“Lazarati” si çështje dite/ Por Nishani nuk e ka një reagim

21 Qershor 2014, 17:29Politika TEMA

E gjithë vëmendja e politikës, medias dhe shoqërisë shqiptare u përqendrua këtë javë në fshatin e famshëm të Lazaratit. Aksioni 5 ditor që u ndërmor vetëm pak ditë para vendimit për statusin e kandidatit, mbrojtësit më të mëdhenj pati pikërisht diplomatët; ambasadori amerikan, grek, holandez; edhe Komisioni Europian nxori një deklaratë për të vlerësuar operacionin e suksesshëm të policisë në Lazarat.

Vetë qeveria nuk e fshehu krenarinë për këtë aksion në luftë kundër drogës që përtej rritjes së aksioneve për Kryeministrin apo Ministrin e Brendshëm pritet të ketë efekte pozitive edhe tek mbledhja e Luksemburgut për statusin ditën e martë.

Përgjatë gjithë javës opozita zgjodhi një pozicion më të tërhequr ndaj Lazaratit ku vetë partia u mjaftua me një deklaratë zyrtare ku aksioni komentohej si pseudofushatë e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Tahiri, ndërsa kryetari Lulzim Basha pas një statusi në Facebook u përqendruar sërish tek procesi i zgjedhjeve brenda partisë.

Edhe në seancën parlamentare të së enjtes, e cila nisi me debatin për Lazaratin, ish-Kryeministri Sali Berisha ia doli që ta kthejë të gjithë vëmendjen drejt përjashtimit të tij për 10 ditë nga Parlamenti.

Një pozicion të tërhequr ka mbajtur edhe Presidenti i Republikës, i cili ndryshe nga situata të ngjashme me këtë; ka preferuar të heshtë.

E kontaktuar nga Vizion Plus, këshilltarja për mediat e kreut të shtetit deklaroi se Presidenti ende nuk ka asnjë reagim për ndërhyrjen e policisë në Lazarat, duke lënë të hapur mundësinë e një reagimi në fillim të javës së ardhshme.

Në rastin e avionit të rënë në Divjakë që dyshohej se përdorej për trafik drogë, çështja jo vetëm nuk u kalua me fjalinë “pa koment”, por presidenti thirri në takim Prokurorin e Përgjithshëm për të kërkuar thellim të hetimeve. Por, në përfundim të aksionit të policisë, debati tashmë është mes ekzekutivit dhe organit të akuzës.

Apeli i kryeministrit mesditën e së premtes dhe notat e mërzisë nga kryepolici Didi se male të tëra me prova po shkatërrohen pa u administruar nga ekspertët e prokurorisë, janë pasuar shtim të numrit të prokurorëve në Lazarat. Tashmë i mbetet organeve të drejtësisë të mbyllin aksionin në Lazarat, një beteje që ka për të qenë me e gjatë se 5 ditët e aksionit policor.

27 komente në ““Lazarati” si çështje dite/ Por Nishani nuk e ka një reagim”

  1. Cibuku says:

    Pse ia prishni terezine damllase?

    1. Karamahmuti says:

      Teto Odeta celuliti po i gatuan nje paçe me kembe lopesh ne kusine qe ka harruar Bamke Qylollari ne Presidence, per te tjera nuk e keni Nishanlliun, pyesni vete Odetken po s’me besuat…sa vuan ajo keto kohet e fundit.

  2. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    BENI DURIM ,,,(PRESIDENTI ) NUK ESHTE TAKUAR ME SALIUN AKOMA ,,, CFARE KONKLUZIONESH ,,,,,,DO TI LEXOJE. BUJAR KLARINETA E SALIUT

  3. Aljor says:

    O President,po behu burre se je dhe nga Libohova e pushkes dhe e penes.Thuaj sikter Berishes dhe perfaqesona ne popullin qe te kemi garant per mbrojtjen dhe sigurine.Po nuk fole tani kur do te flasesh,apo kur te vij dita te dorzosh celsat?

  4. sheme shapka 2 says:

    Po cfare te thote i ziu…ka frike se e rreh Salehu.

  5. al says:

    I vetmi president qe me veprimet qe ben kerkon qe ne shqiperi te mos kete shtet ligjor.ai rast qe permendet kur per avionin qe i ngecir rota ne rere ,urgjent thirri prokurorin e pergjithshem kjo tregonse sa i pamvarur eshte.ai kumtoi se kete rast kapi qeverine mat,mbas inskenimit qe kishte bere berisha,por faktet sollen te kunderten.po per aksionin ne lazarat nuk flet ,pasi pret qe prokurori te vonoi hetimet dhe pastaj te flase.cfar mund te themi per veprimet e tij,i takonte si detyre kushtetuese ,si komandant i pergjithshem i forcave te armatosura te fliste.por nejse populli sheh se kush punon per te.

  6. Petrit T. says:

    Lazarati u krye! Tani radhen e ka “Lazarati” kapterr Nishani, per te avancuar ne antiligjin, ose per te shkurtuar litarin e gjate qe ka lene jashte Sali Rame Berisha. Perndryshe “Puna e mbare, o Pepë!…”

  7. edi says:

    Por…per NISHANIN do te quhej fitore neqoftese merr fryme dhe ha nje cope buke akoma.

  8. era says:

    Po nuk i dhane shenje e si mund te dali ai, si mund te reagoje, hajde president hajde, po eshte vendi jot, eshte shqiperia jote more zotri i nderuar dhe i respektuar deri ne detaj, fol nje fjale, pse ke frike, mjere ky popull, cfare politikane na serviri kjo demokracia per 23 vjet,kurre te mos kishte ardh, fol njeri, kundershto tjetri, po ne keto raste qe eshte per te miren e ketij vendi nuk ka vend te majte dhe te djathte, o pika pika qe nuk ju bie.Ju duhet te hidheni ne kosh te plehrave.

  9. ismeti says:

    nuk mundet te behet burr aj qe ska qen kurr,ky asht nji noter i thjesht i demagogut apo ma mir me than i shefit te kartelit llazarat

  10. hito labi says:

    presidenti eshte bere synet,mos e shqetesoni

  11. per shoku Cimit says:

    —————————————————————————————————————–
    Te lumte Z.Rama, e ka hallall edhe 4 vjet te tjera …

    pse jo deri sa Shqiperia te behet antare e BE-se.

    Shqiperia sot me nje “Faqe te Re Historie” dhe perpjekie per
    t’u afruar Europes moderne.
    ——————————————————————————————————————

  12. Altin says:

    pse paskemi president ne…

  13. Ligji says:

    Bujari ka qene minister i brendshem i xhaxha Saliut.E cfare te thoti damllaja.
    Nuk arriti te beje ndonje vizite koti si ne rastin kur erdhi Fule….

  14. Dora says:

    Zoti i ardhte hakut ketij njeriu i pavlere, worthless!

  15. 'stili> says:

    Ai hesht se nuk eshte pjese e ketij populli po r eshte antar I bandes se sali berishes , antar aktiv I cetes te armatosur te narkotrafikut te partise demokratike , gupi I zjarrit lazarat..Pa merak fare e meriton te quhet turpi I kombit , ka mbire si kerpudha ne plehun e qenit pas shiut,.. Varjani legenit ,,,,,!!!!!!!

  16. 'stili> says:

    Po behet si Janukovici , po vazhdoj keshtu do kete fat te keq,.

  17. Toskeria says:

    President mavria, te rente damllaja me qene se te ka rene por te te bjere njehere e mire dhe te zhdukesh nga kjo bote.Po ngele kapter Ramiu mor i uruar, behu burre se te kemi dhe nga jugu mor idjot, te ka vene malolu perfund. A e kupton se je bere nje njeri pa pike vlere ? Zhduku mor pleher nga presidenca se ke per tu bere nje lolo qe do te tallin k..in me ty mor mavri, paske qene me te vertet nje pleher, nje idiot qe se ke shokun.Te marte ajo qe te ka zene edhe vete e kupton qe nuk e ke te gjate i ke ditet e nemuruara, palaço burre.

  18. illyrians says:

    Mire mire, ta provoje musteqja te kakarise pa urdherin e padrinos se tij, por ta shifni pastaj kur t’i hiqet edhe leja e vajtjes ne halè nga Sali Sulltan babai..!!!

  19. Jimi says:

    More njerez! po paskeni qene fare te pa shpirte, si more nuk paskeni nje cike meshire per te ngratin!? Po pse nore c kujtoni ju se vetem Nishani duhet ta mbaje barren e ketij vendi? A nuk po e shikoni ju se c po heqe i ziu? Po pse pake ju duket juve qe te ndash dekoratat per burra e gra te ndershem e te pandershem per te perndjekur e per persekutore per komuniste e balliste republikane e monarkiste dhe mbi te gjitha te shtrosh dreka e darka ne te cilat duhet te jete edhe vete i pranishem deri ne fund, packa se per fizikun e tij eshte teper sfilitese!?
    Por mbi te gjitha ajo qe e bene situaten edhe me dramatike edhe pse me fizik te lenduar i duhet qe te hipi e te zbrese sa nga nje avion ne tjetrin sa ne nje vend ne tjetrin
    E si munde ti perballoje i ziu njeri tere keto peripeci? Dhe ceshte me e keqa pas gjithe ketij kalvari ju o njerez te pameshrshem i kerkoni keti njeriu te meret edhe me Lazaratin edhe me drejtesine edhe me shtetin? Po pse pak njerez ka ky vende per tu mare me keto pune apo edhe me keto duhet te meret presidenti?

    I nderuar z president une si nje admiruesi juaj do te thoshja te mos ja varesh shume ketij populli mosmirenjohes qe te beri president (megjithse ti e meritoje)

  20. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte dakort me mendimin e Berishes !
    Nuk ja ka derguar Berisha me shkrim per ta lexuar,mbase javen tjeter !

  21. shqip hesapi says:

    Nishani eshte dhjere ne breke,priteni sa te lahet.

  22. Dibrani.USA says:

    Po cfar te presesh nga ky kok matuf qe nuk di ku esht policia te vazhdoj punen e mire qe po ben po kujt i plasi se ca mendon miushi me banden e tij kto e kan vendin ne burg sa me pare.

  23. Rebeli says:

    Mire e keni ju komentuesat.Po sikur zoti president te kete ndonje parcele ne Lazarat?Me keto qe degjojme e shikojme Lazarati nuk paska qene i Lazaratsave.Ka qene i dhene me qira te çeta e Tropojes.

  24. ivani i madh says:

    sakati ka hall koke ju flisni pse spronocohet nqf te se e ben duhet te jape llogari para boosit te droges Berishes dhe mafjes se saj per tolerimet dhe mbeshtetjen qe i ka dhene asaj kur ishte minister i brenshem. I shkreti sakat edhe pse i shtrire ne shtrat ka rene mes dy zjareve ,Ai po ben pazar me zotin ju doni te dale me deklarate shtypi jeni ne te apo jo kini nje cike dhembje njerezore.

  25. like like says:

    Edhe Likja ka rene squke e nuk po ndihet. Do ti kene prishur ndonje pazar.

  26. dajti says:

    Mier e tha Ngjela, nje president i montuar, pret cfare do ti thote shpellari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje