Nëndrejtori i burgut të Drenovës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.
Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të Dritan Jasharit, 33 vjeç, dhe kanë njoftuar edhe policinë.
Këta të fundit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake kanë konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit çka bën të mendohet për një vdekje natyrale.
Sipas familjarëve, 33- vjeçari prej kohësh kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës.
Dritan Jashari mbante postin e nëndrejtorit në një nga burgjet më të rëndësishme në vend atë të Drenovës.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Enigme shteterore.Se pari duhet pare nese ka ndonje kercenim dhe se dyti kush jan kontaktet e tije 72 oret e fundit