Reforma në arsimin e lartë/ Rama: Do mbyllen disa universitete private dhe publike. S'do ketë më altertekst (VIDEO)

7 Korrik 2014, 12:09Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për ti dhënë fund gjendjes në arsimin e lartë në vend, duke e cilësuar si farsë të madhe suksesin imagjinar të shprehur deri më tani për sistemin arsimor shqiptar. Duke marrë fjalën gjatë prezantimit të raportit mbi Reformën në Sistemin e Arsimit të Lartë, Rama theksoi seky raport është një garanci për ngritjen në këmbë të arsimit dhe ecjen përpara të tij.

“Qeveritë në Shqipëri kanë tentuar të vrapojnë sesa të ecin dhe pikërisht kanë rrëzuar shumë para se të rrëzohen. Ne duam të ecim përpara se të vrapojmë. Ky raport është një garanci që arsimi i lartë në Shqipëri të ngrihet në këmbë dhe të ecë. Morëm një rezultat të vërtetë nga Matura Shtetërore çka na bën që të mendohemi seriozisht, duke pasur parasysh që 34 % e maturantëve nuk e merrnin këtë maturë. Rivendosja e një principi të thjeshtë që maturën nuk ta japin, por duhet ta marrësh, bëri që të ngelen 34 % e pjesëmarrësve. Më parë kishim fiktivitet fatal, pasi përqindja e atyre që nuk e merrnin maturën nuk kalonte 5 %. Një fakt tjetër është se pavarësisht shumë zërave të arsyeshëm politikisht që ne të mos e fillojmë procesin e vlerësimit të Universiteteve ne e kemi nisur këtë proces dhe ajo çka kemi thënë është bërë realitet. Kemi kontraktuar një nga agjensitë më prestigjoze që ka filluar punën për të bërë një vlerësim të të gjithë universiteteve që përfundon në muajin dhjetor. Nuk them asgjë të re, që duhet të jemi të përgatitur që ne dhjetor të kemi rezultate me atë të maturës shtetërore, në mos më keq sepse ne e dimë realitetin”, theksoi Rama.

Në vijim ai u shpreh se për shumë vite kemi bashkëjetuar me farsën e madhe për suksesin imagjinar të sistemit tonë arsimor duke krijuar një hendek të madh mes nesh dhe të ardhmes dhe duke përgatitur sot me duart tona një situatë të paparashikueshme në lidhje me çfarë do të jetë dhe kush do të jetë grupi.

“Do vendosim arsimin si një të mirë publike që duhet të garantohet qoftë në dyert e universitetit publik, madje të kalohet në një fazë që të gjitha universitetet të trajtohen njësoj për të gjithë në bazë të meritës.  Nëse sot një fakultet shtetëror nuk plotëson kushtet, nuk duhet të jetë dhe duhet të hapë dyert kur të jetë gati. Dhe kjo në respekt të qindarkës që paguhet. Ne nuk mund të trajtojmë nxënësit dhe prindërit e tyre si klientët e Sudes dhe Vebi Alimuçës. Nuk mund t’ia punojmë pas shpine gjeneratës së re atë që ka ndodhur deri më sot, sepse kjo është tradhëti kombëtare dhe ne do i japim fund me çdo çmim”, theksoi Rama

Sipas Kryeministrit, qeveria e kaluar fitoi kohë me këtë proces duke mos u përballur me realitetin, me ato qindar e mijëra maturantë që në përfundim të procesit ishin të papunë.

“Qeveria e kaluar bleu kohën, duke krijuar një iluzion të madh se po i bën të gjithë inxhinierë, ekonomistë dhe juristë, por se çfarë ndodhte më prapa, askush nuk e vriste mendjen. Ndaj ne duhet të hapim korsinë tjetër, punësimin përmes zanatit, jo përmes diplomës. Ky është problem që duhet zgjidhur nga Qeveria, jo nga akademikët. Sot kemi një ushtri të tërë të papunësh që i thonë vetes inxhinierë, jurist dhe ekonomistë dhe që i duket e papranueshme që të nisin një punë si kamarier, sikundër ndodh edhe në SHBA. i duket e papranueshme që të bëjnë 10 apo 100 intervista dhe aplikime. Pastaja ndodh ajo që mbushet oborri i selisë së PS me prindër nga 60 apo 70 vjec  që kërkojnë punë për fëmijët e tyre 30 apo 40 vjec.  Kjo situatë është e papranueshme”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë gjithashtu garantoi dhënien e bursave për studentët e shkëlqyer, por u shpreh se do japim bursa edhe për studentët e varfër dhe do japim edhe bursa për studentët që pranojnë të hyjnë në programe parësore që lidhen me interesin kombëtar.

“Duke parë e dëgjuar me atë cfarë ndodh me sistemin e drejtësisë, shumë fëmijë mendojnë se që të pasurohen shpejt mjafton të bëhen jurist. Po profesorët e atyre shkencave që nuk janë fitimprurëse ku do i gjejmë? Po ju them diçka që më ka ndodhur gjatë fushatës, kur në një takim, banorët e zonës më kërkuan një mësues anglishteje, pasi fëmijët e asaj zone duke mësuar anglishten do të kishin një mundësi më shumë për të gjetur një punë, për të nisur një jetë të re. Dhe e dini se cfarë kishte ndodhur që mësuesin e anglishtes në këtë zonë e kishin pushuar nga puna dhe në vend të tij kishin emëruar dikë që i binte fizarmonikës në dasma dhe priste drejtuesit e Qeverisë me aheng sa herë që shkonin në atë zonë”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se me reformën që do të ndërmerret i jepet fund kësaj situate dhe garantohet e ardhmja.

“Ne nuk mund të rrijmë dhe të pushtetërojmë të ardhmen e vendit. Vendi sot nuk ka inxhinier nafte apo hidro, teknikë hidro apo nafte. Kompanitë e naftës detyrohen që të hapinm kurse, pasi edhe rrjedhja e trurit jashtë vendit ndikon në këtë situatë. Ky vend është i bekuar nga zoti dhe ne duhet ta kthejmë në një vend ta pamallkuar nga robi”, theksoi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u ndal në debatin për gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se jemi në kushtet kur gjysëm injorantët dhe gjysëm të diturit kanë marrë në dorë debatin akademik për gjuhën shqipe,  duan të godasin gjuhën shqipe, duan ta ndajnë gjuhën shqipe.

“Pasi i dhanë me qera ambientet e lira të institucioneve për kafe dhe bingo, madje bënë edhe shpia në oborret e shkollave apo në fidanishte, tani i janë kthyer gjuhës shqipe”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ai vuri theksin edhe në ndërmarrjen e një reforme radikale të teksteve shkollore.

“Nuk mund të mbajmë peng fëmijët e këtij vendi për tu dhënë para pseudo-profesorëve që bëjnë tekste në këtë vend, apo shtëpive botuese që shtypin 7 tekste për një histori, gjeografi etj.  Fund teksteve që prodhohen për qëllime fitimi dhe që sot nuk i çertifikon askush. Injorantët kanë pushtuar pushtetin në shkencë dhe Shqipëria ka njerëz jo pak, që thonë fjalën e tyre, që vlerësohen jashtë vendit, por nuk guxojnë të flasin këtu se i masakrojnë, njëlloj sikundër ndodh me atë pronarin e ligjshëm nga ata që i kanë rrëmbyer pronën”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla  e ka cilësuar reformën e re është një mundësi ku politika i mban duart larg nga arsimi. Gjatë prezantimit të të Raportit përfundimtar të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Nikolla tha se është realizuar ajo që u premtua.

 “Është një reformë ku flasin specialistët e politika qëndron larg. Kam ndjekur me vëmendje këto struktura dhe janë vendsur standarte të reja në kërkimin shkencor. Ky është një debat i shëndetshëm që do të realizojë dhe një ligj të ri të mirë për arsimin dhe kërkimin shkencor”, tha ministrja  e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Duke folur për reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ajo tha se “ kam ndjekur me shumë interes proçesin e reformës, kam ndjekur vërejtjet dhe propozimet që janë bërë për reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencorë, si dhe struktura të organizuara dhe të mirëorganizuara të këtij debati që ishin dhe kyçi i suksesit.”

Sigurisht, grupi i punës ia doli në një kohë të shkurtër, përmes këshillave, sygjerimeve dhe debatit,  tha Nikolla, dhe ndjehem mirë që në pak muaj ia arritëm të bëjmë një reformë të bazuar në profesionalizë dhe e gjitha kjo, solli një komunikim të ri, dhe të vendosur për të çuar deri në fund këtë aspiratë, reformën në Arsimin e Lartë në Shqipëri.

“Sigurisht, kjo reformë vë në qendër të saj, ka Universitetin që të përballet me sfidat e kohës. Kjo reformë e sheh universitetin me syrin e studentit dhe të pedagogut, cilësinë në mësimëdhënie  dhe jetën akademike po ashtu të cilësishme. Kam ndjekur me shqetësim, kritika që kanë ardhur në adresë të saj, pra të refomës, duke pohuar se kjo reformë cënon atonominë universitare. Në fak e kundërta është e vërtetë, pasi në duam që universitetet të dalin nga kjo letargji ku ishin futur. Kjo reformë, ka në fokur një universitet ku talenti të vlerësohet, forcohet dhe idetë të qarkullojnë të lira, ku liria akademike është kryefjala e përditshme e punës tuaj”, pohoi Nikolla.

Ajo u shpreh se “jo vetëm kjo reformë, por dhe rruga që përshkruam deri më sot, besoj se janë garancia se fillimi është i qartë dhe ne besojm të zgjedhim pavarsinë universitare, t’i nxjerrim universitetet nga cepi ku politika i ka hedhur këto vite dhe për ta bërë këtë të vetmen aleancë të dobishme me pedagogun dhe studentin. Reforma synon të mbështesë studentin, familjen për herë të parë tarifat të mbështesin studentin në nevojë dhe kadegoritë e tjera, si shtresa në pamundësi ekonomike. Një universitet, që nuk jep kulturë dhe dije është një tradhëti ndaj familjeve shqiptare. Ne jemi për akses të gjerë në reformën në arsimit të lartë dhe ne sigurisht nuk jemi të ndërpresim asnjë aspiratë për shqiptarët, por ta mbështesim fortë për t’u arsimuar”.

“Një aleancë e re student- pedagog, autonomi reale për universitetet me një reformë të re të thellë për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë, tregon vendosmërinë përkushtimin e kësaj qeverie për të mësuar një realitet të ri për cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencorë. Pas 20 vitesh për herë të parë institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe privat po i nënshtrohen një proçesi të plotë transparence dhe kontrolli që lidhem me kriteret e kontrollit të liçensimit një proçes që po përfundon. Falë angazhimit tuaj dhe të qeverisë shqiptare, për të përçuar një qartësi të plotë për çdo student dhe familje shqiptare për cilësinë universitare dhe atë të diplomave, që reformat të orientohet cilësisht në shtratin e një transparence përmes një inspektimi të plotë”, deklaroi Nikolla.

32 komente në “Reforma në arsimin e lartë/ Rama: Do mbyllen disa universitete private dhe publike. S’do ketë më altertekst (VIDEO)”

  1. anonim says:

    a mor maskara, edhe ti u bere me cilat e civicat. Ja ke bere mutin me kete qe ke bere. The qe nuk do ja beje si sala, por ja bere mezi!

    1. doda says:

      Kjo reforme eshte shume e redesishme dhe e ideuar ne menyre perfekte ! nuk e kuptoj si mund te krahasosh Edin me Saliun ! jan nata me diten ! vazhdoni zoti Rama prandaj populli ju dha nje super mandat

      1. anonim says:

        nuk e kupton se je militant, dhe militantizmi te ka lene dhe ne injorance! (ky eshte kompliment ta dish). Fillo lexo e hapi syte mor toc!

        1. qifi says:

          Pse nuk e filloi ky “trimi” duke emeruar te aftet dhe te diplomuarit ne drejtim, por i ka lene drejtorite ne meshiren e aradheve te kokelopes?

      2. Sokrati says:

        Mbylli Rama,ti nuk mund te dalesh dot kunder vetes tende.
        Mbylli po shif njehere se a ka be shkolle Ter Koka,ministri mjedisit

        1. Pilo Lala says:

          Te mbyllen te gjitha Universitetet ku ka marre diploma: niperit e Berishes, gjithe Drejtorat Tropojane dhe Kuksiane ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te Brendshme, Shaban Memija, dhe gjithe spiunet e SHIK Tropojan.
          Edhe Ate qe mori diplome djali i Bossit pa ardhur ne Shqiperi…

    2. gentleman says:

      po si mund ti drejtohesh nje KM me fjalen maskara, mor delenxhi i taborit te saliut! ptuuuu fare e keqe!!!

      1. anonim says:

        sa mendjeshkurter! O me ne o kunder nesh e?! Militant diletant!

    3. rezart says:

      Shfy sa te ngopesh,o anonim i Berishes,por kurre nuk do errish te baltosesh QELBESIRAT E Sales me ATDHETARIZMIN e Rames!!!
      Kjo qewveri po e rilind Shqiperine,ndersa TRADHETARI Berisha e ka vendin ne BURG SI ARMIK I SHQIPTAREVE!!!

      1. anonim says:

        militantizmi yt nuk te le qe te hapesh dhe ta lexosh pak ate raportin qe ka kane pergatitur keta! (kuptohet qe po nuk eshte vetem ceshtje vullneti qe ti ta kuptosh se ca thuhet aty)

  2. parajsa says:

    ja dhe “bekimi” i mero bazes per masakren qe po behet sot ne arsimin e larte. http://www.gazetatema.net/web/2014/02/10/dy-sinjale-per-reformen-ne-arsim-nga-prishtina-dhe-tirana/

    Do te barazoni publikun me privatin, 3 mije euro viti shkollor edhe ne publik, kredi studentore ne nje vend me papunesi 40%, ku mes te rinjeve shkon 70%. universitetet do te kontrollohen nga ai qe hedh me shume leke… kjo eshte kriminale. Thane qe nuk do ta kalonin ligjin brenda korrikut dhe do te shtyhej ne shtator, por edhe njehere e treguan veten qe jane te pabese.

    1. Pilo Lala says:

      Patjeter qe Studentet do paguajne.
      Asgtu si eshte ne te gjitha vendet e Botes. Ne kete menyre do eleminohen Shkollat e Injoranteve te Kristalit e Plepave Durres qe hapi Berisha.

  3. shqip says:

    Reforme quhet te rrisesh çmimin apo menyren e kontrollimit te dijeve nga te dy palet? Nqs do rritej çmimi une duhet ta heq djalin nga Universiteti ,nqs rritet kontrolli mbi dijet eshte me i mire ne grupin e tij studentor.reforme do te quaja nqs studenti jep provimin dhe merr noten ne libreze me firme e vule dhe jo mbas dy muajsh e kur te thote pedagogu mungon dokumenti ,nuk ke qene etj.Ankohu po deshe …..

  4. drejtesia says:

    Ky ligje eshte per ata qe duan vertet te mesojne,per qytetaret dhe malesoret e ditur dhe jo per injorantet, dembelet dhe maloket e Sales qe paguanin 5000 euro dhe dilnin jurista, inxhinjera, profesora qe nuk dinin as tabelen e shumzimit.

    1. Pilo Lala says:

      Pse i duhej tabela e shumezimit Drejtorave te Sales?
      Ajo me shume i ngaterronte…..
      Me gishta e kishin me te sigurte ata.

  5. komunisti says:

    nuk e di cfar reforme do bej ky kur nuk kA vet shkoll te larte
    ose me mir ka deftese piktori

    1. Albi1 says:

      Amen……..
      Flet per te tjeret, sikur vete eshte diplomuar ne MIT per fizike quantike, apo ne Harvard per Ekonomi?

      1. Alb1 says:

        Albi 1 vizionari nuk ka nevoje per diploma Harvardi…..

        Edi Rama do te beje shtet, ndersa nje Harvardist do lek dhe egoizmin e tij

  6. eri says:

    Arsimi eshte nje deshtim total, provat: http://goo.gl/mu31G8

  7. Eda says:

    Nuk mund te behet reforma ne arsimin e larte me rektoret aktuale. Rektori duhet te mendoje per shkollen dhe jo per tenderat

  8. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim reforma eshte e domosdoshme por per te gjitha ciklet e shkollave.Duke e filluar nga sistemi i ulet e deri ne nivelin pasuniversitar apo marjen e licencave te te gjitha kategorive.
    Le te me fale lexuesi per nje shembull te thjeshte:Per nje kohe relativisht te gjate qe kam punuar ne sektorin e arsimit ketu ne Amerike ne fillim me eshte dashur te kryhej edhe ore konsultimi ne ciklin e shkolles tetevjecare ku kam asistuar edhe ne ore mesimi qe japin mesuesit Amerikane, kam ndjekur nga afer menyren e zhvillimit te mesimit, tekstet e perdorura dhe materialet shtesa te dhena nga mesuesit per nxenesit me nivel pregatitje me te ulet, mbas kesaj gjate pushimeve te mija ne Shqiperi me eshte kerkuar shoqerisht te shikoj nje shkolle tetevlecare private ku kam pare tekste dhe elemente te tjera te realizimit te dhenies se dijeve dhe kontrollit te tyre.Sipas mendimit tim ka nje ndryshim totalisht renjesor ne te gjitha drejtimet e dhenies, aktivizimit dhe kontrollit te njohurive te fituara.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

    1. xha Jaho says:

      O Mihallaq,

      deri ne OCC e pate hapin? Me mire mos fol fare per arsimin atehere.

    2. Albi1 says:

      Zoti. Mihallaq është hera e dytë që ju kthej pergjigje rreth temes se arsimit ne Shqipëri. Është e vërtetë që arsimi në Shqipëri lë per të dëshiruar, dhe një reformë ishte tepër e domosdoshme, do të shohim si do vejë kjo puna sepse ka shumë interesa ne mes, dhe me peshkaqenet e medhenj nuk luhet……
      Nejse, sa per arsimin në Amerikë mos e mburr aq shumë, jo tekstet ecc, Amerika është larg, shumë larg nga vendet që mbajnë vendet e para ne mësimdhënie, dhe në njohuri per studentët…….vendi i 26 ne rang botëror.

  9. Stdentia says:

    Reforma duhet me deomosdo.Nuk ecet me korrupsion, ku cdo provim fitohet me leke sic po ndodh ne universitetin e Elbasanit qe jo vetem tek ekonomiku tek matematika.apo tek provimet per informatiken marrin leke prej studenteve edhe pedagoge te rinj qe kane studjuar jashte edhe ne Turqi si Sulanjaku e A.Bedali.Te shkosh tek cikli i ulet apo per sociologji apo tek shkencat shoqerore nuk te japin provim ne se nuk i jep 150 mije leke.Sic eshte pedagogja L.Ibrahimi ,A Shengjergji.Nuk ka me keq dhe rektorati nuk konrtrollon.Sezoni i provimeve se fundi qe nji skandali pa perfytyrueshem. Sekseret jane perhapur pa mase e nuk tremben per keto pislleqe.

  10. muzapopullore says:

    Te mbyllen universitetet private e krijuara me qellim nga Sali Suma si qendra te prodhimit te injorances me qellim groposjen e te ardhmes te ketij vendi. Sa me shume injorance aq me pak demokraci, ekonomi lere pastaj kulture. Pseudouniversitet me pseudoprofesoret jane mejtepe anestezie te dijes dhe burim financiar malokerine politike

  11. DANI says:

    QEVERIA E KALUAR NUK BLEU KOHEN Z RAMA POR NA VODHI KOHEN ………JETEN……………..DHE SE MOS NA BENE EDHE TI NDONJE “ANONIME” ME VONE SE JU TE GJITHE JENI MJESHTRA (HAJDUTER)

  12. . says:

    =====================================================

    Z.Rama,

    arsimi eshte bere si “kopsh pa dreke” ku te gjithe marin
    2-3 Diploma nga kafenete me para nen dore.

    Sot ne pergjithesi rinia eshte “Tap” dhe aspak studiues
    apo shkencore, si ne kohen para Sali Berishes.

    =====================================================

  13. Sistemi brttanik says:

    Te lumte o zoti Rama shyqyr qe hoqe alter tekstin, me te paaftet bejne libra. Te gjitha tekstet e arsimit fillor i ben nje qe vetem fillore nuk di, nje mnesuese me shkolle korespondence dhe ben te gjitha vaj medet ku shkoi po merr 9 milion ne vit aman. Nje tape topi vetem duke kopjuar dhe kaq. E tmerrshme. Mendoj qe per autoret te meret CV qe nga shkolla 8 vjecare e mesme dhe e larta e do shihni mostrat qe bejne librat. Dhe prfesoret e universiteteve mos mendoni se jane me te afte shikoni librat e historise skandal!!!!!!!!Aman nje pedagog i ka monopol e bujrum mos ja bli te penalizon deri ne fund me menyra te ndryshme.

  14. lulash says:

    Tregu i punes e ben me se miri vlersimin e dipllomave.

  15. iliri says:

    Bravo zoti Rama ne fund e pranoi dikush qe ne shqiperi ka piramida.Po si i bahet qe kane vajtur mbi 350 familjar ne prokurori per te denoncuar pronaret e universitetit JUSTICIA dhe nuk i duken mjaft llalles qe ta quaj piramide .Mos valle eshte pjese e saj?

  16. Genci says:

    Shume pune e rregullt po behet bravo Rama na vjen keq kur digjojme qe universitetet po drejtohen nga alabak dhe njerez pa nivel ose inteligjence dhe po I perdorin per te ngritur firma piramidale.Jam habitur qe nuk po arestohet stafi I justicias pasi po I kerkojne pare prinderve qe ti fusin me fajde.

  17. Une mbarova nje shkolle profesionale per mekanike … bera kater vjet si dreqi dhe perfundova ne vitet 2012-2013 , gjate kohes se saliut … Kam nje cope certifikate , qe ca te them kot se koti … se une gjat ketyre 4 vjeteve as kam prekur vegel me dor , praktika nuk zhvillohej fare , vinim rrinim nja 2 ore , shpjegonte kot me llafe dhe hajt ikni ne shtepi … Le qe sme dhane as diplomen e mekanikut , vetem kam ate deftesen e notave (certifikaten e matures) … Mesimi zhvillohej me ca mesues qe ca epiteti tu gjesh … more injorante fare , te degjeneruar , as nuk mesonim gje hic fare , kur shpjegonin … si syte e tyre qe ti pullcasin … Po nejse kjo eshte nje plag qe do me ngeli ne jete pergjithmone sepse me moren 4 vjet nga jeta kot … Dhe une qe u futa ne shkolle plot deshire dhe entuziasm per tu bere mekanike dhe te ndihmoja familjen time … po ashtu kisha dhe planin per te vazhduar inxhinerin mekanike ne Tirane … Por me ato nota dhe me ate dije te prapambetur perfundova ne Vlore … Ne vlore u paraqita me vones , i fillova studimet ne nentore 2013 , pra kete vit shkollor … por me vones sepse gjate provimeve te MAtures humba matematiken per ne vjeshte … nuk ja kisha haberin fare matematikes … u perpoqa me gjithe forcat gjate beharit … temat i perzgjidhja vete … sepse kur isha ne shkolle askush nuk na dha udhezime … se dija se cfare do te me dinte … le qe ishin te veshtira , tekstet pacavure , i sigur nuk isha tek temat … gjate gjithe kohes me ankth … Kur bera provimin aq , mora nje cope pese … Notat e mija ishin “LEtersi 6” … Matematik 5 … LEnd me zgjedhje “Anglisht gjuhe e huaj e pare 7 … dhe “Mekanike Profesionale TEori 5” … Nejse fillova ne Vlore se Tirana ma mori te keqen … Edhe aty cte shikoje , sado qe u paraqita me vonese , humba provimet e pjesshme … aq zura nja ca pike kot sa per te thene … dhe e lashe pergjysem … per shkak te kushteve te renda … orareve te crregullta dhe me nderprerje … se un jam dhe nga Fieri , beja rrugen dite per dite me autobuze … ca te lodhte dhe rruga , pa ngrene … dhe Petagoget ishin ca mbeturina , tamam si ata te gjimnazit … nje prerje kishin … u largova tani ne Prill 2014 … i lash studimet pergjysem … me moren nja 150 mije leke per shtat pal qiejf … Nje jete e shkaterruar komplet … Tani pres vetem nga Fati si te me vije …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje