin mbjellë më tulipanë në fushat e tyre!bile do të kishin rritur kanabisin në serat e tyre hidroponike!!mund të bëjë të njëjtën gjë dhe islanda e gajzerve të përhershëm!!
e bukur kjo:-))
mir thuaj ti po ku ka shtet ne shqiperi i ben eyropa cfar te doj
Patjeter. Nje tjeter artikull nga nje gazetar te cilit i ka rene radha per te shkruajtur per nje ceshtje te cilen s’e njeh ne nje vend per te cilin kurre s’ka degjuar. kerko ne google me “LAZARAT” dhe do te te dalin te njejtat “fakte” qe ky shkrimtar ka grumbulluar. Pastaj nxjerr perfundime si nje adoleshent ne woodstock, ku seksi dhe marijuana (por asnjehere puna) ishin te modes. Guxoj te them qe Fevziu eshte me gazetar se keta
Amin!
Lesh, lesh.
Kësaj i thonë, po të kishte halla koqe…
Europa po të donte do ta kishte legalizuar kanabisin, por puna është se nuk do.
Pastaj, Lazarati, nuk ka problem vetëm kanabisin sepse kanabis mbillet kudo në Shqipëri, problemi i vërtetë është se Lazarati i bënte karshillëk shtetit.
Se cmund te behet me vone me legalizimin e legalizimin e hashashit,kjo eshte nje ceshtje qe duhet pare,por aksioni i Qeverise ne Lazarat ishte tamam ne momentin e duhur dhe per kete duhet pergezuar,jo vetem per eliminimin e hashashit,se sa dhe per seleksionimin e krimineleve dhe te nje sasie te pa parashikuar arsenali armesh qe gjendej ne kete fshat,seshte ndonje cudi qe dhe mbas aksionit te policise,aty perseri ka arme te fshehura ne menyre teper te sigurte,dhe nje nga ata qe posedon arsenal armesh eshte vete kreu i Lazaratit,Banditi dasho aliko,ku Policia nuk duhet ta nenvleresoje.
Ky eshte nje shkrim dashakeqes dhe antishqiptar. Intelektuali prosllav, do te beje te kuptoje se shqiptaret nuk mund te ndertojne dot nje Ekonomi virtuoze. Evropa duhet ti pranoje si specie kriminale dhe te legalizoje drogen, prostitucionin, krimin e organizuar, trafikun e armeve apo te emigracionit te paligjshem.
SFIDA e Shqiperise eshte ti tregoje Evropes se i perkasim asaj ne shpirt e kulture, por per te dale nga tranzicioni dhe per te shpetuar nga politikanet e tranzicionit KEMI NEVOJE PER EVROPEN!
Shqiperia ka gjitha burimet natyrore dhe njerezore per tu begatuar. Problemi yne eshte Elita e kalbur dhe armiqte qe toksikojne mendjet tona me zgjidhje antievropiane!!
Vetëm se në një pikë ka të drejtë autori. Shqipëria humb të ardhura nga eliminimi i parcelave të Lazaratit.
Me siguri, kanabisi ka qenë eksporti ynë më i suksesshëm, dhe industria që punësonte më shumë krah pune.
Autori mund te kete nje fare te drejte, por duke mos e njohur shqiperine ai nuk e di se c’do te thote te lejosh drogen ne nje vend ku shteti eshte kaq i dobet. Kjo do te thoshte ti japesh goditjen e fundit zbatimit te ligjit.
Atehere ky vend do te behej Afganistan.Larg qofte!
Nuk po meret vesh kjo pun ma ! Gjith ky hashash qe thithet me kaq etje nga Evropa tregon se esht kerkes e madhe dhe do vazhdoj te hyj mos nga Lazarati nga ndonje Kolumbiazat tjeter se hashashi mbillet kudo ! Kjo duket me shum si luft interesash (e mbyll kendej e hap ne tjeter ven) Diku ligjerohet ,diku ndiqet e kush e mer vesh cfar luhet ! Nese Hollanda e ka te ligjeruar e ndonje tjeter Holland ,ateher cte keqe ka te hyj nga Shqiperia kur paska kaq te ardhura !! Te me falni nese po “percartem”por per mua kjo pun esht e “kontrolluar” nga interesa !Jan “interesat” qe urdherojn e ven kushte !Kjo behet me naften ,kjo behet me ilacet e po kjo me drogen !
Shkrim dashakeq e cinik.Jam pro legalizimit te marjuanes por ky shkrim ka tendencen ti tregoje shqipetaret si kafshe qe vetem me te paligjshmen mund te ecin….
Pyetja qe duhet bere eshte :Rama (Shqiperia) I mohoi vetes 4.5 miliarde $ per Evropen dhe tekat e saj.Po Evropa eshte gati tani ti jape ndihme Rames 4.5 miliarde $(ne vit) ndihme,pa interes?
U hoqen shqiptareve 30% te te ardhurave…Kush do e plotesoje kate boshllek??????????Kurvat e Evropes jo e jo.
Nejse pergezime policise qe tregoi se shteti hyn kudo kur ka vullnet.Shqiperia ka nevoje per rregull e ligjshmeri.
Shume interesante, por jo ne kohen e pershtateshme..
po lotet e nenave qe perdorin droge e ka parasysh ky drogaxhi apo merr rroge nga bandat e droges . kemi nje rini e cila ka filluar te zbresi ne shkollat fillore perdorimi vete punojes policie qe shteti i paguan qe ti ruj te rijt dhe vertet ata e rruajne populli thote ku ka fukarallek ka maskarallek
Shkrim shume i ndyre,
Ti more serb i qelbur, shko e bej propozime per Serbine po deshe qe te legalizohet droga.Se i duhet per rimekembjen ekonomike, te rrenuar nga bombardimet e NATOS; HUMBJE TE CILAT LLOGARITEN NE 100 MILIARDE DOLLARE DEME TE BARABARTA ME SHUMEN E TE GJITHA BORXHEVE DHE KREDIVE QE MORI NGA PERENDIMI J.B.TITO, DHE TE GJITHA I SHKUAN PER LESH.
Madje legalizo dhe trafikun e prostitutave serbe, sepse jane shume te preferuara nga tutoret europiane. Thone se kjo race prostitutash kryen shume ore pune pa e ndjere lodhjen.
Prandaj mos e kruaj me Shqiptaret, palo serb !
Unë nuk e kam me këtë palo sllav, por e kam me ju të TEMA-s që publikoni këto palo artikuj, sa joprofesionalë e dashakeqës, aq edhe antishqipëtarë.
P.S
Sa për dijeni ekonomia shqiptare nuk është më keq se ajo bullgare dhe me siguri është më mirë se ajo rumune për të mos folur për atë ukrainase ku rroga mujore mesatare nuk i kalon 100 $.
na ruafsh lesht ore Leonid…