Presidenti i Komisionit Europian, Barroso, do të vijë nesër në Tiranë, për t’i uruar Shqipërisë marrjen e statusit dhe për të riformuluar dhe një herë detyrimet e mëdha që ajo ka në rrugën drejt anëtarësimit. Vizita pason një udhëtim të shtyrë të tij tre vjet më parë, ndërkohë që Tirana ishte e përfshirë nga protestat e opozitës lidhur me manipulimin flagrant të mandatit të Bashkisë së Tiranës, që u vodh në tavolinë nga Lulzim Basha.
Ardhja e Barrosos do të kthejë në Kuvend Partinë Demokratike, e cila ka bojkotuar Kuvendin për shkak të ndëshkimit dhjetëditor të Berishës. PD do të ulet në sallën e Kuvendit, pa pasur mes saj atë që i jep tonin kryesor debateve dhe vulgaritet në Kuvend, dhe që dikton me apo pa dëshirë vijën politike të PD.
Ka tri simbolika të forta që duken si mallkim për Berishën nesër në Kuvend.
E para, është mungesa e tij në një ceremoni që lidhet me ngjarjen më të rëndësishme të këtyre 23 vjetëve lidhur me integrimin evropian
Në shumë prej këtyre ngjarjeve, Berisha ka një rol kryesor, pozitiv ose negativ. Ai është firmosësi i kërkesës së parë për të nisur procedura e associmit në Bashkimin Europian qysh në vitin 1993, është po ashtu shkaktari kryesor që Shqipëria nuk e mori statusin e associmit në vitin 1997, për shkak të zgjedhjeve skandaloze të vitit 1996 dhe ngjarjeve që pasuan.
Pastaj BE ndryshoi procedurat dhe qasjen ndaj zgjerimit, derisa u prodhua procedura e stabilizim asocimit, të cilin nuk e nisi Berisha, por socialistët. Por, një fazë të saj e finalizoi ai më 2006.
Prej vitit 2009 ai bëri përpjekje personale për ta kthyer marrjen e statusit në një imunitet për defektet e rënda të demokracisë, korrupsionin e lartë dhe inkriminimin e familjes së tij në aferra finaciare, për të cilat ai nënshtroi sistemin gjyqësor. Edhe pse bëri pazare personale, edhe pse shiti e bleu ujëra, helikopterë e CEZ, ai nuk ja doli. U deshën 5 vjet të shqyrtonin aplikimin dhe siç u pa, deri në minutat e fundit qeverisë së re ju desh të çaktivizonte bombat e paplasura të Berishës, siç ishte pazari i CEZ dhe plot probleme të tjera të natyrës politike. Statusi u pa qartë se ishte refuzuar mbi të gjitha për shkak të Berishës dhe pushtetit personal të tij. Për këtë arsye simbolika e mungesës së tij sot në sallën e Kuvendit është si një dënimnga Zoti për një njeri i cili ka përgjegjësi pse ne ngelëm në fund të Ballkanit në këtë proces.
Simbolika e dytë është se PD do të jetë formalisht në sallë prezente pa Berishën, si për t’i dëshmuar Evropës se ajo nuk mban përgjegjësi për të kaluarën e saj. Edhe pse në Evropë besojnë pak që Berisha nuk e drejton më PD-në, Barroso ka shanse nesër të shikojë një opozitë që nuk e ka kokën nga rreshti tre, karrigia dytë, por nga Barroso. Dhe kjo mund t’i duket një shenjë normaliteti, edhe pse ne e dimë që është një formalitet i kotë. Por, ashtu si kontributin për statusin e ka formal, ashtu dhe prezencën në sallë e ka sa për sy e faqe, për të dëshmuar se Berisha mund t’i mbajë larg Kuvendit, por jo larg Evropës.
Simbolika e tretë e rëndësishme është që Berisha ka ikur nga Shqipëria me një arsyetim qesharak, që ka të bëjë me ndihmën që do t’i japë opozitës iraniane në Paris. Duke qenë se nuk duron dot mungesën e protagonizmit të tij në gjithë këto ngjarje, pasi tentoi të bënte disa festa paralele të cilat i dështuan, ai u largua dhe fizkisht nga Shqipëria, me një arsye mitomani, për të ndihmuar opozitën e Iranit. Në një kohë kur vendi i tij po celebron një ngjarje që e lidh me Perëndimin, ai ka zgjedhur të shënojë në ditarin e tij këto ditë ngjarje që kanë të bëjnë me një vend fondamentalist myslyman, antiperëndimor.
Ndonjë herë koha i qartëson më mirë gjërat. Kjo simbolikë është dhe një nga arsyet përse Shqipëria nën Berishën nuk ja doli të prekte Perëndimin.
A do pergjigjet ndonjehere ky njeri per gjithe te zezat qe i ka sjelle Kombit ?. A do pergjigjet ai per vonesen e shkaktuar Shqiperise per afrimin me BE-ne ?. Z. Baze, me ben pershtypje fakti se keni shume kohe qe nuk po shkruani me per mbesen e Liri Berishes, Elvana Hana, bashkeshoreti i se ciles u zgjodh president i Credins Bank diten e djeshme.Mbaj mend qe nje periudhe goxha te gjate, Ju denoncuat me kurajo korrupsionin galopant qe kjo zonje kryente ne kohen qe ishte ne krye te ISSH-se. Biles, ne shume shkrimet tuaja Juve denonconit faktin e krijimit te Credins Bank nepermjet parave te korrupsionit. A ka ndonje lidhje vrasja e te ndjerit Santo me kete veprimtari korruptive ?. Besoj se Ju keni shume informacion, por me habit mungesa e shkrimeve tuaja mbi kete teme. Ju shquheni per kurajon dhe penen e mprehte, mos ky rast te ben te keni frike edhe Ju ?.
Plaku keni bere nje pyetje me zarar per te cilen nuk do te marresh pergjigje. Kete pyetje e kam bere edhe une.Kastriot Myftaraj e akuzon Mero Bazen hapur duke thene se ka marr 200 mije euro nga Credins bank qe te mos shkruaje me per ta. Biles une kam komentuar edhe dje edhe sot ne profiling e tij duke shprehur pikepamjet e mija, me shume nuk di. Mire do te ishte qe Mero Baze te shkruante nje artikull dhe tu jepte fund ketyre akuzave por cdo njeri e di vet ku I pikon catia.
O mero sikur nuk do ishte sot Berisha ne parlament. Te doli huq shkrimi me duket po ska gje se je mesuar.
Mero nuk mund te shkruaj per Santon sepse Credin bank sponzorizon Temen, shikoni reklamen e bankes ne te djatht te faqes.
Pershendetje @plaku.
Ne komentin tend, une do te shtoja se, kam vene re dbe me ka bere pershtypje qe, Z. Mero Baze gjitbe keto dite NUK KA BERE asnje Koment-Editorial apo te shprehe dicka rreth vrasjes-ngjarjes as dhe per Bankierin Santo!!!
Kjo gje me ka bere pershtypje, por gjithashtu me ka treguar se Mero Baze eshte i zgjuar dhe i kujdesshem dbe si rrjedhoje me del njeri serioz dhe jo nje Gazetar halabak. Kur ai nuk ka fakte, me mire hesht se te beje fallxhoren apo hec me thane dbe une nje llaf me qene se eshte sebepi.
Kete pershtypje krijova me heshtjen e deritanishme te Mero Bazes rreth ngjarjes.
Dhe per kete ka Respektin tim.
Sna rruhet k shume per barroson o peshk
Nja dy pyetje kisha
Per se ke heshtur per ceshtjen e fallcifikimit te dokumentave te landroverave qe nuk plotesonin kushtet dhe ligjet
Per se heshte me rritjen e naftes me 10 lek litri
Per se ke heshtur per rritjen e taksave te makinave me 1000 lek dhe tel me 50 lek
Nje nga gazetaret investigues qe sla dallavere te saliut dhe pd pa nxjerre ne gazete?
A ishte ajo lufte per perfitime personale apo se kishe metrak per popullin
Nje gje e kam te qarte na ty , qe pa u zhdukur edhe qelbesira me e fundit nga partia demokrate ti nuk dorrezohesh , dhe e respektoj kete gje por me duket ska per te ndodhe se kshu I intereson rilindasve te te mbyllin gojen ty, heshtja jote esht blere me lirin (freedom jo gruan ) e saliut
Editorialet e tua jan bere si tranaja per fukarain pa shije pa humot pa shprese
Sulmet personale skan vlere
Edukimi I ketij populli, mesimi qe mund tu japesh ti ne fushen e politikes dhe vleren qe ka vota nese do te votonin nje person me ide dhe guxim do kishte me shume vlere
Vazhdo rrugen tende (te interesit personal) por boll shkruajte ne emer te popullit
Erion bracen ma ke pare gje?
Kingun e ekonomise qe ne kohen e sales dilte si papagall kundra rritjes se takses
Mirupafshim I korruptuar
Viva costa Rica caj marmiden grekeve.
Do pergjigjet krimineli deri ne nje…te gjitha do ti laj para se te ngordhe.
Zoti Plaku, te pershendes per komentet e tua, shume kuptim plote.
Ju i beni pyetje shume te rendesishme zotit Baze. Keto pyetje, zoti Baze nuk mundet ti pergjigjet kur te duam ne. Jo se nuk don zoti Baze, por nuk eshte koha e duhur per pergjigje. Zoti Baze, me qendrimin qe mbajti me ngjarjen ne fjale, la te kuptojme shume. Zoti Baze, si gjithmone gjen kohen e pershtatshme per t’ju pergjigjur ngjarjeve, si kjo e fundit
Jam i sigurte se dhe ju zoti Plaku nuk jeni me pak i informuar per kete banke. Si lindi dhe pse lindi. Nga u gjet kapitali. Keshtu mendoj une, ndoshta gabohem.
SHKOFTE E MOS U KTHEFTE…BILES DO ZOTI E PAKETOJNE NE NDONJE THES DHE TA COJNE NE IRAN PER TE MOS U KTHYER KURRE ME AI KRIMINEL BASTARD!AMEN…AMEN…..
PSE nuk shkruan baze per vrasjen e santos po merret me shkrime te parendesishme.
Jo ….thjesht ka marr urdhra nga lart .
Po per Liken e ke pare te shkruaj me ?????
O XHAXHA MERO, SI NUK KE SHKRUAR ASNJEGJE PER VRASJEN E ARTN SANTOS.
A MERO, MERO – SI TE SHPETOI KY RAST.
E o Mero sikur fle me Berishen me duket.
Te eshte bere fiksim.
Po hajde se do te kaloje.
Mbase ka frike se edhe ky mund te jete ne ”listen e zeze” te Saliut, zoti plaku !
Ohhhhh sa shume ti ka shkerdhyer robt Sala o meruc qe as ne varr sdo kesh qetesi prej tij…ohhhhh i mjeri ti cte zuri.
PO NUK THUA SHYQYRE QE NA IKU CA DITE QENI. PO CA MIDEJE QE KE O MERO,PO NUK TE PERZIHET KUR E SHIKONE. PO DHE PD E GJITHE TE IKI,PER CA TE DUHEN,PER TE PRISHUR PUNE JANE.TA KISHIN BOJKOTUAR NA 4 VJETE DO QE MIRE SHUME
analiza eshte shume e qarte dhe nuk ke cfar te shtosh tjeter.
Pune e madhe pse nuk eshte Berisha.
Pune esht pse e pajashtuan si raciste.
Dikush shane,dikush bene imoralitet te pa hijshme.Ndali mikrofonin.
Por dikujt i behet e madhe dikujt heshtet.Vajza e djali i berishes jan bere siku r te ishin pacavure.
Une nuk kam asnje simpati personale.
Perkundrazi kam shume vrejtje si person e demokrate.
Por dua te miren e vendite.Ato qe beri keq berisha te mos perseriten.siku degjojm ne shtyp e media duke then po keni bere dhe ju keshtu e ashtu
Votat u dhan per te mos u bere gjera sic jane bere keqe.
Ne flasim per mire dhe kerkojm miresi per populln shqiptare
Pune ,paga mira pensiane stadarte europjane,zhvillim ekonomik.industriale.
Pse ka shkuar ne Irane??
njeriu esht i lire te levizin ku te doje ne Iran apo pakisitan ,taxhikisat,uzbekistan,tukmenistan,kikizistan,afganistan,kaza-kistan etj stane.
Islamike jane me shume se gjysma e botes.
Perdite po rritet perqindja e muslimanve.a do te cduken keta njerze??????
Berisha nuk ka marr xhyben-mantelin e hoxhallarve dhe nuk ka mbrojte doktoranturen per hoxhallar.
Nuk e dime qe esht e ndalaur nderkombetarisht mosvajtja ne Irane.
Spaku Irani nuk pretendime territoriale per shqiperin si perendorite e dikurshme Romake.Bizantie,Sero-bullgare e osmane.
Cdo kush qe punon gabon si Ismail qemali,e t’zjeret kryeministra qe u ben dhe kolloborator me pushtusit Italijan,gjerman ashtu dhe mbereti i vetshpallur yogi i pare,Enveri ;mehmeti ramizi,,Fatosi, Aleksandri Barisha e sote …
PD me Berishen ne krye sollen demokracine askujt nuk ja mbajti me then p l u r a l i z m i duhet behet.
aaskush nuk dorzoj dokumentin e partise ne ate kohe.Fitoj Uuretje nga fjith PS por fitoj simpatin e shumicese.
Kur u shtua problemi a duhet Pluralizmi aty qen korifet e politike, shkences shqiptare H a s h t e n.
Berish dozoj dokumntin i pari.
kjo sherbeu si permbysje.de fakto
Rinovimi pranohet
Ne qofte se ka gabime pse nuk shkojn ne prokurori e te bejn padi.Gjykata ta gjykojn.
Nuk jam pro ase kunder denimit.
G j y k a t a te v e n d o s e.
Shume zhurme ne shtype ka bere kete… e ate,,,,.
dikush duhet marr inisitiven ta padise.
Me duket lufta e fshefte ka tjeter sense qe dihet e nuk i thuhet??
Edhe ne nuk duhet te shpalosim ndarjen.
Do te kerkoja ballafaqim me domosdo ne drejtsi.
Jo me paragjykime krahinore,fetare,partiake.
Sejcili te marrin ate qe meritone.
Miratoj ato qe tha plaku. Mero ta ka lagur kush barutin? Apo je bere prift e fal mekate?
Merd po zjen dynjaja per Tan Santon….. po ti pse ske shkrujt nji llaf mer burr!?
….. po presim
Shoku Mero: ju faleminderit! Po jepni nje kontribut te rendesishem per edukimin e brezit te ri me norma te moralit proletar!
Elvana Hana eshte mbesa e Liri Berishes?
Dhe i shoqi i saj eshte zgjedhur dje drejtor i Credins Bank?
Atehere kjo eshte nje puzzle e qarte. Ai eshte njeshi, Kaligula i Zi prej Vicidoli. Synimi i tij eshte te zoterojne pushtetin ekonomik me parate e vjedhura shqiptareve. Shteti duhet te reagoje. Mjaft e duruam kete monster.
Tri simbolika ,baras me tre sihariqe.
11. Bombat e pa plasura po cmontohen.
12. Shyqyr qe nuk do te jete ne parlament.
13. E gezofte Irani. Po e degjoi do tia shohe hajrin.
14.
15.
–
–
– O zot kur do ta maresh te te mesoje se si behet opozite?
I derguari nga Europa me porosi te miqeve, nuk eshte gje tjeter veçese nje figure qe tashme nuk ka asnje funksion.E veçnta e kesaj vizite eshte se :Ai pasi ka vizituar te gjitha vendet i ka mbetur merak qe brenda mandatit te tij te perfunduar tashme nuk ka vizituar vetem Shqiperine.E perse ne fund te fundit duhet ta humte kete rast!Persa i perket vizites se tij te dites se sotme do te qe e mire qe te na vizitone nje dite te enjte ku te perbllej nje here me kryekrimin Shqipetar e “burin e shtetit” nderkombetar e ky i fundit ta etiketonte “lavire te Brukselit” e perse jo ti tregonte edhe dosjen qe kishte ne kasaforte per te, dhene nga “miqte” e tij!Kjo eshte interesante e jo nje vizite qe s’te le asnje shije,qofte te flase mire po keq per politiken Shqipetare qe terhiqet zvarre nga nje perbindesh me imunitet nderkombetar!
Nuk kuptoj nje gje: Kur Berisha eshte “kryekriminel”, kur ka lene “bomba pa plasur” e brockulla te tjera si keto dhe kur “rilindasit” as e gjykojne dhe as i cmontojne bombat e tij; atehere pse e moren pushtetin me mashtrime dhe genjeshtra? Ne nuk jane te zotet te bejne drejtesi dhe ekonomi, le te lene Berishen te qeverise, se eshte me i zoti se ata…
Nqs do flasim me gjuhen e simbolikave ne drejtim te ceshtjes kombetare thjesht i pandehuri Salih Ramush Berishaj (vec shume krimeve te tij te panumurta)eshte vecse nje kriminel i dokumentuar si me poshte:
1-Tradhetar ne shtitjen pjesore te detit Jon.
2-Vrases ne masakren e 2 prillit & gerdecit
3-mega-Hajdut ne vjedhjen e 300 miljoneve te RRK.
Ne cdo vend te botes,biles edhe ne ato te republikave te humbura te bananeve ky krykriminel(mender burre shteti sipas arvizuse) duhet te ishte ose pas hekurave te burgut ose duhej te ishte egzekutuar si caushesku ,sadami apo gadafi.
Z.Plaku me të drejtë i bën një pyetje Z.Baze, por Z.N.Shabani e ‘justifikon’ Bazen, ngaqë ky na qenka në borxh me Credins Bank, sipas një akuze që më parë K.Myftaraj i paska bërë Bazes, dhe sipas të cilit ky borxh ka bërë që ai ta mbyllë gojën ndaj asaj banke. Zotërinj, në të gjitha keto edhe mund të ketë ndonjë të vërtetë, por që të shkohet tek e VERTETA e fundme, kjo mbetet një gjë e pamundur në Shqipëri. A mund të më thoni, a ka ndonjë analist, gazetar, opinionist tek ne që të jetë një profesionist idealist i pavarur dhe kështu të thotë të vërtetën? Po a e harrojnë dot ata,fatin e Sokratit, që e dënuan duke e detyruar të pijë helm vetem se thoshte të vërtetën? Prandaj tek ne ka vetem kripto analisto-opinionistë dhe gazetarë, që kanë shërbyer qysh nga koha e komunizmit atëhere regjimit, në shumicë po këta sot, u shërbejnë oligarkise. Ja psh: une jam një nga ata që e kam lexuar pothuajse gjithmonë K.Myftarajn, sepse sipas meje, ka jo pak raste që ka thënë, të vërtetën, por ama këto shkrime kanë qenë kryesisht për kundershtarët e dikujt tjetër, edhe pse e vërteta mbetet e vërtetë, për aq sa ajo paraqitet nga autori. Kështu sa për ilustrim, ka shkruajtur për Kadarenë, ish presidentin Moisiu, Edi Ramën, etj etj. Por si nuk kam ndeshur një herë, qoftë edhe një vërejtje të vogël, pa le ndonjë analize apo liber për Z.Berisha. Ky i fundit ka 23 vjet që është politikani me aktiv dhe deri dje me më shumë pushtet se të gjithë, dhe per rrjedhoje në këtë veprimtari kaq të gjatë ka bërë edhe gabime, edhe faje, për të mos thënë më shumë se këto tashë i dine të gjithë. Atëhere kë të besojmë si të vërtetin nga të gjithë këta që na mbushin përditë, gazetat dhe televizionet tona. Gazetat dhe TV janë prona të oligarkise, dhe ju shërbejne atyre dhe që pa dyshim me njëqind fije janë të ndërthurrur me mjeshtëri dhe me segmente të fuqishme të politikës dhe drejtësisë. rrekemi kot të gjejmë të vërtetën. Tek ne mungon pushteti i tretë, DREJTESIA dhe pa dyshim ai që quhet pushteti i katërt MEDIA, për shkaqet e mësipërme. Kur të kemi këto atëhere themi se do të kemi një regjim demokratik dhe shtet të së drejtës. Do Zoti me hedhjen e hapit të parë drejt Europës, të na vinë mendtë, sigurisht nën presionin e pakompromistë të Brukselit ndaj politikës, dhe jo si këto 23 vjet.
Bureto per median ke te drejte ne nuk kemi media te panvarur. Media tek ne ben lojen sipas interesave ekonomike. Komentin tim e ke keqkuptuar. Une nuk e kam justifikuar Meron fare por kam cituar ato qe ka thene Myftaraj dhe Myftaraj nuk ka thene qe Credins bank i ka dhene borxh Meros ai ka thene qe Meros i eshte dhene nje shume prej 200 mije eurosh por kjo nuk do te thote qe eshte e vertete sepse keshtu thote Myftaraj. Pastaj une kam thene qe cdo nnjeri e di vet se ku i pikon catia kurse Myftaraj vetem per Edi Ramen shkruan me shume se ate e ka pike te dobet. Ka shkruar edhe per Boden edhe per dhe per dy tre ministra te PD me duket edhe per Lulzim Bashen ka shkruar dhe ate gazetarin qe e mban Luli mbrapa nuk I mbaj mend te gjitha por per Sali Berishen ne fakt une nuk kam pare ndonje analize te mirefillte prej tij.
Dita-dites po transformohesh dhe po shperfytyrohesh Mero. Jam i sigurte se po te lexoje artikujt e tu nje person qe nuk te njeh, kurresesi nuk do ta besoje se je gazetar(aq me pak i pavarur), por do mendoje se je ndonje militant i apasionuar i PS-se, ndonje armik i betuar i Berishes, ndonje i dashuruar marrezisht mbas Edvinit ose te treja se bashku. Kjo per faktin sepse shkrimet e tua fatkeqesisht kete shije te lene. Ke muaj te tere(per mos thene vite) qe shkruan, Berisha, Basha, Partia Demokratike, dhe perseri Berisha, Basha, Partia Demokratike, duke mos harruar te lavderosh here pas here qeverine e Rilindjes dhe liderin e saj dhe duke lene te kuptojne njerezit se çdo gje shkon me se miri ne kete qeveri. Ndjenja e urrejtjes te ka kapluar gjithe trupin sa jam i sigurte qe edhe gjumin e nates nuk e ben te rehatshem. Ke nje paqendrueshmeri katastrofike ne karieren tende si gazetar. Duke manifestuar nje paqendrueshmeri te tille, eshte me se normale qe do humbesh besimin tek njerezit. Te gjithe e kujtojme qe jo shume vite me pare, si gazetar i oborrit Berisha, shkruaje 1001 te zeza per kryeministrin e sotem, sa dhe ne problemet intime familjare fute hundet vetem per ti sherbyer sa me me zell patronit. Nje gazetar, perpara se te behet i tille eshte njeri, dhe si njeri mund ta kaloje ylberin dhe te ndryshoje(sipas legjendave), por kurresi nuk mund ta kaloje ylberin si gazetar, sepse nqs ndodh nje gje e tille, shnderohesh nga gazetar, ne sharlatan, siç ka ndodhe me Meron. Pse e them kete? Sepse nje gazetar i vertete duhet te jete “non stop” ne opozite me qeverine, dhe jo siç ben ky “gazetari yne i madh” qe eshte “non stop” ne opozite me opoziten. Mero kerkon me ç”do kusht te bindi njerezit se tek ne edhe pse e majta ka 9 muaj qe qeveris vendin, perseri e djathta eshte pergjegjese per çdo gje “te pakendshme” qe ndodh ne vend. Si perfundim do thoshja se Mero eshte nje “gazetar” oborri qe i ka sherbyer ketij te fundit me zellin me te madh cilado qofte ngjyra e tij.
per komentuesin retrospektive.
Nga menyra si shprehesh je nje shpirtzi ndoshta nga Lugu i zi i tropojes se malcis Xhakov’s.Nqs do te dish per Mero Bazen une mund te rrjeshtoj mbi 100 te metat,gabimet dhe gafat e tij nga 1991-2014 por mund te them se eshte i vetmi nga shqipfolesit qe i ka dale qikllopit berishovic si Uliksi.Ndoshta rastesia e ka shpetuar qe Merobaze nuk eshte egzekutuar si Santo.Per problemine dyte qe MB nuk sham qeverine perseri je gabim:Edhe pse ka fituar Rama votimet,qeveria paralele e Saliqenit eshte shume me e forte se qeveria e Rames dhe duhet kohe qe te shkulet fara kanceroze e berishajve si ne retrospektive dhe ne perspektive.
hahahah ata e kane serisht mendjen tek rrjeshti i trete, karrigia e dyte….http://goo.gl/SA1bdS
Kush e vrau Santos, perse< perse nuk veproi policia,cfare lidhje ka midis vrasjes se santos dhe aksidentit te Oldashit?
Ka nje pakt PS-PD per eleminimin e kundershtareve te perbashket apo te njerezve qe u prishin pune???
Nuk jame ne gjendje te kuptoje nje plake I shkerdhyer si sali berisha te shkaterroje te gjitha intuticionet dhe te beje corape kete vende dhe ta leje te fundit kur eshte ligji ne po presim te denohen te gjithe ne burge e kane vendin populli po prete rezultatet e qeverise se re dhe turpe I madhe qe nje si puna saliut te shkaterroje shqiperine dhe te demtoje ekonomine tone asnje nuk ka te drejte te bllokoje integrimin e vendit dhe do te japin te gjithe llogari perpara popullit te ndershkohen sepse e lane te fundit shqiperine dhe e lane popullin te vuaje turpe per politikabet shqiptar qe nuk ja duane te miren ketije vendi dhe ketije populli nuk ecin me ligjin por keta kane korruptuar vendi poshte sali berishes dhe te rrasen mrena ne burge te vdesi ky eshte zeri I popullit bolle me me mashtrime beni punen qe ju takone ta nxirrni kete vende te paren ne europe sepse e meritojme
Te dolen huq siblolikat Mero. Sic e pe Berisha ishte ne kuvend.
Do besh mire te gjkesh nje pune tjeter se nuk shtyhet vetem duke share Berishen. Shqiptaret nuk kane shume nevoje tua u shash Berishen, se Berisha ka share vetveten. Prandaj do beje mire te kritikoje ndonjehere edhe Edi Ramen. Mos ia mbulo me gjethe fiku, se Rama sic e ke pare edhe vete a ka te madhe gjethen.
Shikojme qe dikush ne kete forum eshte “gezuar” qe autori i ketij shkrimi ka gabuar.
Satanai Berishe dhe ato qe e drejtojne me pult komandimi qe nga 2 prilli 1991 jane te paparishikueshem.
Eshte kriminale dhe pozicjoni DELJA PS kundrejt UJKUT Berishe duke patur ne mes DHELPREN ILIR META.. DHE CA AMBASADORE KAMELEONE qe nuk jane dipllomate por vecse lexuesesh fermanesh..
Nje histori e tille BIZARRE me berishen NDODHI me eshtarat e Zogut.
Gjithe shtypi shqiptar shkroi atehere se berishes nuk ja “mban” ti ngreje monumentin zogut per 100 vjetor dhe cfare ndodhi ?
Ai i pruri eshtrat PIKERISHT ne 17 nendor 2012 duke sfiduar CLIRIMIN E TIRANES.
Ai i ngriti monumentit atij pikerisht diten qe Zogu perzuri legjendarin Fan Nolin qe dhe sot ndodhi nje incest kombetar me bustin e tij.
Te nderuar shqiptare:
Berisha eshte nje dordolec qe tremb njerzit per 23 vjet me rradhe por ai eshte kriminel por jo fajtor…Fajtoret jane sektet antishqiptare ,proserbe dhe progreke dhe islamike “made in biberaj” qe e prune ne pushtet ne 1991-1992 dhe sot duhet te kerkojne falje.Doktrina idiote e luftes kunder komunizmit dhe duke vene nje berishen (nje koqe te enver hoxhes) si “gjeneral te ushtrise vdekur” duhet te marre fund.
Kufoma e berishes duhet varrosur po kush ta beje ??? Taullant Palla i barcelones qe po qyrravitet pse berisha theu denimin e kuvendit te Ilir ngjales dhe nu kerkon denimin e kriminelet te 21 janarit.