Akuzat ndaj ambasadorëve/ Berisha: Rama trilloi, diplomacia ka përmbushur misionin e saj

6 Korrik 2014, 19:39Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e Qeverisë Edi Rama se ka shpifur dhe trilluar në fjalimin që mbajti me ambasadorët shqiptarë në kuadër të konferencës vjetore të organizuar nga Ministria e Jashtme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkuan se “me gjuhën e urrejtjes të mekuar nga dajë Koleka dhe mashtrime të një ordineri iu drejtua Edvin Kristaq Rama ambasadorëve të vendit tonë. Ai, me tone përçmuese, shpifi dhe trilloi për diplomacinë shqiptare, e cila pavarësisht nga problemet dhe mangësite, e udhëhequr nga interesi kombetar dhe integrimi i vendit ka përmbushur me përgjegjësi të lartë misionin e saj”.

“Është kjo diplomaci dhe këta ambasadorë, që me përkushtim të madh bënë gjithçka në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve ndërkombëtare të saj, ndërkohë që neo-bllokmeni Edi Rama vendoste çelësin e artë të Tiranës në gjoksin e albanofobit famëzi Bregovic. Rama urren këta diplomate dhe me gjuhën e dajos së tij i quan dhe “hajvanë” sepse ata kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm në firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, në anëtarësimin e vendit në NATO, në heqjen e vizave, në rekomandimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Ndërkohe që ai vetë fuste bilbila dhe bori në Parlament për të bllokuar firmosjen e MSA, protestonte me portrete të Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO, bëri greva urie dhe protesta për të bllokuar heqjen e vizave, bllokoi me tre ligjet dy herë statusin e vendit kandidat”, shkruan Berisha.

Në vjim ai thekson se “Rama mashtroi si ordiner kur hapi mbledhjen, duke gënjyer se nuk ka patur protokoll më parë për kryetarin e opozitës, ndërkohë qe ai vetë prej shtatë vitesh, me vendim të Keshilit të Ministrave, është trajtuar si një minister, madje me mbrojtje personale dhe të banesës dhe protokoll të njëjtë në lëvizjet jashtë vendit”.

“Midis atyre diplomatëve që ofendoi Rama dje duke i quajtur “hajvane” etj etj, natyrisht ka prej tyre që kanë të meta dhe dobësi, por midis tyre nuk ka vrasës, përdhunues apo trafikantë si në kupolën e PS. Asnjë prej tyre nuk vuan nga çregullime psikoafektive dhe karakteriale siç vuan vetë Rama!”, përfundon mesazhin e tij në Facebook ish-Kryeministri Berisha.

23 komente në “Akuzat ndaj ambasadorëve/ Berisha: Rama trilloi, diplomacia ka përmbushur misionin e saj”

  1. xhemal says:

    gazeta tema nga njera ane kritikon berishen nga ana tjeter boton cdo gje te berishes edhe ato me bajatet ,si duket ruan dicka nga berishizmi ,i ben asaj famekeqe teorie publicitet e mira do ishte ta braktiste berishen

    1. loni says:

      Si Berisha si Rama njesoj jane.
      Me shifra fliste Berisha—-me shifra flet
      edhe Rama.
      Ne burg do ti coje te gjith ata qe kan vjedhur
      thonte Berisha per qeverrine e Nanos.

      Ne burg do ti coje te gjith ata qe kan vjedhur
      thonte edhe Rama kur ishte ne opozite.

      Ku qendron ndryshimi midis Rames dhe Berishes???

      1. .vorpsi says:

        Ore Loni;Po ca thua re keshtu.Po ca eshte qy zbulim
        qe ke bere o babam.Mblidh ore veten dhe llafosu mire
        e pac uraten! Tani re loni po ti them edhe une nja dy fjale:
        Shikoje Saliun,kete trashgimtar qe na la (ppsh)
        Nje plak te corroditur,nervastenik qe nuk qetesohet kollaj.
        E ne keto kushte nuk ka Spital per te qene qe ta qasi brenda.
        Dhe tani qe po i mblidhet litari,na u be edhe President ne PD.
        me gjasa se mund te kete lehtesira! Po jo re jo,
        Ne fecket do veje.. se e meritone.ai me tere soin e sorollopin e tij.

    2. eni says:

      po xhemal se ka akoma budallenj apo injorante quaje si te duash qe ende e bertasin per te …… kjo eshte menyra me e mire qe populli dhe nerzit te marrin vesh se cfare …………….malli eshte !!!!!!

  2. leo england says:

    Po ti o kryekriminel ishe per Kosoven Autonome e jo per PAVARSI O KRYEKRIMINEL NDYRESIR. Qe ministri yt I jashtem Besnik Mustafai qe e deklaroi ne TV dhe ti ndyresir qe ju beje presion qe te mos shkonin ne Rambuje e te mos firmosnin. Ti je KRYEKRIMINELI Shqipris dhe Kosoves. Ti serbo talebani vicidolas.-:)

    1. eni says:

      POOOO por Kosovaret vdesin per te ……..

  3. Opinga says:

    Po o kafshe. Trillon Rama qe shtetin tone sot e perfaqesojne ne bote sekseret e Argites e Lirise e nje mori funderrina kokpalaresh.

  4. - homeri- says:

    — cfar ndryshimi midis nje qytetari si NANO dhe nje fshatari si BERISHA ….i pari , humbi zgjedhjet , dha doreheqjen si kryetar partie , militoi si nje deputet pa sherre dhe ne fund i beri edhe mutin parlamentit dhe pa jeten e tij personale …. i dyti si nje shtrigan , trillus , genjeshtar , i ndyre dhe i peshtire mba peng opoziten dhe defren si idiot nje parlament…..kjo hale berisha , ka shume gjera qe duhet tu pergjigjet ….
    —–krahason dhenien e nje celsi nje publicisti per te harruar marveshjet e tij me serbet qe nga miloshevici , arkani , e fazliqi ….kjo kerme qelb dynjan edhe ne rrjetet sociale ..

  5. Devolliu says:

    Ky kriminel gjakatar, vrasës i shqiptarëve ka gojë e akuzon Edi Ramën për vrasës.
    Lidheni q e l b ë s i r ë n.

  6. AlfaDE says:

    O Sali ! Ne kohen tende te ”arte” diplomatet teresisht, me ndonje perjashtim te rralle, te gjithe ishin
    batakcinj, zhvates, njerez te hurit e te litarit ,mendjen e kishin te pasurimi me mjetet e menyrat makia-
    velike dhe as qe i shkonte ndermend te punonin si diplomate dhe per te ngritur prestigjin e Shqiperise ,
    po eshte e vertete ishte podesta ,por jo per te ngritur ”imazhin ” e Shqiperse,por per te ngritur ”imazhin ‘
    nje maloku te pagdhendur , bajraktar e primitiv me emrin Sali Vicidoli dhe per ketepaguhej miliona.dollare
    per t’i thurur ditirambe e hosana nje krimineli e mafiozi ! Ne kete kuptim po ”diplomacia” jone deri tani e ka
    permbushur detyren ne kuptimin me negativ te fjales ! Ik more qelbesire ! Nuk ke faj Ti fajin e kane ata qe te
    lene Ty te llapesh e te shpifes ore e cast !

  7. AlfaDE says:

    Z.Homer , a e dini sa vodhi Nano ? Bile , ai i mesoi huqet me te keqia atij populli: vjedhjet,zhvatjet ,te
    gjithe gjerat negative qe po trashegojme sot !

    1. - homeri- says:

      — tregojne nje histori te tille —-kur NANO ishte km. i vjen nje bisnesmen ne zyre qe kishte fituar nje tender dhe i derdh ne tavolin nje shume te madhe parash…. Nano i thote cjane keto dhe bisnesmeni i pergjigjet se eshte nje bakshish per tenderin e fituar … mire i thote NANO rremben gjysmat e tyre dhe i fute ne nje kuti duki i then keto te tjerat mbaji se te duhen kur te shkosh para pergjegjesise
      —–morali — NANO , ka fituar por jo vjedhur dhe nuk i mbronte hajdutet si BERISHA

  8. drejtesia says:

    O Mero, mos e hapni halen e Berishes se qelbi dynjane

  9. england says:

    Xhemol nese gazeta Tema nuk boton artikujt e Berishes!Atehere ke do shajme ne te dy,por jo vetem?Berishes nuk i ka ngel gje tjeter vetem te ushtroje gishtat ne tastieren e kompjuterit,e ka kuptuar qe nuk ja ve veshin askush dhe po i vjen fundi,jo me shume se per nja dy vite dhe do drejtohet dhomave pa qera.

  10. lazarati i sales says:

    vetem vajzen e vet nuk e ka çu ambasadore banditi sal mahmuti

  11. 21 janari says:

    @ Leo England, saliu kryekriminel eshte por nuk i eshte futur nje gjembe ne kemb dhe jo vetem aq, por ka kurajon dhe llap si hale qe eshte. kete ma shpjegon dot ti mua se edi rama nuk e shpjegon dot…

  12. faleminderit BE says:

    po cmision leshi kane permbush mo Sale…http://goo.gl/ZDgANW

  13. akrepi says:

    Nuk e coj ambasadore vajzen e vet se e donte afer ti dergonte klient me 3 miljon dollar per 1 0re pune.

  14. Li says:

    Shihni ne hipoteke pronesite e konsullit te Barit (Itali) Arjan Vasjarit se gjoja nje nenshtetese italiane i ka dhuruar dyqane te blloku, keta jane diplomatet e Sali Halese.

  15. Vido Prifti says:

    Gjyna per “Temen” qe boton lajme te tilla

  16. joel shkodra says:

    Megjithate, i pelqejne apo nuk i pelqejne Rames, te tre te perjashtuarit nga Konferenca jane akoma ne detyre, ambasadore qe perfaqesojne Shqiperine dhe nuk mund te perjashtoheshin. Cfare te keqe do t’u sillte Rames e Bushatit pjesemarrja e tyre ne Konference? Apo Rama nuk mund t’i shante e t’i fyente drejtperdrejt? Qe te perjashtosh ambasadoret qe i ke akoma ne detyre nuk eshte pare e degjuar ne asnje vend te botes.

  17. -..ti s’di emrin e dajes tend e flet per dajon e Edit end thashetheme per te tere.Duke te njohur ty ne rrjetet sociale marr me mend edhe ambasadoret e tu.

  18. lymi says:

    O Mero djali, a mund te spjegosh se pse duhet botuar cdo mesazh Facebooku i Berishes? Se i bie qe duhen botuar edhe komentet e tij per ndeshjet e kampionatit te futbollit, kur ai e ka pare topin e leckes kur ishte adoleshent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje