Një padrejtësi ndaj imazhit të PD

25 Qershor 2014, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në Partinë Demokratike ka plot njerëz të gëzuar realisht për statusin. Ka zyrtarë të lartë të saj dhe ish- ministra të Jashtëm, që drejtuan vendin për tetë vite, që e dinë rëndësinë e tij dhe natyrisht janë të gëzuar. Një prej tyre është dhe Lulzim Basha, i cili po bën kujdes të mos shfaqë fytyrën këto ditë. Ka dy ministre integrimi, që kanë punuar dhe kanë prekur me dorë çdo detaj të punës për tetë vite, dhe natyrisht janë të gëzuara. Ka deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie, që e morën atë si një angazhim serioz dhe sot ndjehen mirë. Nuk dua pastaj të shkoj tek masa e mbështetësve të PD apo çingijeve të koncerteve, të cilat e shikojnë këtë dhe si një rast për të bërë lek me koncerte.

Por nuk mund të themi se në PD ka rënë zia pse u mor statusi. Një lloj sikleti, që marrja e statusit përbën një avantazh të madh për qeverinë aktuale, ndjehet dhe është normale. Por realisht PD nuk është aq fytyrnxirë dhe e degraduar sa imazhi që përpiqet t’i imponojë Sali Berisha me dhunë këto ditë.

Dalja e tij publike, për herë të dytë në zyrën e kryetarit të PD, është një uzurpim i dhunshëm i foltores dhe imazhit të Partisë Demokratike, për ta njësuar këtë parti të madhe me dëshpërimin e vet. I futur në një spirale makthi se zhvillimet e reja do ta lënë mënjanë dhe PD nuk do të jetë më imuniteti i tij, ai po përdor ende fuqinë që ka mbi lepujt që sillen korridoreve të PD-së, për t’i imponuar asaj partie problemet e tij.

Si një politikan që ecën sipas parimit “pas meje qameti”, ai kërkon t’i imponojë opozitës më të madhe në vend, problemet e tij si axhendë të saj.

Përroi i tij psikik, përshkrimi i detajuar përmes një fantazie vulgare se çfarë kishte thënë në bisedën kokë më kokë Rama me Merkelin, Fylen dhe udhëheqësit e tjerë evropianë, në të vërtetë shpjegojnë makthin që ai ka nga pyetja që i bën vetes: Vërtet, ç’të ketë folur vallë Rama me ata kokë më kokë? Mos i kanë thënë gjë për këtë, mos i kanë thënë e duam në burg, mos i kanë thënë nxirreni para drejtësisë, mos i kanë thënë hetojani skandalet e djalit dhe vajzës, mos i kanë thënë ndihmojeni opozitën të shpëtojë prej tij… Këto janë pyetjet reale që mundojnë Sali Berishën, dhe si për t’i dhënë zemër vetes, ai bën përshkrime sipas fantazisë së tij se çfarë është thënë në ato takime kokë më kokë.

Problemi i tij real është se PD po e shikon atë si një problem nga i cili duhet të shpëtojë. Duke e ndjerë këtë prirje të PD-së, ai shkeli betimin e largimit nga partia dhe çoi dëm mobiljet super të shtrenjta që ia blenë biznesmenët e familjes tek kulla 22- katëshe dhe i bën konferencat e shtypit në zyrën e Lulzim Bashës, si për t’u treguar se nëse ai ikën, do t’i marrë të gjithë me vete.

Pamja e tij vizive sot, ndërsa fliste për statusin, ishte si një ditë pas Gërdecit, kur gënjente për emrin e baxhanakut, kur fshihte gjurmët e gjakut dhe vjedhjes të djalit të tij, kur kërcënonte gjyqësorin dhe prokurorinë të mos hetonte çështjen, kur quante New York Times letër higjenike… Fytyra e tij, e nxirë nga pagjumësia dhe shqetësimi, fliste më shumë se fjalët e tij, që të bindnin për fundin ku kishte arritur.

Por padrejtësia këtu qëndron në faktin se ai është imazhi i vetëm me zë dhe figurë i opozitës, që ka folur për marrjen e statusit. Sa herë do të na duhet të bëjmë dokumentarë për këtë ngjarje, sa herë do të na duhet të dëshmojmë se si u prit në Shqipëri kjo, do na dalë para humori i hodhur i Edi Ramës, që postoi foton e qeshur të Klajda Gjoshës dhe fytyrënxirosurin e PD.

Kjo është një padrejtësi për opozitën dhe PD. Nuk është e vërtetë që PD është e mërzitur. Nuk është e vërtetë që njerëzit aty nxijnë se u mor statusi. Aty është vetëm një njeri që ka qenë përgjegjësi real pse statusi nuk merrej, i cili përdhunoi publikisht PD me zë dhe figurë dhe mbeti imazhi i saj i errët për marrjen e statusit. PD nuk e meriton atë fytyrë, edhe pse nuk ka fuqi ta shkarravisë.

50 komente në “Një padrejtësi ndaj imazhit të PD”

    1. Viktori says:

      Sidoqofte Mero,une dhe ti duhet te gezohemi.Edhe pse kemi qene ndjekes te PD per shume vite,une dhe ti duhet te jemi krenare dhe njekohesisht te refuzojme te jemi armiku.Pasi kudo shfaqen shenjat e nje ndarje te shoqerise ku PD njesohet me ish ballistat dhe PS me ish partizanet.Per kete ndarje po ndimon edhe ti.Shkaqet pse jemi larguar nga PD jane te ndryshme,une emigrova ne USA,kurse ti besoj per shkaqe madhore,por deri tani s’na ke nxjerre ndonje shkak madhor vec nje rubrike te vjedhur nga revista hosteni me titull Antena brenda familjes.Une edhe sot po te isha ne Shqiperi do isha po me PD,me ate pjese qe u gezua dje.Ashtu sic do mbeshtetja edhe cdo gje pozitive qe po ben e majta.Ndersa ty te shikoj te pozicionuar majtas aq shume sa per mbi 9 muaj qeverisje ti nuk ke gjetur asgje te gabuar qe ta thumbosh.Dhe kjo besoj per shkaqe madhore.Edhe nje here,une dhe ti refuzojme te armiku,dhe te jemi me ate pjese qe nuk u gezua dje.

      1. neda says:

        Sigurisht qe nje pjese e PD u gezua, ajo pjese qe nuk ka asgje ne dore, ndersa pjesa tjeter, blloku udheheqes marksist leninist i saj, jane nervozuar dhe nuk jane gezuar aspak, po keshtu edhe besimtar te tjere qe vene pas PD per interesa,apo jane theshte besimtar.Fakti qe kreret e PD nuk njohen LNCL, nuk respektojne diten e deshmoreve, nuk njohin historin e vendit tone etj.etj.e kane rreshtuar veten e tyre ne krahun e kundert te historise , duke u njehsuar me ballistat, por ne te vertet PD nuk merret vesh se cfare eshte, asaj i mungon lideri real per te perfaqesuar te djathten, ndersa te jemi ealista ne shtypin shqiptar nuk ke cfare lexon pervec gazetes Tema te Mero Bazes, kjo gazete eshte dukshem ne mbrojtje te lirise, te interesave qytetare,te interesave kombetare, eshte nje gazete me sens kritike per kedo dhe besoje se kjo nuk eshte pak, gazeta Tema eshte nje gazete realisht e pa varur dhe kjo me bene qe ta lexoje me kenaqesi, sepse percjell lajme te verteta.

      2. .konsensus says:

        Mundet z.Mero te jete ashtu sic e gjykoni ju,
        dmth qe nga e djathta ka shume,biles shume fare
        qe shprehin gezimin e tyre per statusin,por,e theksoj por,
        ne shumicen e tyre ka nje indice te fshehte qe terheqin
        nga ai gezim qe duket ne siperfaqe.Vete lojrat e fjaleve
        se e pergatitem ne gjate 8 viteve te pushtetit tone,
        na pengoi Rama,Keta e gjeten gadi e plote thashetheme te
        tjera te detyrojne te mendosh per ate qe nuk duken-safi te gezuar!,pasi me sepaku mund te themi
        per existencen e nje fare xhelozie kryenece.Dhe kjo eshte
        fryma alla Saliceshe qe nuk do ju venitet kurre deri sa ai
        te kete fryme.Por duke i lene ata ne furrikun e tyre
        le ta shprehim besimin tone tek kjo Dhurate e vonuar.
        Eshte ne gjykimin tone se nuk do kemi shume veshtiresi
        per te udhetuar jo me ngadale pertej Statusit,kjo sepse Populli
        po shikone nje Shtet qe po bene gjithcka per te,ashtu si edhe
        Shteti po bene perpjekje maximale per te vene ne Sistem
        Ingranazhet e tere Institucioneve,me qellim qe nga ky Sinkron
        te rrise fuqine e levizjes drejte Progresit qe do te na shpjene
        ne qender te Evropes.Problemi tani qendrone tek Minoranca,pasi
        eshte e pa mesuar me parimin:”Te gjithe per Shqiperine!”
        Ne fakt jemi me fat,sepse nga historia eshte nje minorance
        jo vetem me e vogel,por edhe brenda saj ka mjafte nga ata qe
        kane Pasaporten e te inkriminuarit(Fundja kane te drejte se per ta marre ate kane investuar edhe deri 8 vjet) cka e bejne te gjoren
        as mish dhe as Peshk.Kesisoj,Shteti e mirepret konsensusin e
        tyre,vec po nuk e duan,atehere jemi ne zbatim te rregullave
        si ne Futboll,dmth (Skuadra qe nuk paraqitet FIFA (Nderkombetaret)
        japin tre pikshin ne tavoline)cka do te thote se Shteti
        ne kete rast do vazhdoje rrugen e Reformave,madje me nje akseleracion te detyruar.Dhe eshte tjeter fat se tek ky Shtet
        nuk do kete forca ferkimi per te shkaktuar te ashtuquajturen
        frenim…Kjo sepse Ligji do ti shtroje per te gjithe rruget e zhvillimit.
        Nga Sot,ky do te jete realiteti edhe per neser edhe per gjithmone.
        Kjo eshte edhe aresyeja z.Mero,qe disa kane indicie te fshehur
        me ngjyra megalomanie.Te behen ndryshe eshte e pamundur,pasi
        kane 8 e kusur vite qe kane sedimentuar konglomeratin e krimit
        korupsionit dhe mashtrimit.Sot ato kane siguruar nje cimentim
        perfekt sa ska dinamit qe i shkerrmoq…ndaj duhet tretja me ane te acidit cloridrik i cili do te gjendet vetem ne sistemin
        e drejtesise.Sot kete sistem e kemi por funksionon me Uji dmth
        vetem i shplane por jo i percane…Nejse te gjitha do behen…
        se kemi nje Shtet te vertete.

      3. Armand says:

        Ti Viktor shkruan shume mire. Ti duhet te kesh qene gazetar para se te vije ne USA. Gjynah qe je bere prapaferrak. Se nuk ta mban bytha te shkruash, hapur, si ish-kolegete tu. Ke nderruar gjithato emra dhe ke mberritur tek Viktor, Viktori… Hajde ketu ne Shqiperi, o fakir! Dhe shkruaj me emrin e vertete. Ose rri atje, po nderroje emrin se ne shoket e tu te dikurshem te njohim menjehere e perdite ne kafe e diskutojme. Ne bile vendosem te te propozojme nje emer te ri: Andon! Si te duket? Ne na vjen keq per degradimin tend.

        1. Viktori says:

          I madh je Armand,si me njohe.Madje paskemi pire dhe kafe bashke,dhe tani ju ish shoket e mi mblidheni e diskutoni.Une jo vetem qe nuk kam nderruar emer ndonjehere e as fshihem,nuk jam gazetar dhe nuk shkruaj,por asqe paguhem si disa pasi kam pune me te medha e me te ndershme.Por Armand mos harro qe une nese refuzoj te jem armik i ati vendi,pasi vetem i kam dhene dhe asgje s’kam marre.Refuzoj fuqishem qe te jem ish shoku juaj,pasi ti je nje mercenar i paguar ndersa une nje njeri i lire qe them te verteten.Mos u merzit ke shume shoke te tjere.

          1. CarlzaisJena says:

            per viktor.TE GJITHE I KEMI DHENE ATIJ VENDI,DHE PAK KUSH KA MARRE.DETYRA E MEROS ESHTE:TE COJE NE BURG SALI BERISHEN.DHE DO TE GEZOJE SHUMICEN TONE NESE E ARRIN.UNE NUK JAM MERCENAR SIC THUA PER NJE TJETER RREPLIKUES.THJESHT JAM ATDHE DASHES.EDI RAMA ESHTE I DERGUARI I ZOTIT PER MOMENTIN.SHQIPERIA KA NEVOJE PER TE SI DHE STAFIN E TIJE…….NUK KEMI NEVOJE PER “HALLVAXHINJ”

      4. Mondi says:

        Mero Baze eshte i veshtire per tu njohur.I majte nuk eshte por dhe per kaq inatcor nuk e njihja.

    2. andromeda says:

      Jo o Mero, jo sepse PD e gjitha është një stan me lepuj. Ja shikoi, të gjithë janë strukur e s’guxojnë ta nxjerrin kryet në media. Kjo Pd është thuajse inekzistente, se e ka dëshmuar që ka qenë gjithë kohën kundër reformave pozitive të qeverisë Rama. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një parti që rrezaton energji destruktive, një parti që mohon dhe saboton në çdo hap. Shqiptarët presin një riformatim të PD, një riformatim të drejtësisë dhe ndryshimet kushtetuese që ligjërojnë zgjedhjen e presidentit me votë nga populli.

    3. Majlinda says:

      dhe sot e ka bere te zezen, u vra nje person publik per te thene qe ka mafie dhe nuk ka rend ne kete vend. dhe kete e thote pa hapur syte mire te tjeret per kete ngajrje, sali berisha, po perse valle e thote ai i pari, si ne 98′ kur tha qe vrane azemin, ai e tha i pari dhe akuzoi fatos nanon atehere, se donte te merrte pushtetin me dhune. ky duhet ruajtur ne cdo moment te jetes se tij kudo qofte, eshte kriminel i lindur dhe anti shqiptari me i keq.

  1. Gjonoshati says:

    Ky begraundi I Salisë
    Do të sosë ku ka nisë,
    Te grazhd’ I Ramiz Alisë
    Në gji teserën e partisë,
    Kryehajduti I Shqipërisë.

  2. ina says:

    Ndaj plotesisht te njejtin mendim.Shpresoj qe dhe koha te punoje per mire!

  3. Pipi says:

    Ne PD duhet te jene te bindur se, sa ra Sala nga “fiku”, iu hap Shqiperise rruga e vertete per ne Europe. Ndaj, sa me shpejt ta heqin qafe edhe nga Partia e tyre shtriganin plak, aq me shpejt do te ringrihet ajo. Per te miren e Shqiperise…

  4. futja kot says:

    Dua edhe nje here te çfaqet filmi “Makbethi” pjesa me e bukur kur fshin duart e lyer me gjak dhe fjalet shoqruese te kesaj pjese te filmit.
    Eshte i madh.

    1. andromeda says:

      Ku janë skuthat e PD, pse rrinë fshehur e nuk deklarohen?

  5. qytetari says:

    Eshte i qarte synimi juaj qe duke goditur Berishen ju orvateni te godisni P.D. dhe ta percani ate.Por P.D. nuk eshte vetrem Berisha dhe, kundershtaret politike te P.S. po e heqin ne kurrizin e tyre politiken e mbrapeshte te Rames dhe bashkepuntoreve te tij mafioze.Ku i ka premtimet e bujeshme dhe fjalet e bukura me te cilat mashtroi nje popull te tere. Dhe, vetem nje psikopat dhe i pa ndergjegjshem mund te genjeje ne kete fare feje. Z. Baze mos u beni avokat i se keqes por jeni opozitar ndaj pushtetit sic i takon te jete nje gazetari te vertete.Por juve i’a u ka errur syte mllefi ndaj Berishes dhe cdo opozitar tjeter i’u duket i zi si djalli. Aferim te qofte!..

    1. loni says:

      po me duart e pastra ku e kishe premtimin e saliut qe e mbajte ne pushtet per 8 vjet pa te llogaritur edhe 5 vjet president,apo merrje edhe ti nje cop kocke nga ajo qeveri me duart e pastra,u merzite ti me 9 muaj qeveri nga socialistet,qe te jesh me i ndershem hiqe ate psoedenim qytetar se ti pervec se nje katunar i trashe nuk je asgje tjeter,edi tha do beje ndroshime sa te mundem ne mandantin e pare dhe jo qe muajin e pare,o dru me pre.

    2. Nje qytetar says:

      Or ‘Qytetar’,po te pergjigjem une; ‘Nje qytetar’,qe para viteve ’90-te isha nje qytetar i zakonshem i atij vendi,nuk isha as komunist,as spiun e as aktivist i regjimit.Isha nje mekanik qe punonte me 3 turne dhe e them me plot gojen qe e urreja ate regjim.
      Por urrejtja me e madhe ,aq sa nuk mund te krahasohet me mlefin, perbuzjen e te gjithe neverine qe ekziston,eshte ndaj Berishizmit ,kesaj bande kriminelesh e hajdutesh,te cilen,(sikurse ka thene edhe M.Baze),vendi yne nuk e ka pare kurre ne historine e tij.
      T’i besh apologji Berishes ,’berishizmit’ e te pretendosh qe P.D. eshte parti demokratike eshte sikur te pretendosh qe Hitleri eshte Nene Tereza.

  6. shpetim says:

    Dihet qe Berisha tashme eshte nje njeri i shkatrruar politikisht dhe i degraduar psiqikisht.
    Me veprimet e tij te pakontrolluara, te cilat evidentohen cdo dite e me shume qe kurse humbi pushtetin, Berisha do vete diskreditohet deri sa nje pjese e konsiderueshme e PD do distancohet prej tij.
    Por gjithsesi ai duhet derguar para drejtesise per krimet e bera. Vetem keshtu merr fund ky makth 24 vjecar per Shqiperine. Nqse Berisha do i shpetoje ndeshkimit perseri, kjo do jete nje fatkeqsi kombetare.

  7. luli i vocerr says:

    Po c’merrej o Mero me kete funderine,ky njeri ka degraduar deri aty,sa duhet te nerren doktoret psikiater,por prape eshte kohe e humbur me kete monster.

    1. 1000000 autogolat says:

      kohe e humbur eshte per ne qe merremi me shkrimet e ketij anetarit te pd qe tani i lepihet rames me te gjitha menyrat.mero tradhetari

      1. Nje qytetar says:

        Atehere mos humb kohe , por shko e lepij gelbazat e Berishes!

  8. Jimi says:

    Me deklatat fantazmagorike qe beri sote ky delirant i pa ndreqshem per ato c ka dinte ai ne lidhje me takimet e Rames ne kacelarite europiane ,per cka u bisedua me njerin apo tjetrin, deshi tu thote shqiptarve se une jame kaqe i fuqishem sa qe di se cfar behet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne tere ruzullin.Nuk i mjaftoj Shqiperia tani do te meret edhe me boten!
    Qe e ka patur ender dhe mani te fuse hundet ne jeten private te politikaneve, por jo vetem te politikaneve, kjo dihet,sic dihet qe edhe detaje te pa rendesishme te jetes se individeve te caktuar qe per te munde te paraqisnin interesa te caktuara politike te momentit ky i fandaksur me nje mjeshteri diabolike ka ditur qe ne terenin e politikers shqiptare te krijoj jo pake situata te tensionuara.
    Nje gje te tille eshte perpjekur ta perdore jo pa sukses edhe ne planin nderkombtar,sic ishte tensioni qe krijoj ne mardheniet me ambasadorin Uidhers, apo se fundmi tensioni qe mundohet te krijoj me ambasadorin tjeter amerikan z Arvizu
    Te gjitha keto e shum te tjera si keto tregojne rrezikshmerin e larte te ketij individi i cili i kapur forte nga ideja fikse e perjetesimit te p[ushtetit ne dorene tij ose te familjes se tij eshte gati qe ne raste se do ti krijohej mundesia do te perdorte te gjitha menyrat jo demokratike per ta realizuar kete qellim.
    Eshte detyre e kesaj shoqerie dhe e ketij shteti qe nje ore e me pare te neutralizoje aktivitetin kriminal te ketij te marri

  9. web says:

    Nese ne editoriali meparshem ishte i nje shkalle te larte interpretimi llogjik ky i sotmi ka me shume hije se drite.
    Shpesh zoti Mero nga njera ane e ballances ve nje makbeth,nje plak te kurrusur me duar te pergjakura kurse nga ana tjeter ca demokrate te “thjeshte qe vuajne nga semundja e shurdhmemeceve”.
    Jo i nderuar Mero mos ushqe asnje iluzion qofte per antaret “e pafajshem” te thjeshte qofte per Lulin qe eshte nja gjarper akoma me i pabese se babai i tij i adaptuar.Nje fabule per Meron,lexuesit dhe komentuesit e Temes.
    Nje zog i vogel ra nga pema dhe pas disa oresh ne nje mjedis kafshesh rastesisht shpetoi dhe u kthye ne fole…
    Kur e pane prinderit zogun e pyeten se cfare i kishte bere pershtypje rreth e rrotull…Ai u tha prinderve qe kishte pare nje mace “shume te mire “qe flinte gjume si engjell dhe me tutje kishte pare nje gjel qe ka kakariste aq shume sa ishte tromaksur dhe zogu filloi te lavderente macen dhe te shante gjelin zhurme madh…Kuptohet qe prinderit i thane zogut qe ai qe rri urte (si puna e Lulit) ai te ben gjemen..
    PD kurre nga krijimi i saj nuk ka qene parti politike.Ne fillimet e saj ishte nje front popullor per ndryshimin e sistemit.Pas humbjes te votimeve ne 31 mars 1991 (qe u legjitimuan nga europa si te sakta) filloi fushata artificjale per nderzimin e nje “mace te zeze” e cila rezultoi me sukses atehere.Pas 1992 ky front popullor u kthye ne dinasti familjare qe vazhdon dhe sot me macokun pa hallate lule bashen.
    Demokratet idealiste ku futet dhe zoti Baze duhet te kuptojne qe PD te shkrihet si parti fantazem dhe krijimi nga e para nje parti reformatore…
    PD Vdiq ne 23 qershor 2013 dhe u varros para dy diteve…1992-2014 …shkelqimi,renia dhe prangosja e shokut zylo berishovicidoleviq..

  10. pederasti says:

    Mero ky do behet kryminister i pederave te burgut.

  11. veterani says:

    UN nuk do te beja koment por dote shkruaja fjaline e fundit te komentusit te mesiperm z.jimi :-Eshte detyre e kesaj shoqerie dhe e ketij shteti qe nje ore e me pare te neutralizoje aktivitetin kriminal te ketij te marri.

  12. bz says:

    Drejt me thene dhe Jozi nuk durrohet, femer me te poshter nuk gjen. Nje surullup jane. Faleminderit z. Merro.

  13. TORI says:

    Une nuk e di per simpatizantete e PD,por ama, eshte shume e qarte qe te gjithe personat e rendesishem te kesaj palaco partie,plus deputetet e saj – jane njeri me BASTARD se tjetri !!!!!!!

  14. beni says:

    NUK mund te kete shpetim vetem duke larguar saline,se ne PD jane te gjithe te korruptuar,askend s’mund ta perjashtosh,kete fakt e kuptoi dhe Europa,qe e dha statutin vetem kr PD doli ne opozite,kjo parti eshte e pashprese,ajo duhet te beje nje pastrim total nga BASHA deri tek pastruesit, te futen ne burg kush ka bere korrupsion,te tjeret te ulin koken te pakten edhe 50 vjet ne opozite.

  15. 1000000 autogolat says:

    ik ore tutje kur flet edhe ti per pd qe ke qene me degjeneruari i saj. pika qe ste bie te shkojne pas ca njerez qe nuk e din se kush je dhe mburresh kot se koti .kot nuk thone demokratet, gjithe llumi ka vajtur me ps .shqiptaret llumin dashkan

  16. turi says:

    PD PO SPATI FUQI TA ZHGARAVIS O MERO,LE TA MBAJE DHE AJO FIGURE I TAKON. TE MARE DHE ZHOZIN KUR BENE KOFERENCA DHE TA MBAJ NE QOSHE. LE TA TURPEROI ZOTI SI PO E TURPERON. SE ZOTI TE MERE MENDJEN ME VONE JETEN,KUR JE QENE QE HA TE ZOTE

  17. Qe nga momenti qe kjo bande fashiste u krijua ,ka bere gazepin !
    Qe nga momenti i pare ,kjo turme injorantesh ,per demokraci ,kane kuptuar anarshine, per ligj kane kuptuar
    paligjshmerine,per atdheun ,kuptuan antishqiptarizmin dhe per cdo gje te mbare ,kuptonin te kunderten !
    Nuk ka njeri ne bote,ti mbushi mendjet shqiptareve ,se na paska njerez ne pd,qe u gezuan per statusin.
    Sepse po ta donin ta merrnin ata statusin , do ta kishin marre. Por kurre nuk e deshen ate ,megjithese e trumpetonin me te medhe ,kureuropa kerkonte minimalen ne shkembim me statusin.
    Them se nuk u gezuan per statusin,sepse te tille njerez ,me kete fryme ideologjike antishqiptare antiligjore dhe antishqiptare Statusi ,i vret dhe ata e dine mire kete gje. Pervec nji pjese simpatizantesh qe flene ne kembe,askush nuk e do statusin. Pse ta duan ,kur shkojne e shikojne ndeshje futbolli ne europe dhe bejne para me thase ,c’i duhet statusi,ata personalisht e kane ate. Nuk jam dakord se statusin nuk e donte vetem saliu ! Te gjithe ata qe ka ai prapa,jane nga trute dhe shprehite si vellezer sjamez,nuk kane ndryshim njeri nga tjetri. Ata qe e duan popullin ,atdheun,demokracine ,ligjin dhe europen , punuan dhe e moren statusin.
    Dhe nji gje per deklaraten e Xhozit,se merita e statusit ishte e pd se ,por u be pengese Edi Rama !;
    Europa xhozin ,me lazarat,nuk te pranon . Europa me njerez kriminele qe vrasin protestues nuk te pranon.
    Europa me islamike nga trute dhe rrumpalle nga veprimet nuk te pranon ,pervec nji kristian me bindje te thella demokratike sic eshte Edi te pranon edhe naten e jo me diten !
    S’keni pare gje akoma , eshte heret tha ai miku…..

  18. Neri says:

    Eshte per te qeshur kur degjon keta komentues te Temes te flasin me kete fjalor c’njerezor e plot urrejtje dhe qe “gezohen” qe po hyjne ne Europe. Mjere Europa me ju brenda.

  19. -Shume zbehte e ka percjelle opozita statusin,si nje ..”deshtim”.

  20. aron says:

    Nje fjale sa njemije fjale:ME FAL! Dhe nuk merrej me Meroja me salen e PD.

  21. mjeku kundra droges says:

    Sigurisht ka qe jane gezuar, por ka nga ata qe jane hidheruar por sic thote nje fjale populli yne QENTE LE TE LEHIN E KARVANI TE ECE PERPARA por mec po shoh e degjoj une qente kane filluar te terbohen dhe kur terbohen qente behen te rrezikshem , dhe kur behen te rrezikshem fillojne edhe te kafshojne keshtu qe duhen mare masa per te mbrojtur popullaten nga keta qener qe e kane mare Shqiperine peng dhe per keta lloj qenerish u duhet treguar vendi sa nuk eshte vone Shqiptaret jane te lodhur me keta lloj BIJE BUSHTRASH.

  22. Kritiku says:

    Mero Baze, me kete artikull ia ke futur kot dhe ben te mendosh qe nuk je i qarte ne njohjen e realitetit dhe te njerezve. Po shikojme gjithashtu nje prishje te drejteshkrimit te gjuhes shqipe dhe qe JU, si gazetar nuk ju lejohet, kur shkruani publikisht.
    Nuk thuhet apo shkruhet “10 vite”, por “10 vjet”. Ne shumes fjala ndryshon duke iu pershtatur. Eshte njesoj sikut te thuash “10 gomar”, ne vend qe te thuash “10 gomere”.
    Gabimi tjeter eshte qe Ju Mero Baze, shkruani qe Lulzim Basha eshte i gezuar. E ke gabim. Basha eshte po aq i trembur sepse tani kerkohet qe tere ata qe shkelen ligjin, duke vrare dhe vjedhur, duhet te shkojne ne burg. Por Basha vepron ndryshe nga Berisha kur ata i kap paniku. Berisha del e flet percart e ndersa Basha fshihet si njemi kanalesh, ku shikon macen qe vjen.
    PD-ja nuk eshte e gezuar, por e frikesuar deri ne palce. PD-ja nuk eshte parti, por nje strofull cubash malesh, kusaresh dhe mashtrues. Ai qe ben pjese tani ne kete parti, eshte nje pjese e llumit te shoqerise dhe si e tille nuk eshte per perparimin e vendit, sipas standarteve, por mbajtjen akoma te shtetit te rrumpalles, sepse vetem keshtu ata do te mbijetonin.
    E ndenjura “i qete” i anetareve te PD-se nuk do te thote qe ata jane te gezuar por nuk e shfaqin dot, por tregon qe PD-ja vepron si nje organizate mafioze, kur fjalen e ka vetem i pari i saj.
    Ulu dhe shkruaje edhe nje here kete artikull sepse e ke gabim.

  23. Bodigardi i Temës says:

    Nuk jam dakord zoti Mero, që përpiqesh “të sheqerosësh” imazhin e “helmët” të PD-së, për shqiptarët… Për 23 vjet shkatërrimi dhe “vrasje” të ëndrrave shqiptare, Sali Berisha, nuk ishte vetëm…! Ai kishte nga prapa “mbështetësit” e flaktë, Xhozat, Mulët, Ristanët, Halimët e plot të tjerë, të cilët votoheshin nga baza e gjerë e PD-së… Prandaj, jam i sigurt, që një pjesë e madhe e PD-së, nuk është aspak e gëzuar që morrëm Statusin…(flas për atë “pjesë”, që fatkeqësisht, nuk është e vogël, që akoma ka mentalitetin e Silvi Bardhit…dhe e konsideron “kuçedrën”, lider…) (???!!!)

  24. fshatari says:

    Jo Mero asnje nga PD nuk eshte i Gezuar as kelyshat e tyre te lindur as kelyshat qe do lindin nuk jane te gezuar.
    Mos te harrojme Lul bashen qe cfare nuk beri dhe cfare nuk tha te nderkombetaret per te nxire cdo gje gjithe keta muaj.
    T`i leme menjane pastaj Paloke, Halim,Bumc,Nok qe nuk lane kurv e kurvar pa mbeshtetur ne ato grevat e cpifura te urise,Strazimiri qe provokoi edhe nje ndeshje boksi ne Parlament etj etj etj

  25. mersin kurti says:

    Zoti Mero kam nje pyetje per te cilen do te doja nje pergjigje te sinqerte. Prishja juaj me Sali Berishen ndodhi per ceshtje parimore apo per interesa te ngushte e utilitare.

  26. faleminderit BE says:

    nje big up per Majlinda Bregun, vetem ajo ka punuar qe te merrnim statusin…http://goo.gl/s27cl6

  27. lira says:

    Kam 23 vjet qe degjoj shprehje: jame i majte , je i djethte, jam i djathte po mbeshtes te majten….
    Me kujtohet Konica i ndjere. Gjithe keta deklaruesa pompoze ose jo, “intelktuale” ose jo, a e dine mirefilli se c’fare domethene te jesh i majte apo i djathte,cfare perfaqesojne duke thene se jam i majte apo i djathte? A e dine tamam se nga cila ane u bie zemra?!
    Ish sekretari i partise, pra ish “imajti” ekstrem u gdhi ne nje dite dhjetori i “djathte” ekstrem dhe perdori metodat e majta anarshiste per shperdorimin dhe shkaterrimin e prones se pronareve te vertete. Dyndje tipike sllavo-skythe-barbare.

    Qeverite e “majta” gjate ketyre 23 vjeteve kane kryer bema qe as qeverite me ekstreme te djathta nuk do t’i benin. Qofte edhe rasti i fundit i “reformes” ne arsim. Sigurisht qe ne arsim duhet vene dore dhe seriozisht po per kete nuk e ka fajin sistemi por kontrrolli dhe prania e SHTETIT ne sistem.

    Boll më me jam i majte jam i djathte se na hapet barkun!
    Mbeshtesni cdo veprim qe eshte pro te mires se Shqiperise dhe popullin e saj, dhe dilni kunder cdo veprimi qe cenon interesat e tyre.

  28. sula says:

    Katundar Tepelene.

  29. Feniks says:

    O Mero, me te vertet mendon se e quajne shqiptaret avantazh kete marrjen e statusit apo tallesh? Po shqiptaret nuk e rruajten per Salen qe ju hoqi vizat per te cilat duke filluar nga gazetaret e duke mbaruar te fshatari me i humbur i eshte qire nena neper ambasada, e duke paguar leke,e duke lene kockat neper detera e neper male, dhe prap nuk pati kurrfare mirnjohje per qeverine jo me per keto lilulat antidepresive

  30. cimja says:

    Se shpejti junta ushtarake do te vendsoset ne kete realitet felliqesire shqiptar te udhehequr vetem nga felliqesira nder vite pavaresisht kolorit politik.

  31. Nga nje qytetar says:

    Nuk e di Mero, por ose je shume i painformuar ose si gjithe “elita” ben te njejten loj te manipulimit te popullit, fatkeqesisht injorant!

  32. we people says:

    Per kuriozitet pas artikullit lexova komentet dhe shikoj nje distancim te komentuesve nga “imazhi” qe ka autori per PD.

    Ajo qe me ka bashkuar me analistin dhe botuesin Mero Baze eshte qellimi per te hedhur Berish Satanain

    Ajo qe na ndan me te eshte se shumica e komentuesve te Temes jo vetem kerkojne denimin zyrtarisht dhe ligjerisht te Berishajve por dhe kerkojne shperndarjen PD si grupim mafjoz,tribal me prirje fashiste sa me pare te jete e mundur..

    Te pershkruash mizorite e regjimit Salist duhen rromane por le te permendim ca veprime pikante fashiste:

    Isha ne tubimin ne veren e vitit 1993 kur Fatos Nano u arrestua per kavanoza receli dhe pashe veprime naziskine te policies secrete private dhe shteterore

    Ne tubimin ne veren e vitit 1996 per votimet e atij viti dhe as hitleri apo milloshevici nuk eshte sjellur ashtu ne sheshin gjergj kastrioti.

    Vijme ne 1997 mobilizohet,veriu per te pushtuar jugun dhe puna arriti te urdheri per te bombarduar me lende kimike me avjone qe nuk u zbatua (vetem ne irak me sadamin ka ndodhur)

    14 SHTATOR 1998 do ngelet jo vetem ne historine shqiptare por dhe boterore qe ky superkrim i superdokumentuar I berishes jo vetm nuk do denohej por do merrej ne mbrojtje nga ambasada amerikane por dhe do” falej” nga PS-partia e spurdhjekeve

    Te vazhdohet me gerdecin,21 janarin,vrasje mafjoze e hajdarit,remzihoxhes,shikasit,xhindit,olldashit,ferdinat point dhe se fundi me “shenjtorin Santo duhen muaj te tere .

    QershiA mbi torte e neonaziskineve” saliu dhe luliu I arte” ishte provokimi I heqjes se tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 dhe vendosjae e emrit te pinjollit te xhaferr deves dhe komenti eshte I panevojshem.

    I sugjerojme cdo shqiptari midis tyre dhe Mero Baze te mos kene asnje iluzion per antaret e thjeshte te Pd edhe sikur te jene te genjyer ose idiote funksionale qe per parime partiake shkelen mbi parimet dhe dinjitetin kombetar.

    PD eshte nje parti thellesisht antikombetare e dale nga mitra e pergjakur (ku doli kopili berishe) e ish jugosllavise e viteve 80-90 dhe vazhdon dhe sot me zevendsimin e “yllit ne qitje” qe eshte nje product I inteligjences se Serbe dhe lobit te saj ne amerike dhe Europe qe eshte akoma I fuqishem.

    Nqs se nuk fshijme imazhin e PD si levizje antishqiptare atehere po bejme gabimin e 500 viteve me pare ku nuk beme marreveshje me superfuqine e kohes si popujt e tjere te ballkanit por u nenshtruam pa kushte..

    RESPEKTE PER KOMENTUESIT DETARI,KRITIKU DHE BODIGUARDI I TEMES…

    1. HIMARIOTI says:

      we people: kam mendimin ti nxjerrim jasht ligjit te gjitha partit politike ne Shqiperi,te kemi vetem PS,cfar na duhen neper kembe,sa na prishin pune,shum mire nuk ishim me PPSH-ne.

  33. Agimi says:

    Gjithe populli i thjeshte shqiptare i majte e i djathte e ka pritur mire kete lajm, natyrisht edhe shume deputet te PD, se ata mbi te gjitha jane shqipetare dhe duan te miren e popullit te vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje