Ritmi i papërballueshëm i fiaskove të Obamës

19 Qershor 2014, 20:02Blog TEMA

Nga Bret Stephens

Sprapsja e Amerikës nuk ka pse përfundon në tragjedi. Edhe presidenca Obama është diçka e mbijetueshme. Por gafat strategjike dhe “gjëmat” ndërkombëtare janë duke u akumuluar me një ritëm të papërballueshëm. Ja, kjo është pamja e vërtetë e botës post-amerikane

A nuk ndodhi vetëm dhjetë muaj më parë që Obama kapitulloi në Siri? Dhe tetë muaj më parë ne mësuam që ai as e kishte idenë që telefoni i Merkelit përgjohej nga SHBA? Dhe shtatë muaj më parë, administrata e tij firmosi marrëveshjen e përkohshme e të pashpresë me Teheranin? Dhe katër muaj më parë, Chuck Hagel tha se ushtria amerikane do të reduktohet, në shifra që nuk janë parë qysh prej viteve tridhjetë të shekullit që kaloi? Dhe tre muaj më parë Rusia aneksoi Krimenë? Dhe dy muaj më parë, përpjekja e John Kerryt për paqen mes palestinezëve dhe izraelitëve vajti dëm? Dhe muajin që kaloi, Obama shpalli një plan kohor për tërheqjen totale nga Afganistani – një strategji, efektet e të cilës mund të shihen fare mirë që sot, falë Irakut?

Edhe marrëveshja e dy javëve më parë për lirimin e Bergdahlit po fillon të ngjajë si histori e vjetër. Ashtu si patat, po detyrohemi të gëlltisim fiaskot e politikës së jashtme, me një ritëm më të shpejtë nga sa mund të përtypim, aq më pak të tresim. Imagjinojeni pak mëlçinë…

Të enjten, tanket ruse kaluan kufirin dhe u futën në Ukrainën lindore. Të shtunën, separatistët rusë rrëzuan një avion transporti ukrainas, duke vrarë 49 vetë. Të hënën, Moska ndërpreu furnizimin me gaz për Kievin. Të gjithë këto janë pjesë e pushtimit prej Kremlinit, i cili nuk është ndalur në përpjekjet për nënshtrimin e fqinjit. Dhe të gjithë këto ngjarje zor se përbënë lajm. John Kerry i telefonoi Moskës për të shprehur “shqetësimin e thellë”. Vini re, shqetësimin, jo dënimin.

Nëse presidenti i SHBA ka patur ndonjë mendim për këtë temë, ai e ka mbajtur për vete. Fjalimi i tij i përjavshëm në radio i kushtohej urimit të baballarëve amerikanë me rastin e Ditës së Babait.

Po kështu javën që kaloi, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) mori Mosulin. Më pas ISIS-i mori Tikritin. Pastaj i erdhi radha Tal Afarit. Pati ekzekutime masivë të shiitëve në secilin prej këtyre qyteteve. Administrata ndërkohë po mendohet se çfarë ndihme – nëse do japë ndihme – mund t’i ofrojë Bagdadit. Por ajo po eksploron mundësinë e përdorimit të situatës së rëndë në Irak, për të hapur një kanal bashkëpunimi me Teheranin.

Kështu, për arsye se administrata ka një kundërshtim teologjik për përdorimin e forcës ushtarake në Irak me qëllim që të mos e lejojë të pushtohet nga al Kaeda, apo të shpërbëhet, ajo tani do të punojë me Teheranin, një shtet sponsorizues i terrorizmit për 30 vite me radhë dhe një regjim që vazhdon të armatosë Hezbollahun në Liban, Xhihadin Islamik në Gazë dhe Bashar al Assadin në Siri. Të paktën Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar bashkëpunimin ushtarak me Teheranin. Por, jepini kohë.

Dhe ja ku vjen mungesa e kurajës, që në këtë administratë ta shesin për mençuri: Bëhu mik me një regjim terrorist për t’iu kundërvënë një organizate terroriste. Jepua shiitët arabë bashkëfetarëve të tyre persë, të cilët nuk do të humbasin kohë për ta kthyer Irakun e jugut në një satrapi, sipas modelit të Libanit të sotëm.

Sillu ashpër me kryeministrin iraken, Nouri al Maliki – i cili pavarësisht gjithë të metave që ka si udhëheqës, dëshiron gjithësesi të mbetet aleati ynë – dhe me servilizëm ndaj një regjimi iranian që pjesën më të madhe të dekadës së fundit e ka kaluar duke vrarë ushtarë amerikanë. Armiqëso më tej aleatët e mbërthyer nga paniku në Riad dhe Jeruzalem, vetëm e vetëm që t’u hysh në zemër mullahëve.

Jepu atyre mullahëve një hapësirë strategjike manovrimi, teksa ata hyjnë në raundin e fundit të negociatave bërthamore.

“Kam frikë se po hyjmë në një gjendje gjysmë të gjallë e gjysmë të vdekur”. Këto ishin fjalët e Hugh Dalton, kancelari i thesarit i Clement Attlee, i cili përshkruante gjendjen e Britanisë në dimrin e vitit 1947, kur perandoria ishte në prag të fundit të saj. Në atë kohë, Britania e Madhe kishte shpenzuar çerekun e thesarit kombëtar duke luftuar në Luftën e Dytë Botërore. Ajo vazhdonte të shpenzonte 19% të GDP-së për buxhetin ushtarak. Dimri më i ftohtë i historisë kishte ngrirë depozitat e qymyrit të vendit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke nxjerrë pa punë dy milion vetë.

SHBA nuk përballet me kriza të tilla sot. Obama hodhi më shumë para për planin e tij të stimulimit ekonomik në vitin 2009, se sa kemi shpenzuar në Irak. Shpenzimet për mbrojtjen në SHBA janë sa 4% e GDP-së. Ekonomia jonë është e avashtë, por ajo nuk po “shkërmoqet”.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për lidershipin, në krye ne kemi Clement Attlee-në tonë, i gatshëm të heqë qafe barrat e përgjegjësive ndërkombëtare, me qëllim që të vazhdojë me të vetmen gjë që e gjallëron, dhe që është ndërtimi i socialdemokracisë në vend. Madje krahasimi është i padrejtë kundrejt Attlee-së, i cili mundej të llogariste mbështetjen e një aleati të fuqishëm që të merrte frerët e hedhur përtokë nga Anglia, të shpëtonte Europën dhe të ndalte sovjetikët. Metoda e Obamës është të injorojë krizat sa më gjatë të jetë e mundur, të mbajë një fjalim, të vendosë një sanksion, dhe të ndërrojë temën e të kalojë tek ndryshimi i klimës apo pabarazia në të ardhura.

Sprapsja e Amerikës nuk ka pse përfundon në tragjedi. Edhe presidenca Obama është diçka e mbijetueshme. Por gafat strategjike dhe fiaskot ndërkombëtare janë duke u akumuluar me një ritëm të papërballueshëm. Ja, kjo është pamja e vërtetë e botës post-amerikane. /The Wall Street Journal/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

6 komente në “Ritmi i papërballueshëm i fiaskove të Obamës”

  1. Ladi says:

    Draaamaaatiikeee… Faaatkeeeqsiii… Faataaaliiiteeet..

  2. Edi says:

    Sprapsja e USA nuk ka pse perfundon ne tragjedi??? http://goo.gl/TrkqhD

  3. vostok says:

    Kush qenka ky idot i zellshem tek bota.al mor aman.

    Cfare barbarie komenti per Ukrainen. Kush jane keta fakira qe i besojne. Apo ka nje arsye qe 98% e atyre qe mendonin qe SHBA duhet te nderhyje ne Ukraine, nuk dinin te percaktonin ku binte ne harte Ukraina….tamam si me Irakun ne kohen e Bushit ?

    Futi tanket ruse thote? Co nje gazetar e na thuaj ku jane tanket ruse brenda ne Ukraine, na trego nje foto, nje xhirim. Mos u lodhni se do ta merrni vesh kur tanket ruse te futen ne Ukraine – dhe mund te provoni dhe ti ndaloni.

    Nderpreu furnizimin me gaz….Po ka 4 miliard dollare vetem borxhe deri tani mor hajvan, ja le ta furnizoi EU me gazin qe blen vete, meqe i dhimbset kaq shume ukraina ose ta paguaj borxhin me huane e FMN – sic ben Greqia.

    Rrezuan nje avion transporti???? Wtf, ishte avion ushtark me mercenare mor fellqsira, cfare prisnit ti conin lule?

    Ky funderrina qe ka bere artikullin besoj i ka pare ne youtube videot dhe fotot e dhjetra civilve te varare gati cdo dite ne Ukraine, te zgerlaqur nga bombat e ushtrise Ukrainase; po me siguri edhe keta jane terrorista. Vetem ata trimat qe luftojne Assadin nuk jane terrorista, por u bene kur kaluan kufirin me Irakun pastaj.

    Si gazetare si nuk u solidarizuat me 2 gazetaret ruse qe u hodhen predhen mbi koke? Si nuk i shkurat 2 rreshta, si kolege te pakten.

    Duan qe bota te imformohet per cfare ndodh aty jo nga terreni po nga analizat dhe perkthimet e ketyre buceve mediatike online.

  4. ert says:

    Amerika po shikon me shume hallet e veta. Kjo eshte nje politike me e mire per amerikanet dhe me keqe per europianet.

    Ty te ka vdekur babai ? Ky eshte nje lajm i keq per ty por eshte nje lajm shume i mire per mua – i tha komshiu djalit te pijanecit.

  5. elinor says:

    Ti vostok specnac je nje i semure mendor qe i dhimbsesh kujtdo. Po boll mor trap ngele duke ngritur ne qiell ruset tuaj “legjendare”. Boll mor tifoz i semure i bolshevizmit! Ma merr mendja qe do kesh ate foton e Che Guevarra ne profil te FB se dukesh cfare idioti i lindur je!

  6. Bodigardi i Temës says:

    Ok, @vostok !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje