-Rekuiem për një mik të mirë
Bluaja në mendjen time të poshtër si do ta qëlloja. Llogarisja kohën, vendin, reagimet fillestare të njerëzve, reagimet e mëpastajme. Kishim vite që njiheshim bashkë dhe e admiroja deri në cinizëm dhe xhelozi të tejskajshme. Sukseset e tij të njëpasnjëshme duket sikur ishin pjesë e një bekimi organik, të lindur bashkë me atë vetë. Ishte perfekt në komunikim, me humor të bardhë e të zgjuar, i shkathët, me sy inteligjentë, të ngjyrosur mes një bojëqielli dhe jeshileje dhelpërake. Altruizmi i tij më dërrmonte dhe nuk e pozicionoja dot se krah kujt rreshtohej: majtas a djathtas, kah zengjinit taze të ri depozitues apo kah një hallexhiu kredimarrës?
Sa herë i kërkoja ndihmëm nuk përtonte.
-Dua kredi!-ia qaja hallin dhe buzëqeshte e më ndihmonte.
-Dua një vend pune për një njeriun tim!-dhe shkelte syrin.
-Dua reklamë për radion, gazetën, televizionin!-e nuk refuzonte.
-Çfarë do bëjmë për një bursë studimi për fëmijët e mi?-e nuk përtonte.
-Mos harro të më sponsorizosh librin, koncertin, evenimentin…
I kërkoja të bëhej deputet i partisë time, por vetëm qeshte, i kërkoja të bëhej ministër i qeverisë time, dhe vazhdonte qeshte. I lutesha për ambasador, këshilltar, guvernator… qeshte pa mbarim dhe nuk joshej aspak. Vazhdonte të më acaronte me qetësinë e tij, me ecejaket e tij i lirshëm rrugëve më këmbë, pa roje, pa eskortë, pa makinë të blinduar. Nuk më njihte vetëm mua, nuk më fliste vetëm mua, nuk më ndihmonte vetëm mua.
E qeshura dhe altruizmi i tij më skërmisnin shpirtin dhe ndjeja sesi përvëlohej cipa e mushkërisë time e ia përcillte rrufeshëm zemrës. Kjo frikacakja mbyllte aortat e saj e nuk pipëtinte pa i ardhur lajm prej brazdave të trurit. Unë ndjehesha i qetë sepse e njoh mirë mendjen e ndyrë të kokës time dhe pavarësisht se përgjigja vonohej vetëm pak sekonda, bëja sikur çlirohesha nga ankthi.
Torturat e mia nuk mbaronin me kaq, por si çekanë të rëndë më godisnin kafkën e kokës pyetjet e poshtra, të mira:
-Po unë pse nuk jam ky?
-Po ky pse nuk është unë?
Pastaj nuk doja ta lija veten të qetë dhe me çekanët e rëndë godisja veten duke stimuluar dhjetëfish egon e sëmurë.
Pra, me një fjalë përvëlohesha e torturohesha sa herë shikoja dhe prekja sukseset e tij, ndihmën e tij, pasurinë e tij, qindra vende pune që hapte, kontributi për ekonominë dhe median shqiptare. Klithja së brendshmi dhe gulçoja sesi kaq i pasur, i famshëm e me pushtet e nuk bënte si kapo, nuk sillej rëndë, nuk kishte frikë, jetonte i qetë jo vetëm me veten, por me miliona bekimet dhe urimet e të tjerëve.
Nxihesha çdo sekondë dhe brejtja e vuajtjes nuk më sillte në vete, por më agravonte si kafshimi i një vampiri transilvan, përcëlluar nga një diell i sëmurë ballkanas.
Orët kalonin dhe dilema më gjuante me shpulla fytyrës si një burrë kurvë. Përulesha i kërrusur e nuk ngrija dot krye. Koha trokiste në dyert e kalbura të logjikës time dhe më bërtiste:
-Ai ty të mund edhe kur fle gjumë, ai të mund në çdo frymëmarrje edhe sikur gjithë oksigjeni i planetit të depozitohet vetëm në hundët e tua… Ai nuk mund të jetë si ty edhe në vdekje!
-Edhe në vdekjeeeeee?- bërtita unë i zgjuar i lebetitur mëngjesin mbytës të së enjtes së fundit të qershorit 2014.
Ndaj nuk përtova dhe si burracak lokal u flaka nga krevati duke i dhënë besën e kalbur vetes time të kalbur e nën zë e me zë oshëtiva me tërë forcën e përroit tim psiqik:
-Sot do e testoj nëse do të më mundë edhe i vdekur!
U nisa vërtik çerek trim e treçerek i mpirë ta zhdukja pa u përshëndetur me askënd në zyrat e tij. E ndoqa i fshehur, veshur në të zeza si skuth i përdalë jo vetëm, por me sejmenë kapedanë pa bukë në stomak, pa dhembshuri në shpirt, pa brekë në bythë, cinikë më keq sesa unë. E ndoqa derisa ia shkrehën vrerin e sëmundjes time bashkë me plumbat para se të përshëndetej me njerzit, por si për dreq u plas në tokë me fytyrë nga shitësja fisnike e luleve, me fytyrë nga trëndafilat dhe jargavanët që dukej sikur vesën e mëngjesit po e ruanin për ta kthyer në lotë…
Edhe pse i iku kësaj jete, unë nuk ndjehem i qetë. Më duket sikur lulet, të cilat panë gjithë skenën, duhet ta kenë ditur që unë pagova vrasësit me lekët e kredisë që ai m’i dha për të ndihmuar veten time. Spiunojnë lulet vallë???
rri o Mane na ler rehat edhe ti. ty te kishim mangut
OR TI S’TE VJEN TURP ME KETE DELIR PREJ FEMIJESH?! KAQ SHUME TI KANE RRITUR VESHET SA MENDON SE PER CDO NGJARJE DUHET “KRYEVEPRA” JOTE NE VETE TE PARE? BOLE.
O Edi mos harxho me boje se nuk paguhesh as per bojaxhi as per kalemxhi por per kryeminister. Hiq ate palo minister qe ta ka kapur nga b.thet emiliano shullazi dhe ver ne vend te tij nje profesionist qe nuk eshte peng i askujt
kokrra e trapit mbete o Mane !
Degjo me kujdes fjalet e Berishes ne minuten 00:50
https://www.youtube.com/watch?v=C4_-OCRAPhQ
Degjo kete me mire se aty Berisha nuk thote asgje …
http://www.youtube.com/watch?v=vuixwN6eLhc
Ky shkrim eshte hartim , si te kohes se Dulles dhe eshte komplet jashte realitetit te kesaj vrasje
Kete e ka vrare ortaku i tij –Edhe Ortaku eshte njelloj si Santo dhe nuk ka aspak xhelozi per Santon , sepse ka leke me bollek , por ka tahmaqarllek me shume se Santo dhe ka dashur tja marre te gjitha
Dmth kjo eshte nje vrasje tipike e viteve 70-te ne perendim kur ortaket vrisnin njeri tjetrin dhe policia e drejtesia atehere ishin relativisht te dobet
Gjithe kyci qe te mos kete vrasje te tilla eshte , vendosja ne krye te Rendit nje njeri intleigjent , i cili e rethon veten me njerez tamam profesioniste e inteligjente si vetja ,
si dhe drejtesia te rize cilesine e saj te punes
Sipas meje nje goditje te madhe parandaluese merr krimi i ruges nqs ne pikat kryesore te rugeve vendosen kamera te policise dhe njerezit lajmerohen qe te gjitha ruget jane nen vezhgimin e kamerave te policise
Ne te njejten kohe atje ne qendren operative te ketyre kamerave te rije 24 ore nje person qe vezhgon,
dhe kur ndodh nje krim jepet menjehere alarmi dhe bllokohen ruget se nga kalon krimineli ….
Keshtu ben gjithe bota moderne sot ….Perdoret teknologjia moderne per parandalim dhe kapje te krimineleve
@ Kall Tarsi
Keni shume te drejte ,..Ky Bledi del si kodosh vend dhe pa vend dhe kerkon te beje jehone me nje titull qe eshte dhe teper i peshtire.
Fajin se ka Bledi, por Mero Baze, qe i mundeson atij te shprehet si ti doje qefi.Duket se mungesa e droges se Lazaratit e paska çorjentuar fare ket Bledin
Mane si gjithmon ka bere nje shkrim hermetik pra e verteta fshihet pas fjaleve. Nga ky shkrim del qe NUK KA MUNDESI QE NE SHQIPERINE E VARFER NA DILKAN KAQ SHUME MULTIMILIONERA dhe qe cdo i pasur eshte hiene dhe fundi i vjen duke u perleshur si hienat per copen e mishit
Mesazhin e ketij shkrimi vetem autori e kupton. Me duket tamam si ata adoleshentet ne gjimnaz qe ju mbushet mendja me te tyren qe shkruajne bukur dhe fillojne dhe e kapin me gjithe boten…mane, s’ka nevoj per perlat e tua cdo gje qe ndodh . Kaq kisha.
Shkrimi eshte shume I qarte per ata qe kane tru ta kuptojne. Ky shkrim I pershtatet karakterit complex te nje njeriu qe ne te gjithe e njohim mire; Sali Ram Berisha.
Ti ke plotesisht Te drejte qe e qane,qenke troke fare, ky Te paska mbjtur me buke,dhe duhet ti beshe kuroren me Te madhe.Kame nje pyetje prej fukarai meqense jemi Te dy fukarenj,ore si i mblodhi kaq leke bashke ky tani,edhe une punoj mga mengjezi deri ne darke ,edhe une jam me shkolle e guximtar,kame te njejtin profesion me Te ndjerin,dhe nuk po arrije dote Te mbledh leke per Te cuar femijet 10 dite ne plazh.Jame kurioz me Te vertete mane se ne 90 starti ishe njesoje per Te tere.
Per pyetjen qe ben, Shopenhauri do te pergjigjej: Te tille jane gjenite e gjejne vete rrugen e vet ne cdo vend dhe cdo kohe! Politika zhvellimore duhen per pjesen tjeter derrmuese te shoqerise.
Shopenhauri te gjitha i ka thene gabim!!!
Nuk e kane te gjithe njerezit trurin njesoj, ka nga ata qe jane shume inteligjente.
Metri po mundohem te ta jap pergjigjen une, nje njeri i pa pune,ne prag pensioni por pa pension, qe bashke me kategorit e manes ,te ndjerit tani, edhe ty, filluam startin ne nentedhjeten Nga kjo pergjigje do periashtoj,hajdutet, kriminelet, shitsit e atdheut,ata qe mbeshteten ne klanet anti shqiptare,pushtetaret qe perdoren pushtetin per pasuri.Pergjigjen po e jap pa ndienjen e smires,xhelozise, Kategoria e tanit, manes e tej, punuan me mire, me me perkushtim,me me ment,se ty edhe une.Uroj qe kjo kategori njerzish te fitojne respektin e shqiptareve, Kriminelet e hajdutet urejtien e shqiptareve
@metri
Më duket se s’qenke në metro ti metri. ?
Paratë në Shqipëri bëhen me djersën e ballit! Por jo të ballit tënd, se me djersën e ballit tënd nuk dërgon dot as fëmijët në plazh. BËHEN ME DJERSËN E BALLIT TË TJETRIT … timit e tëndit!
Bravo, koment i persosur
Ka shume njerez qe me te vertete e kane cdo gje me djersen e tyre. Ja nje shembull konkret ne bisnes dhe ne blerje duhet te rrezikosh se ndryshe nuk fiton dot kurre. Pata nje rast ne tetor te 1991 kur shume shqiptar kishin ikur ne ambasadat e huaja dhe njerezit po shisnin shtepite se u duheshin parate per jashte. Shtepia ishte rreth qendres se nje qyteti te madh, dy kateshe, me 5-6 dhoma, dhe me barce, e shisnin 300 mije leke te vjetra. Nje shoqja ime mu lut shume por pse degjonte vjerra dhe burri im? “Jo qe jo nuk kemi pse te hyme borxh, mire i kemi keto te shkaterruarat qe kemi vetem pak riparim duan bertisnin te dy”. Nuk mund te beja ndryshe, skisha ku te shkoja me tre femijet dhe z’bera ze. Po ti kisha marre ato shtepi sot do te kisha bere nje pallat atje me shume kate dhe i jepja me qira, femijet do ti kisha siguruar dhe nuk do punonin per te huajt por iriqi po qe mesuar ne ferr nuk ke cfare i ben. Me kete histori timen personale dua te them qe pak njerez te zote fituan ne ate kohe duke guxuar, duke filluar nga shitja e paketave me cigare pastaj ne dyqan dhe me vone me dyqane me shumice.Por mos te harrojme qe shume deputet dhe politikane i kane vene parate me te vjedhur ore me te VJEDHUR si Ilir Meta, Sali Berisha e gjithe ish ministrat e PD por edhe shume deputet nga e majta qe jane dhjamosur me parate tona. Vetem keta ishin te zgjuar? Duhet te ishe hajdut dhe gangster qe te perfitoje nga rremuja ha merr e ik se edhe une pata zyrat ku punoja por nuk bllokova ndonje prej tyre sic ben gjithe te tjeret, ne nuk morem as ato qe na takonin se i zaptonin te fortet se mbas 1990 humbi forca e ligjit, funksiononte vetem ligji i rrugaceve.Per te ndjerin Santo nuk mund te flase se nuk di gje per bisnesin e tij, megjithate vdekjen nuk ja deshirojme asnjeriu, i lumte ishte i zoti ne bisnesin e tij nuk kemi pse te na vije keq per suksesin e tjetrit. Vrasja e tij ishte nje akt shume i shemtuar, ma merr mendja se dikujt i ka shkelur ne kallo i ndjeri Santo dhe nuk ja ka marre mendja qe mund ti hanin koken. Duhet te ishte treguar me i zgjuar dhe te merrte truproja se ne Shqiperi te vrasin per nje varese jo per milionat ke kishte ai me ortaket e tij apo Azerbaxhanin e ish kryeministrit shqiptar.
Dikur te gjithe ishin gati ti jepnin nai medalje ketij ordineri qe ben shkrime sepse shkrimet e tij para 23 qershorit shkonin si buka me djath se ishin te gjitha kunder Sales, kishte material. Tani po e shikojne te gjithe se ca niveli ka ky dhe ca niveli kane ata qe i japin hapesire nje idioti qe as shkollen se ka bere se e nxirrnin jashte me shqelma dhe me polici se vinte dru ne hashash(ne hashashin qe ia mbylli tani Lazarati rubinetin)!!!!
Ky Mane me kete shkrim e vertetoi se qenka idiot fare dhe epr ne psikitatri.
Tironso….Kot te te pyes…Cfare e ke ditur Ti kte Manen me pare????
Ky Mane eshte i semure psiqik qe i duket vetja gazetar o Tourgafagos.
Si i pakuptimte ky Mane kohet e fundit, lere qe ma shkerrdhen gjuhen shqipe, por nuk ma shkruan shqipen si Mero Baze. Shkrimet e Manes nuk kane gjuhen zyrtare te shqipes, mundohet te beje pavarsi me fjalite e tija te krijuar si katundar, langer dhe me tej. Do te ishte me mire te pershkruash situaten me gjuhen zyretare te shqipes sic ben Mero Baze. Pra, eshte hera e dyte qe kundershtoj Blendi Manen, te pakten shkruaj me gjuhen zyrtare shqipen qe e dua.
Jo Mane,mos i merr te gjitha mbi vete, s’ke aresye ! Ti nuk e vrave i vetem Santon, ti kishe shume bashkepunetore ne kete akt mizor. Kishe aktive ,pasive dhe indiferente, ndoshta nga keta te fundit me shumice,qe rendom i quajne elektorat…
Me kete shkrim ,qe jam i sigurt se ai do ta lexoje,do te te perjashtoje nga lista e te dyshuarve ne pjesemarrje. Per mos te thene, qe mund te pranohesh edhe tek top-lista e miqve te Tij. Go on friend!
tani e ka radhen Zamir Mane. e keshtu te gjithe ata qe kane bere pazare me Saliun. erdhi koha qe Saliu ti heq nje e nga nje ata qe kane manaxhuar parate e tij. i pari Olldashi, tani Santo me vone Zamir Mane….
Edhe?
Te lumte dora. Nuk kam lexuar artikull me te bukur. Nuk i dihet qe lulet te behen deshmitare?! Eshte nje histori: ishte burri me gruan dhe po kalonin ne nje rruge qe kishte vetem ferra. Burri kishte bere nje vrasje para disa kohesh dhe ia tregon gruas. Gruaja i thote- mos bertit se do te degjojne. Kush do degjojne ferrat- tha burri.
U nda burri me gruan. Gruaja vajti denoncoi per vrasjen. Deshmitare ishine bere ferrat
Z. Mane po ngre akuze , o njerez qe nuk kuptoni
per ke flet autori !?????????????????????
Derrisha
Hysenbelliu
e ka fain demokracia MADE IN USA,MADE IN EUROPA,DHE MADE IN SALI SERBI,kjo ishte pluarizmi dhe demokracia e botes moderne,pse habiteni,keni te drejten e fjales po jo te drejten te jetoni,nga shiu ne bresher,dikur nuk flisnim kundra qeverise komuniste,por jetonim te qete,tani flasim lirshem kundra qeverise ( jo drejperdrejte se nuk e ke ate shanc ) por jo te drejten te jetojme,bravo pluharizmit qe ne cdo familje shqiptare ka te pakten nga nje viktim ne shtepine e tyre,te vrare,ne burg,ose i internuar per hakmarrje apo per politike diku nga shtetet e tjera te europes,pa buk ishim dikur por nuk kishim frik nga vdekja,pa buk jemi perseri por kemi frike nga vdekja,droga,aksidentetet,vrasje me plumb qorre,rrembimet,trafiqet,etj,shkrim i bukur bledo.
po fycke o Loni…ishe dhe po fycke ke ngelur………
Ti je me shume se nje Super fycke more Kosta. Je nje bole qe nuk prodhon me sperm.
Ikm ere Toc….shko fshij bythen ke ndonje cep Pallati…Militant i qelbur….me keq nga ky plehra qe ka bere kte artikull…..!!!!
Blend Mane je komplet burn-out!
Ske asnje gje te re per te shtuar..
Dhe nuk fiton pike me prapashtesa!
Cdo shkrim qe e ke bere pas 23 Qershorit e ke bere kot ose kopjuar!
Fillo ndonje pune kamarier qe te degjosh muhabete te reja per material!
KU KE TRU TI TE KUPTOSH SHKRIMET TE TILLA
ke ti tru qe e kupton
te gjithe blogu po e shan ket superstarin. ikni e mblidhni domate neper parcela.
bravoooo.
per Artan Santon qe vrane sot ne mengjes…
Ik o idiot dhe ti
Wow…. sa bukur?!! Kete, Blendin, te shkreti e genjen mendja se shkruan gjera te mencura, abstrakte, kontravesiale…. ha..ha…
Me me pa fara ne koke e te shkundur jane ata qe ia botojne.
Ca eshte ky shkrim idiot?!
Hajde o bledo se po te presin miqt e tu te burgut vaqarrit ata qe te ben te veshesh perparsen , dhe te ngjiten pseodenimin moza
pa lidhje ky shkrimi sot…kaq shpejt…nuk eshte e thene se te gjithe duhet te flasin apo te shkruajne apo dhe te ngushellojne publikisht pse vdes nji njeri apo dhe i njohur publikisht..te shohim se varrimi i tij do t’ja kaloj ne numer varrimit te S.Olldashit..ngushellime familjes…
Artikull i mire por i botuar ne kohen e gabuar.
mane po cpate more.nga e gjete kete stil o bledi.
shkrim shume i dobet.p.s ((ai) i mesiperm mos kopjo emrin)
O idiot, nese vertete e kishe mik, atehere mos perdor nje titull keq-informues e “sensacional” mbi vdekjen e tij per te reklamuar nje artikull pa vlere.
Nje shkrim i mrekullueshem.
Gjeniu nga nje idiot nje gen i ndan!
Po ato targat 111 pse i mbante ky i pafajshmi? Po kur ndiqej prej dy javesh pse nuk kerkonte ndihmen e policise? Une dal ne konkluzionin qe Policia ose ky ka qene e lidhur me keto pare te pista. Pra ky nuk kishte mundesi ose kishte frike te kerkonte ndihme ne polici! Ne nje motorr i PICAVE kur na futet keq dhe fillojme ta ruajme se mos perplasemi pas 10 metrash….
Nejse edhe Mania nuk po ka me fantazi apo ide me kete mafie qe ka lulezuar tani. Sa qef do kishte te bente ndonje shkrim te tipit “Greg mos u bej Zeni”
Sa palle je o Mane alias cun Permeti! (Respektin me te madh per permetaret ku kam shume miq, po kjo vetem meqe kryeministri ben dallime te tilla). Keshtu qe ti Mane bashke me Meron sado qe mundoheni nuk e arrini kurre statusin e preferuar te Ed Rames, p.s. Mero se mos te shperon pa e bllokuar komenti.
ky shrim i Blendit, si prozat poetike te Migjenit ku dhimbja te hyn akoma me thelle nga pershkrimi me art qe i ka bere figures se Santosit dhe ligesise se vrasesve te tij…….dhe zemra te coptohet. akoma me teper….duke mos e harruar kurre
do akuzojne zenin dhe tacin ,,po si mund t avrasin ata une e kam njohur qe ne moshen 5 vjec e kam pas mik,,perpara sb,,,
kti koqes i duket vetja njeri i madhe. priteni kur te vrase veten sic kane bere gjithe te medhenjte e dynjase. 2.5 koeficenti qe ky do vetvritet me cifte, 3 me overdoze.
Bravo Bledi !!! Tema ka shume debila qe ty nuk te kuptojne.
Ehh more Bledi se c’me kujtojne keto lloj vrasjesh ,kohet e Enverit
i cili nuk i duronte me te zgjuarit se veten e tij ,por sot eshte
jo vetem shume i zgjuar por dhe shume i pasur .
Na dolle i fort mo gjino manja
Njehere na e mbledh bythen, tani na vret artanin
Ehh cpo na ikin keta artanet
Me te miret, cuna Tirone
Ta qajme tanin si ajo kuciotja stalon,
“derezeza o stalin,
shok i ngushte i djalit tim”
Edhe kete e kishim shok te Ramiut, dhe te manes bashke
buce e vjeter e marre.
Z. Mane dukesh se te mungon produkti Made in Lazarat!!!!!
Je pasqyra e vertete e kesaj Qeverisjeje!!!!!
Bravo Bledi! U prehte ne paqe!
Ja doli moria e komentuesve tek “Tema” qe tashi na dilkan kunder Manes.
Muaj me pare shumice ketu shkonin deri ne ekstaze me shkrimet e Manes, tani paska ndryshuar situata.
Kam qene gjithmone kunder shkrimeve te ketij tipi, vec vulgaritet dhe skena horror nuk kishte, por nejse, me gjate nuk dua te merrem me kete, por me shkrimin.
Kur na paskan dale keta bankiere-altruiste ne brigjet shqiptare qe na paskan dhene kredi, vend pune, bursa etj,etj?
Pa interese na i paska dhene keto, pa lenie hipotekash dhe garancish te tjera?
Nejse cdo njeri i thjeshte mund ta jape pergjigjen vete, por nje gje dua te them dhe me siguri bile:
Tere “pasunaret” shqiptare me shmebellejne me manjatet ruse pa dhembe ne goje kur dolen nga Rusia sovjetike te cilet me dhune, vrasje dhe lidhje me politiken kapen tere pasurite e shtetit.
I njeti skenar eshte luajtur edhe aty. Nuk ka mundesi nje kryerevizor, nje bashkepunetor shkencor per politikat ekonomike nderkomebetare ne institutet e socializmit te kape banken qe dikur quhej FEFAD-Bank dhe tani Credins.
Parate e atyre bankave kane kaluar padyshim ne shume kanale te zeza qe askush nuk mund ti nxjerre ne drite.
Politika ka qene e lidhur ngushte me ekonomine informale dhe politika shqiptare nuk ka qene ne asnje rast e paster.
E filloi me Nanon, e vazhdoi me Berishen dhe po te kerkosh me shume mund te nxjerresh ne pah shume dhe shume gjera qe ndoshta nuk do te kete askush interes te nxjerre ne shesh.
Lexoni vetem artikujt e Bazes vite dhe vite me pare per lidhjet e Santos me Familjen dhe fijet e saj.
Ndoshta Baze mund ta censuroje kete koment, sic censuroi ate tek “Intervista”, por mendimin une nuk e ndryshoj dhe e verteta gjithsesi nuk mund te fshihet.
Ishte atentat mafioz, si ne rruget e Moskes, apo te Milanos ne vitet `80. Dhe ku ka atentate mafioze dije se ka fije te erreta.
Uroj qe jo.
Nuk kam gje me Santon, ai tashme eshte i ndjere, problemi im eshte ky kori i disa hipokriteve qe kerkojne ne manipulojne njerez me halle dhe probleme te perditshme.
Santo i ka lene trashegimite e tij dhe besoj se jo pak, por ka shume mundesi te kete qene dhe nje njeri i mbytur ne borxhe.
Keta gjithmone i kane lene njerezit me goje hapur mbi ato qe kane dale me vone.
Surpriza jam i sigurte qe do te kete, ndoshta dhe shume te hidhura.
Le te beje ky Mane ate pune qe ka filluar tek Rilindja dhe le te lere keto sentimentalizma pa shije.
Pershendetje
e para nuk komentohet bledi por shkrimet e tij,kur qendrojn qendrojn,por kur ja fut kot si palle si sot,ja fut kot,por ky eshte ndryshimi midis nesh dhe jush,se ju jeni xhandar pas te fortit deri ne vdekje,ne kritike deri ne vdekje kunder te gjitheve qe devijojn nga normat te cilat ne duam te vendosim
Claus! Gjithmon don te vesh pikat permbi I ,por
jo gjithmon ke te drejte ,sic duket nuk e paske njohur aspak
te ndjerin Santo ,
Mane nuk gabon ne shkrimin e tij ,
Claus,
Ke te drejte ne ate qe thua (hiq pjesen e FEFAD sepse FEFAD nuk u be Credins por Procredit bank, qe eshte banke gjermane dhe nuk ka lidhje fare me Credins, jane banka te ndryshme).
Ata qe punojne ne banke e njohin mire “njerezillekun” e ketij njeriu te ndjere tanime keshtu qe Bledi Mane t’i lere keto traplliqe sikur ai paska qene altruist i madh dhe paska dhene kredi leket e botes qe eshte shkelje sepse nuk mund te ndihmosh ti dike vetem pse te vjen keq duke i dhene leket qe une t’i le depozite. Po te duash jepi nga leket e tua jo te bankes. Por Bledi si injorant qe eshte do te jape mend edhe ketu.
Dhe me habit politika redaksionale e Temes qe deri para 2 vjetesh e sulmonte ashper Santon dhe partnerin e tij ne biznes, Tacin. Apo ju ka lene kujtesa ju lexues te Temes dhe z. Mero Baze per ato qe ka shkruar vete ai me doren e tij per banken Credins dhe drejtorin e saj? Prandaj lerini keto hipokrizira se na bete per te vjelle. Pardje ne darke eshte vrare ne oborrin e shtepise ne Shkoder, para syve te djalit 12 vjec, nje tjeter njeri 52 vjec dhe askush nuk e rruan per tragjedine e asaj familjeje, qe pervec humbjes se kryefamiljarit, humben edhe personin qe ju siguronte buken e gojes. Kurse familja e femijet e Santos kane vetem humbjen e kryefamiljarit nuk kane probleme te tilla mbijetese. Jepen 100,000 Euro per informacionet qe jepen per Santo dhe vetem 10,000 euro per informacionet qe jepeshin per komisarin e Kombinatit… Ja ky shtet m… jemi ne, ku me teper rendesi ka njohja personale me kete “cun tirone” sesa dinjiteti i institucioneve. Ku jeta e Santo vlen me teper se jeta e nje tjeter babai ne Shkoder, i cili per fat te keq nuk ishte “bankier” dhe prandaj nuk u mor kush me te por ishte thjesht statistike.
Turp!
faelminderit per korigjimin, ngaterrim emrash por ndonjehere sjellin coroditje tek njerezit dhe depozituesit, aq me shume kur ke te besh me “muhabete” bankash.
Ke bere nje shkrim me zemer dhe me pelqeu me shume se ajo shkarravina e nje psikologjie te semure te atij me lart, por ja qe ne keto kohe jetojme kur shpesh ngrehina oktapodesh mbulohen me shkelqime false.
Pres me padurim rezultate. Jo per gje por dua te di se ku do te shkoje hetimi i Rilindjes per kete “muhabet” ku dy “capajeve” te kriminalizuar paskan qelluar kryebankierin Santo, a thua se behej fjale per ndonje larje hesapesh ndaj ndonje borxhi disa qindarkash.
“Prisini se nuk keni pare gje akoma”!
Dhe ne presim. Per ironine me te madhe, policia e Tahirit u vu nde ndjekje te atyre xhaketezinjve me motor dhe nuk u mor asnje mase per sigurimin e provave duke filluar nga bllokimi i kompjuterve personale dhe i zyres se tij.
Aty mund te “hysh ne galeri”. A ka fuqi Llalla te beje kete?
Te gjithe keta qe kane “qare” sot do te fillojne te bertasin per nxjerrje sekreti bankar.
Eshte nje geshtenje teper, teper e nxehte qe te djeg gishta dhe duar.Rilindja eshte ne prove dhe ne nje prove shume te veshtire.
Pershendetje
Koment me vënd.I ke thënë të gjitha!
Rilindja po bie era vdekje! Pa u marre me te ndjerin, shikoni foton kur motorri kalon me te kuqe afer policit, perrallat se si e paskan gjemuar deri ne fushe kruje mes 10 postoblloqeve, targa me 09 ne fund qe doli se nuk ekzistonte fare etj etj. Me keto duhet te merren gazetaret – me mesazhin mafioz ne mes te bllokut e ne dere te bankes dhe “verberine” e policise. Nuk mbahet populli qe trembet perdite me shume me migjenizma lengaraqesh e me shprehje bastarde te tipit “cun tirone”, qe pervec papergjegjshmerise totale mbartin dhe komplekset e autorit. Ne kete linje, mane eshte ne rregull se nxitoi te tregonte rilindjen e qurreve ne publik per ti zene vendin zemerimit qytetar.
Artikull kot. Ka te tjere per te vajtuar por e nxore dhe ti veten qe je lepires i pushtetit. Mire te tha dikush siper, ik e behu kamarjer se te paskan lene pa pune o njeri. Si i ka bere ato miliona ky po rri. Ti mund te thuash si vdesin vetem kta e jo politihalet?
Bravo Blendi! je vertet i vecante.te emocionon…me perjashtim te disave qe per fatin etyre te keq nuk dine shqipen dhe nuk dine te emocionohen. mjere ata…..po ti mos u dekurajo.
O gazetar qe smban rradhe fare , thirri ” bletet ” te te futen ne ” koshere ” se sot i ke pat jashte kosheres bletet meqe ke pat kaq guxim me kete shkrim . Guxim prej fshatari kuptohet prandaj shkruajta “smban rradhe fare ” !
Mane, meqenese te kam then gjithmon bravo kur ke shkruar artikuj me kellqe per hir te se vertetes duhet te te them kur ia ke fut kot. Mane, njerezit nuk celebrohen kur nuk jane me, kur vdesin, kur vriten. Njerezit celebrohen kur jane ne jete. Pse nuk e celebrove jeten e Mikut tend te dashur kur pastronte leket e atyre qe leket I bejne me gjakun e shqiptarve? Pse nuk e nderove Mikun tend me nje shkrim kur pastronte leket e ndyra te familjes se hienave Berisha apo kur merej me aferat e pista qe meqe e paske pas mik duhet ti dish? Me vjen keq ne nivel human per cdo njeri qe ndahet nga jeta ne ate menyre por Cka ndodhur tregon qe cfar behet ne kete jete lahet ne kete jete. Ky shkrim ne kete moment eshte jo vetem I panevojshem por per Ty dhe nivelin e gazetarise qe ti perfaqeson esht nje renie e thelle stili.
Jam plotesisht dakord me ty! Nga titulli prisja nje trampoline drejt se vertetes dhe jo nje glorifikim te pabaze te punes se ‘ndershme’ dhe altruizmit te personit ne fjale. Rrenjet e kesaj ngjarjeje me siguri jane te thella, shume te thella… e jo te motivuara nga psiqika e semure e nje individi te pashprese.
Na plasi trapi pse u vra ky.leket per vehte I kishte bere dhe biznes me pronat tona bente.as me vjen keq fare sinqerisht, sa jane vra para ketij apo kur vdedin behen heronj kur jane gjalle thone e ka ne dore santo po si afrohesh dot.pastroi para sa deshi dhe ja
O Bledo,
Mos u merzit o byrazer, se ne qe kemi marre diploma tek Universitetet-Kioska,ndodh qe edhe nuk te kuptojme se cfar shkruan ti me stilin tend ne veten e pare njejes, duke u futur thelle ne psikoanalizen dhe psikollogjine e porositesit te krimit.
Ti duhet ta dish ore shoku, se ne kemi marre diplomen edhe pa kryer shkollen e mesme, prandaj edhe ti mos e mbaj steken e shkrimit aq lart, por shkruaj per doren tone qe mund te te kuptojme.
Ti e di, se ne qoftse nuk te kuptojme se cfar shkruan, te shajme me liber shtepie.
Kot nuk kemi paguar ne nje qerre me pare, per tu diplomuar.
O Bledo mire thote nje lexues i mesiperm….je shume shpejt mbas ngjarjes… dhe ka fillu me tu duk vetja si shume i modh mas 23 Qershorit,e dyta Un menoj qe duhet te ishte ndonji qe e kishte vertete MIK qysh prej vitesh e te ishte CUN TIRONE..sic e tha edhe Ed Rama..nuk te takon tyyyy…po ta thote njoni qe e kishte mik qush prej 38 vitesh…and shared the same class and Taste Cun Tirone..
Çeshte ky debil more qe i jepet hapesire gazetarie, kujton se thote xhevaire , shko ore mbushu idiot !
Edhe ti duhesh shtuar ne kete kohe me soj soj delirantesh !
Kur nuk kuptoj mesazhin e shkrimit, filloj të shaj e të hedh baltë mbi autorin, duke e hequr veten më të zgjuar. Kujt po i shërbejmë kështu?!
Pse mos valle e perjashton mundesine, qe keta palo-komentues “te shumte” siper teje te jene thjeshte nja dy-tre militante partiake?
ore leri keto po shiko Dashin kunatin tend
Kush eshte perfituesi me i madh pasuror pas vrasjes se Santos?!
Bled , je teper metra lart , ku mund te kapin antenat e shurdhuara te shqiptareve !
Je me te vertete nji artist i madh ,gjithmone !
Bravo !
Bled te lumte une qe njofe Tani te kuptoj shume mire,ngushellime familjes ,ju prefet shpirti ne paqe.
Brejtja e vuajtjes më agravonte si kafshimi i një vampiri transilvan, përcëlluar nga një diell i sëmurë ballkanas…
Bledo, kush lexon xhevahire te tilla ka mundesi t’i paralizohet truri dhe pastaj s’eshte me ne gjendje te komentoje sic duhet.
Mendo se nuk eshte dhe aq e lehte t’i shpetosh impresionimit te shumices, prandaj heren tjeter me pak “horror”, dhe me pak “vulgaritet” nese deshiron te jesh dhe per te tjeret i pelqyeshem.
Prej meje, edhe kesaj here, nje nga ato me yll siper!
ka pastru leket e 16 vjeteve 8 te nanos dhe 8 te sales … hoqen qafe deshmintarin kryesor
vrasje te tilla te bejne te dyshosh ne lidhje te dyshimta,se i ndjeri nuk ishte as funksionar i larte shteteror( ta quash krim pe shkak te detyres)dhe as ish-minister si i ndjeri Olldashi,qe u zhduk(kush tha que u vra?!)me ceremoni te lavderueshme zyrtare.Shkrimi i Bledit ka nje difekt lapidar,sepse sipas Bledit i ndjeri Santo ka qene nje filantrop i paarritshem dhe atentatoret apo personi qe ka paguar atentatoret(ne mos gaboj,Bledi e ve veten ne vendin e ketij vrasespaguesi kur shkruan ne veten e pare)qenkan ndjere shume me poshte te ndjerit dhe paskan reaguar per xhelozi.Edhe une jam xheloz se Rama eshte shume me i gjate se une,se ka arritur me shume se une,etj,por s’me ka shkuar kurre ne mend e s’me shkon ti bej keq,madje as saliut e bashes,metes apo kujtdo tjeter.Ngado ta kapesh kete shkrim shume te fresket qe doli akoma pa u shuar oshetimat e te shtenave,e ndjen se autori eshte nxituar dhe me vjen keq,sepse per mua Bledi keshtu e shkon dem dhuntine e tij te te shkruarit.Eshte e disata here qe Bledi ushtron kete lloj gjinie,duke luajtur teatrin absurd,kur asnje fakt zyrtar nuk ka dale ende dhe pikepyetjet jane te shumta.Logjika e pare eshte se kriminelet i marrin peng bankieret,se u duan parate dhe jo jeten,kurse ne kete rast ka ndodhur me e paparashikueshmja,qe le shteg per interpretime legjitime sic ka bere me te drejte miku yne i forumit Claus.Pse duhej qelluar nje superbankier?Arsyeja e paarsyes me thote qe ndonje pazar i piste ka shkuar keq dhe kjo ve ne dyshime legjitimitetin e bankes ne fjale.Sidoqofte,ngushellime familjes per njeriun e dashur,me mekatet dhe virtytet e tij!
Jam dakort me arsyetimin tuaj mjaft rracional. Edhe mua me duket e nxituar idea e Manes per te na perfshire emocionalisht me penen e tije plot ngjyrime artistike te spikatura. Per rastin konkret figuracionet artistike me duken te cuara dem. Nuk jane zbardhur akoma arsyet e vrasjes.
Kondicioni i dyshimeve te tua, per shkak te lidhjeve te dyshimta te te ndjerit duket pak si konfuz. Prandaj, a ka mundesi te shpjegosh me konkretisht, se cilat lloj lidhjesh jane ato, per te cilat te ndjeret qe i kane gezuar me pare keto poste, nuk te bejne te dyshosh?
Edhe dicka tjeter. Bledi e ve vertet veten ne rolin e nje krimineli, i cili frigohet potencialit dhe fuqise se nje bankieri te sukseshem. Ai vertet perdor veten e pare njejes, per te personifikuar nje mizor te pameshirshem, i cili turfullon nga prania e nje konkurence te forte te pakorruptueshme, te cilen nje gopsek i marrosur e konsideron si pengesa serioze per mbijetesen e tij.
Por a eshte ne gjendje nje artist letrar te pasqyroje me vertesine (qe ti pret) e plote nje akt kriminal kur s’ka kaluar ende as je dite e plote nga kryerja e tij? A mundet qe autori i shkrimit te jete shembelltyra e perkryer e nje gjaksori “ende te paidentifikuar”?
Dhe se fundi, kush do t’ja dije per “xhelozine” tende per shtatlartesine apo pasurine e nje personaliteti, kur gjithkush mund t’a marre me mend se sa te forta jane pozitat dhe mundesite e tua per t’a krahasuar veten me kalibre te tilla.
Pershendetje!
@beso —
Je nga te paket ,se numerohen me gishtat e nje dore,ata qe e kuptuan shkrimin.Me shume eshte nje skic letrare per ngjarjet e kohes.
Me shume me vjen keq per disa qe jane dhe intelektual ,shajne menyren e te shkruajturit te Bledit dhe pastaj analizojne ngjarjen ne komentet e tyre.
Me tipiku nga keta eshte Beso ,qe nuk kupton shkrimin dhe diskuton rreth shkrimit.Per ato qe shkruan ne fund mund te komentoje ne shkrime te tjera qe sot gazeta eshte e mbushur plote vetem me kete ngjarje,po jo ne shkrimin e Bledit se e injorojne shkrimin.
Ne fakt te dyshosh nuk do te thote qe te fajesosh.Te gjithe ketu pohojne se arsyeja e vrasjes mund te jete per shkak te prishjes se ndonje pazari,pikerisht me boten e dyshimte te trafiqeve.Une as e njoh dhe as do ta njoh te ndjerin,por vite me pare kam lexuar per te pikerisht ne kete gazete,e cila e cilesonte me shume si sekser pazaresh sesa bankier i suksesshem.Kemi lexuar edhe per te ndjerin Olldashi si politikani me i mprehte i Ballkanit,per Tanin e Topit(keshtu i thoshin) si novatori me i shquar i fundshekullit,mbi Steve Jobs,por s’ua di kush miliardin e pare dhe fijet e dyshimta.Tek e fundit,njeriu dyshon edhe per Zotin,nese ekziston apo jo,lere per gjera me te vogla.Per lexuesin me poshte sqaroj se Bledi sipas meje ka shkruar para kohe,sic thote Hemingway,qe shkrimtari i mire shkruan(dhe sipas meje me fat kur boton-)ne kohen è duhur,as me vone,dthe as me shpejt.Eshte bere drejtor Bledi apo jo? Se nuk jam xheloz fare,por thjesht kureshtar.
Ne komentin e pare ti e kushtezove dyshimin tend per te ndjerin, per shkak te mos mbajtjes prej tij te ndonje posti te larte shteteror. Per kete aresye, sipas teje, lidhjet e tij duhet te kene qene te dyshimta, gje qe ne kontext le te kuptosh, se lidhjet e ndonje te ndjeri tjeter, qe i zoteronte me pare keto poste, duhet te kene qene tjetersoj, apo jo?
Ne fakt… askush nuk pretendoi se dyshimi dhe fajesimi jane te barazvlershem, apo kompensim i njeri-tjetrit.
Ne fakt… jo te gjithe, por vetemnja dy vete kane shprehur mendimin, se shkaku i vrasjes mund te jete prishja e ndonje pazari per pune trafiqesh.
Ne fakt… eshte e pashpjegueshme kur dikush kapet here pas artikujve te publikuara dikur neper gazeta (100% te besuesheme…!?), dhe here pas nje-miliardshit te pare te dikujt tjeter (xheloz ?, kurrioz ?, egal!), por anashkalon pyetjen e bere nga replikuesi, pa dhene as dhe me te voglin shpjegim llogjik. Sa per “komentuesit” e shumte qe permend zotrote, ato mund te them me bindje se i kemi me pakice (bravo xheJ eN Bi per konstatimin e sakte). Me te shumtit i kemi “ofendues”.
Pershendetje!
Nuk e kam njohur fare A. Santon përveçse përmes medias dhe për këtë arsye as e gjykoj,as e paragjykoj ? Por një gje do ta them,-ka pasur një opinion relativisht te gjërë se banka ” Credins”ka qënë dhe është shumë e lidhur me disa nga familjet pushtetare mafioze??? Sot nga një gazetar shumë serioz degjova edhe se z. Santo urdheroi z. Bashkim hoxha té mos lexonte ” x ” gazetë ne emisionin e mengjesit pas botimit prej saj te nje lajmi (në vitin 2000 më duket) për një transfertë prej 6.5 miliard dhrahmish nga shqiperia ne nje bankë greke !? Bledi mane shkruan mirë por duhet te zhvishet nga pasionet dhe ngjyrimet e realitetit. Ka vetëm një menyrë ngjyrimi për të,- “të thuash të vërtetën”. Shkrimi do të pélqehej më shumë po të kishte një trajtim me kokë më të ftohtë e me arsyetim më të ekuilibruar? Theksimi i njërës anë prish ekuilibrin dhe harmoninë e me anët e tjera të kompozimit gazetaresk !? Santo nuk besoj se ka qënë “perëndi e virtytit” siç del këtu ? S’besoj se as historikisht mund të gjendet në radhët e bankierëve modeli i njeriut të virtytshëm? Te njerëzit e parasë virtyti ka dalë gjithnjë i mundur ??? Tung!
Te besh para me tregeti edhe ka mundesi te besh para por te besh shum shume miliona euro ketu pastaj nuk ka me tregeti por pastrim parash. Tani se kush ka pastruar me shume para kjo dihet por se me ke I ka prishur marredheniet Santo aq shuma sa ti merrnin jeten ne mes te Tiranes kete nuk e dime dhe nuk duhet te flasim para kohe duhet ta zbuloje Prokuroria. Aludimet qe behen per Edi Ramen dhe policine e shtetit nuk qendrojne fare se vrasja e bisnesmenit demton shume imazhin e Shqiperise dhe kjo gje nuk i intereson shume Edi Rames por tjeterkujt atyre qe humben parajsen e djeshme.Per Olldashin donin qe vrasja te dukej aksident kurse per Santon donin qe te vritej ne mes te Tiranes qellimisht edhe per te trembur bisnesmenet e huaj qe te mos bejne investime ne SHqiperi. Mesazhi i Bledit eshte shume i qarte: Ai e ka vene gishtin tek nje njeri me shume fuqi. Ja cfare thote Bledi diku ne shkrimin e mesiperm:”I kerkoja te behej deputet i partise time ai qeshte, i kerkoja te behej minister i qeverise time ai nuk joshej por vazhdonte te qeshte” etj e tjer keshtu qe shkrimi eshte shume i kuptueshem sepse ai e ka bere ne menyre letrare duke perdorur metaforen, satiren dhe sarkazmen duhet vemendje ta kuptosh alegorine e tij.
Shqiperia keshtu i vret bijte e saj te zote, i ka vrare ne vite, prandaj jemi ne kete gjendje sepse jetojne e komandojne vetem te poshtrit.
Polici diletante me katundare. Te qellojne 6 here ne qender te bllokut me pistolete pa silenciator dhe te mos kapen deri ne Fush Kruje ??????
Ata nuk duhet ta kalonin unazen e vogel, pastaj policet qe jane tek unaza e madhe, pastaj ata te autostrades. Me nje thirrje ne radio duhej te beheshin 3 gardhe ne Tirane.
SHKRIM SHUME INTERESANT ME FJALE TE DALA PREJ SHPIRTIT! I SINQERTE! TE BEN TE RESPEKTOSH AUTORIN DHE VIKTIMEN E NJE KRIMI…? NGUSHELLIME FAMILJES PER HUMBJEN E RENDE NGA DORA MIZORE!
Gjerat jane te thjeshta!Prokuroria te marri nen kontroll Banken Credins,specialist te fushes te kryejn inventarin,te kontrollojne levizjet e medha jashte vendit,te vertetojne asetet e bankes ku ajo ka investuar jane reale apo piramida dhe ne fund te japin nje konkluzion per biznesin e suksesshem Santo.Lepuri fle brenda ne Banke dhe jo ne Fush Kruje.Edhe po u kapen vrasesit gjerave nuk u shkohet deri ne fund,pasi ata nuk i njohin porositesit.Santos nuk i kishin kontrolluar as xhepet as makinen,e vrane dhe iken qe do te thote nuk eshte krim ordiner,Policia po e trajton si krim ordiner,ve edhe 100 mije Euro per asgje.Hyni ne Banke nje ore e me pare,perndryshe jane te gjithe ne tave dhe kjo eshte hakmarrie kundra njeriut qe mund ti kete percjell CIA Amerikane te gjithe veprimtarin e krimit qe luhet ne Tirane.
po te doje shteti e kap lepurin me qerre. motorri nuk ishte papaq, ishte motorr qe binte ne sy kollaj. ata qe e bene vrasjen nuk eshte se nuk e dinin qe kishte kamera e mund te filmoheshin pasi kushedi se sa here e kane testuar skemen kuptohet me motorra te ndryshem. pra e dinin qe do filmoheshin dhe prape e bene pa frike, qe tregon se rrugen e daljes e kane pasur te hapur. per te tilla vrasje nuk pajtohen killera 5 lekesh, zakonisht vijne nga jashte dhe kushtojne ca. ka mundesi qe policia po cohet me paramendim ne rruge te gabuar ne hetim. edhe ai polici qe i ndoqi duhet hetuar. nqs santo ka pas probleme apo ruhej nga dicka me siguri qe e ka mbajtur nje as per kete dite. familja ose ndonje mik i afert duhet te jete ne dijeni. si ka mundesi qe nje motorr pa targa te qarkulloje lirshem ne te gjitha kryqezimet e tiranes dhe ne mes te bllokut ku ka police rrugore? santo ndoshta ka qene i perzier ne afera te pista dhe ka tentuar te dale nga xhiro po ka harruar te marri miratimin per tu terhqur. ku i dihet?
………………………..Kryeministri Rama tha:
“Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetë, që donte jetën e donte njerëzit. Tan Santo. 100 mijë EU kush ndihmon Policinë”.
Përzgjedhja e fjalëve është domethënëse. Kryeministri Rama kujdeset që të mos thotë se Santo ishte bankier dhe pronar i rëndësishëm i medias. Pra Kryeministri ka dashur që të mbulojë një cadavere eccellente me një mantel të fjalëve të llojit të këngës së tij “Gjithçka mund të ndodhë/jetojmë në Tironë”.
Policia e Shtetit, për të cilën Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’ i ofrojnë ndihmë me këtë rast, kundrejt një shpërblimi të lartë, ka thënë se për ngjarjen po bëhen hetime në disa pista, dhe se publiku do të informohet duke u ruajtur limitet e sekretit hetimor. Të njëjtën gjë e ka thënë pak a shumë edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në këto raste me pista kuptohen konfliktet që ka pasur viktima. Dy pistat kryesore në të cilat mund të hetohet për vrasjen e Santos janë dy:
1)Konflikti i Santos me një bankë azere të kontrolluar nga familja e diktatorit të Azerbajxhanit, Alijev, mbi një shumë prej 75 milion euro të depozituara nga azerët te Banka Credins e drejtuar nga Santo, dhe që iu biznismenit Rezart Taçi, pa miratimin e azerëve. Nëse shkaku i vrasjes është ky, atëherë del se diktatori azer Alijev ka bërë një vrasje në Tiranë, me miratimin dhe në përshtatje me agjendën politike të Kryeministrit Rama.
2)Konflikti i Santos me familjen Hysenbelliu për shkak të partneritetit problematik në bashkëpronësinë mbi kompaninë mediale “Fokus” (News 24, “Gazeta Shqiptare”, Balkanweb), por edhe për shkak të bashkëpronësisë mbi Universitetin “Luarasi”. Për këtë gjë kam shkruar hollësisht në statusin tim në Facebook, në 6 qershor të këtij viti, me titull: “Konflikti Artan Santo-Irfan Hysenbelliu për kompaninë mediatike ‘Fokus’ (Tv News 24, ‘Gazeta Shqiptare’, Balkanëeb)”.
Në konfliktin Santo-Hysenbelliu qenë përzier disa njerëz të tjerë të fuqishëm nga mazhoranca parlamentare, dhe Kryeministri Rama e di mirë se cilët janë e si janë përzier në këtë histori……….
Marre nga FACEBOOK……….Kastriot Myftaraj.
Ka nje shprehje shume kuptimplote qe thote: “shpif sa te duash se dicka do te mbese.”. Kur e mesuan dhe gurorsit, mos ngelte njeri pa e mesuar.
Mer te pakten shperblimin 100.000€ meqense e paske vra ti…
credins per shume vite lavatrice ka qene se sbehen kot njerzit milionera ….ste vret njeri kot se je i mire po se luhet leku modh dhe dikush eshte djegur,
Ore po Fatos Nanua a u degjua gjekundi ? Sikur nuk po ndihet udheheqesi i madh i popullit austriako-shqiptar ?
kush e di si u be kaq i pasur ky qe u be per ndjes paste?
Une nuk e njohe,po cmoj aftesin dhe punen e ti.1 gje eshte e sigurt qe ai burre ka qen i zgjuar dhe i zoti.Ngushellime familjes
super shkrim….http://goo.gl/AEnh9E
Mane,
E lexova shkrimin, por me thene te drejten u acarova nga nervat se nuk arrita te kuptoj se c’fare ke dashur te trajtosh ne te.
Shkrimi per mendimin tim eshte i nivelit me te dobet qe kam lexuar dhe me e keqja nuk i shkon nje rasti te till, dobet dobet dobet!
Une besoj te njejtin mendim kane edhe shumica e komentuesve te tjere.
Ngushellime familjes.
Te gjenden kriminelet sa me pare dhe te kalben ne burg!
Mos u merzit o Blendi,aq kuptojne te shkretet.”fukarallek”-maskarallek.
Zoti Mane shkrim i bukur qe me bene te mendoje e te reflektoje thelle se pas te ndjerit… kush do ta kete rradhen … Berisha , Lulusherat , Nishanerat , Llallrat , deputeti , qeveritare , kryeqeveritare e ish kryeqeveritare,parlamentare e ish parlametare , president e ish presidente , derdhin lote krokodili duke na mbushur mendjen si gjithmon , qe do ti kapin vrasesit … por asnjeri prej tyre nuk flete per pergjegjesin qe kane … egzekutoret edhe munde te kapen … por autoret e vertete anjehere nuk do te ndeshkohen … nje gje eshte e qarte … SHTETI SHQIPTARE ESHTE I KAPUR NGA MAFIA … ndersa ARTAN SANTOS do te varroset sot tek varrezat e SHARRES … ngushullimet e mia familjes se te ndjerit … POPULL TRIM E PATRIOT …
a je i sigurte se “e vrave ti” qe paske perfituar aq shum nga ALPINIZMI i tij .. se ne te tilla vrasje jane te implikuara ose koka me po aq pushtet sa e viktimes, ose koka qe han koka kur dikush shkel ne territorin e tyre, si puna e lazaratasve te hashashit … kjo gje ndodh fill mbas lazaratit … bankat jo ne pak raste perzihen me pastrime parash .. jo te gjithe lazaratsit e hashashit i kan fshehur parat e tyre neper shpella …
Kjo bote eshte e cuditshme ; nje nder cudite eshte : nje frymor si M.Baze ka vendosur tu krijoj hapesire njerezve si B.Mane , por edhe te tjereve si puna ime , qe te shkruajme e diskutojme ne faqen e tij online ….Por , i nderuari z. Baze, rishikoje vendimin tend per kete faqe – te lexosh kaq shume komente te tilla plot vrer ,te shkruara me kurajon e anonimit , pas nje shkrimi te tille , kaq te ndjere te B.Manes …eshte te diskutosh veten tende , duhet lexuar akoma apo jo !
O Bledi Mane, ke bërë një “hartim” të bukur, por vrasja, nuk është bërë nga zilia… Kjo është shumë romantike, për të qënë e vërtetë…!
Ky ka dhene nje variant te thjeshte te Vrasjes Shqipetare , por Tradhetia ,Ligesia , Poshtersia , Kafsheria dhe Gjiri i helmuar i Nenes se Vraseseve jane disa variante te tjera te vrasjeve ne Shqiperi !
Bravo z. Bledi,përshkrim perfekt i cilësive të larta të cilat i posedonte (fatkeqësisht) tani më i ndjeri z.Santo. dhe vërtet kjo bënë pjesë në humjbet e pariparueshme… ngushllime familjes, dhe lutem që autoret e këtijë krimi MAKABËR të gjenden dhe të dënohen me denimin më të rëndë.
..nje shkrim i persosur,bravo.
Bukur ! Menyre fisnike te vajtuari I nje miku, per nje njeri te mire te vrare mizorisht. Dikur Migjeni shkruante nje tregim reqethes ” Bukuria qe vret “. Sot do te titullohej sipas shkrimit te Manes dhe sipas meje “Miresia qe vret”.
i kam lexuar me qejf shkrimet e tua, por me vjen keq te them se kete here je jashte konteksti …
eh more Bledi, ke shkrime qe i godet mire por ke qe ja fut edhe kot si ky i melartemi. Eshte e vertet qe ai qe e ka porositur dhe ata qe e kane ber krimin jane ashtu siç i pershkruan ti por te pasqyrosh viktimin si nene Terezen, vallahi kjo del jashte kontureve te nje racionaliteti. Duhet te dish Blendi qe mafiozet dhe kriminelet me te medhenje sot ne bot jane bankjeret, dhe kjo per faktin qe kane ngritur nje sistem si puna e modelit Ponxi ose te atyre piramidale te 97 dhe viktima e ketij sistemi i kemi ne çdo 2 sekonda por ti kete ndoshta smund ta kuptosh se ske kulture ekonomiko-financjare. Edhe saliu edhe edi jane ushtaret e tyre, ndersa sa per santon si ushtar i sistemit me sa duket se ka ber mire punen… tung Bledi
Mane je komplet nje idiot per tek “zona e lire” tek Cani
Bledi,ky eshte niveli,por ti vazhdo,pasi dhe kur qan je ndryshe.Une ty t’a kam friken….njerez te veçante si Artani i ndjere,si ty e si shume pak te tjere qe qarkullojne ne kete vend te mjere,edhe fundin nuk e kane si gjithe te tjeret.Te kam thene disa here,bej kujdes djale!
Shkrimi një letrarizim i bukur i ngjarjes e i “personazhit”; komentet-një çorbë derri.
me mire ndonje shkrim per “kunatin” sa per te ushqyer terr e militantizem se keto shkrrime pa hashash o Mero….
Po cfare keni me zotin Mane? Dikur para ca muajsh i quanit shkrimet e tij fantastike, te shkelqyera, po tani cfare ju gjeti.Me duket se zoti Mane po zbrety me kembe ne toke.
Po pres me padurim qe zoti Baze te zgjohet e te qendroje me kembe ne toke.Dikur ka thene se une jam opozitar me te gjitha qeverite, po si duket me kete qeveri i paska nderthyer fijet shume thelle dhe te ngateruar.Ju lutem te me postoni komentin.
Bledi :Eshte gjynaja e popullit?
Nuk me pelqeu fare ky artikull I Blendi kalamanit.Le te kuptohemi.e vlersoj me nota maksimale kur shkruante artikuj si “shqiperia e ndyre e blendi fejziut” ku dhe komentuesit e shumte e pelqenin ….
Pas 23 qershorit 2013 artikujt e ketij zoterie jane shabllone me shume pak vlera sepse Blendi kalaMane me partine qe perfaqson kane marre fuqine e plote me votat e para nje viti per te zbatuar VERDIKTIN POPULLOR per denimin e bandes 2B.
Megjithse eshte artikull nen nivel,prapese se prape ka nje te vertete te madhe:
Blendi Mane eshte plotesisht fajtor por jo ne ate sens qe e paraqit ai porn en nje prizem te pasqyruar per dy dekada rrjesht.
Blendi eshte fajtor sepse qe ne vitet 1991-92 ne ate te ashtuquajturin levizje demonkratike bashke me gjeneraten e tij I shkonte si zagar berishes dhe azem hajdarit.Gafa dhe antishqiptarizmi I saj kohe ishte se njerzit e mencur donin te rrezonin ideologjine e Enver Hoxhes por shteti qe ishte I shqiptareve dhe jo I Enverit duhej ruajtur dhe konsoliduar ketu kam parasush ekonomine dhe rendin.Teoria e tyre per nivelin zero,ceku I bardhe etj na doli miell I bardhe lazarati .Jemi kthyer ne nje vend supermafjoz qe ligjin e bejne prapa perdeve ambasadore,jemi thjesht nje shprehje gjeografike qe nuk prodhon asgje pervec disa fasoneve me sutjena..
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) se ne 2 prill 1991 nuk e kuptove qe ishte nje puc shteti.
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) u rrahet si “gamori ne duhan” ne qershor 1996 dhe iket me bisht ne shale
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) se ne 1997 ju shpartalluan ne Permet bashibozuket e Sales dhe bête cicen ne breke
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) ne 14 shtator 1998 ju perzuri me kallash dhe tanke vetem nje battalion me zgjebsit e mamurrsit dhe bukoshit
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) se ne 2005 ja late pushtetin me “mirekuptim” ghost-it berishe
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) se ne gerdec I hodhet “doren ne qafe” atij qe vrau me biznesin e familjes 26 skllever plus baxhanakun qe ishte si skllavopronar
Ti je fajtor Blendi (+ me ps-istat) ne 21 janar 2011 iket me pantallona te qullura dhe late 4 djem nenash ti perdhose disa here vrasesi I tyre
Ti je fajtordhe vrases Blendi (+ me ps-istat) dhe ke te drejte sepse jeni tradhetaret e kauzes se 23 qershorit dhe 21 janarit ……………………………………………………………SEPSE PO SILLENI JO SI FITUES DHE NDESHKUES TE BANDES 2B POR SIKUR JENI AKOMA NE OPOZITE DHE JU BEN LIGJIN AKOMA ANTISHQIPTARI ME I MADH I TE GJITHE KOHRAVE SALEH BERISHA..
MOS U BEJ SI QARAMANE ZOTI BLEDI KALA MANE
POPULLI JU DHA VERDIKTIN PER TI VENE PRANGAT BERISHAJVE DHE JO TE FSHIHENI DHE TE RRINI SI PULA PARA TIJ..
PRANDAJ SHUMICA E KOMENTUESVE NUK JU MBESHTESIN SEPSE NUK JENI AKOMA OPOZITE POR KENI GURIN DHE ARREN NE DOREN TUAJ….NE TE KUNDERT TE THEMI:
SHQIPERIA E NDYRE E BLENDI MANES DHE E CUNAVE TE TIRONES QE I SHKERDHEU SHTRIGU I TROPOJES…
Se di pse mu kujtuar, por dje kur po degjoja lajmin e vdekjes se Z. Santo nw televizorin e nje lokali, ne tavolinen ngjitur, dikush tregonte se Z. Santo ishte vrare pasi kishte dhene nje kredi shume te madh per te ndihmuar nje bisnesmen te fuqishem qe i duheshin urgjent dhe nuk kishin bere as letrat. Tash Z. Santo po i kerkonte parate dhe ai ja mohonte. Thua te kete lidhje me akuzen e Z. Mane ne kete editorial?
kot fare ky artikull
Pas asaj ” une ” ,Mane pershkruan ate qe e mendon si personi qe e urdheroi vrasjen,nje njeri pak a shume i semure psiqik,i kerrusur ..,etj. Por s`mendoj se vetem kjo eshte aresyeja,e verteta eshte se nuk behesh dot shume i pasur ne Shqiperi, pa u lyer mire me politikanet tane super mafioze.
O z. Mane, ose “o cun tirone”, sic ka qejf te ti quaj homologet e tij kryeministri yne koqe fare e piter pan I pasherueshem, me keto shkrime siperfaqsore e te njeanshem nuk mendon sw shkel me kembe ate moralizem qqytetar qe pretendon te mbjellesh e te perhapesh. Nuk mendon se bashke me berishizmin I ka ardhur fundi edhe kultures se tarafit dhe infantile njekohesisht infantile dhe te papergjegjshme qe qendron ne thelb te “cunave te tirones”, bij te “tiranasve” ish-aparatcike te enverit?
Halucinacione të një të marri apo protagonist i gënjeshtrës së rradhës ?! Kur Tan Santoja ishte vetëm 5 vjeç, ky i marrë patologjik sapo kishte zbritur nga rrëpirat e Viçidolit