Përse statusi ka qenë larg para 23 qershorit?

24 Qershor 2014, 21:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Marrja e statusit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, është një nga ato ngjarje që ndajnë historinë e një vendi në dy epoka, para evropiane dhe evropiane. Rëndësia e saj nuk buron aq shumë nga plotësimi aktual i kushteve dhe vonesat që ka shkaktuar qeveria Berisha me korruptimin e shtetit ligjor dhe lejimin e enklavave anti- shtet si Lazarati, por nga rruga që shtron për kombin shqiptar.

Shqipëria ka vuajtur qysh nga viti 1913, paragjykimin e të qenit një shtet i dështuar me orientim të diskutueshëm, në varësi të erërave politike që sundonin vendin. Asnjë vend në botë si Shqipëria, nuk arriti që brenda një shekulli të ishte aleate e tre superfuqive, e SHBA, Rusisë dhe Kinës. Vetëm një vend me pasiguri të mëdha në orientimin e tij kombëtar, mund të prodhojë politikanë të tillë, që ta drejtojnë timonin e vendit andej nga kanë të sigurt pushtetin.

Sot Shqipëria i dha fund aventurës së saj historike dhe adoleshencës së saj kulturore, duke hyrë në një lidhje të pazgjidhshme me kontinentin, të cilit i përket.

Sot, kur kemi kaluar ngërçin kryesor dhe kur arritëm të krijojmë një klimë besimi për të thyer skeptikët e Evropës, kemi të drejtë të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë pse ishte i pamundur statusi para 23 qershorit.

Në të gjitha vlerësimet që Bashkimi Evropian, apo liderë të vendeve evropiane po bëjnë për këtë ngjarje, po theksojnë të njëjtën fjali, “reformat bindëse të qeverisë”. Nuk është se Berisha nuk bëri gjithçka mundi ta merrte statusin. Ai kaloi në ekstrem. Për hir të dëshirës së tij për të qenë protagonist i kësaj ngjarjeje, ne sot paguam 90 milionë euro për CEZ, vetëm pse një plak i marrë futi një dosje nën sqetull dhe u nis të blinte pranimin e kërkesës duke shitur pasuritë kombëtare. Berisha e kërkoi me ngulm statusin jo si një standard për Shqipërinë, por si një fitore personale. Ai kërkonte t’i mbushte mendjen Evropës t’i jepte një kostum evropian hua, mbi rrobat e sulltanit që kishte veshur në vendin e tij. Ai shpresonte se statusi do t’i mbulonte atij historinë kriminale të biznesit vdekjeprurës të familjes së tij në Gërdec, vrasjen e katër qytetarëve për arsye politike, shkatërrimin e sistemit gjyqësor vetëm të mos i dilte vajza, djali dhe gruaja para drejtësisë, krizën e institucioneve dhe papërgjegjshmërinë e drejtimit ekonomik të vendit. Ai e donte statusin si një kapak floriri për histori kriminale pushteti, që ai po ndërtonte në Tiranë. Evropa u tregua gjakftohtë. Edhe pse ne formalisht i plotësuam kushtet që na vunë, motivi politik dominoi vullnetin e tyre. Ata thjesht kuptuan se regjimi i Tiranës po përdorte Evropën.

Edi Rama nuk ka bërë ndonjë çudi. Nuk ka bërë ndonjë reformë mbresëlënëse që të mahnisë Evropën. Nuk ka mundur të prekë oktapodin e drejtësisë shqiptare dhe as të çojë para drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vend. E vetmja gjë spektakolare dhe profesionale ishte aksioni i Lazaratit, ku ai rrëzoi për pesë ditë një republikë të krimit, certifikuar nga Sali Berisha.

Por ai pati një qasje origjinale ndaj statusit. Nuk e kërkoi atë si dhuratë personale. Nuk e kërkoi si një kapak floriri për të mbuluar problemet e tij në vend. Për fat nuk ka ende asgjë për të mbuluar. Vizita e tij në Gjermani, angazhimi personal i kancelares Merkel dhe zgjidhja njëra pas tjetrës e çdo hallke mosbesuese, deri tek “PO”-ja e sotme, janë një dëshmi se ne kishim qenë shumë larg statusit. Evropa as që e ka lexuar formularin që na sillte Stefan Fyle në Tiranë. Evropa ka lexuar arsyen politike përse Tirana e kërkonte statusin. Një vit pas ikjes së Sali Berishës dhe degradimit të tij, Evropa po shikon se Tirana e do statusin që t’i lehtësohet beteja me antievropianët e Tiranës dhe të punojë për të merituar standardet që ofron rruga e gjatë drejt anëtarësimit. Është kjo arsyeja që na e dhanë. Kur e shikojmë sa punë u desh këto muaj t’u mbushnim mendjen, e kuptojmë sa larg kemi qenë para 23 qershorit. Dhe jo për faj të PD-së apo të mungesës së dëshirës së tyre. Por për faj të një njeru, të cilin Evropa e shikonte si mishërim të dështimit të saj në Ballkan, të një njeriu që në Samitin e Mynihut ngriti akuza kundër “kurvës Evropë” për albanofobi dhe që turfullonte përse Perëndimi nuk legjitimonte krimet e tij, duke i dhuruar statusin. Ai njeri na ndihmoi seriozisht për marrjen e statusit pas 23 qershorit, kur Evropa e pa që ai po luste dështimin tonë. Është e vetmja meritë e tij, pasi ka qenë dhe një nga motivet kryesore pse diplomatët u angazhuan, mes të tjerash për të qëruar hesapet me një lider antiperëndimor në këtë vend.

54 komente në “Përse statusi ka qenë larg para 23 qershorit?”

  1. Brukseli says:

    Zoti gazetar, ke dhene plotesisht ato arsye qe ne nuk i deklaruam zyrtarisht, sepse keshtu na i do puna dhe kultura e Europes. Te fala, Keshilli i Ministrave te BE.

    1. .endera realitet says:

      Sakte Mero.Nate dhe Dite qe do te thote se:
      Shteti i Berishistanit i qendroi shume larg Popullit
      Dhe kur ky Popull me 23 Qershor e Grremisi ate Kodosh
      Shtet ne Humnere,
      Evropa na tha: Tani gjithcka ju ka lezet!
      madje,na falni per kete vonese….
      Ti moj Shqiperi,Motra jone e madhe dhe e vertete.

    2. adi says:

      Pikes i ke rene Mero. Saliu bente perr perr, jo tre ligjet jo kater ligjet, po asnjehere nuk e kuptoi qe ne Europe nuk hyet nese, te pakte, lideri nuk ka mentalitet Europian. Saliu ishte thjesht nje sulltanuc i vogel qe donte te vishej si Europian po shpirtin e kishte te despotizmi Aziatik, ndersa Rama eshte Europian i natyrshem me te mirat dhe keqijat e veta

  2. E more Mero djali ?
    Qe saliu eshte i urryer kete e dine edhe Derrat ne Shqiperi .
    Edhe ti e kuptove shume vone ,
    Por europes nuk i falet qe na i vuri Salen prape mbas 1997 ,
    Populli dhe ti munde te genjehet , Por nuk besoje se Saliu erdhi ne pushtet duke i bere Magji Europes.

  3. shpetim says:

    Te gjitha perpjekiet e bera nga Berisha per te penguar marrjen e statusit te vendit kandidat, paten nje efekt bumerang qe shtypi koken e vet Berishes.
    Pamvarsisht nga kjo, Qeveria Rama ka dhene shenja te qarta proevropiane, dhe para se gjithash duke e prezantuar vendin si nje partner serioz me shtetet e BE.
    Gjate nje viti qeverisje ka patur arritje konkrete ne politiken e jashtme, menaxhimin me profesionalizem te larte te financave publike, dhe arritje te dukshme ne aksionin kunder aktivitetit kriminal te kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike.
    Marrja e statusit te vendit kandidat do te jape nje impakt pozitiv ne kryerjen e shume reformave qe do te ndermare maxhoranca se bashku me opoziten ne te ardhmen.

    Uroj te gjithe shqiptaret per kete dite te rendesishme, e cila do te hyje ne historine e Shqiperise si data drejt integrimit Europian.Tashme Shqiperia eshte ndare nga e kaluara e saj si nje vend as lindje as perendim.E ardhmja e Shqiperise eshte drejt BE.

  4. Aspirantja says:

    Bravo! kete fitore e meriton populli shqiptar i shumevuajtur ne decada. e meritojne te gjithe dhe politika qe ka ndezur pishtaring e shpreses. une doja te uroja nga zemra cdo shqiptar kudo ndodhet por vecanrisht ata qe jetojne atje ne Shqiperi: E Gezofshim Statusin, dhe suksese te tjera. 23 Qershri do te mbetet ne histori si nje EPOKE e re.
    Suksese Shqiperia ime e shumevuajtur. Ndihem krenare per vendin tim, qe jam shqipetare.

  5. marshalli TITO za uvijek says:

    bravo MERO!

  6. Wendy-B says:

    Bravo. Me me fund dicka pozitive ne horizont, drita ne fund te tynelit te erret. Shpresoj te jete nje fillim i mbare per Shqiperine.
    Proud to be an Albanian.

  7. polici says:

    @ aspirantja
    Sa shpejt qe pordhnoni o shqiptarqiqa!
    Komb Debil thot tos lubonja per ju

    1. @Polici says:

      Todi Lubonja eshte me penallti ne tru. Debili kujton se eshte bota debile dhe jo ai vete. Si ish polic i psikopatit Sali abduhrrahman Berishovicit aq di dhe aq thua.
      Te rrosh vet se mendja ka kohe qe te ka lene.

  8. saliu ka thene’ambasadorit amerikan do I digjen te dy duart’dhe per z.fyle ‘ai eshte nje filo serb’si dikur enveri qe shante kedo.

    1. valja says:

      cdo tentative per te numeruar bemat e saliut, eshte nje deshtim, atojane pa fund

  9. burreli says:

    Shqiperija nuk mund te pranohej me nje tumor kanceroz si Sali qen bir qeni.Duhej eliminimi i ketij kanceri qe Shqiperise ti hapet sinjali jeshil.Por si ne rregullat e qarkullimit megjithse sinjali leshil eshte hapur nuk ke prioritet kur polici te thote te ndalosh.Dua te them se Bruxeli ka akoma kushte jo pak te veshtira.Nje nga keto kushte eshte ARRESTIMI i krye kriminelit dhe krye hajdutit bashke me banden e saje,SALI QENIT.

  10. beni says:

    KJO ishte e bukur ,kur thuhet se saliu turfullonte pse Europa nuk legjitimonte krimet e tij duke I dhuruar statutin,sic duket edhe europianet ashtu si ne shqiptaret e kuptuan se me PD nuk shkohet as ne hale.

  11. aria libera says:

    Pershendetje,SHBA dhe jo europa jà dha statusin per kete faktor me i rendesishem ngjarjet ne ukraine,SHBA forcuan kualicionin kunder rusise,Shqiperia per momentin nuk la asnje strukture perendimore tani fillojne reformat radikale

    1. CarlzaisJena says:

      MENDJE E HOLLE,(aria libera)

  12. turi says:

    Mero nuk e dua statusin une personalisht dhe as europen,po nuk vajten para drehtesise njerzit e shkqeve dhe krimeve me te nedha qe kan ndodhe keto vete
    1 21 janari
    2 gerdeci
    3 rruga e kombit
    4 marveshja e ujrave me greqin
    Dhe keto jo se i kan bere te Saliut po jane hapur trallti kombtare.Dhe paratralltise kombetare,nuk ka leshim.Kur te ven para drejtesise ata ateher ka lezet dhe europa

  13. shpellari says:

    Shpellari Sali Rrom Derrisha beri gjithshka qe pas 23 Qershorit 2013 kur humbi tmerresisht zgjedhjet per te penguar statusin –

    Or Derr Tropoje poplli dhe Europa nuk do te HARROJE KURRE:

    1) Tritolin qe shpertheu pas Qershorit
    2) Grevat qesharake te urise
    3) Gerdecin
    4) Vrasjet e protestuesve me duar ne xhepa
    4) Firmat Piramidale
    5) Pronesimet e paligjshme
    6) Republiken e lazaratit

    Tani BURGUN e KE HAK…mor kurve vicidolli

  14. Ajet Delaj says:

    STATUS KANDIDAT PER BE ERDHI. PO PASTAJ?
    Te nderuar shqiptar nese nuk arrini te kuptoni se funksionimi i shtetit, ligjit dhe demokracise duhet te behet per shqiptaret e jo per statusin qe eshte tjesht propogande e qeverive shqipare se bashku me Brukselin keq keni per ta pasur punen e jetesen.
    Propoganda per statusin i duhen politikes shqiptare pasi nuk ka asgje per te treguar ne syte e shqiptareve. Shikoni me vemendje sugjermet apo rekomandimet qe shoqerojne statusin. Nuk ka fushe te jetes shteterore e civile qe nuk eshte cekur e nuk eshte problem.
    Filloni me te drejten e votes , fjales, prones, jetes, garancise per dinjitet e personalitet e deri tek niveli i parlamentareve.
    Media politika, shoqeria civile e bler dhe e tredhun nese nuk heqin dore nga propoganda e nesermja ka per te qene edhe me keq se sot.
    Akoma me mentalit qeverises e propogande te mediave monopol Shqiperia marshon nga fitorja ne fitorje si ne kohen e Enverit e shqiptaret qe e marrin buken me liste e vrasin veten shtohet cdo dite.
    Duhet te kuptojme se statusi kandidat pa hapjen e negociatave per antarsim eshte pothuaj nothing e politika shqiptare as qe guxojne qe ta kerkoje pasi e dine se ku jane. Ne anen tjeter dhenja e statusit eshte veprim gjeostrategjik per interesat e Europes ne kushtet e tanishme megjithse prape duhet pershendetur pasi mbase shtohet asistenca e Brukselit per Shqiperine e shqiptaret.
    Politika shqiptare me se pakti duhet te heshtin pasi e arriten statusin kandidat per ne BE te fundit ne Europe e kure zerat per te dale nga BE po shtohen per dite nga jugu ne veri te kontinentit.

    1. Lipe Gremi says:

      Statusi u dha në 1Vjetorin e groposjes së shtetit të Sali Katil Hajdut antishqiptarit.Se çfarë do ndodhë më vonë?Prit se nuk vonon.,

    2. we people says:

      Gjithmone kam dyshuar se prapa emrit A Delajic fshihet nje antishqiptar i nivelit te nikolla geixhit dhe damir fazllicit.Ky koment i sterrosur vertetoi se edhe ne dite “dasme” vijne urime “morti” nga ky antikomunist psiqikisht i semure.Jam i bindur se ne rast se nuk do jepej statusi Ajet Delajic do kishte bere nje rroman me krimet e Rames dhe me gabimet “shume te vogla” te Berishes.Di te them me qindra gabime te qeverise re por te pakten deri sot nuk ka tradhetuar dhe nuk ka vrare shqiptare si Berisha qe Ajeti yne me ca elezpipera e prune ne pushtet me pucin e zi te 2 prillit 1991 qe ky mender komentues i di mire…

      1. CarlzaisJena says:

        @we people…ky Ajet Delaj qe ju e akuzoni pa te “drejte”…NUK MUSH NGA TRUTE E KOKES. JO SE E BEN ME QELLIME CAKTUARA.

    3. xheJ eN Bi says:

      Per Alet Delaj —-
      U nisa te replikoj me ty vetem nga komenti i –We people .
      zakonisht nuk te kam lexuar se ke qene i stergjatur ne shkrime,po pasi lexova komentin ,nuk do te etiketoj si ” we people ” se fshihesh pas emrave te ndryshem .
      Eshte nje shkrim prej nihilisti dhe keqdashes per vendin e tij ose me sakt do e quaja nje koment xhelozie per ate qe u arrit per nje vit duke u kurorezuar me Statusin.

      Qe ne dy paragrafet e para duket cinizmi dhe xhelozia ,pastaj fillon dhe ju ” jep mendje ” shqiptareve se ç’duhet te bejne !
      I jep mendje popullit ta fillojne me te drejten e votes, prones ,jetes …etj. Te gjitha keto i di populli ,keto i dinte edhe para 23 vjeteve ,po ishte i pafuqishem se ishte ne diktature, edhe para nje viti ishte ne diktature dhe prap populli nuk i realizonte dot ” porosite ” e tua te vyera.
      Duhej 23 Qershori qe populli te çlirohej nga kthetrat e Sali Berishes ,qe besoj se do jete dhe ydhulli yt si Skypioni .
      Kur shkruan :” Akoma me mentalit ( mentalitet ) qeverises e propagande te mediave monopol Shqiperia marshon nga fitorje ne fitore si ne kohen e Enverit e shqiptaret qe e marrin buken me liste e vrasin veten shtohet cdo dite.”Nga keto qe shkruan dua te them se ose je shume i zgjuar ose shume budalla.
      Edhe ti vet e di se sa do perfitojne shqiptaret nga Statusi dhe kjo te ben te nxish i teri siç nxinte Saliu sot.
      Qe e morem te fundit ,kjo eshte merite e Saliut ,sa per zerat se do dale kete e thua vetem ti dhe Saliu yt.

  15. sherifi says:

    Urime per statusin,urime qeveris dhe mirenjohje popullit qe pruri ne krye kte mazhorance, e cila po perpiqet te punoi ne te mire te vendit.
    Statusi u mor,por qeverise i’u lane edhe shume detyra para se te filloin negociatat,dhe kto nuk jane te lehta per tu realizuar pa patur nje vullnet te celikte te qeverise dhe parlamentit.
    kryesisht detyrat ishin te fushes se drejtesise,ku pa u thare mire boja e neneshkrimit te statusit ne bruksel,doli kryetari i grupit parlamentare te partise demokratike dhe hodhi deklaraten e radhes; qe Rama po kerkon te uzurpoi gjyqesorin.

  16. Vizioner says:

    Me 24.06.2013 Shqiperia u zgjua me fitoren kundra Kriminelit, Mafiozit, Diktatorit, Fashistit, psikopatit Sali Berisha.
    Me 24.06.2014, tamam nje Vit me pas, Shqiperia-Shqiptaret u shperblyen nga Europa!
    U shperblyen se pane qe, ne Shqiperi ka lindur dielli i Demokracise se vertete. Edhe pse, qielli shqiptar eshte i mbuluar akoma nga Re te zeza, shpresa se Era e Re e Demokracise, do ta pastroje ate qiell edhe nga keto Re.
    Partia Socialiste, Edi Rama po tregojne se Shqiperia-Shqiptaret mund te shpresojne, se shqiptaret i pret nje e ardhme me e bukur edhe pse, rruga deri atje do te jete ca e gjate dhe e mundimshme!

    Shqiperia tashme eshte cliruar nga Diktatori. Shqiperia ka ne krye te saje, tashme, nje Vizioner, nje Atdhetar, nje njeri qe e meriton te quhet “Njeri”, dhe ky eshte Edi Rama.

    Pak durim shqiptar. Nuk mund te c’rrenjoset Diktatura e instaluar nga Sali Berishes per nje vit.

    Urime popullit shqiptar. Ju sot duhet te ndjeheni krenar dhe te vleresuar. Por, Ju duhet te kuptoni se pa pune ska mireqenie.
    Te gjithe te bashkuar per ta bere Shqiperine Perlen e Ballkanit. Nje Perle ne Europe.

  17. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    “Spiropali nuk e përmban dot entuziasmin: Rama, në histori si Skënderbeu e Noli”
    mero ku e ke këtë artikull??
    ja fillove censurës si zakonisht??
    ke muç nano se kanë censuruar!!
    përse vallë??të jenë me të vërtetë të pamvarur??apo thjeshtë më pak lëpirës se ti??

  18. Agron says:

    E drejte o MERO!E dhe ne kete rast shfaqet antiberishizmi si jje fenomen qe ka cuar edhe here te tjera ne fitore te krahut tjeter,thjeshte se ishin kunder Berishes,e jo se kishin bere ndonje gje per te te terhequr e per te te bere me optimist.Kjo eshte domosdoshmerisht e nevojshme te kuptohet nga ata qe vijne ne pushtet,ndryshe do bijen dhe vete ne gabimet e te tjereve.

  19. era says:

    Europa po na kthen borxhet per gjynahet qe ka ndaj popullit shqiptar dhe Shqiperise se copetuar. Po na kthen edhe borxhin qe solli dhe mbeshteti nje pervers dhe qenien me antishqiptare qe ka njohur ky vend.

  20. Roni says:

    Te pakten tregoju realisht,ne keme qene shume vite me pare shume me afer statusit dhe vetem per arsye te te dy kraheve te politikes nuk e kemi marre,jo me larg se para disa muajsh ishte votime i tre ligjeve….

  21. E lagu,se lagu says:

    E pastroi Edi edhe nje “lane” tjeter,inshAllah per hajer.

  22. alesio says:

    Mero me e more vesh te fundit, dosja na paska qene nene hetim qe heret, por Gatja ca kishe qe bente kshu kur e dinte se kuptoj, Shikoni pak se kur paska nisur hetimiSee more at: http://dielli.al/lajme.php?id=67146&k=71#sthash.aTiWaFCW.dpuf

  23. mirejam says:

    Kapaku i harreses a i floririt. Ne kemi te shenjte kodin e harreses, dhe shume bema do ishin mbuluar me kapak. Z.Mero e hidhte cdo dite kete kapak tutje, sulltani e vinte. Ne fillim i sodisnim te dy tek kacafyteshin me kapakun e harreses, dhe e quajtem pune inati. Si do te ishte, ndodhi qe ne nuk harruam: te gjithe sit e ndjejme se ne Geredec u poqen te gjalle 26 qytetare, te gjithe te denje dhe plotemeritues te ketyre diteve qe po shohim. Edhe fale z.Mero, ne nuk harruam se nje dite dimri, 4 qytetare u u keputen ne priten e pabesise dhe u percunduan me vone si kriminele. Aq me pak do mbanim mend se me nje firme u fal nje det, e shume te tjera. do kishim harruar, sic harruam tradhetine e nje mbreti qe iku me thaset e floririt, sic harruam te vraret e 50 viteve. Ti themi faleminderit z.Mero qe e trazoi e trazon perdite kapakun e harreses.

  24. sportisti says:

    MERO nje analize perfekte,si c’do analize tjeter.
    TE LUMTE, ke nje pene qe do ta kishte zili cdo
    gazetar i vertete.Nuk e di si shkoi emisioni i
    FEVZIUT,me rrugacin PANGO ne lidhje me ato ushtaret
    qe gjimonin ciftet ne kohen e xhaxhit,emision shume
    interesant apo jo! SHume turp o FEVZI ke marre fund
    ti bashke me SANDRIN tend.Po LAZARATIN e SALES nuk e dije
    se c’po ndodhte,apo emisioni i asaj dite ishte homazh
    per LAZARATIN!!!!

  25. Bodigardi i Temës says:

    Thellë-thellë, në shpirt, Sali Berisha, nuk e donte Statusin e Shqipërisë drejt Evropës dhe punoi për këtë, duke propaganduar, të kundërtën për opinionin… Zëmra i qante dhe i qan drejt Islamizmit fondamental, ku ai do të ishte një mbret-sheik diktator për Shqipërinë… Zoti Mero, mos kërko “të arnosh” herë pas here, figurën e satrapit…! Sali Berisha, me injorancën, me karakterin e tij bajraktar, me obskurantizmin anadollak dhe shpirtin e tij katil e urrejtës, në asnjë mënyrë, nuk mund të sinkronizohet realisht me vlerat e moderuara demokratike perendimore…!

  26. tironsi says:

    Mero nuk eshte shume bindese nese qeveria aktuale eshte e qarte ne orientimin e saj apo jo. Edhe Rama po te te njejtin gabim si NANO dhe Berisha: duke pretenduar se eshte mik i te gjitheve (amerikaneve, europianeve dhe Turqeve, ne fakt nuk eshte mik askujt. Brenda disa javesh Rama takon edhe lideret Europiane, Merkel, Hollande, Kameron, edhe antieuropiane dhe armiq te Europes sikurse eshte Erdogan.Mjafton vetem nje fakt: PE, pas shtypjes brutale te protestave ne Stamboll ka miratuar kunder Turqise Rezoluten me te ashper qe eshte miratuar ndonjehere kunder nje vendi per me teper me status te vendit kandidat per anetaresim ne BE. Dhe Erdogan eshte shprehur se “Nuk e njoh e PE”. Franca ka ndryshuar Kushtetuen per te mos lejuar anetaresimin e Turqise ne BE, prandaj kur Rama shprehet se “shqiptaret lexojne Shumanian si kuranin” vetem sa e ben me te diskutueshem orientimin e shqiperise. Europa eshte klub vendesh kristiane dhe qytetaresh kristiane qe lexojne Biblen jo Kuranin. Ata qe lexojne te vazhdojne me Konferencen Islamike qe Salehi na anetaresoi ne vitin 1991.

  27. Tare says:

    Ja cfare shkruan nje gazete gjermane sot.

    Shqiperia ben hapin e pare perpara nje rruge te gjate per te hyre ne EU.
    Ministrat e shteteve te EU i kerkojne shqiperise midis te tjerash:
    1- Rreforme rrenjesore ne sistemin e drejtesise
    2- Brojtjen e minoriteteve ( te fala nga Samaras)
    3- Me shume perpjekje ne luften kunder korrupsionit.

    Brerisha, Edi, Berisha , Berisha, Edi, po kujt i plasi or aman
    ore do blidhni mend ju gazetaret edhe te beni analiza serioze per thelbin e problemit apo gjithmon me flamur mercenaresh do mbeteni.

  28. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    mero shumë bukur e ke shkruar!!
    gjëja që mua nuk më intereson janë arsyet e politikanëve europianë!!mund të jenë të gjitha të mudëshmet,por po nuk përparuam,ndryshuam ne këtu!?!pirdhi në të!!
    bledi mane e kishte kapur mirë!!i kërkonte ramës të shtrëngonte sumën!!
    kam disa dyshime për këtë!!në radhë të parë vetë bledi kishte haruar që ngjalën ilir bllok meta nuk e mban dot suma e ramës,sado që ta shtrëngojë!!rëshket e shkreta,do gjethe fiku me e mbajt!!rama e ka vënë në krye të vëndit!!
    vari teneqen mero!të gëzojmë sot!!si puna e atij prindit që marton djalin,me të meta mendore!!gëzon e kërcen në dasëm dhe shton fisin me nipër problematik!!një ditë gëzim,një jetë hidhërim!
    gjithnë nuk i dihet!ndoshta do të kemi dhe ne fat!!ndoshta në atë rrugë të krijimit të uraganit në amerikë nga përplasjet e krahëve të një fluture në kinë,do të kemi mundësinë dhe fatin të na qëllojë një rreze djelli tek ne!!kush e di??koha do ta tregojë!!

  29. Ela says:

    Bravo EDI RAMA,je nje kryeminister me vizion te qarte perendimor.Tani nje gje te kerkon ky popull te vesh para drejtesise kriminelet Berisha dhe Basha qe vrane njerez te pafajshem ne mes te bulevardit.

  30. shpetim says:

    tironsi,

    jam dakord me ty.
    orientimi europian dhe transatlantik, duhet te jete i qarte.
    ndryshe ngatrrohemi rruges.

  31. METEH says:

    Z.MERO,konkluzjone tuaja dhe te Z.BLENDI MANE,jane nje mesim i madhe per çdo shqiptar te ndeshmem qe e do kete vend,ku me i urryeri per ta eshte SALIMILLOSHEVIÇI e CO.Komentet e mija i quaj te teperta.RESPEKTE

  32. 1000000 autogolat says:

    zonja mera e dashka shume saliun hahaha….

  33. beqaretpumi says:

    Kapteri i shkrete Mero… s’po gjen dot çengel ku te varet se ka ngel pa buke e tani ngeli duke i bere fresk e duke iu lepire Rames…

  34. aurel didi says:

    zoti mero…jam nje lexues i rregullt i gazetes tema on line….do tju lutesha shume qe ne ate tv tuaj te gazetes mos na e nxirni ate qe e urrejne 1000000 shqiptare

  35. Kendveshtrim tjeter says:

    Europa vendosi kritere,per te dhene statusin e vendit kandidat.
    Berisha & Topalli vendosen monitor gjigant,per ti treguar kohen kur ata urdheronin per tu futur ne Europe (Lazarat) !
    Mbas gjashte muaj protestash anemike,te organizuar nga lideret e berishizmit,Berishes i mbeti vetem refreni,Rama na pengoi per dhenien e statusit.
    Nuk duhen mohuar pjekjet e parakoheshme dhe gjysmake te ish maxhorances se shkuar,ata dhane kontribut modest.
    Europa hapi dyert,ne nuk duhet te vendosim monitore,por te punojme per te formuar nje shtet per te gjithe.

  36. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk hyri ne Lazarat,per te Europa ishte shume larg !

  37. besnik says:

    Rete e zeza po largohen .Ne horizontin shqiptar po lind dielli ,shpresa dhe endrra europiane .Kusht lufta ndaj Lazaratit ne drejtesi .

  38. Perendimi shpresa e lindjes says:

    Europa mbasi eshte lodhur dhe raskapitur nga bashkimi
    i saj ,ku zerat brendaj saj vijne dhe behen me skeptike per BE.
    ndoshta mbas 10 vjeteve BE mund te shperbehet perseri ,statusi
    ishte nje stimulues i vogel.Europa na ka dhene nje shans per
    tu ngritur me shtetet e tjera Europiane .
    Do te mundet valle Shqiperia per 10 vite te barazohet me Europen ????

  39. perla says:

    kjo fitore i takon te gjithve por me shume itakon qeveris aktuale e cila zbatoi te gjitha porosit e be,ne vecanti e. rames,s. tairit, i. metes.ju z,s berisha a do bashkoeni me kete fitore dhe te beheni sa do pak europian dhe te ndryshoni arogancen dhe propotencen,qe perdorni ne parlament duke shar ata djem te rinje qe skan ldhje me te kaluaren,duhet. ti besh thirje te gjith atyre perkrasve te tu qe te bashkoen me kete fitore, qe te behemi,sa me shpejt antare me kushte te plota,qe ky brez qe rite te jet mirenjohs,se te gjith refugjatet te ndihen europin atu ku ndollen,dhe keta te tjeret qe ndudhen ketu te shkojn dhe te bashkoen me ta faleminderit po ta besh nje gje te tidhe

  40. kris says:

    SHqiperia po perjeton nje moment historik ,mbaroj epoka e perandorise osmane ,me deshire o pa deshire me vullnet o po vullnet mbaroi,kjo epoke tashme eshte mbyllur…..filloj zyrtarisht epoka europiane per shqiperin ,ky eshte nje moment historik shkrimtaret dhe historianet e vertete le ta pasqyrojne ate me realizem dhe vertetesi ,

  41. Kastriot says:

    Me vjen keq,por asnjegje ska ndryshuar.
    A po,ka ndryshuar egoja e njerit,apo tjetrit dhe e atyre ,qe e mbeshtesin pa dorashka.

  42. six navy seal says:

    Ky editorial eshte ndoshta nje nga artikujt me te mire te shkruar ne gazeten Tema……Flitet saktesisht dhe me kembe ne toke.

    Me shume ishte merite e vampirit vicidolit se sa e puna e qeverise se re.Edi Rama duhet pergezuar per frymen e ti qytetare,per stilin e tij europjan ne komunikimin me publikun.

    Mjafton te shikojme truprojet e tyre.Ndersa vampiri berishe kishte me shume se 100 roje private dhe zyrtare dhe jelek antiplumbi ”extra large” duke qene zyrtari me I bunkerizuar I globit ndersa Edi Rama ndoshta mund te klasifikohet ne k/m me pak te ruajtur ne bote..

    23 qershori 2013 ishte nje referendum popullor qe rezultoi me debimin e Saliqenit ne menyre te pabesueshme,qe me vone ne nje fare menyre po shikohen shenja qe ai “po falet” per krimet e tij te pafundme.

    Europa dha sinjale e qarta:

    1-Statusi u mbajt I bllokuar vite me rradhe qe te mos perdorej nga vampire I vicidolit per vet-shenjterimin e tij. te perjetshem

    2- Statusi u dha pikerisht qe ky perbindesh te mos perdorte refuzimin e tij si kobure per te rrezuar qeverine e re dhe kjo eshte merite e Saliqenit qe zoti Mero e shtjellon me mjeshteri.

    3-Dhenia e statusit nuk eshte “benefit” por nje detyrim absolut per qeverine e re e cila sic I nxorri tymin e bardhe Lazaratit duhet ti nxjerre tymin e zi bossave te krimit qe jane berishet,bashet,nishanet,llallet,ajazet,gjingjonet.Le te japi dhe kali I trojes I tyre Ilir Meta nje rast te besojme qe nuk eshte pjese me kete bande…..Ne te kundert nqs nuk denohen keto bandite le te fillojne pregatitjet per shenjterimin e Enver Hoxhes si Profeti dajakun e te cilet e kishin hallall ai popull,ajo klase politike dhe kjo dipllomaci e huaj pambarimisht hipokrite.Pa denimin e vampirit viqidolit ky status nga nje shprese do kthehet ne legalizim te pushtetit paralel te saliqenit ,pushtet I cili eshte sot per sot me I fuqishem se I fituesve te 23 qershorit.

    4-Nje status me kriminelin berishe ne qafe me sakte akoma…. thjesht FULE 2014 do jete si VRANICKI 1997 …kurse edi rama do jete fatosnano ne versionin 2-metrosh me ngjalen e Ilirkokmetes nga mbrapa..dhe le ta quajme pastaj statusi I te mjereve dhe te permjerrurve dhe do zhgenjehemi perseri si ato dite kur na prune ekspertizat e FBI qe perfunduan si letra higjenike nga vampiri I vicidolit dhe ato qe jane pas tij qe e telekomandojne per gjate nje cerek shekulli…

  43. kthjellet says:

    E e e e e e e oooooooooooo Mero. Me kujtove fjalimet e politikaneve te komunizmit dhe atyre qe i pasuan.
    Sa here ne historine tone moderne epokat jane ndare pergjysme.E ndau 8 nentori,e ndau Enveri,e ndau Saliu Nano, ja dhe tani nje ndarje e re.
    Dhe ne po ne vend kemi mbetur.
    Derisa te na vije rradha ne DO TE CAHET DAULLJA o Mero
    Mjaft e genjyet kete milet fukara dhe budalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje