Belbëzima opozitari prej Lulzim Bashës

28 Qershor 2014, 21:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërkohë që reforma territoriale po shkon drejt limiteve të fundit kohore, kryetari formal i opozitës, Lulzim Basha ka nisur të flasë për versione të opozitës lidhur me reformën dhe për nevojën për t’u dëgjuar. Në të vërtetë nuk është se ka thënë ndonjë gjë konkrete as pro reformës, as kundër saj, por ka folur për reformën.
Në fillim, kur u hap ky debat, Basha tha se opozita do t’i qëndrojë larg dhe se do ndezë Shqipërinë nga jugu në veri kundër saj. Këtë kërcënim e mbajti deri para një jave.
Tani ka filluar të flasë për reformën, duke e ndryshuar kërcënimin me kusht. D.m.th tani do ngrejë Shqipërinë në këmbë, nëse nuk marrin versionin e tij.
E gjitha kjo duket si lojë fjalësh, por në të vërtetë është një belbëzim opozitari, i cili më shumë se me qeverinë, e ka me kryetarin e tij real, që e la jashtë këtijj procesi.
Opozitës iu ofrua maksimumi. Ju afrua barazia në komision dhe e drejta e vetos në komisionin parlamentar. Kjo bile është jofunksionale si skemë, por u bë për t’i treguar se nuk ka prapavijë politike. Basha i qëndroi larg për parim, siç u tha, dhe jo për ide konkrete. Ai ishte kundër idesë për ndarje të re territoriale dhe e quante atë kthim të komiteteve ekzekutive.
Ky është një qëndrim normal politik. Mosmarrja pjesë për parim në komision tregon se ai po e refuzon politikisht këtë reformë dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta respektojë, por thjesht nuk e quan vepër të tij. Njësoj është sjellë Berisha me Kushtetutën më 1998, të cilën nuk e njohu, nuk mori pjesë, por e zbatoi dhe e keqpërdori deri në fund më vonë.
Qëndrimi i tij kundër për parim dhe në këtë rast bënte sens si qëndrim i një opozite radikale. Por problemi serioz që ka Basha është që nuk mban dot deri në fund asnjë linjë, as radikale, as të moderuar. E nisi linjën radikale me protesta dhe përfundoi tek çështja e furgonave 8 plus 1. E nisi linjën radikale kundër trafikut të drogës dhe në fund e hoqi nga vetja dhe ia besoi Lufter Xhuvelit, i cili as denjoi t’i shkonte në takim duke e bërë qesharak. E nisi aksionin radikal me greva urie kundër statusit dhe përfundoi duke i nxjerrë me takt, duke u premtuar takime me Bujar Nishanin. E nisi me radikalizëm për të përmbysur qeverinë me protesta, pastaj kërkoi që të emërohej një kryeministër tjetër socialist në vend të Edi Ramës a thua se është shef kuadri i Komitetit Qendror të dikurshëm.
Edhe tani e nisi betejën me radikalizëm për të mos marrë pjesë në këtë reformë, por tani ka filluar belbëzon duke pranuar reformën, por duke pasur rezerva për përmbajtjen.
Ky qëndrim vë në pozitë të vështirë vetë mbështetësit e tij në PD, të cilët nuk dinë a duhet marrë pjesë në reformë që ta bëjnë të mirë apo nuk duhet të merrn fare me atë çështje. Po të ishte puna se ai është dakord me reformën, por jo me përmbajtjen, të kishte hyrë në komision dhe e kishte bllokuar me veto. Mund ta bëjë akoma se ka kohë nëse do. Por problemi i tij është paqartësia dhe frika për t’i shkuar deri në fund një aksioni politik. Ai nuk beson atë që bën dhe nuk bën dot atë që beson. Ajo që ai bën është çfarë i thotë Berisha, ajo që ai beson, është ajo që do të bëjë, por që ka frikë ta bëjë. Kjo e bën atë një lider tmerrësisht të paqartë në dëshirat dhe vizionin e tij. Dhe mendo pastaj se ç’përcjell tek ata që presin që ai t’i udhëheqë. Ata ende nuk dinë nëse ky njeri ka problem që nuk bën dot atë që i thotë Berisha, apo nuk bën dot gjë kundër atyre që thotë Rama. Dhe derisa të zgjidhet kjo dilemë, PD nuk e ka të qartë se kujt t’i bëjë opozitë Berishës apo Ramës.

24 komente në “Belbëzima opozitari prej Lulzim Bashës”

  1. katunari gangsta says:

    urojme qe te pakten per reformen administrative te kete konsensus edhe te zhbllokojne buxhetin e bashkise…http://goo.gl/OS7Q39

    1. .fatjon says:

      Aq mire e ke o z.Mero,sa te gjithe kane
      frike ti afrohen PD. Dhe sa shohin Lulezime Berishen
      menjehere cfaqet Tabela: “Zone e Helmuar”!!!
      Dhe eshte e vertete,sa a nuk i degjone te thone;
      Do bejme nje Qeveri te pum
      nes dhe jo si kjo-e premtimeve!!! Tani te lutem o Mero,A ka vend per Dileme ketu? Nje populli tere,por jo vetem se bashke me te edhe
      nje Ansambel i gjere Nderkombetaresh,po e ngrene cdo Dite edhe
      me larte Steken e Vleresimeve per Qeverine Rama,si thua?
      A mund te besohen Berishistanet te cilet kerkojne tu kthehet
      edhe njehere Pushteti dhe Ryshfeti?Ndaj;A nuk kam te drejte kur
      thash se nuk ka nevoje per Dileme?

  2. tani-deutschland says:

    Reforma territoriale eshte e rendesishme, por me e rendesishmja eshte rendi dhe siguria per jeten, zoti Baze.
    Qe te MOS behesh zoti Boza ose MOS shkruaj fare ose shkruaj per gjera qe megjithe mend Jane te rendesishme per opinionin publik.
    Shkrimet tuaja te koheve te fundit jane per te ardhur keq.

    1. @kungujtpafare says:

      Mos duhet qe Mero te vishet polic dhe te siguroj rendin dhe qetesine?
      Sjellja prej rrugacesh e opozites se sotmedhe e qeverise se djeshme jane problemi kryesor qe ka krijuar kete nivel sigurie. Eshte faji e kesaj opozite kriminale qe punoj per 23 vjet vetem per te mbushur xhepat e tyre. Kjo opozite perfaqeson baronet e vertete te droges ne Shqiperi. Jane keta barone qe derguan langot e tyre nga Lazarati te protestojne kunder droges qe e kultivojne ata vete. Prandaj edhe kata barone me ne krye Sali B. dhe Lulzimen u rreshtuan me kultivuesit dhe jo me policine qe goditi shtetin Brenda shtetit qe quhej Lazarat.
      Kjo opozite qeshrake eshte fatkeqesia e ketij vendi.
      Edhe nje here te lumte Mero per artikullin e shkelqyer qe shpjegon pseudoopoziten e sotme te mjere.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Mero mos u merr kot me ate qe s’eshte kryetar !
    PD-ja funksionon si parti komuniste ne Ilegalitet,ku kryetari real qendron i “fshehur”,nga frika e sulmeve te pushtetit,per ti “degraduar” figuren historike te tij.
    Zakonisht thuhet, te qan diten dhe te vret naten,keta po festojne naten dhe po vrasin diten !

  4. meri says:

    Je i paharitshem Mero Baze.Urime

  5. Lenci says:

    Ky merhum po i shpeton burgut vetem se e donte Gita jashte qe ta perdore si baby toy per fantazite e saj sexuale.

  6. kthjellet says:

    Ju genjen mendja dhe ju genjeni gjithe miletin.
    Kush do ta beje reformen administrative.Tufa e parlamentareve
    ne shumice pa standartin e duhur intelektual!?.

  7. turi says:

    Po luli vocer cere eshte,ca do me ai legen,sqe askushi i vune aty gollovar,ca do me ai.Sqe askushi tani eshte i 4 apo i pesti ne PD. I pari dobermani i madhe e 2 bucia serbe,e 3 simpantizantia e lulit qe e pruri gollovar dhe i katerti zeni,ky legeni i pesti.Ca do me ky,shume e ka dhe aq

  8. - says:

    shiko pislliqet e sales qe fsheh parate mbas sadijes(gjoja ish nusja e djalit) pa lere kete manekinin e sales rehat se eshte bere per gjynah…

  9. I.iri says:

    Te kete politike te veten Basha thua? Nuk ma mer mendja . Ai eshte loder ne duart e Berishes dhe ne vend qe keto ti thuash per te, thuaji per ustane. Kjo lloj opozite eshte veper e tij. Sa here ka qene ne opozite te njejtat gjera ka bere.
    Luli eshte tellalli dhe, edhe punen e tellallit se ben mire. E kini vene re qe sa here del ne podiume ngjiret?
    Plakut Mere akoma nuk i shkoqen tespiet. Luli vetem sa ben paralajmerimin e 1111 per Ramen,
    te tjerat behen me urdhrin e Sales. Luli se ben dot ate qe mendon, sepse ajo qe mendon s’eshte e tij, sic nuk eshte e tij ajo qe ben. Sala dhe luli me shoke, per Shqiperine, jane si ato breket qe nje atleti i bien ne gare e siper e i zene kembet.

  10. Andi says:

    Sna shkrove asnje fjal per ngjarjen ne bllok a mund ta dim naj mendim nga ti mero se per lulin e dim me koh qfar mendon.

  11. METEH says:

    Z.Mero,analizat tuaja jan te sakta dhe i sherbejne vetem atyre qe e duan kete vend.Si gazetar me pervoj qe jeni,keni bere qe TEMA te lexohet dhe admirohet,pasi shkrimet ne te jane te paaneshme.Sa per LULIN,mendoj se ai eshte ne hall te madh:1-Duke qen vjedhes e vrases,i duhet shume pune te bej per vete njerz si vet ai.2-Ai do beje ç’far i thot Saliu dhe ka mundesi qe ai ti beje 8-teshin.3-Brenda PD ka shume rryma,njera eshte pro Olldashit,ku dihet se si ju vodhen votat e si u vra.4.Ai e di se kualicioni Rama-Meta he per he eshte i paharritshem,ndaj sulmon e shpif sa te mundi me qellim qe ti ngrei POTURRET PD-se qe ja uli Saliu pertoke me 23 qershor.5.Renia e Lazaratit,marrja e statusit dhe rritja sadopak ekonomike,jan vdekjeprurese per 2B,se do te rrin shume kohe ne opozite.6.Sipas Rames,tashme radhen e ka Lazarati ne drejtesi.Po u realizua kjo -do te thot se do vije shpejt fundi i tyre 23 vjeçar,tmerr per shqiperine.

  12. ? says:

    Mero po ti a ke ndonje belbezitje per Artan Santon?

  13. Anonimi says:

    LULASHI I BASHAJVE nuk eshte gje tjeter TELLALLI i PADRINOS ( S R B )ai nuk munde te jete i lire dhe nuk i ngelet gje tjeter te ndjeki nga pas PADRINON -POLITIKANIN E RREZIKSHEM-PARANOJAKUN KOLERIKE , dhe ne qoftese ka ndonje qe do te iki per lesh , sic na thote zonjusha Xhuzefin , ky eshte Lulashi i Bashajve – Perpara per fitore – Alenca kunder Droges -Shqiperia ne Protesete – Drejtesia eshte me ne – Jete te gjate Presidentit …

  14. Alo''''' says:

    Analizat e Bazes o METEH,nuk jane vecse lavazh truri.

  15. Pipi says:

    Z. Mero. Edhe te dua, nuk mund t’i kundershtoj dot argumentet e tua per kete njeri pa bosht te vetin, si Basha i Berishes.

  16. Korcarivip says:

    Ky Luli eshte bere per ti qare hallin. Ky ska me mendimin e tij. Do ishte me fisnike nga ana e tij te jepte dorheqjen se la nam. Burri ka nje fije autoriteti ky eshte bere si Kopi ne filmin ” Dy here mat”

  17. Albi says:

    O Mero, per vrasjen e Santos ne mes te bllokut do thush ndonje llaf? Apo dite per dite artikujt per Lulin dhe Salen ke ndermend te besh?

  18. HIMARIOTI says:

    E dim te gjithe cka bere mire qeverisja dhe opozita e djeshme,Tani na duhet te vezhgojme qeverisjen e sotme,vendimet e saj na ndihmojne ose na demtojne.Opozita te reagoj si tia doje qefi…

  19. Bureto says:

    Lexoni argumentin e Berishes mbreme ne emisionin “Bujgaski hour”: Pyetjes se gazetarit se pse PD nuk merr pjese në hartimin e reformes territoriale, ai iu pergjigj: sepse kjo reforme perveçse eshte hoxhiste, do të sjelle ç’popullimin e Shqiperise! Marre keshtu si e ka thene, me zë dhe figure, eshte nje idiotizem i vertete! Mund të kete patur tjeter gjë në mendje, se gjoja do të zbrazen fshatrat ose qyteza të vogla. Ky pretendim edhe mund të ketë një fare sensi, por shtrohet pyetja: a ka ku të vzhdoje më kjo zbrazje, e cila më duket se ka arritur pikën e ngopjes, sepse edhe po të duan njerëzit, nuk ka vend që t’i nxeje më. Bile më duket se eshte tendenca e kundert. Njerezit javash-javash po u kthehen vendeve të tyre, ku mund të jetojne në të ardhmen më mirë me pune dhe djerse.

  20. Teuta says:

    Stambolli po digjet e plaka kerkon krahen per t’u kreh. Merooooooooooo merr ndonje teme tjeter me aktuale se e bere klemsh fare me kete hasmerine tende patologjike dhe dashurine tende patologjike,

  21. 6NS* says:

    I NDERUAR MERO !

    *kam derguar shume kohe me pare nje koment i cili u filtrua apo censurua rruges ndoshta nga moderatoret tuaj apo me pare.

    kam mbi 5 vjet qe komentoj te kjo gazete (me sakte pas gerdecit) dhe ne pergjithesi ju kemi mbeshtetur si une dhe qindra komentues te tjere qe nuk e kane kohen te tepert.

    Po jap nje version me te shkurter te komentit te pare ku ideja kryesore eshte:

    me kriminelet e bandes 2b ka vetem nje rruga:PRANGA NGA FITUESIT E 23 QERSHORIT OSE PLUMBI SIPAS KANUNUT sepse shteti nuk egziston.

    MOS E UL PAZARIN ME LUL UDBASHIN..

    AI NUK ESHTE OPOZITAR POR KRIMINEL & TRADHETAR…

    AI NUK BELBEZON POR PUSHKATON SI MINISTER I BRENDSHEM DHE KOMANDANT ZYRTAR I OPERACJONIT NE VRASJEN E 4 VETAVE DHE TERRORIZIMIN E TIRANES DHE SHQIPERISE NJELLOJ SI XHAFERR DEVA NE 1944 .

    ATIJ NUK I DRIDHET QEPALLA E SYRIT KUR SHITI DETIN TE GREKU DHE KUR VODHI 300 MILJON DOLLARE TE RRUGA E KOMBIT.

    VRASESI ,TRADHETARI,MEGAHAJDUTI &AGJENTI I LOBIT SERB NE PERENDIM DUHET TE TRAJTOHET SI ESAT PASHA DHE JO SI OPOZITARI BASHA.

    MBI 1 MILJON VOTUESIT NE 23 QESHOR 2013 KERKUAN JO TE NXJERRIN TYM TE BARDHE NE LAZARAT POR TI NXJERRIN TYMIN E ZI KARTELIT TE BASH-BERISH-ESKOBARIT TE EUROPES.

    ‘Ylli ne ngjitje” Lulzi Basha, eshte serbo-amerikan apo falsifikator

    Nga Korresp. 24-ore.com 24/04/2011 14:01:00

    Në një letër që i është dërguar dje ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar dje edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka kërkuar përgjigje zyrtare për dokumentin e publikuar dje nga “Shekulli”, ku emir i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, ka kryer një blerje pronësie ku figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.
    “Shekulli” ka mundur të sigurojë një kopje të dërgesës që ka shkuar dje në orët e vona në zyrat e ambasadorit amerikan në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë në Uashington. Aty thuhet mes të tjerash:

    “Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikann pasport 0160138”

    Eksperti i OKB-së, antropologu ligjor Jose Pablo Baraybar, me origjinë peruane që ka punuar në shumicën e skenave të krimeve të luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë ka mundur të hyje dy herë në Shqipëri, duke u prezantuar si turist apo inxhinier rrugësh me pashaporta jo reale në shkurt të vitit 2004, për të vizituar “shtëpinë e verdhë”, në veri të vendit, e përmendur edhe në raportin e Dick Marty, për trafik organesh. Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai rrëfen si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi. “Përkthyesi im quhej, Lulëzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Me pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, – ka deklaruar Baraybar. Baraybar tregon për një dosje që i kishte rënë në dorë kur kish mbërritur në Kosovë, në vitin 2002 dhe një burim, siç thotë ai, i kishte dhënë një dokument shumë të saktë të “shtëpisë së verdhë”.
    Bordi Serb, 2 Prilli, 21 Janari
    Vragën më të madhe, e njëkohësisht të përgjakshme ai e la pas vetes me 21 janar. A ka lidhje mes 21 janarit dhe 2 prillit të vitit 1992? Cili ishte roli i bordit serb në Prishtinë dhe në Tiranë, me 2 prill dhe me 21 janar? Në se në gjakosjen e parë Basha nuk ishte i pranishëm, sa ishte e ndjeshme prania e tij në përgjakjen e dytë? Kjo nuk është analizuar asnjëherë më parë, ndoshta edhe nga një mangësi e padukshme: shumë nga analistët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të 2 prillit 1992, nuk e dinë se si janë zhvilluar ato, dhe nga ana tjetër, nuk kanë pasur fatin jetësor të jenë pjesë e një lëvizje klandestine, që të bën të mundur të përjetosh ngjarje e dukuri, për të cilat as që ke menduar. Njëra prej tyre është në praninë e shërbimit të fshehtë serb, kurdoherë kur kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Shqipëri. 2 prilli i vitit 1992 është një ngjarje ende e pazbardhur për shumëkënd. Edhe 21 janari është ende një ngjarje e tillë. Me 2 prill u vranë katër demonstrues, vrasësit ende nuk dihen, ose edhe nëse janë të ditur, ende nuk janë dënuar. Edhe me 21 janar ndodhi e njëjta gjë: u vranë 4 demonstrues, vrasësit ose fshehur pas petkut kryeministror, dhe ende nuk është dënuar askush. Ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm TV i Malit të Zi, i vetmi TV i lejuar të filmonte dhe pamjet e asaj ngjarje nuk janë më të pranishme. Manipulim,i mbi të vërtetën është fshehur pas atyre filmimeve. Ngjarjet e 21 janarit, më mirë se kushdo tjetër ri-filmoi aparatura e vendosur në Kryeministri, pamjet janë zhdukur, askush nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre. Frymëzimi i ngjarjeve të 2 prillit ishte Sali Berisha, frymëzimi i vrasjeve të 21 janarit ishte Sali Berisha dhe deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm, që quhej Lulëzim Basha. Menjëherë pas ngjarjeve të 2 prillit, kur ende nuk dihej numri i viktimave, Sali Berisha deklaroi se ishin vrarë nga sigurimi i shtetit. Më pas raporti parlamentar i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu, vërtetoi se vrasja kishte ndodhur nga një tjetër drejtim. Dhe nga afër. Me 21 janar, një mjek, i cili ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e së vërtetës, deklaroi se vrasjet kanë ndodhur nga afër. Kishte ndodhur ndryshe, filmimet tjera dëshmuan se vdekja kishte ardhur nga kryeministria, ku qëndronin pas xhameve të blinduar, kryeministri dhe ministri brendshëm, Lulëzim Basha. Në ngjarjet e 2 prillit asnjëri nga liderët kryesorë lokalë të PD-së nuk ishte në demonstratë, i vetmi që ishte aty, me probleme të shumta, pas debateve të ashpra me Pjetër Arbnorin, do të vritej. Në 21 janar ministrat e PD shpejtuan të deklarojnë për makina me lëndë plasëse, mjete me armë, e deri tek deliri i shefit të tyre për çadra e stilolapsa pistoletë. Pra përngjasimet e jashtme janë të shumta: përngjasimi i brendshëm është vetëm një, ai qëndron tek reagimi i bordit serb në Tiranë. Ngjarjet e 2 prillit kishin pikërisht këtë prapavijë, krijimin e një qendre rebelimi të përgjakshëm, dhe parulla e shkurtër e asaj dite, fatbardhësisht shumë e shkurtër, “Shkodra Republikë”, kishte në vetvete sajesën e një vorbulle politike, pas së cilës dalja do të ishte tejet e vështirë. Para ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi informativ serb, përmes medieve të lidhura me të, do të paralajmëronte se shumë shpejt në Shqipëri do të kishte turbullira të përgjakshme, dhe, si parashikohej, një kthim në vitin 1997. Që andej erdhën edhe paralajmërimet se në ngjarjet që priteshin do të përdoroheshin armë të shumta, që nga shpërthyese deri tek të sofistikuarat, dhe pritej me ankth të gëzueshëm se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë. Vërtet urdhri, ende i padukshëm, për vrasjet e 2 prillit ishte një rastësi? Vërtet nuk ka një lidhje mes njërës ngjarje dhe tjetrës? Në të dy vrasjet është pas një strukturë e posaçme. Mjerisht, në ngjarjet e së dytës, do të jetë edhe profili i një njeriu që filloi një karrierë marramendshëm shpejt. E që do të bjerë, po ashtu, shumë shpejt. Gjithçka lidhet me fillesën. Jam i bindur se një ditë në historinë tonë do të shkruhet se :
    Në Shqipëri është vënë re se fillesa e politikës nëpër bordet serbe i ka sjellë asaj vetëm fatkeqësi Vrasja e Artan Santos para pak ditesh I coi ne feste ne kodrat e liqenit 2 kriminelet shqipfoles serbofile Berisha & Basha dhe kane te drejte te festojne me nje kurban te majme duke i treguar Edi Rames dhe Arvizuse se ata nuk jane fitues te 23 qershorit por sherbetore te ketyre dy banditeve .Sinjali u dha kush prek Pablo Eskobaret e Europes “shenjterohet” si Santo para bankes se tij

  22. Viktor hoti says:

    Nje “te kthjellti ” qe i eshte errur mendja ,ndaj nuk di se gjithe kohe rat ” bagetia”e parlamenteve eshte kullosur nga barinje ne stanet e tjeter kuj. Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje