Ish- Presidenti Alfred Moisiu, tha se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe sipas tij vendi ynë duhet të rrisë peshën e tij në rajon.
I ftuar në Konferencën e Ambasadorëve”, “Diplomacia në veprim”, ish-Presidenti u shpreh se vendi ynë ka potencialin të programojë për të ardhmen zhvillimet e reja rajonale dhe globale.
Për Moisiun marrja e statusit të vendit kandidat e bën shtetin shqiptar që për here të parë pas 1913, ta ndjejë veten “pjesë e bashkësisë perëndimore europiane”.
Ish- Presidenti tha se integrimi është diçka më shumë se një premtim politik dhe sipas tij vendi ynë është i tillë që nuk krijon, por konsumon shumë politikë. Ish presidenti e etiketoi Brukselin një “destinacion pa konkurencë”, ndërsa vuri theksin tek raportet e fqinjësisë, marrëdhëniet e bashkëpunimit si dëshmi që Shqipëria ka patur dhe ka rol në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon.
“Rëndësi ka sa jemi të përgatitur për sfidat e reja, ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. A ka nisur për shqiptarët një epokë e re dhe a është integrimi diçka më shumë se një premtim politik? Shqipëria është një prej vendeve që nuk krijon, por konsumon shumë politikë. Ajo ka detyrimin kushtetues të merret më problematikën shqiptare kudo që shfaqet, duhet të ketë një rol specifik dhe në zhvillimet që ndodhin në shumicën e shteteve fqinje rajonale. Raportet e fqinjësisë, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe nxitja e faktorit shqiptar për zgjidhjen e problemeve në kuadrin e projekteve të mëdha përfundimtare në rajon janë dëshmi që gjatë gjihë kohës Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rol në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon”, shtoi ai.
E pranishme në konferencën vjetore të Ambasadorëve, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme Arta Dade vuri theksin Në rolin që duhet të kenë Ambasadorët në proçesin e integrimit dhe rendin të ri botëror. Ajo tha se diplomacia shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje të kualifikuara për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të vendit, i cili sipas saj është keqperceptuar nga opinioni.
“Diplomacia shqiptare të shtojë përpjekjet në funksion të detyrave të reja. Në këtë kuadër ndjekja e një politike të jashtme më aktive në kuadër të NATO dhe integrimit europian kërkon që diplomacia shqiptare të shtojë përpjekjet në funksion të detyrave të reja që kërkon rendi i ri botëror. Diplomacia duhet të pasurohet gjithnjë e më shumë me të ashtuquajturën element të ekspertizës teknike. Diplomacia jonë duhet të bëjë më shumë përpjekje të kualifikuar për të kontribuar për imazhin e vendit i cili shpesh është i keqperceptuar nga opinion”, tha ajo.
Në vijim deputetja socialiste theksoi rëndësinë e investimeve të huaja në vend dhe intesifikimin e emigrantëve si faktor për ndryshmin e imazhit.
“Me rëndësi është përpjekja për praninë e investimeve të huaja në vend dhe duhet bërë më shumë për evidentimin e shqiptarëve kudo ku jetojnë. Konsullatatat tona duhet të intesifikojnë me një cilësi të re punën e shqiptarëve për të qenë ata një faktor për ndryshimin e imazhit”, shtoi Dade.
“Ka ardhur koha të mendojmë më seriozisht për një rol më të madh të Shqipërisë dhe diplomacisë sonë në organizatat ku aderojmë dhe kemi mundësi të bashkëpunojmë prej kohësh. Statusi i vendit kandidat rrit autoritetin e Shqipërisë në rajon dhe njëherazi kjo kërkon përgjegjësi më të mëdha dhe më sërioze jo vetëm në politikat e brendshme, por dhe ato rajonale më gjërë. Kërkohet domodoshmërisht rritja e cilësisë së punës të prezencave tona diplomatike. Në pikëpamjen e BE, angazhimi kryesor pas marrjes së statusit është hapja e negociatave”, tha ajo.
<iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/JEGmrVzRaBw?list=UUMYdnzxMLeTCo4WA4Pqy8eQ” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>